KosInvest

Call Directions Website Contact the business

KosInvest KosInvest është institucion mikrofinanciar që operon nën rrjetin e udhëhequr nga VFI.

KosInvest si institucion mikrofinanciar, punon për të përmirësuar jetën e fëmijëve duke ofruar kredi të vogla dhe shërbime të tjera financiare për familjet që jetojnë në varfëri. Puna jonë fuqizon klientët tanë që të kenë biznese të suksesshme që mund t’u mundësojnë fëmijëve të rriten me edukim dhe shëndet të përmirësuar. Duke punuar në partneritet me World Vision, një organizatë e krishterë për lehtësim, zhvillim dhe avokim, ne jemi të angazhuar për ndryshim afatgjatë, i cili do të zbërthejë potencialin për brezat e ardhshëm.

🎀 Tetori Rozë në çdo zyrë të KosInvest! 🧡Tetori Rozë na kujton se kujdesi për shëndetin nuk duhet të kufizohet vetëm në ...
15/10/2026

🎀 Tetori Rozë në çdo zyrë të KosInvest! 🧡

Tetori Rozë na kujton se kujdesi për shëndetin nuk duhet të kufizohet vetëm në një muaj. Ai fillon me vëmendjen ndaj vetes, me informimin dhe me guximin për të folur hapur për kancerin e gjirit.

Mos i neglizhoni kontrollet, informohuni dhe mos e shtyni kujdesin për veten për një ditë tjetër. Ndonjëherë, një bisedë e sinqertë ose një kujtesë në kohën e duhur mund ta inkurajojë dikë të ndërmarrë një hap të rëndësishëm për shëndetin e saj.

🎗️ Mos prisni që kujdesi të bëhet urgjencë. Kontrollohuni me kohë dhe bëhuni zëri që nxit ndërgjegjësimin.

Sepse informimi, kontrollet e rekomanduara dhe zbulimi i hershëm mund të shpëtojnë jetë. 💗

📣 Konkurs pune▫️ Zyrtar/e për Administratë dhe LogjistikëCV-në, së bashku me referencat e punës dhe diplomat e shkollimi...
09/10/2026

📣 Konkurs pune

▫️ Zyrtar/e për Administratë dhe Logjistikë

CV-në, së bashku me referencat e punës dhe diplomat e shkollimit, i dërgoni në adresën zyrtare: [email protected].

‼️ Afati i fundit për aplikim: 16 Tetor 2026.
🔗 Për detaje shtesë, vizitoni linkun e mëposhtëm: https://kosinvest.org/rreth-nesh/karriera

🌐 Një përvojë e re digjitale nga KosInvest. KosInvest vjen me një website të ri, të krijuar për t’ju ofruar një përvojë ...
07/10/2026

🌐 Një përvojë e re digjitale nga KosInvest.

KosInvest vjen me një website të ri, të krijuar për t’ju ofruar një përvojë digjitale më të qartë, më të lehtë dhe më praktike.

Në platformën e re mund të gjeni më lehtë informacion mbi produktet dhe shërbimet tona, të njiheni me mundësitë që ofrojmë dhe të qëndroni të informuar për aktivitetet e KosInvest.

Më thjeshtë. Më shpejt. Më afër teje. 🧡

🔗 Vizitoni faqen tonë të re të internetit: www.kosinvest.org

🎀 Tetori Rozë - Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e GjiritKujdesi për veten nuk duhet të presë. 💗Tetori na kujton rën...
03/10/2026

🎀 Tetori Rozë - Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Kujdesi për veten nuk duhet të presë. 💗

Tetori na kujton rëndësinë e informimit, kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Mos e lër veten për më vonë. Informohu. Kontrollohu. Kujdesu për veten dhe për ata që të duan.

🎀 Zbulimi i hershëm shpëton jetë.

Më 1 tetor 2026, KosInvest shënoi Ditën e Lutjes. 🙏Të frymëzuar nga mesazhi i ditës së lutjes se dhënia është një mënyrë...
02/10/2026

Më 1 tetor 2026, KosInvest shënoi Ditën e Lutjes. 🙏

Të frymëzuar nga mesazhi i ditës së lutjes se dhënia është një mënyrë për të treguar dashuri, kujdes dhe solidaritet, ekipi i KosInvest u angazhua në një iniciativë konkrete për të mbështetur arsimin dhe komunitetet tona. Kjo formë u shpreh duke dhuruar kompjuterë dhe laptopë për katër institucione arsimore në Kosovë.

Donacioni iu dedikua:

📍 SHFMU '' Asim Vokshi '' - Prishtinë
📍SHFMU "Ismet Rraci" - Klinë
📍SHFMU "Gjon Serreçi" - Ferizaj
📍Shkolla e Mesme e Lartë “Xhelal Hajda – TONI” - Rahovec

Gjatë vizitave tona në shkolla patëm mundësinë të ndajmë jo vetëm pajisje, por edhe kohë, kujdes dhe vëmendje me komunitetet që i shërbejnë brezit të ri.

Përmes kësaj nisme, synojmë të kontribuojmë në krijimin e mundësive më të mira për nxënësit dhe në mbështetjen e procesit të tyre mësimor.

Sepse kur ndajmë me të tjerët, ndihmojmë të ndërtojmë një të ardhme me më shumë mundësi. 🙌

⚠️ Kujdes nga mashtrimet në internet.  Disa hapa të thjeshtë mund të të ndihmojnë të qëndrosh i mbrojtur:🔐 Aktivizo veri...
30/09/2026

⚠️ Kujdes nga mashtrimet në internet.

Disa hapa të thjeshtë mund të të ndihmojnë të qëndrosh i mbrojtur:

🔐 Aktivizo verifikimin me dy hapa (Two-Step Verification).
🔢 Mos ia jep askujt kodin OTP ose kodin e verifikimit.
👀 Kontrollo rregullisht llogaritë e tua dhe çdo aktivitet të dyshimtë.
🔗 Mos kliko në linke të dyshimta ose të panjohura.
🔄 Mbaji pajisjet dhe aplikacionet gjithmonë të përditësuara.

Mos e ndaj kurrë kodin tënd të verifikimit në WhatsApp, as me persona që pretendojnë se përfaqësojnë një institucion.

Në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm profesional të ekipit tonë, zhvilluam trajnimin e fokusuar në Risk Assessment, ES...
21/09/2026

Në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm profesional të ekipit tonë, zhvilluam trajnimin e fokusuar në Risk Assessment, ESG dhe Agile, fusha që luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e institucioneve mikrofinanciare.

Trajnimi ofroi mundësi për përditësimin dhe thellimin e njohurive, shkëmbimin e përvojave dhe eksplorimin e qasjeve praktike që mbështesin një menaxhim më të strukturuar të rrezikut, integrimin e parimeve ESG dhe mënyra më fleksibile dhe më efektive të punës.

Këto kompetenca janë veçanërisht të rëndësishme për sektorin mikrofinanciar, i cili përballet me nevojën për të menaxhuar me përgjegjësi rreziqet, për të integruar faktorët mjedisorë dhe socialë në proceset dhe vendimmarrjen financiare, si dhe për t’iu përshtatur vazhdimisht nevojave të klientëve dhe dinamikave të tregut.

Trajnimi u realizua nga Smart Growth Consulting, të cilëve u shprehim mirënjohjen për ekspertizën, kontributin dhe qasjen profesionale të ndarë me ekipin tonë. 🤝

Në KosInvest, besojmë se zhvillimi i kapaciteteve njerëzore është një komponent thelbësor i ndërtimit të një institucioni mikrofinanciar më të qëndrueshëm, më të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt së ardhmes.

🤝 Bashkëpunimi rajonal krijon mundësi për ndikim më të madh.KosInvest pati kënaqësinë të jetë pjesë e REDI Fund Partner ...
16/09/2026

🤝 Bashkëpunimi rajonal krijon mundësi për ndikim më të madh.

KosInvest pati kënaqësinë të jetë pjesë e REDI Fund Partner Forum 2026, së bashku me partnerë nga Rumania, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Nën temën “From Access to Scale”, diskutimet u fokusuan në mënyrat se si institucionet financiare mund të zgjerojnë qasjen në financim dhe të krijojnë më shumë mundësi për sipërmarrësit nga komuniteti rom, duke rritur ndikimin ekonomik dhe social të financimit gjithëpërfshirës.

Asistenca teknike, edukimi financiar, dizajnimi i produkteve, partneritetet me komunitetet dhe inovacioni digjital ishin ndër temat kryesore të forumit.

Për KosInvest, pjesëmarrja në këtë forum ishte një mundësi e vlefshme për të ndarë përvojën tonë, për të mësuar nga partnerët rajonalë dhe për të kontribuar në diskutimet mbi mënyrat se si financimi gjithëpërfshirës mund të shkojë përtej qasjes në financim dhe të mbështesë rritjen e qëndrueshme të bizneseve dhe komuniteteve.

Vlerësojmë mundësinë për të qenë pjesë e këtij forumi dhe për të shkëmbyer përvoja me partnerë nga rajoni. Falënderojmë REDI - Roma Entrepreneurship Development Initiative për organizimin dhe të gjithë partnerët pjesëmarrës për kontributin në një diskutim të vlefshëm mbi avancimin e financimit gjithëpërfshirës dhe krijimin e ndikimit të qëndrueshëm në komunitete. 🤝

Address

Suteren, Llamella D, Arbëria 3, Nr. 01, 02, 03
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338240664

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KosInvest posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KosInvest:

Shortcuts

Share

Category