Produkte natyrale me cilesi te larte dhe shije tradicionale
Kerkoni te njihni ushqimin tradicional Shqiptar? Qumeshti i Lopes i pasterizuar, Djathi i Bardhe, Kackavalli, Gjiza, Ricotta, Kosi dhe Gjalpi dallohen jo vetem per shijen dhe perberjen origjinale, por edhe per vlerat e tyre ushqyese. Te keto produkte do te gjeni aspekte te kultures lokale, historine e prodhimit si dhe respekt per tradite
n vendase. Ne treg do t’i shihni ne nje larmi amballazhesh te bukura e cilesore, te shoqeruara nga stampa e fabrikes, e cila siguron klientet se jane duke blere produkte cilesore te prodhuara vetem ne Gjirofarma Sh.A.. HACCP (Hazard Analysis and Critical Control Point) per kontrollin dhe cilesine e prodhimit eshte vleresuar dhe eeshtee aprovuar nga Lloyd’s Register Quality Assurance Limited ne Korrik 2007, sipas kerkesave qe percaktohen ne kodin nderkombetar. Certifikata verteton cilesine dhe zbatimin e standarteve me te larta per produktet “Gjirofarm”. Grumbullimi dhe transportimi i qumeshtit nga fermat ne fabrike behet me makinat perkatese ne kushte te pershtatshme. Qumeshti i sapo mjele ruhet ne temperature te ulet qe nga momenti i grumbullimit deri ne kohen kur fillon perpunimi i tij ne fabrike.Qumeshti i sjelle nga fermat e ndryshme te zones grumbullohet ne termusat te vendosur ne hyrje te fabrikes duke pritur per kontrollin laboratorik, standartizimin dhe pjesen e metejshme te procesit. Kujdesi i treguar gjate grumbullimit dhe testimit laboratorik siguron produkte te kontrolluara dhe te shendetshme. Eksperienca dhe puna shkencore e veterinereve dhe blektoreve ben qe ky proces te monitorohet mjaft mire. Ata kujdesen per ushqimin natyror dhe te kontrolluar te kafsheve, parandalimin e semundjeve te ndryshme si dhe trajnimin e ritesave te rinj duke respektuar te gjitha standartet per nje higjene te perditshme ne manaxhimin e fermave blektorale
abrike moderne e standarteve te larta Europiane
Nje art i vjeter brenda nje shtepie moderne! Fabrika jone ndodhet ne nje vend piktoresk vetem pak km larg qytetit te Gjirokastres. E njohur per aplikimin e teknologjise me te re ne Europe, produktet e Gjirofarmes jane duke rrembyer vendin e pare ne tregun vendas.Pasi qumeshti i fresket grumbullohet nga fermeret, i nenshtrohet nje kontrolli te rrepte laboratorik i cili jo vetem percakton cilesine e qumeshtit, por shmang edhe rrezikun e semundjeve te ndryshme. Cilesi nuk do te thote vetem shije dhe gastronomi por edhe kontroll i garantuar. Pasterizimi dhe filtrimi eshte nje nga momentet me te rendesishme gjate procesit te prodhimit te djathit. Ngrohja e qumeshtit ne nje temperature specifike gjate nje periudhe te caktuar kohe ndihmon ne shkaterimin e bakterjeve te demshme. Vende autentike – Njerez autentik – Produkte autentike
Gjirokastra ose Keshtjella e Argjende ( sic u quajt gjate pushtimit Bizantin) eshte nje nga qytetet me te vjeter ne Shqiperi. Ne vitin 2005 ajo hyn ne Listen e Trashegimive Kulturore Boterore. Stili karakteristik i ndertimit te shtepive me catite e gurta qe dominojne gjithe kodren i dha emrin “Qyteti I Gurte”. Kalaja e vjeter e pozicionuar ne nje pike strategjike veshtron gjithe luginen e lumit Drino. Edhe pse i vjeter dhe unik brenda tij gjallon nje jete moderne e aktive. Gjirokastra gjithashtu ka nje vend te rendesishem ne jeten komerciale e industriale te vendit. Gjirokastra shtrihet ne rreze te Malit te Gjere rrethuar nga kodra te ulta dhe lugina te aferta. Klima e pershtatshme me diell dhe shi ne te kater stinet ndihmon ne pasurimin e flores se kesaj zone.Pervec natyres se gjalle, eshte dashuria per produktet e bulmetit si dhe mjeshteria e te pareve qe e bejne Gjirokastren nje nga themeluesit e tradites se djathit ne vend. Shija e embel e kullotave, trendelina e maleve perreth si dhe lulet e tjera te egra ndihen dhe percaktojne vecantine e ketyre produkteve.