KONTO COM

KONTO COM ICS COM SHPK -International Consulting Services Company KONTO COM Ofrojme sherbime kontabiliteti dhe ekspertiza kontabel. Sherbimet tona jane:

I. II. III. IV. V.

Deklarimet elektronike per çdo kategori subjekti, librat e blerjes dhe te sh*tjes, deklarimi i TVSH-se. Liste pagesat dhe formularet e sigurimeve shendetsore, tatimit mbi te ardhurat. Mbyllja e pasqyrave financiare (bilanc) te biznesit te vogel dhe te mesem. Deklarimi i deklarates permbyllese te pasqyrave financiare. Ekspertizat kontabel. Mbyllja e aktivitetit, biznes i mesem dhe i vogel. VI. Dekl

arimet dhe plotesimi i dokumentacionit per llogari te Inspektoriatit shteteror te punes dhe zyra e punes per çdo lloj subjekti. VII. Deklarim dhe plotesim dokumentacionesh prane zyrave te administrates lokale. VIII. Konsulenca per çeshtje te ndryshme te biznesit.

"Kapitali më i rëndësishëm që keni është koha juaj, prandaj kontabilizojeni atë me po aq kujdes sa paratë." – Peter Druc...
29/08/2026

"Kapitali më i rëndësishëm që keni është koha juaj, prandaj kontabilizojeni atë me po aq kujdes sa paratë." – Peter Drucker

NJOFTIM PËR TATIMPAGUESIT – REGJISTRO TË GJITHË PUNËTORËT NË SISTEMIN EDI!Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton ...
22/08/2026

NJOFTIM PËR TATIMPAGUESIT – REGJISTRO TË GJITHË PUNËTORËT NË SISTEMIN EDI!
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë të punësuar se duhet të plotësojnë dhe deklarojnë të dhënat për të gjithë punëtorët që aktualisht i kanë në marrëdhënie pune.



Për këtë qëllim, tatimpaguesit duhet të përdorin shërbimin elektronik në Sistemin Elektronik EDI, përmes të cilit është funksionalizuar formulari për regjistrimin e punëtorit.



Ky proces duhet të realizohet për të gjithë punëtorët ekzistues, duke plotësuar formularin përkatës për secilin punëtor, sipas informatave dhe fushave të përcaktuara në formularin e publikuar në Sistemin Elektronik EDI.



Formulari përmban, ndër të tjera, të dhëna lidhur me:

datën e fillimit të punës;
datën e ndërprerjes së punësimit, sipas rastit;
orarin e punës, të plotë apo të pjesshëm;
nivelin e shkollimit;
profesionin;
pozitën e punës;
si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.


ATK rikujton se shërbimi elektronik për regjistrimin e punëtorit është funksionalizuar në përdorim në Sistemin Elektronik EDI në bazë të Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, përkatësisht nenit 43, paragrafit 5.



Për punëtorët që aktualisht janë në marrëdhënie pune, të gjithë punëdhënësit duhet të plotësojnë dhe deklarojnë të dhënat përkatëse në Sistemin Elektronik EDI, më së largu deri më 31 tetor 2026.



Tatimpaguesit këshillohen që procesin ta përfundojnë me kohë dhe të sigurohen se të dhënat e deklaruara janë të plota, të sakta dhe në përputhje me gjendjen faktike të punësimit.



Pas plotësimit dhe deklarimit të të dhënave, punëdhënësit janë të obliguar që, sa herë që ndryshojnë të dhënat e punëtorit, t’i përditësojnë ato në Sistemin Elektronik EDI, në mënyrë që të dhënat për të punësuarit të jenë të sakta, të plota dhe të përditësuara.



Mosplotësimi dhe mosdeklarimi i të dhënave për punëtorët, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara me legjislacionin tatimor, mund të jetë subjekt i veprimeve dhe masave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.



Për plotësimin e saktë të formularit, tatimpaguesit mund të shfrytëzojnë edhe “Udhëzuesin për plotësimin e formularit për regjistrimin e punëtorëve”, i cili është i qasshëm në dritaren përkatëse të Sistemit Elektronik EDI.



Përmbush detyrimet në kohë, kontribuo në një Kosovë më të mirë.

Administrata Tatimore e Kosovës

Çdo punëdhënës që ka punëtorë në marrëdhënie pune duhet të sigurohet që të dhënat e tyre të jenë të regjistruara në Sistemin Elektronik EDI.

Regjistrimi duhet të bëhet për secilin punëtor ekzistues, më së largu deri më 31 tetor 2026, me të dhëna të sakta, të plota dhe në përputhje me gjendjen faktike të punësimit.

Për më shumë informata, lexoni njoftimin e plotë:
https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpaguesit-regjistro-te-gjithe-punetoret-ne-sistemin-edi/

20/08/2026
"Çdo bilanc tregon një histori, por vetëm një kontabilist di ta lexojë saktë."
26/06/2026

"Çdo bilanc tregon një histori, por vetëm një kontabilist di ta lexojë saktë."

28/05/2026

Te dhenat te cilat kerkohen te plotesohen sakt gjate aplikimit Jane:
Numri Personal i te Punesuarit apo ID
EMRI
MBIEMRI
NUMRI UNIK IDENTIFIKUES I BIZNESIT (NUI) te cilin e merrni te personi pergjegjes ne kompanin ku Punoni
E Zgjedhni Banken ne te cilen e pranoni zakonisht pagen tuaj
NUMRI I LLOGARISE BANKARE - duhet te shkruhet sakt per te Mo's e humb mundesin e perfitimit
Email Adresa e juaj
NUMRI I Telefonit than
Dhe ne fund e klikoni nje klike Deklaraten per te vazhduar me butonin Apliko!

Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publikAplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:https://apps....
28/05/2026

Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik

Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.

Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.

Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.

Afati i aplikimit:
Deri me datën 5 qershor 2026.

Kush mund të aplikojë:
– Punëtorët në sektorin privat;
– Punëntorët në entitete jo-publike (OJQ);
– Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).

Kriteri i përfitimit:
– Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;
– Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj).

Përmes kësaj mase të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, Qeveria ofron mbështetje për të gjithë punëtorët e sektorit privat me një shumë të njëhershme prej 100 euro. Pra, si rezultat i kësaj mbështetje, punëtorët e sektorit privat që kualifikohen për përfitim dhe që kanë ...

Dorzuam raportet per Rishikim dhe Auditim te Pasqyrave Financiare ne KKRF.Faleminderit klientëve per besimin ndaj KONTO ...
28/04/2026

Dorzuam raportet per Rishikim dhe Auditim te Pasqyrave Financiare ne KKRF.

Faleminderit klientëve per besimin ndaj KONTO COM

Address

Shote Galica
Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+38349999850

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KONTO COM posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KONTO COM:

Shortcuts

Share