Kontabiliteti shpk

Ne deshirojm që të ju shërbejm në mënyren më të mir të mundëshe dhe t’ua lehtësojm mënyren e veprimtaris tuaj, karshi institucioneve të shtetit .

27/03/2026

Afati për deklarimin e Pasqyrave Financiare po afron.
Të gjithë tatimpaguesit janë të obliguar të deklarojnë përmes Sistemit Elektronik EDI.

• DI – për persona fizikë
• PD – për biznese individuale
• CD – për kompani

📅 Afati i fundit: 31 mars

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton se të ardhurat nga fitimet kapitale janë të ardhura të tatueshme dhe duhet të d...
24/03/2026

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton se të ardhurat nga fitimet kapitale janë të ardhura të tatueshme dhe duhet të deklarohen dhe të paguhet tatimi përkatës.

Fitimet kapitale mund të realizohen nga sh*tja e pasurisë, aksioneve, pjesëmarrjeve në biznese, si dhe nga aktivitetet financiare si tregtia me kriptovaluta dhe investimet në platforma online.

Tatimi paguhet mbi fitimin neto, që paraqet diferencën ndërmjet çmimit të sh*tjes dhe kostos së blerjes.

✔ Deklarimi i rregullt i të ardhurave kontribuon në transparencë dhe në një sistem tatimor më të barabartë.

Në sektorin e ndërtimtarisë, për furnizimet ndërmjet deklaruesve të TVSH-së zbatohet mekanizmi i Ngarkesës së Kundërt (R...
20/03/2026

Në sektorin e ndërtimtarisë, për furnizimet ndërmjet deklaruesve të TVSH-së zbatohet mekanizmi i Ngarkesës së Kundërt (Reverse Charge).

Në raste të caktuara, TVSH-ja nuk ngarkohet nga furnizuesi, por trajtohet sipas rregullave ligjore.

📄 Trajtimi i TVSH-së është sqaruar në Vendimin Shpjegues Publik Nr. 03/2019, të cilin mund ta gjeni në:
🌐 www.atk-ks.org

✔ Aplikoni saktë
✔ Veproni në përputhje me ligjin

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton tatimpaguesit për obligimin e deklarimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shi...
10/03/2026

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton tatimpaguesit për obligimin e deklarimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes.

Tatimpaguesit deklarues të TVSH-së:
Deklarimi bëhet çdo muaj, nga 01 deri më 20 të muajit vijues, në të njëjtën periudhë me deklarimin e TVSH-së.

Tatimpaguesit që nuk janë deklarues të TVSH-së (përfshirë OJQ-të):
Deklarimi bëhet çdo tre muaj, nga 01 deri më 15 të muajit vijues pas tremujorit.

ℹ️ Udhëzuesin dhe mostrën për plotësimin e librave mund ta gjeni në ueb-faqen e ATK-së.
🔗 www.atk-ks.org

📢 Mos harroni!Afati për deklarimin dhe pagesën e TVSH-së (periudha mujore) është deri më 20 të çdo muaji.Dorëzoni deklar...
19/02/2026

📢 Mos harroni!
Afati për deklarimin dhe pagesën e TVSH-së (periudha mujore) është deri më 20 të çdo muaji.

Dorëzoni deklaratën tuaj në sistemin elektronik të tatimeve E-deklarimi
🔗 Linku në bio

⏰ Kryeni pagesën në kohë.
Mbajtja në rregull e detyrimeve tatimore është në interes të përgjithshëm.

📢 Njoftim për tatimpaguesit me borxh tatimorAdministrata Tatimore e Kosovës rikujton se përmbushja vullnetare e obligime...
12/02/2026

📢 Njoftim për tatimpaguesit me borxh tatimor

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton se përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore sjell përfitime konkrete.

Nëse veproni me kohë, mund të aplikoni për pagesë me këste dhe të përfitoni:

✔ 70% zbritje të gjobave me pagesë të njëhershme
✔ 50% zbritje të gjobave me marrëveshje me këste

Mosveprimi mund të çojë në transferimin e rastit në masa të sforcuara të mbledhjes, përfshirë procedura ligjore. Në këtë fazë, për lidhjen e marrëveshjes kërkohet pagesë minimale prej 40% e borxhit tatimor.

Veproni me kohë për të shmangur pasoja dhe për të përfituar lehtësimet e ofruara.

06/02/2026

📢 Njoftim për bizneset

Veprimtaria ekonomike pa regjistrim në ATK dhe pa stiker identifikues është shkelje ligjore.

Gjobë: 500 € 💶
Regjistrim i detyrueshëm 📋

Inspektimet janë në vazhdim.
Regjistrojeni biznesin tuaj me kohë!

06/02/2026

📢 Deklarimi Vjetor i të Ardhurave përmes EDI

Çdo person që ka realizuar të ardhura gjatë vitit tatimor është i obliguar të bëjë deklarimin vjetor në Sistemin Elektronik EDI.

Deklaratat sipas kategorisë: DI / PD / CD
Periudha: 1 janar – 31 mars (për vitin paraprak fiskal)
Udhëzuesi i plotësimit gjendet në EDI, te seksioni “Ndihmë”.

15/09/2025

📅 15 shtator, afati fundit për deklarimin:⚙️ WM🏗️ CM🏢 WR

28/02/2025
Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshmeAdministrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të g...
28/02/2025

Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë personave fizikë jo afaristë, personave fizikë afaristë dhe personave juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë Tatimet, në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e realizuara dhe nuk paguajnë Tatimet.

Me fokus të veçantë, ATK do të përqendrohet në identifikimin dhe trajtimin e personave, të cilët realizojnë të ardhura nga kriptovalutat.

Detyrimet tatimore për të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, varen nga ajo se çfarë statusi ka personi i cili ka realizuar të ardhurat, si:

• Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është Person fizik jo afarist apo Person fizik afarist, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale;
• Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është Person juridik, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Deklarimi dhe pagesa e tatimit për të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, duhet të bëhet sipas normave dhe me formularët si në tabelën më poshtë:

Nëse personi krijon humbje, atëherë për humbjet e tilla mbanë evidenca të veçanta, të cilat duhet të jenë në dispozicion të ATK-së sa herë që kërkohen.

Për personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e realizuara dhe nuk paguajnë Tatimet, ATK do të ndërmarrë masat sipas legjislacionit tatimor.

Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave që të deklarojnë të ardhurat e krijuara apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Pagesa e tatimit, siguron qëndrueshmëri të ekonomisë në vend!

Administrata Tatimore e Kosovës

Address

Prishtinë, Ferizaj, & Hani I Elezit
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kontabiliteti shpk posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Kontabiliteti shpk:

Share