Zyre Kontabiliteti - Naser Sadiku

Zyre Kontabiliteti - Naser Sadiku Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zyre Kontabiliteti - Naser Sadiku, Financial service, Bill Clinton, Pristina.

Regjistrimi i punëtorëve të rinj dhe përditësimi i të dhënave për punëtorët ekzistues janë obligime të rëndësishme për ç...
10/09/2026

Regjistrimi i punëtorëve të rinj dhe përditësimi i të dhënave për punëtorët ekzistues janë obligime të rëndësishme për çdo punëdhënës.

Çdo ndryshim që lidhet me marrëdhënien e punës duhet të pasqyrohet në Sistemin Elektronik EDI, në mënyrë që të dhënat të jenë të sakta dhe të përditësuara.

Regjistroni dhe përditësoni të dhënat me kohë.

❓ Pyetje:Një ndërmarrje e huaj më ka kërkuar që të pajisem me numër fiskal, në mënyrë që të nënshkruaj një kontratë pune...
10/09/2026

❓ Pyetje:
Një ndërmarrje e huaj më ka kërkuar që të pajisem me numër fiskal, në mënyrë që të nënshkruaj një kontratë pune me ta. Puna do të kryhet drejtpërdrejt me këtë ndërmarrje dhe jo nëpërmjet ndonjë kompanie ndërmjetësuese.
Meqenëse çdo e ardhur apo përfitim nga puna duhet të tatohet, dëshiroj t’ju pyes nëse të ardhurat që do t’i realizoj në këtë mënyrë duhet të tatohen në bazë të TAP-it apo TAK-ut.
Nëse këto të ardhura i nënshtrohen TAP-it, a duhet që pagesa dhe deklarimi i tatimit dhe kontributeve pensionale të bëhet në baza mujore apo vjetore?

✅ Përgjigje:
Neni 4, paragrafi 1 i Ligjit nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, përcakton objektin e tatimit për tatimpaguesit rezident:
“ 1. Objekt i tatimit për tatimpaguesin rezident janë të ardhurat e tatueshme me burim në Kosovë dhe jashtë Kosovës.”
Personi rezident në Kosovë ka për obligim të deklarojë dhe paguajë detyrimet tatimore në Kosovë për të gjitha të ardhurat e krijuara brenda Kosovës dhe jashtë Kosovës.
Neni 14, paragrafi 8 i Ligjit Nr. 08/L-257 për Administratën Tatimore dhe Procedurat përcakton, vetë-vlerësimin:
8. Në rastet kur punëdhënësi nuk kërkohet të mbajë tatimin në burim, kontributin pensional apo ndonjë kontribut tjetër, i punësuari dorëzon një deklaratë dhe paguan detyrimin në fund të vitit ose në periudhën mujore kur i përfiton mjetet.

Kur punëdhënësi nuk kërkohet e mbajë në burim tatimin, atëherë i punësuari duhet të dorëzojë një deklaratë dhe të paguajë në fund të vitit. Në këtë rast i punësuari duhet të përgatis dhe dorëzojë deklaratën tatimore vjetore më 31 mars ose para 31 marsit të vitit që pason periudhën tatimore.

Në rast se ju keni marrëveshje (punëdhënës – punëmarrës) me një Kompani jashtë Kosovës, (e cila nuk obligohet të mbaj tatimin ne burim në paga dhe kontribute), atëherë ju si i punësuar obligoheni të deklaroni dhe paguani tatimin dhe kontributet pensionale.
Deklarimin e këtyre të ardhurave do ta bëni me deklaratën vjetore në fund të vitit. Afati për dorëzimin e Deklaratës Vjetore për të ardhurat e gjeneruara gjatë periudhës 2026 është nga 01.01.2027 deri me 31.03.2027.
Njëherësh, ju njoftojmë se sistemi elektronik EDI, në baza mujore mundëson deklarimin dhe pagesën e tatimit në paga, si dhe kontributet pensionale për personat të cilët deklarojnë dhe paguajnë vetë tatimin dhe kontributin pensional.

Sugjerim :që për të ardhurat tuaja të deklaroni dhe paguani në baza mujore, ku afati i pagesës është nga 01 deri me 15 të muajit vijues pas secilit muaj (periudhë tatimore). Deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga dhe Kontributeve Pensionale në sistemin elektronik EDI, bëhet vetëm nëse nuk deklaroni dhe paguani me Deklaratën vjetore.

❓ Pyetje:Përshëndetje, jam person fizik, jo afarist. Kam të ardhura (remitenca) nga dërgesat mujore që m’i dërgon vëllai...
09/09/2026

❓ Pyetje:
Përshëndetje, jam person fizik, jo afarist. Kam të ardhura (remitenca) nga dërgesat mujore që m’i dërgon vëllai nga diaspora. A duhet t’i deklaroj këto të ardhura dhe të paguaj tatim?

✅ Përgjigje:
Në nenin 14 të Ligjit nr.05/L-028 për Tatim në të Ardhura Personale, janë të përcaktuara të ardhurat tjera përfshirë dhuratat:
“1. Të ardhurat bruto përfshijnë çdo formë tjetër të të ardhurave nga çfarëdo burimi, siç janë të ardhurat nga fitoret në lotari apo të ardhurat nga faljet e borxheve, përveç atyre që janë të liruara nga tatimi në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

Dhuratat në para apo gjësende të pranuara nga rezidentët përfshihen në të ardhurat tjera, nëse dhuratat e tilla tejkalojnë shumën pesëmijë euro (5.000 €) në një periudhë tatimore.
Dhuratat, qofshin në para apo në gjësende, të dhëna në mes bashkëshortëve apo nga një prind fëmijës së tij natyror, apo ligjërisht të adoptuar, apo nga fëmijët prindërve të tyre, janë të liruar nga të ardhurat pa marrë parasysh shumën apo vlerën e dhuratës.
Dhuratat e pranuara për qëllime edukative arsimore janë të liruara nga tatimi përderisa dhurata i është dhënë, në formë të pagesës së shkollimit të paguar drejtpërdrejtë, një institucioni edukativ arsimor të pranuar me ligjin publik.”

Dhuratat në para apo gjësende të pranuara nga rezidentët përfshihen në të ardhurat tjera, nëse dhuratat e tilla tejkalojnë shumën pesëmijë euro (5.000 €) në një periudhë tatimore. Pra, nëse një person rezident i Kosovës, ka pranuar dhuratë/a në vlerë më të lartë se 5,000.00€ brenda periudhës tatimore (vitit kalendarik), atëherë diferencën mbi 5,000.00€ duhet ta deklaroj si të ardhur tjetër dhe për atë shumë duhet të paguaj Tatim në të Ardhura Personale.

Deklarimi dhe pagesa për të ardhurat nga dhuratat (të ardhurat tjera) bëhet përmes formularit PD – FORMULARI I DEKLARIMIT VJETOR DHE PAGESES PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT PERSONALE, i cili kërkohet të deklarohet nga data 01 Janar deri më 31 Mars të vitit vijues, për vitin paraprak.

Ndërsa, dhuratat, qofshin në para apo në gjësende, të dhëna në mes bashkëshortëve apo nga një prind fëmijës së tij natyror, apo ligjërisht të adoptuar, apo nga fëmijët prindërve të tyre, janë të liruar nga të ardhurat pa marrë parasysh shumën apo vlerën e dhuratës.

❓ Pyetje:Përshëndetje! Sapo kam lidhur kontratë pune me një avokate. Përveç kontratës, cilat janë procedurat e tjera që ...
07/09/2026

❓ Pyetje:
Përshëndetje! Sapo kam lidhur kontratë pune me një avokate. Përveç kontratës, cilat janë procedurat e tjera që duhet të ndiqen për t’u regjistruar si punëtor dhe për të paguar Trustin dhe kontributet e tjera?
✅ Përgjigje:
Sipas nenit 6 të Udhëzimit Administrativ Nr.01/2016 për zbatimin e Ligjit Nr.05/L-028 për Tatimin në të Ardhura Personale (TAP) është përcaktuar i punësuari:
“1. Për qëllim të këtij Udhëzimi Administrativ, ashtu siç është përcaktuar me Ligj, i punësuar konsiderohet personi fizik jo afarist, i cili kryen punë kundrejt pagesës sipas urdhrit dhe nën kontrollin e një punëdhënësi. Personi fizik jo afarist pavarësisht thirrjes, si: “drejtor”, “zyrtar”, “parlamentar”, “ministër”, “nëpunës” etj., konsiderohet se është i punësuar nëse përmbush së paku dy nga kushtet, si në vijim:

1.1. I punësuari nuk është në rrezik për marrjen e pagesës, pavarësisht rezultatit afarist të punëdhënësit,

1.2. I punësuari nuk ka nevojë të investojë në instrumentet e punës, mjetet dhe pajisjet,

1.3. I punësuari nuk e përcakton vendin dhe kohën e punës, dhe

1.4. Si rregull i përgjithshëm, një i punësuar ka të përcaktuar një punëdhënës kryesor.”
Sa i përket kontributeve pensionale, sipas nenit 6, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, është përcaktuar obligimi i punëdhënësit dhe punëmarrësit në lidhje me mbledhjen e kontributeve pensionale:
“6.1 Çdo punëdhënës është i obliguar që të kontribuojë në emër të punonjësve të vet në Fondin e kursimeve pensionale. Punonjësit obligohen që të kontribuojnë në emër të vet në kursimet pensionale. Obligimet e punëdhënësit dhe të punonjësit fillojnë në ditën e parë të punësimit të punëdhënësit për punonjësit që kanë krijuar marrëdhënie pune dhe përfundojnë kur punonjësi arrin moshën e pensionit.

6.2. Për financimin e kursimeve pensionale:
(a). çdo punëdhënës paguan një shumë që është baras me pesë përqind (5%) të rrogave të pëgjithshme të të gjithë punonjësve (siç është përcaktuar me këtë ligj); dhe
(b). çdo punonjës paguan një shumë që është baras me pesë përqind (5%) të rrogës së tërësishme të tij.”
Paguesi i të ardhurave, respektivisht punëdhënësi, është i obliguar që të mbaj në burim tatimin në të ardhura dhe të paguaj kontributet pensionale, siç është e përcaktuar me legjislacionin përkatës. Pagesa e tatimit të mbajtur në burim dhe kontribute pensionale bëhet përmes deklarimit mujor me formularin WM në sistemin elektronik të deklarimit EDI. Nëse punëdhënësi konsiderohet si punëdhënës primar, tatimi i mbajtur në burim ndalet me shkallet tatimore, kurse, nëse punëdhënësi konsiderohet si punëdhënës sekondar, tatimi i mbajtur në burim ndalet me normën 10% e pagës së tatueshme.

Sa i përket kontributeve pensionale punëdhënësi kryesor dhe ai sekondar kontribon me pesë përqind (5%) mbi pagën bruto të të punësuarit, dhe ky kontribut do të jetë i zbritshëm për qëllime tatimore të punëdhënësit. Ndërsa, punëdhënësi zbret pesë përqind (5%) nga paga bruto e të punësuarit, dhe i paguan në emër të kontributit pensional.
Në momentin kur krijohet marrëdhënia punëdhënës – i punësuar, biznesi obligohet ndaj tatimit të mbajtur në burim dhe kontributet pensionale për pagën që ua paguan të punësuarve dhe bëhet përmes deklarimit elektronik EDI. Obligimi i tatimit të mbajtur në burim lind kur paga është e pagueshme.

📊 ZYRA E KONTABILITETIT NASER SADIKUNaser Sadiku – Kontabilist i ÇertifikuarZgjidhje profesionale dhe të besueshme për b...
06/09/2026

📊 ZYRA E KONTABILITETIT NASER SADIKU
Naser Sadiku – Kontabilist i Çertifikuar
Zgjidhje profesionale dhe të besueshme për biznesin tuaj.
✅ Shërbime kontabiliteti
✅ Deklarime tatimore
✅ Konsulencë financiare dhe tatimore
✅ Menaxhim dhe përpunim i dokumentacionit financiar
✅ Mbështetje profesionale për bizneset
💼 Profesionalizëm. Saktësi. Besueshmëri.
📞 +383 49 293 434
📧 [email protected]
Besojani financat tuaja një profesionisti!

❓ Pyetje: Ne jemi biznes që merremi me tregtimin dhe përpunimin e metaleve. Gjatë vitit të kaluar kemi importuar makiner...
05/09/2026

❓ Pyetje:
Ne jemi biznes që merremi me tregtimin dhe përpunimin e metaleve. Gjatë vitit të kaluar kemi importuar makineri CNC për përpunimin e metaleve, të cilat janë importuar me 0% detyrime doganore dhe TVSH, sipas kushteve të përcaktuara.

Për shkak se këto makineri nuk po i përdorim më, dëshirojmë t’ia shesim një biznesi tjetër brenda Kosovës, i cili merret me të njëjtin aktivitet.

Pyetja është: A jemi të obliguar që gjatë sh*tjes së këtyre makinerive të përdorura brenda Kosovës të aplikojmë TVSH 18%, apo ekziston ndonjë trajtim tjetër tatimor, duke marrë parasysh se ato janë importuar me 0% dhe tani janë të përdorura?.

✅ Përgjigje:
Në zbatim të nën-paragrafit 1.10 paragrafi 1 neni 29 i Ligjit Nr. 037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, linjat e prodhimit dhe makineritë që përdorën në proces të prodhimit lirohen prej TVSH-së në importe:

“1.10. linjat e prodhimit dhe makineritë për përdorim në procesin e prodhimit,”.
Linjat e prodhimit dhe makineritë për përdorim në procesin e prodhimit sipas këtij paragrafi duhet të lirohen vetëm në importe duke dëshmuar me aktivitetin prodhues nga biznesi importues.
Lirimi prej TVSH-së edhe brenda vendit, bëhet kur importuesi si subjekt tregtar importon për subjektin tjetër prodhues dhe plotësohen kriteret e Vendimeve Nr. 14/07 date 06.10.2017, pra kur plotësohet rubrika [9] e dokumentit doganor-DUD-it, duhet të lirohet prej TVSH-së në momentin e importimit, por edhe fatura vendore duhet të jetë pa TVSH.
Si në rastin tuaj edhe pse janë liruar prej TVSH-së në importe, sh*tja brenda vendit e këtyre makinerive duhet të jetë me TVSH, norma standarde prej 18%, sepse kemi të bëjmë me makineri të cilat janë liruar prej TVSH-së në importe me qëllim të përdorimit për qëllime të aktivitetit prodhues nga ana e biznesit tuaj.

❓ Pyetje: Kompania dëshiron të fillojë t’i kryejë obligimet për sigurimin shëndetësor të punëtorëve. A janë shpenzimet p...
04/09/2026

❓ Pyetje:
Kompania dëshiron të fillojë t’i kryejë obligimet për sigurimin shëndetësor të punëtorëve. A janë shpenzimet për sigurimin shëndetësor 100% të zbritshme gjatë periudhës tatimore?
Faleminderit!
✅ Përgjigje:
Ashtu siç është përcaktuar në nenin 8, paragrafin 1, nën paragrafin 1.21 të Ligjit Nr.05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale(TAP), nga TAP përjashtohen kontributet obligative të paguara nga punëdhënësi për sigurimin shëndetësor për të punësuarin, mirëpo kjo do të filloj të zbatohet që nga data e hyrjes në fuqi të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.
Deri atëherë, kontributet vullnetare të paguara nga punëdhënësi për sigurimin shëndetësor për të punësuarin, duhet të përfshihen në pagën bruto të të punësuarit dhe të tatimohen, ashtu siç është përcaktuar në nenin 37, paragrafin 6 të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2016 për zbatim të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhura Personale,:

“6. Sigurimet shëndetësore vullnetare të paguara nga punëdhënësi për të punësuarit, vazhdojnë të trajtohen si të ardhura të të punësuarit dhe i nënshtrohen tatimit të mbajtur në burim deri në fillimin e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore obligative.”

Vlera e sigurimit shëndetësor e paguar nga punëdhënësi për të punësuarin i shtohet pagës bruto të punëtorit dhe si e tillë i nënshtrohet obligimeve tatimore dhe kontributeve pensionale, dhe është shpenzim i zbritshëm për biznesin.

❓ Pyetje: Përshëndetje,Për regjistrimin në TVSH (kuptohet, kur arrihet qarkullimi mbi 30.000 euro), a merret për bazë vi...
02/09/2026

❓ Pyetje:
Përshëndetje,
Për regjistrimin në TVSH (kuptohet, kur arrihet qarkullimi mbi 30.000 euro), a merret për bazë viti kalendarik (1 janar – 31 dhjetor), apo merren 12 muajt e fundit (p.sh., nga marsi i këtij viti deri në marsin e vitit vijues)?
Ju falënderoj për mirëkuptimin!

✅ Përgjigje:
Me paragrafin 1 të nenit 4 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, është përcaktuar kuptimi i aktivitetit ekonomik për qellimë të TVSH-së:
Person i tatueshëm është secili person icili është, ose kërkohet që të regjistrohet për TVSH dhe i cili në mënyrë të pavarur zhvillon një aktivitet ekonomik në mënyrë të rregullt apo jo të rregullt, pavarësisht nga qëllimi ose rezultati i atij aktiviteti ekonomik. Çdo aktivitet i prodhuesve, tregtarëve ose personave që furnizojnë mallra ose shërbime, duke përfshirë aktivitetet e minierave dhe ato bujqësore, të profesioneve, duhet të konsiderohet si aktivitet ekonomik. Eksploatimi i pasurisë së prekshme dhe të pa prekshme me qëllim të krijimit të të ardhurave nga ato në baza të rregullta, në veçanti duhet të konsiderohet si një aktivitet ekonomik.

Po ashtu kuptimi i veprimtarisë ekonomike është sqaruar edhe dispozitat e nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015:

Person itatueshëm është çdo person qoftë ky individ, person fizik ose juridik, ose iorganizuar në çdo formë tjetër të njohur nga legjislacioni në Kosovë, i cili në mënyrë të pavarur kryen veprimtari ekonomike sipas kuptimit të Ligjit, pavarësisht vendit, qëllimit, ose rezultatit të kësaj veprimtarie. Për TVSH nuk është i rëndësishëm rezultati (humbje/fitim) i veprimtarisë ekonomike. Një person është i detyruar për t’u regjistruar për TVSH, kur personi në mënyrë të pavarur kryen aktivitet ekonomik në Kosovë, në pajtim me nenin 4 të Ligjit dhe qarkullimi i të cilit (duke përfshirë edhe qarkullimin e furnizimeve të liruara të TVSH-së) në tërësi, brenda vitit kalendarik, e tejkalon vlerën prej 30,000€. Elemente që nuk ndikojnë në përcaktimin e të qenit personi i tatueshëm janë: mungesa e fitimit, statuti i personave ose forma e organizimit, përgjegjësia ndaj llojeve të tjera të tatimeve, kryerja efektive ose jo e pagesës së TVSH-së.
Në kuptim të nenit 4 të Ligjit, veprimtari ekonomike është çdo veprimtari e kryer nga prodhuesit, tregtarët, personat që furnizojnë mallra ose shërbime, përfshirë veprimtarinë e minierave, bujqësore dhe aktivitetet profesionale. Gjithashtu, konsiderohet veprimtari ekonomike shfrytëzimi ipasurisë së trupëzuar ose të patrupëzuar, kur bëhet me qëllim të realizimit të të ardhurave me karakter të vazhdueshëm. Me pasuri të trupëzuar dhe pasuri të patrupëzuar kuptohen aktivet materiale (të luajtshme dhe të paluajtshme) dhe aktivet jo-materiale.
Nocioni ipavarësisë në lidhje me cilësinë e personit të tatueshëm:
3.1. Të qenit person i tatueshëm me TVSH rrjedh nga realizimi në mënyrë të pavarur i transaksioneve që lidhen me një aktivitet ekonomik, siç përcaktohet në nenin 4 të Ligjit.

3.1.1.Personat që veprojnë në mënyrë të pavarur janë ata që ushtrojnë një aktivitet nën përgjegjësinë e tyre dhe gëzojnë liri të plotë në organizimin dhe zbatimin e veprimeve që përmban ky aktivitet.

Personi itatueshëm duhet të posedoj numrin fiskal, icili do t’i paraprijë regjistrimit për TVSH. Aktiviteti ekonomik siç është referuar në paragrafin 1 të këtij neni, duhet në veçanti t’i referohet aktivitetit të vazhdueshëm i cili kryhet me qëllim të furnizimeve për konsideratë.

Personi i cili zhvillon aktivitete të vazhdueshme në mënyrë të pavarur dhe nëse brenda vitit tejkalon qarkullimin prej 30,000€ është i obliguar që të regjistrohet në TVSH, siç është përcaktuar në paragrafin 1 neni 6 i këtij ligji:
Çdo person që ipërmbush të gjitha kushtet e përkufizimit mbi personin e tatueshëm të referuar në nenin 4 të këtij ligji, kërkohet që të regjistrohet për TVSH, nëse brenda vitit kalendarik tejkalon qarkullimin prej tridhjetëmijë euro (30.000€). Vetëm pjesa e furnizimit e cila rezulton në tejkalimin e qarkullimit, do të merret parasysh për qëllime të TVSH-së.
Për pragun e regjistrimit në TVSH merret për bazë viti fiskal 01 janar-31 dhjetor.

❓ Pyetje:Përshëndetje,Jemi agjension që merremi me sh*tjen e biletave të aeroplanit për udhëtime ndërkombëtare, ku reali...
01/09/2026

❓ Pyetje:
Përshëndetje,

Jemi agjension që merremi me sh*tjen e biletave të aeroplanit për udhëtime ndërkombëtare, ku realizojmë të hyra në formë të komisionit, përkatësisht në përqindje prej 7% deri në 15% për agjensionet tjera.

Pyetja jonë është: A duhet të paraqiten si të hyra vetëm komisionet/përqindja e realizuar nga sh*tja e biletave, apo duhet të paraqiten të hyrat dhe shpenzimet në vlerën totale të biletave?

Gjithashtu, sa i përket TVSH-së, a konsiderohen këto të hyra (komisionet e realizuara nga sh*tja e biletave ndërkombëtare) si të hyra të tatueshme me TVSH, apo trajtohen si të hyra të përjashtuara nga TVSH-ja?

Ju lutem për udhëzim dhe sqarim lidhur me trajtimin kontabël dhe tatimor të këtyre transaksioneve.

Faleminderit!

✅ Përgjigje:

Për qëllime të tatimeve direkte, trajtimi tatimor i çështjes varet nga statusi i juaj në kontratën/at ( marrëveshjen ) që keni ju me kompanitë për të cilat ofroni shërbime.

Nëse ju me kontratë ( marrëveshje) konsideroheni si agjent i ndonjë kompanie që ofrojnë shërbime turistike dhe kompanive që merren me sh*tjen e biletave, dhe sh*tni në emër të saj dhe për interesin e saj, dhe si kundër shpërblim keni një provizion në sh*tjet totale, kjo nënkupton se ju do të tatoheni vetëm në shumën e provizionit.

Në këtë rast ju duhet të deklaroni dhe paguani vetëm në pjesën e provizionit që ju keni, ku këtë shumë edhe duhet ta regjistroni në libër të sh*tjes.

Në të kundërtën nëse ju sh*tni në emrin tuaj, atëherë ju duhet ti nënshtroheni tatimit sipas rregullave më poshtë:

Nëse biznesi tatohet në bazë të të ardhurave reale, do ta njihni të hyrën totale, kurse vlera e blerjes së shërbimeve nga këto kompani, do të jetë kosto (shpenzim) për ju.

Në këtë rast komplet vlera e shërbimeve duhet të regjistrohet në libër të blerje dhe atë të sh*tjes, apo nëse tatoheni në qarkullimin bruto, atëherë njihet e hyra totale dhe pagesa e tatimit bëhet sipas normës tatimore përkatëse, ku norma tatimore për ofrimin e shërbimeve është 9%.

Kur kemi të bëjmë me bileta të avionit, trajtimi duhet të jetë i bazuar në paragrafin 4 neni 33 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, transporti ajror i pasagjerëve është i liruar prej TVSH-së me të drejtën e zbritjes së TVSH-së se zbritshme:

“4. Transporti ajror dhe hekurudhor ndërkombëtar i pasagjerëve dhe transporti i mallrave të tyre shoqëruese, siç janë valixhet ose furnizimet e shërbimit që lidhen me transportin e pasagjerëve.

4.1. transporti ajror dhe hekurudhor ndërkombëtar i pasagjerëve nënkupton transportin e pasagjerëve me tren dhe aeroplan, kur transporti kryhet:

4.1.1. nga një vend në territorin e Kosovës në një vend jashtë territorit të Kosovës, apo;

4.1.2. nga një vend jashtë territorit të Kosovës në një vend në territorin e Kosovës.

Furnizimet e transportit ajror janë të liruar me të drejtën e zbritjes së TVSH-së se zbritshme.

❓ Pyetje:Mbjellja e dhëmbit (vendosja e implantit): a duhet të faturohet me TVSH apo pa TVSH, sipas nenit 27, paragrafit...
31/08/2026

❓ Pyetje:
Mbjellja e dhëmbit (vendosja e implantit): a duhet të faturohet me TVSH apo pa TVSH, sipas nenit 27, paragrafit 1.4, të Ligjit për TVSH-në?

✅ Përgjigje:
Sipas nën-paragrafit 1.1, 1.2. dhe 1.4 të nenit 27 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, shërbimet mjekësore janë të liruara prej TVSH-së pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së se zbritshme:

Transaksionet janë të liruara si në vijim:
1.1. shërbimet spitalore, kujdesi mjekësor dhe aktivitetet e lidhura ngushtë të ndërmarra nga organet e rregulluara me ligjet në fuqi të Kosovës, nga spitalet, qendrat për trajtime mjekësore ose diagnostifikim dhe institucionet tjera të njohura me natyrë të ngjashme;

1.2. ofrimi i kujdesit mjekësor në ushtrimin e profesioneve mjekësore dhe para mjekësore siç janë përkufizuar me ligjet në fuqi të Kosovës;

1.4. furnizimi me shërbime nga teknikët dentar në kapacitetin e tyre profesional dhe furnizimi me proteza të dhëmbëve nga dentistët dhe teknikët dentar;

Shërbimet mjekësore dhe aktivitetet e lidhura ngushtë të ndërmarra nga organet e rregulluara me ligjet në fuqi të Kosovës, konsiderohen shërbime të liruara prej TVSH-së pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së.

Sipas nën-paragrafit 2.7 të paragrafit 2 të nenit 38 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, janë bërë kufizime prej lirimeve të TVSH-së për shërbimet mjekësore të cilat nuk kanë si qellim kryesor mbrojtjen e shëndetit, por bëhen për qëllime tjera si estetike apo të ngjashme:

2.7.Kur qëllimi kryesor nuk e ka për synim mbrojtjen, mirëmbajtjen ose shërimin e personit të caktuar, furnizimi nuk lirohet nga TVSH, si shembull mund të jenë shërbimet kozmetike ose estetike.

Shërbimet dentare të cilat konsiderohen se mbrojnë shëndetin publik të qytetarit, konsiderohen shërbime të liruara prej TVSH-së pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së. Bazuar në këtë kur kemi të bëjmë me shërbime dentare të cilat janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin, edhe të mbjellja e dhëmbit ( vendosja e impiantit) faturimi duhet të jetë pa TVSH. Si shërbime të tilla të liruara prej TVSH-së duhet të paraqitën në rubrikën [9] të Deklaratës për TVSH, ndërsa në blerje nuk do të keni TVSH të zbritshme. Shërbimet tjera dentarë të cilat janë për qëllime estetike, janë shërbime të tatueshme me TVSH, norma standarde prej 18%, dhe për këto e keni të drejtë e zbritjes së TVSH-së qoftë duke aplikuar koeficientin e kreditimit, apo duke bërë ndarje reale për njohjen e TVSH-së se zbritshme.

Address

Bill Clinton
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyre Kontabiliteti - Naser Sadiku posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share