FINCA Kosovo

Call Directions Website Contact the business

FINCA Kosovo FINCA Kosovë, Institucion Mikrofinanciar ofron produkte kreditore për nevojat e juaja www.fincakosovo.org

FINCA është Institucion Mikrofinanciar me selinë kryesore në Washington DC – SHBA

Verpron në 22 shtete të botës, në 5 kontinente të ndryshme

Ofron shërbime mbi 1 milion klientëve në mbarë botën

Për FINCA Kosovë

Programi mikro-financiar në Kosovë i FINCA-së ka filluar me financimin dhe ndihmën e USAID. Shkëlqesia e saj mbretëresha Rania Al-Abdullah e perandorisë Hashemite në Jordani zyrtarisht e inauguroi programin mikro-financiar të FINCA-së në Kosovë, në shkurt të vitit 2000, duke i dhënë kreditë e para grupore të programit në Malishevë. Pas 14 vitesh veprimtarie në Kosovë, FINCA Kosovë sot ofron pesë produkte të kredive; Biznesi, Bujqësore, Renovimi dhe Personale. FINCA Kosovë fillimisht i vendosi zyrat kryesore në Prizren, qyteti i dytë me madhësi në Kosovë, mbasi në nëntor 2008, barti selinë në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë dhe gradualisht i zgjeroi veprimtaritë e saj gjatë 14 viteve të kaluara, në regjione të tjera, përfshirë edhe rajonet e populluara me etni të tjera. Sot, FINCA Kosovë vepron në të gjitha provincat e Kosovës, pos në rajonin e Mitrovicës Veriore. Stafi i FINCA Kosovë-së përbëhet mbi 170 profesionistë të përkushtuar dhe me përvojë, të përkushtuar të ndërtojnë një program të qëndrueshm mikro-financiar duke ofruar zgjidhje afatgjate për nevojat e klientëve. Gjatë fazës së saj fillestare, FINCA Kosovë ka marrë donacione nga USAID, UNMIK-u, OSBE-ja dhe sot ka krijuar partneritet donacionesh me SDC-ne (Agjencionin Zvicëran për Zhvillim dhe Bashkëpunim) dhe DANIDA (Agjencioni Nderkombëtar Danez për Zhvillim). Gjithashtu, FINCA-Kosovë për momentin ka marrëveshje financimi me Finance in Motion (EFSE), EBRD, Triple Jump, Blue Orchid Chart, Symbioties, Incofin dhe Responsibility. FINCA Kosovë është e regjistruar si institucion mikro-financiar në Bankën Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe është njëra ndër themelueset dhe pjesmarrëse aktive e Asociacionit të Institucioneve Mikro-Financiare të Kosovës (AMIK) dhe CRK-së (Regjistri i Kredive të Kosovës)

🎨 Ngjyra që na bashkojnë 🧩Të martën, më 13 tetor, një pjesë e stafit të FINCA Kosovë mori pjesë në aktivitetin e pikturi...
15/10/2026

🎨 Ngjyra që na bashkojnë 🧩

Të martën, më 13 tetor, një pjesë e stafit të FINCA Kosovë mori pjesë në aktivitetin e pikturimit me fëmijët e Shoqatës "AUTIZMI".

Përmes ngjyrave dhe kreativitetit, ndamë momente të bukura së bashku, duke krijuar një hapësirë ku secili mund të shprehet lirshëm dhe të ndihet i përfshirë.

Për të katërtin vit radhazi, FINCA Kosovë vazhdon të mbështesë Shoqatën “AUTIZMI”, duke financuar asistentë për 15 fëmijë me autizëm, në klasat parashkollorë dhe të ciklit të ulët.

Lexo më shumë 👉 https://me-l.co/k708xbjo

📢 Trajnim FALAS nga Qendra për Mësim dhe Zhvillim në FINCA Kosovë!🗓 22 tetor 2026, 10:00 - 14:00📍Qendra për Mësim dhe Zh...
15/10/2026

📢 Trajnim FALAS nga Qendra për Mësim dhe Zhvillim në FINCA Kosovë!

🗓 22 tetor 2026, 10:00 - 14:00
📍Qendra për Mësim dhe Zhvillim
💡 Tema: Komunikimi në Biznes
👩‍🏫 Trajnere: Sevdie Alshiqi

Qëllimi kryesor i trajnimit është të zhvillojë aftësitë e komunikimit efektiv në mjedisin e biznesit, duke ndihmuar pjesëmarrësit të përmirësojnë mënyrën si shkëmbejnë informacione, prezantojnë ide, bashkëpunojnë me kolegët dhe ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme profesionale.

Lexo më shumë për trajnimet 👉 https://fincakosovo.org/learning-and-development-center/

📢 Trajnim FALAS nga Qendra për Mësim dhe Zhvillim në FINCA Kosovë!🗓 20 tetor 2026, nga ora 10:00 - 13:00📍 Qendra për Mës...
14/10/2026

📢 Trajnim FALAS nga Qendra për Mësim dhe Zhvillim në FINCA Kosovë!

🗓 20 tetor 2026, nga ora 10:00 - 13:00
📍 Qendra për Mësim dhe Zhvillim
💡 Tema: BLETARIA
👨‍🏫 Trajner: Nehru Salihu

Qëllimi i trajnimit “Bletaria” është të pajisë pjesëmarrësit me njohuri teorike dhe praktike për mbarështimin e bletëve, prodhimin e mjaltit dhe produkteve të tjera bletare, si dhe menaxhimin efikas të një bletarie të vogël apo të mesme. Trajnimi synon të ndihmojë individët që duan të fillojnë ose të përmirësojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor fitimprurës dhe të qëndrueshëm.

Lexo më shumë për trajnimet 👉 https://fincakosovo.org/learning-and-development-center/

🏀 Prishtina në ritmin e StreetFest!FINCA Kosovë ishte pjesë e edicionit të 27-të të StreetFest si Silver Sponsor, duke m...
14/10/2026

🏀 Prishtina në ritmin e StreetFest!

FINCA Kosovë ishte pjesë e edicionit të 27-të të StreetFest si Silver Sponsor, duke mbështetur një ngjarje që promovon përfshirjen dhe krijon mundësi për fëmijët, gratë e rritura dhe personat me aftësi të kufizuara.

Krenarë që mbështesim iniciativa që bashkojnë komunitetin përmes sportit, energjisë dhe gjithëpërfshirjes! ❤️

Lexo më shumë 👉 https://me-l.co/dnaibo4l

📢 Trajnim FALAS nga Qendra për Mësim dhe Zhvillim në FINCA Kosovë!🗓 20 tetor 2026, nga 10:00 - 14:00📍 Qendra për Mësim d...
12/10/2026

📢 Trajnim FALAS nga Qendra për Mësim dhe Zhvillim në FINCA Kosovë!

🗓 20 tetor 2026, nga 10:00 - 14:00
📍 Qendra për Mësim dhe Zhvillim
💡 Tema: Marketingu i Bizneseve të Vogla
👨🏻‍🏫 Trajner: Enver Krasniqi

Qëllimi kryesor i trajnimit "Marketingu i Bizneseve të Vogla" është të ndihmojë pronarët e bizneseve të vogla dhe menaxherët e tyre të zhvillojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre në fushën e marketingut. Ky trajnim është i fokusuar në metodat dhe strategjitë që mund të përdoren për të rritur vizibilitetin, sh*tur më shumë produkte ose shërbime dhe ndihmuar në ndërtimin e një marke të fortë, pa pasur nevojë për investime të mëdha në reklama tradicionale.

Lexoni më shumë për trajnimet: https://fincakosovo.org/learning-and-development-center/

Të premten, më 9 tetor, Qendra për Mësim dhe Zhvillim e FINCA Kosovë organizoi një sesion ndërgjegjësues FALAS për komun...
12/10/2026

Të premten, më 9 tetor, Qendra për Mësim dhe Zhvillim e FINCA Kosovë organizoi një sesion ndërgjegjësues FALAS për komunitetin, në kuadër të Tetorit Rozë. 🎗️

Me ligjëruese Dr. Egzona Bytyqi, gratë pjesëmarrëse patën mundësinë të informohen më shumë rreth kujdesit dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, të ndajnë histori personale dhe familjare, si dhe të ndihen të mbështetura duke qenë pjesë e një grupi ku përvoja dhe mirëkuptimi kanë rëndësi të veçantë.

💗 Zbulimi i hershëm shpëton jetë. 💗

Ju mirëpresim në sesionet e ardhshme!

-2% ZBRITJE e normës së interesit në kreditë për gra.  🚀Më shumë mundësi për planet e tua. ✨  💰 Kredi deri në 25,000€📆 A...
09/10/2026

-2% ZBRITJE e normës së interesit në kreditë për gra. 🚀
Më shumë mundësi për planet e tua. ✨


💰 Kredi deri në 25,000€
📆 Afat kthimi deri në 60 muaj
🤝 Deri në 7,000€ pa bashkëhuamarrës, për klientë me histori të mirë kreditore në FINCA
📅 Oferta vlen deri më 31 mars 2027.

Apliko sot 👉 https://fincakosovo.org/borrow/women-loan/
Shih çmimoren këtu 👉 https://fincakosovo.org/our-rates/

📢 Trajnim FALAS nga Qendra për Mësim dhe Zhvillim në FINCA Kosovë!🗓 16 tetor 2026, nga ora 10:00 - 13:00📍 Qendra për Mës...
09/10/2026

📢 Trajnim FALAS nga Qendra për Mësim dhe Zhvillim në FINCA Kosovë!

🗓 16 tetor 2026, nga ora 10:00 - 13:00
📍 Qendra për Mësim dhe Zhvillim
💡 Tema: Menaxhimi i Fermës së Gjedhëve
👨‍🏫 Trajner: Basri Hyseni

Ky trajnim synon të ndihmojë fermerët dhe menaxherët e fermave që të mësojnë si të menaxhojnë në mënyrë të suksesshme një fermë gjedhësh. Fokusimi është në përmirësimin e prodhimit të qumështit dhe mish*t, kujdesin për shëndetin e kafshëve, dhe rritjen e fitimit të fermës.

📢 Trajnim FALAS nga Qendra për Mësim dhe Zhvillim në FINCA Kosovë!🗓 15 tetor 2026, nga ora 10:00 - 14:00📍 Qendra për Mës...
08/10/2026

📢 Trajnim FALAS nga Qendra për Mësim dhe Zhvillim në FINCA Kosovë!

🗓 15 tetor 2026, nga ora 10:00 - 14:00
📍 Qendra për Mësim dhe Zhvillim
💡 Tema: Sh*tja Përmes Rrjeteve Sociale
👨‍🏫 Trajner: Martin Berisha

Qëllimi i këtij trajnimi është të pajisë pjesëmarrësit me njohuri dhe aftësi praktike për të përdorur në mënyrë efektive rrjetet sociale si mjete të fuqishme për sh*tje dhe ndërtim të marrëdhënieve me klientët. Trajnimi synon të zhvillojë strategji të targetuara që ndihmojnë në rritjen e dukshmërisë, angazhimit dhe konvertimit të ndjekësve në klientë të vërtetë.

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Telephone

+38345999444

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FINCA Kosovo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to FINCA Kosovo:

Shortcuts

Share