Elsig Rahovec

Elsig Rahovec Sigurimi i autopërgjegjësisë
Sigurimi KASKO
Sigurimi i shëndetit në udhëtim
Sigurimi i garancisë
Sigurimi i pronës
Sigurimi i aksidentit personal

MIRËSEVINI NË ELSIG

Kompania e Sigurimeve "ELSIG" është themeluar në mars të vitit 2008. Periudha e dytë tremujore e vitit 2008 ka qenë periudha fillestare e investimeve në këtë kompani, ndërsa aktivitetin e vetë Kompania e Sigurimeve "ELSIG" e ka filluar nga muaji Qershor me ç'rast licencohet për sh*tjen e produkteve të sigurimit nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Themelues i kësaj Kompanie ësh

të z.Agim Elshani i cili ka treguar një sukses të madh në fusha të ndryshme të afarizmit. Për z.Elshani inkuadrimi në industrinë e sigurimeve ishte një sfidë e re me barriera të mëdha, por si rezultat i punës së palodhshme suksesi ishte i pashmangshëm. Për realizimin e qëllimit të tij, z.Elshani përcaktoi objektiva të qarta dhe për këtë si objektiv kryesor ai parasheh investimin në personel. Për të punëtorët janë aset (pasuri) e ndërmarrjes dhe jo vegël e saj. Falë seriozitetit dhe profesionalizmit në lëmin e sigurimeve që kishin personeli i zgjedhur i kompanisë të cilët përpiluan strategjinë e punës, ata arritën të futen në treg dhe për një kohë shumë të shkurtër kjo kompani u mirëprit nga klientët dhe cilësohej si kompani që reflekton besueshmëri, qëndrueshmëri dhe partneritet afatgjatë me klientët e saj. Për të ia shtuar besimin klientelës dhe për të dëshmuar seriozitetin e vetë, Kompania e Sigurimeve "ELSIG" në shtator të vitit 2008 bëhet anëtare e kompanisë së njohur austriake "GRAWE GROUP - Grazer Wechselseitige Versicherung Aktiengesellchaft", meqë rast u kurorëzua edhe partneriteti në mes të dy kompanive. "GRAWE Group" është kompani e cila ka traditë 180 vjeçare në fushën e sigurimeve dhe ka një shtrirje në 13 shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore. Virtytet e "GRAWE Group" janë qëndrueshmëria, pavarësia, fleksibiliteti dhe përkushtimi ku në mesin e gjerë kjo Kompani ka rreth 3.000 të punësuar, kapital pune rreth 694 milion dhe rreth 3.7 milion kontrata të Sigurimeve. Anëtarësimi në "GRAWE GROUP" dhe bashkimi i kapitalit me këtë kompani, ishte objektiv tjetër i realizuar nga Kompania e Sigurimeve "ELSIG", kështuqë që nga shtatori i vitit 2008, ELSIG-u shihet si një ndër konkurentët më serioz në industrinë e sigurimeve në vendin tonë dhe me konkurrentët e saj nuk krahasohet vetëm në sferën e çmimeve, por prioritare është shërbimi cilësor i klientelës dhe cilësia e produkteve të cilat janë pregatitur me standarde të larta ndërkombëtare. ELSIG-u për një kohë shumë të shkurtër arrin të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës, meqë rast brenda periudhës njëvjeçare hyn në mesin e tre kompanive më të fuqishme me 13.02 % të pjesëmarrjes në treg. Vlerësim ky i bërë nga Banka Qendrore e Kosovës. Në fund të vitit 2008 Kompania e Sigurimeve "ELSIG" arrin të bëjë edhe një bashkëpunim tjetër me kompaninë e sigurimit "MONDIAL Assistance" nga Austria, kompani kjo pjesë e elitës ndërkombëtare e specializuar në sferën e sigurimeve. Kompania e Sigurimeve "ELSIG" ofron një portfolio të ndryshëm të produkteve të sigurimeve sikurse janë:

Sigurimi i autopërgjegjësisë
Sigurimi KASKO
Sigurimi i shëndetit në udhëtim
Sigurimi i përgjegjësisë (publike dhe profesionale)
Sigurimi i garancisë
Sigurimi i pronës
Sigurimi i aksidentit personal
ELSIG-u deri më tani ka diku rreth 97 punëtorë në të gjitha nivelet dhe në tërë vendin. Investimet në këtë sferë janë të pandaluara dhe në bashkëpunim më partnerin "GRAWE GROUP" dhe "MONDIAL Assistance" shpeshherë organizohen trajnime dhe konferenca të ndryshme të produkteve të sigurimeve nëpër vende të ndryshme të Evropës qendrore dhe asaj Lindore. Kjo bëhet për arsye të aftësimit dhe të shkëmbimit të eksperiencave të ndryshme ne mes kuadrove të cilët janë pjesë e familjes se madhe "GRAWE Group". Përveç angazhimit të profilit të lartë të ekspertëve në lëmin e sigurimeve ELSIG-u duke pasë parasysh së e tërë puna operative do të zhvillohet në sistemin online, ka investuar dhe do të investoj edhe më tutje në infrastrukturën moderne të Teknologjisë Informative që të sigurojë efikasitet në shërbimet dhe në veprimet e synimet e veta në të ardhmen. Struktura organizative shpeshherë përkufizohet me komunikimin, autoritetin dhe marrëdhëniet e ndërsjella brenda organizatës. Të gjitha këto cilësi të larta organizative gjenden brenda strukturës tashmë të ndërtuar të Kompanisë së Sigurimeve "ELSIG".

31/12/2020

Urime vitin e ri 2021 te gjithe klienteve besnik te Elsigut. Shendet e lumturi te gjithe juve

Shume produkte atraktive ne Elsig. Duke filluar nga sigurimi i automjeteve e deri te sigurimin i kontratave dhe punetore...
24/07/2019

Shume produkte atraktive ne Elsig. Duke filluar nga sigurimi i automjeteve e deri te sigurimin i kontratave dhe punetoreve. Na kontaktoni per me shume info ne te gjithe Kosoven.

Elsig Rahovec

18/06/2019

Per sigurimin e shtepive, bizneseve dhe pronave tuaja nga rastet fatkeqesive natyrore sikur ato te djeshme, mund te drejtoheni ne zyret tona ose te na shkruani mesazh ne faqen tone per informata shtese.

Elsig

Per te gjitha keto sherbime, mund te na shkruani ne msn apo ne numrat e kontaktit per informacione me te hollesishme. Vl...
14/06/2019

Per te gjitha keto sherbime, mund te na shkruani ne msn apo ne numrat e kontaktit per informacione me te hollesishme. Vlen te ceket se keto sherbime i ofrojme ne nivel te Kosoves.

04/06/2019
Siguroni shendetin personal dhe familjar me oferta atraktive
15/04/2019

Siguroni shendetin personal dhe familjar me oferta atraktive

Urime Kosovë
17/02/2019

Urime Kosovë

07/02/2019

Risi risi. Ne zyret tona mund te beni sigurimet shendetsore individuale dhe familjare me pako shume atraktive. Poashtu mund ti siguroni punetoret tuaj ne rast te Aksidenteve ne pune. Per me shume, na shkruani ne faqen tone ose vizitoni zyren tone.

Me respekt,

Elsig Rahovec

Si dhe shume produkte tjera per biznese
04/02/2019

Si dhe shume produkte tjera per biznese

16/01/2019

Te nderuar kliente,

Elsig vjen me oferta atraktive per vitin 2019 ne re gjitha sferat e sigurimeve, individuale dhe biznesore, per ekzekutim te kontratave dhe tendereve, sigurim te mallit ne transport, sigurime kasko dhe shendetesore ne te gjithe Kosoven.

Keto sherbime, tek ne mund ti kryeni edhe gjate vikendit dhe pas ores 1600.

Me respekt,

Elsig Rh

21/12/2018

Elsig Rahovec ju uron nje vikend te mire dhe te sigurte🤙

Address

Rruga Xhelal Hajda-Toni
Rahovec
21000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+37744288550

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Elsig Rahovec posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share