Pegasus Kontabel

Directions

Pegasus Kontabel Plan Biznesi
Konsultime biznesore
Mbajtja e librave të kontabilitetit
Regjistrimi i bizneseve
Shërbime kontabël të ndërmarrjeve të vogla

13/03/2024
ATK publikon formën për lajmërimin e punëtoritAdministrata Tatimore e Kosovës ju njofton se sot me datë 13 shkurt 2024 p...
13/02/2024

ATK publikon formën për lajmërimin e punëtorit

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se sot me datë 13 shkurt 2024 publikoj Versionin e ri të Sistemit Elektronik EDI, përmes të cilit do të kërkohet që çdo punëdhënës të informojë ATK-në për lidhjen e një kontrate të punës një ditë para fillimit të punës së punëtorit.

Shërbimi i ri elektronik për lajmërimin e punëtorit është funksionalizuar në Sistemin Elektronik EDI duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, gjegjësisht nenin 43, paragrafin 5.

Përmes këtij shërbimi, çdo punëdhënës është i obliguar për ofrimin e informatave për të punësuarin e ri, sipas formës së përcaktuar nga ATK-ja, e cila gjendet te menyja “Shërbimet – Regjistro punëtorin e ri”.

Më konkretisht përmes shërbimit “Formular për regjistrimin e punëtorit”, përveç informatave që merren përmes Agjencisë për Regjistrimin Civil (ARC) dhe informatave përmes listëpagesës mujore, punëdhënësi do të jetë i obliguar që të ofroj edhe informatat shtesë, si:

• Data e fillimit të punës;
• Data e ndërprerjes së punësimit;
• Orari i punës, i plotë apo i pjesshëm;
• Niveli i shkollimit të punëtorit;
• Profesioni i punëtorit;
• Pozita e punës së punëtorit, etj.

Për plotësimin e saktë të informatave për të punësuarin, ATK-ja ka përgatitur “Udhëzuesin për plotësimin e formularit për regjistrimin e punëtorëve”, të cilin do ta gjeni në dritaren përkatëse në të cilën bëhet plotësimi i formularit, andaj ju sugjerojmë që paraprakisht ta shfletoni udhëzuesin.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës

07/02/2024

NDRYSHIMET LIGJORE SIPAS LIGJIT Nr. 08/L 257 PЁR ADMINISTRIMIN E PROCEDURAVE TATIMORE

Neni 6,paragrafi 13

13. Çdo pagë që i paguhet të punësuarit, kërkohet të bëhet përmes një institucioni financiar të licencuar.

Neni 43, paragrafi 5

"Çdo punëdhënës duhet të informojë ATK për lidhjen e një kontrate të punës një ditë para f illimit të punës së punëtorit. Ky informim bëhet në formën e përcaktuar nga ATK"

Neni 103, paragrafi 2

"Çdo punëdhnës, i cili nuk informon ATK ashtu sic është përcaktuar në nenin 43, paragrafin 5 të këtij ligji, i nënshtrohet një gjobe prej pesqind euro (500.00€) për secilin punëtor të padeklaruar

06/02/2024

Faqja zyrtare e Administratës Tatimore të Kosovës në Facebook! -
Zvanični sajt Poreska Administracija Kosova na Facebook! -
Official website of the Kosovo Tax Administration on Facebook!

ATK plotëson/ndryshon procedurat për pajisje me Vërtetim TatimorAdministrata Tatimore e Kosovës ju njofton se bazuar në ...
30/01/2024

ATK plotëson/ndryshon procedurat për pajisje me
Vërtetim Tatimor

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se bazuar në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, i cili ka hyrë në fuqi nga data 28 janar 2024, ka nxjerr udhëzuesin me të cilin plotëson/ndryshon procedurat për pajisje me Vërtetim Tatimor.

Qëllimi i këtij Udhëzuesi është informimi i personave/tatimpaguesve për procedurat që duhet ndjekur për t’u pajisur me Vërtetim Tatimor, përgjegjësitë e zyrtarëve të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale për të lëshuar Vërtetimin Tatimor, si dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të Teknologjisë Informative në ATK për të mundësuar gjenerimin e Vërtetimit Tatimor.

Pajisja me Vërtetim Tatimor mund të bëhet në mënyrë elektronike dhe në mënyrë manuale.

Tatimpaguesi (biznesi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor online përmes Sistemit Elektronik EDI apo në zyrën përkatëse rajonale të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve. Ndërsa personi fizik jo-afarist (individi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor online përmes ueb faqes së ATK-së apo përmes linkut: https://evertetimi.atk-ks.org/ apo në cilëndo zyre rajonale më të afërt të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

Vërtetimi Tatimor për personin fizik afarist dhe personin juridik, lëshohet nga ATK vetëm:
• në rastet kur tatimpaguesi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer; dhe
• në rastet kur tatimpaguesi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste.
Ndërsa, Vërtetimi Tatimor për personin fizik jo afarist (individin), lëshohet nga ATK vetëm:
• në rastet kur personi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer;
• në rastet kur personi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste; dhe
• në rastet kur ATK nuk ka shënime për personin.

Ky Udhëzues hyn në fuqi në datën e nënshkrimit, ndërsa fillon të zbatohet nga data 01 shkurt 2024 dhe i njëjti shfuqizon “Udhëzuesin lidhur me procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor” të datës 18 shtator 2023.

Udhëzuesin për procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në Menynë Për Tatimpaguesit – Udhëzues, Manuale dhe Rregullore.

Administrata Tatimore e Kosovës

Shërbimin online për Vërtetimin Tatimor

Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë, fjalët e Ismail Qemalit nuk duhen harruar! 🇦🇱
28/11/2023

Gëzuar 111 vjetorin e Pavarësisë, fjalët e Ismail Qemalit nuk duhen harruar! 🇦🇱

🔊Nëse ende nuk i keni deklaru tatimet, sot eshte dita e fundit!💻Formularët që duhet të deklarohën:🖇️WM – Pasqyrë e Mbajt...
15/11/2023

🔊Nëse ende nuk i keni deklaru tatimet, sot eshte dita e fundit!

💻Formularët që duhet të deklarohën:

🖇️WM – Pasqyrë e Mbajtjes në Burim dhe Pagimit të Tatimit;

🖇️CM – Pasqyra e Kontributeve për Pension dhe Formulari i Pagesës;

🖇️WR – Pasqyra e mbajtjes në burim dhe pagesës së Interesit, të drejtës pronësore, Qirasë, Fitoreve në Lotari dhe Personin jo-rezident.

📘LIGJI Nr. 03/L-222 , neni 17 pika 7 (Në qoftë se data e deklarimit e përshkruar në legjislacion nuk është ditë pune në Kosovë, data e deklarimit do të jetë dita e parë e punës pas kësaj).

🔔ATK, plotëson/ndryshon procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor  🏢Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se bazua...
18/09/2023

🔔ATK, plotëson/ndryshon procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor


🏢Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se bazuar në Ligjin në fuqi për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-176 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e tyre me Ligjin Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, ka nxjerr udhëzuesin me të cilin plotëson/ndryshon procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor📄

👓Qëllimi i këtij Udhëzuesi është informimi i personave/tatimpaguesve për procedurat që duhet ndjekur për t’u pajisur me Vërtetim Tatimor, përgjegjësitë e zyrtarëve të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale për të lëshuar Vërtetimin Tatimor, si dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të Teknologjisë Informative në ATK për të mundësuar gjenerimin e Vërtetimit Tatimor.

💻Pajisja me Vërtetim Tatimor mund të bëhet në mënyrë elektronike dhe në mënyrë manuale 📝

📨Tatimpaguesi (biznesi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor on-line përmes Sistemit Elektronik EDI apo në zyrën përkatëse rajonale të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve. Ndërsa Personi fizik jo-afarist (individi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor on-line përmes ueb faqes së ATK-së apo përmes 🔗linkut https://evertetimi.atk-ks.org/ apo në cilëndo zyre rajonale më të afërt të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

👨‍💼Vërtetimi Tatimor për personat fizikë afarist dhe personat juridikë, lëshohet nga ATK vetëm: në rastet kur tatimpaguesi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer; në rastet kur tatimpaguesi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste; si dhe në rastet kur personi është i regjistruar në ATK dhe ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera, mirëpo, është në procedurë të ankesave në Divizionin e Ankesave.

🧑‍💼Ndërsa, Vërtetimi Tatimor për personat fizikë jo afarist (individët), lëshohet nga ATK vetëm: në rastet kur personi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer; në rastet kur personi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste; kur personi është i regjistruar në ATK dhe ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera, mirëpo, është në procedurë të ankesave në Divizionin e Ankesave; si dhe në rastet kur ATK nuk ka shënime për personin ⏳

📔Ky Udhëzues hyn në fuqi në datën e nënshkrimit, ndërsa fillon të zbatohet nga data 01 Tetor 2023 dhe i njëjti shfuqizon “Udhëzuesin lidhur me procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor” të datës 14 Tetor 2020.

✂️Udhëzuesin për procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së 🖇️www.atk-ks.org në linkun Për Tatimpaguesit – Udhëzues, Manuale dhe Rregullore.

Shërbimin online për Vërtetimin Tatimor

15/06/2023

🏢 ATK, inkurajon të gjitha kategoritë e tatimpaguesve që t'i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

🌐Platforma e-deklarimi:

https://edeklarimi.atk-ks.org/Account/Login?ReturnUrl=%2F

⬆️Paguaj tatimin, fuqizo shtetin!

Address

Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pegasus Kontabel posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share