05/10/2026
Një lajm shumë i mirë për bizneset në Kosovë!
Kuvendi sapo kaloi në parim Projektligjin për Pagesat e Vonuara në Transaksionet Tregtare, që synon të vendosë më shumë disiplinë në pagesën e faturave.
Disa prej ndryshimeve kryesore: afat maksimal pagese deri në 60 ditë, kamatëvonesë për pagesat e vonuara, minimum 40€ kompensim për kostot e arkëtimit, si dhe mbrojtje konkrete kur pagesat vonohen nga institucionet publike.
Për biznesin, likuiditeti është pjesa më e rëndësishme e aktivitetit biznesor. Nuk është normale që një biznes ta kryejë punën, t’i paguajë punëtorët, tatimet dhe furnitorët, ndërsa faturën e sh*tjes ta presë me muaj.
Ky ligj synon ta bëjë të qartë një parim të thjeshtë:
Nëse e ke pranuar mallin apo shërbimin, paguaje me kohë. Vonesa duhet të ketë kosto.
Një hap i rëndësishëm drejt një tregu më të disiplinuar dhe më të parashikueshëm për bizneset.