Illyria Life

Illyria Life ILLYRIA Life është kompania e parë për Sigurimin e Jetës, e licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, pjesë e Grupit SavaRe nga Sllovenia.

Konferenca e Burimeve Njerëzore, Ljubljanë!Në Ljubljana u mbajt Konferenca e Burimeve Njerëzore, ku ILLYRIA Life pati kë...
08/06/2026

Konferenca e Burimeve Njerëzore, Ljubljanë!

Në Ljubljana u mbajt Konferenca e Burimeve Njerëzore, ku ILLYRIA Life pati kënaqësinë të marrë pjesë së bashku me pjesëmarrës nga kjo fushë. Gjatë konferencës u trajtuan tema të rëndësishme që lidhen me mirëqenien e punonjësve, zhvillimin e kulturës organizative dhe krijimin e një ambienti pune që mbështet rritjen profesionale.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua ndikimit të Inteligjencës Artificiale (IA) në vendin e punës, duke diskutuar mundësitë dhe sfidat që ajo sjell për organizatat moderne. Pjesëmarrja në këtë ngjarje ishte një përvojë e vlefshme për shkëmbimin e njohurive, krijimin e kontakteve profesionale dhe njohjen me praktikat më të mira në menaxhimin e burimeve njerëzore.

Mes njerëzve të mirë, të gjithë kanë rëndësi!🍀

Për më shumë📲: https://www.illyrialife.com/sq-ko/news/178331/



Member of SAVA Insurance Group

Gëzuar Kurban Bajramin!Ju urojmë shëndet, paqe dhe begati në çdo familje🍀—Member of SAVA Insurance Group
27/05/2026

Gëzuar Kurban Bajramin!

Ju urojmë shëndet, paqe dhe begati në çdo familje🍀



Member of SAVA Insurance Group

Njoftim🔔Me rastin e festës së Bajramit, ju njoftojmë se më 27 maj 2026, zyra e ILLYRIA Life do të jetë e mbyllur.Ju fale...
26/05/2026

Njoftim🔔

Me rastin e festës së Bajramit, ju njoftojmë se më 27 maj 2026, zyra e ILLYRIA Life do të jetë e mbyllur.

Ju faleminderit për mirëkuptim!🍀



Member of SAVA Insurance Group

Çdo buzëqeshje bëhet më e bukur kur e ardhmja është e sigurt!🍀—Member of SAVA Insurance Group
25/05/2026

Çdo buzëqeshje bëhet më e bukur kur e ardhmja është e sigurt!🍀



Member of SAVA Insurance Group

ILLYRIA Life pjesë e konferencës rajonale të sh*tjes në Beograd!Përfaqësues të ILLYRIA Life morën pjesë në konferencën r...
20/05/2026

ILLYRIA Life pjesë e konferencës rajonale të sh*tjes në Beograd!

Përfaqësues të ILLYRIA Life morën pjesë në konferencën rajonale “Quarterly Meeting – BL Sales”, e mbajtur më 12 maj 2026 në Hotel Moxy në Beograd, ku u mblodhën përfaqësues të kompanive të ndryshme të grupit për të diskutuar rezultatet, praktikat më të mira dhe zhvillimet në fushën e sh*tjes dhe bancassurance.

Gjatë konferencës, ILLYRIA Life prezantoi aktivitetet dhe rezultatet e tremujorit të parë të vitit 2026, duke ndarë përvojat dhe praktikat në zhvillimin e proceseve të sh*tjes dhe komunikimit me klientët. Pjesë e agjendës ishin edhe trajnimet, workshop-et interaktive dhe diskutimet mbi trendet dhe sfidat e tregut.

Pjesëmarrja në ngjarje të tilla përfaqëson një mundësi të rëndësishme për ILLYRIA Life për të forcuar bashkëpunimin rajonal, për të shkëmbyer njohuri dhe për të vazhduar përkushtimin ndaj profesionalizmit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve ndaj klientëve.

Mes njerëzve të mirë, të gjithë kanë rëndësi!



Për më shumë📲: https://www.illyrialife.com/sq-ko/news/178317/

Me përkushtimin e ekipit të ILLYRIA Life, siguria juaj është prioriteti ynë🍀Siguroje Jetën në ILLYRIA Life💚—Member of SA...
18/05/2026

Me përkushtimin e ekipit të ILLYRIA Life, siguria juaj është prioriteti ynë🍀

Siguroje Jetën në ILLYRIA Life💚



Member of SAVA Insurance Group

Më të dalluarit për muajin Prill 2026, në departamentin e sh*tjes janë:Menaxher i Sh*tjes: Labinot GashiKëshilltare e Sh...
12/05/2026

Më të dalluarit për muajin Prill 2026, në departamentin e sh*tjes janë:

Menaxher i Sh*tjes: Labinot Gashi

Këshilltare e Sh*tjes: Elheme Abazi

☎️ 038 228 808

🌎 https://www.illyrialife.com

Gëzuar Ditën e Evropës! 🇪🇺Me rastin e kësaj feste, ju njoftojmë se të hënën, më 11 maj, zyra e ILLYRIA Life nuk do të pu...
09/05/2026

Gëzuar Ditën e Evropës! 🇪🇺

Me rastin e kësaj feste, ju njoftojmë se të hënën, më 11 maj, zyra e ILLYRIA Life nuk do të punojë.

Faleminderit për mirëkuptimin!



Member of SAVA Insurance Group

ILLYRIA Life nënshkruan marrëveshje me Odën e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të Tjerë Shëndetësorë!Kompania e ...
05/05/2026

ILLYRIA Life nënshkruan marrëveshje me Odën e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të Tjerë Shëndetësorë!

Kompania e sigurimit të jetës ILLYRIA Life ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të Tjerë Shëndetësorë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për zhvillimin dhe avancimin e sigurimit të jetës në Kosovë.

Kjo marrëveshje përfaqëson një arritje të veçantë për ILLYRIA Life dhe një hap domethënës drejt zgjerimit të mbrojtjes financiare për një kategori të gjerë profesionistësh, duke e pozicionuar kompaninë si një nga aktorët kryesorë në promovimin dhe zhvillimin e sigurimit të jetës në vend.

Përmes kësaj marrëveshjeje, ILLYRIA Life do të ofrojë shërbime profesionale, të shpejta dhe efikase, përmes produkteve të sigurimit të jetës të dizajnuara për të garantuar stabilitet afatgjatë dhe mbrojtje të qëndrueshme financiare për përfituesit dhe familjet e tyre. Ky bashkëpunim pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të kompanisë për të ofruar zgjidhje inovative dhe të besueshme, të përshtatura me nevojat reale të tregut.

Përfaqësuesit e K.S.J ILLYRIA Life theksuan se kjo marrëveshje shënon një nga iniciativat më të rëndësishme të kompanisë në Kosovë, duke kontribuar në forcimin e kulturës së sigurimit të jetës dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e planifikimit financiar afatgjatë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Odës e cilësuan këtë marrëveshje si një zhvillim të rëndësishëm, duke theksuar se për herë të parë realizohet një iniciativë e këtij niveli për sigurimin e jetës për anëtarët e saj në Kosovë.

Të dyja palët u shprehën të bindura se kjo marrëveshje do të ketë ndikim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke hapur rrugë për bashkëpunime të tjera strategjike dhe duke kontribuar në rritjen e sigurisë financiare për shumë familje në vend.

Siguroje Jetën në ILLYRIA Life🍀

Për më shumë📲: https://www.illyrialife.com/sq-ko/news/178295/



Member of SAVA Insurance Group

Address

Nëna Tereze 33
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Telephone

+38338228808

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Illyria Life posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Illyria Life:

Share