Finakon - Shërbime Financiare dhe Kontabilitet

Finakon - Shërbime Financiare dhe Kontabilitet Sherbime Kontabilitet Shërbime Financiare dhe Kontabilitet
në Prishtinë & Podujevë

ATK, 16.05.2026
25/05/2026

ATK, 16.05.2026

📢 NJOFTIM PËR TATIMPAGUES

Duke filluar nga data 15.05.2026, fiskalizimi i bllokave tatimorë realizohet VETËM në mënyrë elektronike, përmes Sistemit EDI.

Ky shërbim vlen nëse:
- Nuk dispononi Pajisje Elektronike Fiskale (PEF/SF)
- Keni ndërprerje të përkohshme të pajisjes fiskale
- Jeni në periudhën kalimtare deri në instalimin e SEF-it

Si funksionon?

Kyçuni në EDI → "Shërbimet" → "Kodi Unik i Bllokut Tatimor" → plotësoni formularin.

Kujdes: Kuponi tatimor pa elementet e kërkuara nuk pranohet nga ATK dhe mund të rezultojë me masa ndëshkuese.

Lexo njoftimin e plotë: 🔗 https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-fiskalizimi-i-bllokave-tatimore-vetem-ne-menyre-elektronike/

Shkarko Udhëzuesin Nr. 02/2026: 🔗https://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2026/05/Udhezues-Nr.02-2026-per-procedurat-dhe-formen-e-fiskalizimit-te-bllokave-tatimore.pdf

Kontribuo për mirëqenien e përbashkët kërko Kuponin Fiskal!

ATK, 25.05.2026
25/05/2026

ATK, 25.05.2026

Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ me individë nuk lejohen të bëhen me para të gatshme.

Këto pagesa duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.

Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat.
Mos paguani cash mbi limitin e lejuar.
Veproni sipas ligjit.

https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-atk-paralajmeron-transaksionet-mbi-2000e-me-individe-nuk-lejohen-te-paguhen-me-para-te-gatshme/

MPB, 15.03.2026
19/03/2026

MPB, 15.03.2026

24.02.2026 Trafiku Urban Prishtina
24/02/2026

24.02.2026 Trafiku Urban Prishtina

Komuna e Prishtinës e ka ofruar për shfrytëzim aplikacionin mobil përmes të cilit mund të lokalizoni autobusët dhe stacionet afër vend-ndodhjes tuaj.

24.02.2026 Trafiku Urban PrishtinaKuleta Digjitalehttps://www.facebook.com/share/p/1AfmZDYJXg/
24/02/2026

24.02.2026 Trafiku Urban Prishtina

Kuleta Digjitale

https://www.facebook.com/share/p/1AfmZDYJXg/

NJOFTIM

Nga data 1 mars 2026, kategoritë e liruara nga pagesa në autobusët e NPK “Trafiku Urban” do të lejohen të udhëtojnë falas vetëm përmes Kuletës Digjitale.

Kategoritë e liruara janë:

• Fëmijët deri në moshën 7 vjeç;
• Personat me aftësi të kufizuara;
• Rastet Sociale;
• Veteranët me status “Veteran i Luftës së UÇK-së”;
• Invalidët e luftës së UÇK-së;
• Familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve të luftës së UÇK-së;
• Pensionistët e Komunës së Prishtinës;
• Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK);
• Policia e Kosovës;
• Zjarrfikësit;
• Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës;
• Stafi shëndetësor, administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve komunale shëndetësore të Kryeqytetit (niveli lokal);
• Stafi mësimor, administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve komunale arsimore të Kryeqytetit, përfshirë institucionet parashkollore (niveli lokal);
• Të gjithë punonjësit e administratës komunale të Kryeqytetit;
• Të gjithë studentët e Kryeqytetit.
Sqarime:

1. Për të përfituar nga kategoria e liruar, duhet të krijoni llogari në Kuletën Digjitale dhe të ngarkoni dëshmitë e nevojshme (letërnjoftimin, një fotografi dhe vërtetimin/dëshminë nga institucioni relevant).
2. Personat mbi moshën 65 vjeç (pensionistët) lirohen me kartë identiteti (letërnjoftim).
3. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës lirohen përmes Kuletës Digjitale ose përmes kartelave fizike – siç sqarohet në pikën 6.
4. Rastet sociale lirohen me vërtetim zyrtar nga Qendra për Punë Sociale, i cili konfirmon statusin si përfitues i asistencës sociale. Kjo kategori lirohet përmes Kuletës Digjitale ose përmes kartelave fizike – siç sqarohet në pikën 6.
5. Personat me aftësi të kufizuara lirohen me dëshmi zyrtare përkatëse (certifikatë ose vendim nga komisioni kompetent mjekësor apo organi përkatës), që vërteton statusin e personit me aftësi të kufizuara. Kjo kategori lirohet përmes Kuletës Digjitale ose përmes kartelave fizike – siç sqarohet në pikën 6.
6. Personat që nuk posedojnë telefon apo pajisje të tjera dhe kanë nevojë për kartelë fizike mund të aplikojnë në linkun: https://kd.pbc.group/ticket dhe brenda afatit prej 7 ditësh do të pajisen me kartelë fizike.
7. Kuleta Digjitale dhe kartelat fizike mund të mbushen përmes kartelës bankare direkt në aplikacion ose në pikat e sh*tjes së biletave të Trafikut Urban, të cilat mund t’i gjeni:
• Kioska me logo “Trafiku Urban”, pas Objektit të Komunës (tek “Plepat”):

E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

E diel: 08:00 – 16:00

• Kioska me logo “Trafiku Urban”, në lagjen “Kodra e Diellit”, tek “Banesat e Bardha”:

E hënë – E premte: 07:00 – 21:00

E shtunë: 07:00 – 14:00

• Kioska me logo “Trafiku Urban”, në Bulevardin “Bill Kllinton” (afër nënkalimit):

E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

E diel: 08:00 – 16:00.

🔴Për informata shtesë apo në rast të problemeve teknike me Kuletën Digjitale, mund të kontaktoni në numrin e telefonit 048166188 ,ku do të marrin mbështetje dhe udhëzime të nevojshme.🔴

23.01.2026, MFK
23/01/2026

23.01.2026, MFK

Shërbimi elektronik për regjistrimin e furnitorëve tashmë është aktiv

Thesari i Republikës së Kosovës ka lansuar shërbimin elektronik për regjistrimin e furnitorëve, i integruar në platformën shtetërore e-Kosova, i cili tashmë është aktiv dhe funksional për të gjithë operatorët ekonomikë, përfituesit individualë dhe OJQ-të.

Ky sistem i ri mundëson regjistrim të drejtpërdrejtë, me verifikim automatik të të dhënave nga sistemet shtetërore përkatëse, duke eliminuar dokumentacionin fizik dhe pritjet e gjata administrative. Përmes tij, operatorët ekonomikë kursejnë kohë, kosto dhe mund, ndërkohë që rritet siguria dhe transparenca në menaxhimin e të dhënave në sistemin financiar publik.

Thesari ka mbajtur edhe një trajnim online ku janë trajnuar mbi 320 zyrtarë të organizatave buxhetore për mënyrën e regjistrimit si furnitorë.

Për të përdorur shërbimin, hyni në platformën e-Kosova, te Shërbimet, dhe klikoni ikonën Thesari, ku do të gjeni dy opsione:

• Përcjell statusin e faturës
• Regjistrohu si përfitues në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK)

Shërbimin mund ta qasni drejtpërdrejt përmes kësaj vegëze:
https://ekosova.rks-gov.net/Service/51

21.01.2026, MBPZHR
21/01/2026

21.01.2026, MBPZHR

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, njofton se po vazhdon realizimi i pagesave në mbështetje të fermerëve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte.

Rritja e ndjeshme e numrit të aplikuesve gjatë këtij viti, me mbi 3,000 fermerë më shumë krahasuar me vitin paraprak, ka ndikuar që një numër i vogël i pagesave të realizohen me vonesë.

Gjithashtu, gjatë këtij viti janë rritur pagesat për njësi përkrahjeje për disa kultura dhe sektorë bujqësorë, si në vijim:

• Rritja e numrit të lopëve qumështore për rreth 10,000 krerë në krahasim me vitin paraprak
• Pemëtaria: rritje nga 450 € në 600 € për hektar (rritje prej 150 €);
• Pagesa direkte për dele: rritje nga 25 € në 30 € për krerë;
• Pagesa për bletë: rritje nga 20 € në 25 € për koshere;
• Pagesa direkte për akuakulturë: rritje nga 0.20 €/kg në 0.25 €/kg.

Të gjitha këto rritje kanë ndikuar që buxheti i planifikuar për subvencione të mos jetë i mjaftueshëm për realizimin e të gjitha pagesave brenda vitit 2025.

Realizimi i pagesave është duke u zhvilluar dhe do të vazhdojë edhe në vijim, deri në përfundimin e plotë të të gjitha pagesave të parapara sipas këtij programi.

Ministria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e vazhdueshme të sektorit të bujqësisë dhe fermerëve të vendit.

19.01.2026, MFK
19/01/2026

19.01.2026, MFK

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se paga minimale është rritur nga 350 € bruto në 425 € bruto, duke hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.

🔹 Zbatimi i vendimit për rritjen e pagës minimale do të realizohet në dy faza ashtu që të jetë më e lehtë për punëdhënësit t’i përshtaten ndryshimit në mënyrë graduale.
🔹 Faza e dytë do të fillojë më 1 korrik, kur paga minimale do të arrijë në 500 € bruto.

Kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës.

Institucionet përgjegjëse do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të rregullt të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

19.01.2026, MBPZhR
19/01/2026

19.01.2026, MBPZhR

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, do të vazhdojë të mbështesë sektorin e blegtorisë, përmes pagesave direkte për qumësht, për therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët) dhe për akuakulturë, ashtu siç parashihet me programin e Pagesave Direkte për vitin 2025.

Përkrahja jepet për këto kultura dhe aktivitete bujqësore:
Pagesa Direkte për qumësht
Pagesa Direkte për therrjet e raportuara të gjedhit
Pagesa Direkte për viçat për majmëri;
Pagesa Direkte për zogj për majmëri (brojlerët);
Pagesa Direkte për akuakulturë;

Afati i aplikimit fillon nga data 19.01.2026 dhe mbaron me datë 18.02.2026 ora 16:00

Kriteret që duhet të plotësojnë aplikuesit, i gjeni në uebfaqen zyrtare të MBPZhR-së dhe AZHB -së:

https://mbpzhr.rks-gov.net/subvencione/

https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 12:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Finakon - Shërbime Financiare dhe Kontabilitet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share