Accounting & Audit Analysis

Accounting & Audit Analysis Accounting & Audit Analysis është kompani që ofron shërbime për kontabilitet dhe financa.

Accounting & Audit Analysis është kompani që ofron shërbime për kontabilitet dhe financa. Të gjitha shërbimet tona realizohen nga profesionist të kësaj sfere të certifikuar në lëminë përkatëse. Për më tepër na kontaktoni në:
+377 44 646 472
[email protected]

28/08/2024
05/04/2024

Njoftim i rëndesishem per të gjitha bizneset.

05/03/2024

Lësho kuponë fiskal edhe për sh*tjet online!

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat se furnizimi i mallrave dhe/ose shërbimeve në mënyrë elektronike (përmes internetit) është një formë e tregtisë, ku tregtia dhe afarizmi në përgjithësi kryhen në të njëjtën mënyrë si në çdo treg tjetër. Tregtia në distancë, apo elektronike, ose e ashtuquajtur “online”, ndryshon vetëm në atë që prania personale e sh*tësit dhe blerësit nuk është e nevojshme që furnizimi të kryhet.

Për të gjitha furnizimet e mallrave dhe/ose shërbimeve përmes internetit (online), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal apo faturë tatimore, varësisht nga ajo se për kënd bëhet furnizimi. Për furnizimet të cilat bëhen për konsumatorin e fundit (personin fizik jo-afarist), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal, ndërsa kur furnizimi bëhet për biznesin (personin fizik afarist apo personin juridik), furnizuesi obligohet të lëshojë faturë tatimore.

Kuponi fiskal është i obliguar të lëshohet edhe ne rastet kur pagesa bëhet përmes POS-it bankar apo edhe llogarisë bankare. Printimi dhe dhënia e kuponit fiskal është e obliguar në momentin e regjistrimit të furnizimit në Pajisje Elektronike Fiskale.

Pra, aktiviteti i tregtisë përmes internetit (online) obligohet për regjistrimin e transaksioneve përmes Pajisjeve Elektronike Fiskale. Kjo do të thotë se furnizuesi (sh*tësi) është i detyruar që kur furnizon mallra dhe/ose shërbime përmes internetit, të lëshojë kuponë fiskal dhe atë t'ia dërgojë klientit së bashku me produktin.

Nëse do të lëshohet një kupon fiskal i veçantë për furnizimin e mallrave të porositura përmes internetit (online), varet nëse kostoja e dorëzimit (transportit) është përfshirë në atë çmim të furnizimit. Nëse kostoja e dorëzimit (transportit) përfshihet në çmimin e mallit të paguar nga klienti, kjo do të tregohet në kupon fiskal si artikull i veçantë.

Megjithatë, nëse çmimi i paguar nga klienti i referohet vetëm mallrave pa kosto të dërgesës (transportit), atëherë kompania e transportit është e detyruar të lëshojë një kupon fiskal të veçantë për kostot e transportit. Në këto raste, kostot e dorëzimit (transportit) duhet të tregohen gjithmonë në vetë faqen e internetit, përmes së cilës furnizohen mallrat dhe/ose shërbimet.

Çdo qytetar, për të qenë në gjendje që të ushtroj të drejtat e tij si konsumator, është e rëndësishme të njihet me detyrimet e tij, ku njëra prej tyre është marrja e kuponit fiskal.

Andaj, një kupon fiskal është dëshmi se tatimi është llogaritur dhe paguar për një blerje të caktuar. Këto mjete përmes të hyrave buxhetore kthehen në buxhetin e Republikës së Kosovës, të cilat më tutje përdoren për ndërtimin e infrastrukturës publike, spitaleve, shkollave, çerdheve për fëmijët, etj., nga të cilat projekte përfitojnë drejtpërdrejt apo indirekt qytetarët.

Duke marrë kuponin fiskal, qytetarët marrin pjesë drejtpërdrejt në “luftimin” e ekonomisë së hirtë dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të shtetit dhe të shoqërisë.

Krijo mirëqenie të përgjithshme, merr Kuponin Fiskal!

Administrata Tatimore e Kosovës

📈𝐒𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐨𝐫 𝐩𝐨 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧!Pas përmbylljes së fazës së deklarimit të tatimeve vjetore, bizneset dhe OJQ-të ...
13/04/2023

📈𝐒𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐨𝐫 𝐩𝐨 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧!

Pas përmbylljes së fazës së deklarimit të tatimeve vjetore, bizneset dhe OJQ-të me interes publik, ndodhen në fazën e auditimit të pasqyrave financiare që mbyllet me 30 prill 2023.

⏳Ne e dimë që një gjë e tillë mund të jetë stresuese për shumë biznese dhe OJQ. Andaj po ndajmë me ju disa këshilla për planifikimin e procesit për t'ju ndihmuar të organizoheni në këtë periudhë:

💡𝑲𝒆̈𝒔𝒉𝒊𝒍𝒍𝒂 1: Parapërgatituni - mos prisni deri në minutën e fundit për të mbledhur dokumentet tuaja financiare dhe për të filluar përgatitjen e pasqyrave. Kjo mund të çojë në gabime dhe humbje.

💡𝑲𝒆̈𝒔𝒉𝒊𝒍𝒍𝒂 2: Konsideroni angazhimin e një profesionisti - nëse ndiheni të mbingarkuar ose të pasigurt për këto përgatitje, merrni parasysh të punësoni një kontabilist për t'ju ndihmuar të çoni përpara këtë proces.

✅Përveç planifikimit tatimor, ne ofrojmë edhe shërbime të kontabilitetit dhe buxhetimit përmes të cilave ju ndihmojmë që t’ia dilni mbanë me çështjet financiare përgjatë tërë vitit.
Na kontaktoni për të mësuar më shumë se si mund t'ju ndihmojmë të arrini qëllimet tuaja financiare.

Accounting & Audit Analysis
📞+383 44 646472

TOP 5 Programet më të mira të Kontabilitetit për Bizneset e Vogla Për shërbime të kontabilitetit dhe financave kontakton...
16/02/2022

TOP 5 Programet më të mira të Kontabilitetit për Bizneset e Vogla

Për shërbime të kontabilitetit dhe financave kontaktoni:
Accounting & Audit Analysisg & Audit Analysis
+383 44 646 472

Zgjatet afati per deklarim dhe pagesen e tatimeve
29/03/2021

Zgjatet afati per deklarim dhe pagesen e tatimeve

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 - 𝐙𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞𝐭 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞, 𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐚𝐬𝐪𝐲𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞
Bazuar në Vendimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 15/2021 të datës 29.03.2021, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore zgjatet, për këto lloje të tatimeve dhe këto periudha tatimore sipas tabelës së bashkangjitur.

Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.

Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me Legjislacionin tatimor në fuqi.

Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor.

𝑨𝑻𝑲 𝒎𝒃𝒂𝒏 𝒑𝒓𝒆𝒎𝒕𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒑𝒆̈𝒓 𝒌𝒖𝒋𝒅𝒆𝒔𝒊𝒏 𝒆 𝒗𝒂𝒛𝒉𝒅𝒖𝒆𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒏𝒅𝒂𝒋 𝒕𝒂𝒕𝒊𝒎𝒑𝒂𝒈𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆!

Administrata Tatimore e Kosovës

24/03/2021

Me sherbim te ri nga data 01.04.2021 ne aedi elektronik.
Per me shume informata referojuni lajmit si me poshte:

11/12/2020

Vendim shpjegues i për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike-Covid19 ⬇️

Address

Ferat Dragaj
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 08:00 - 18:00
Thursday 08:00 - 18:00
Friday 08:00 - 18:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Accounting & Audit Analysis posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Accounting & Audit Analysis:

Share