Forca e Diasporës Për Atdheun FDA

Forca e Diasporës Për Atdheun  FDA Forca e Diasporës Për Atdheun FDA Ideja për themelimin e Organizatës " FORCA E DIASPORËS PËR ATDHEUN"
~ FDA~

Të dashur bashkatdhetarë, kudo që jeni!

Jemi deshmitarë të zhvilimeve dramatike politike, ekonomike dhe kulturore në gjithë hapësirën shqiptare, të cilat zhvillime po pengojnë prosperitetin dhe konsolidimin e popullit tonë dhe janë në kundërshtim me vizionet demokratike të shoqërisë sonë. Pavarësisht prej të arriturave të shqiptarëve kudo që ata jetojnë, të cilat janë bërë me sakrifica tejet të mëdha edhe të diasporës shqiptare, elitat

aktuale politike shqiptare, me në krye të ashtuquajturit herojë të gjallë, jo vetëm që pengojnë kahet tona zhvilimore, por edhe komprometojnë imazhin e shqiptarëve në botë dhe vizionet e tyre për konsolidim kombëtar dhe demokratik. Në këtë kuadër vazhdimisht kur atdheu është në rrezik kërkohet ndihma e diasporës dhe ne asnjëherë nuk ngurrojmë që atë ta ofrojmë në çfarëdo formë dhe me çfarëdo përmbajtje që është e nevojshme. Ne nuk duhet të rrimë duarkryq edhe në këtë situatë kur po frenohen proceset e kur koha nuk e duron këtë. Nga brendësia e zemrave tona e ndiejmë se duhet të aktivizohemi të bindur se mund të kontribuojmë që proceset e zhvillimit tonë ekonomik, kulturor dhe të konsolidimit kombëtar të shkojnë kaheve të duhura dhe me shpejtësinë e duhur. Realiteti i hapësirës shqiptare imponon që shqiptarët në diasporë ta ideojnë dhe ta krjojnë një Organizatë të emërtuar FORCA E DIASPORES PER ATDHEUN", por që do të veprojë edhe brenda edhe jashtë atdheut. FORCA E DIASPORËS PËR ATDHEUN
(FDA)
Arsyet e themelimit te FDA;
1) Gjendja aktuale ekonomike, politike, sociale dhe kulturore e cila mbretëron në Kosovë dhe në territoret tjera shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze nuk zhvillohet konform sakrificave tona dhe vizionit tonë.
2) Diaspora gjithmonë ka qenë në funksion të përparimit tonë shoqëror dhe kombëtar, kurse në situate krizash prej saj është kërkuar të kontribuoj edhe mbi mundësi të e saj. Mirëpo pasi krizat janë tejkaluar, ajo është injoruar në stilin përdore e gjuaje.
3) Forca, inteligjenca dhe kapaciteti i DIASPORES është e atillë, që mund të punojë e pavarur dhe të kontribuojë në të gjitha trojet Shqiptare,
4) Shqiptarët, si gjithë popujt e tjerë kanë të drejtë të jetojnë në demokraci të plotë e t’i gëzojnë tëdrejtat e tyre, konform të drejtës ndërkombëtare
5) Shqiptaret janë FAKTOR jetik në Ballkan dhe duhet te trajtohen si të tillë.
6) DIASPORA ka qenë, është dhe do të jetë FAKTOR në jetën, zhvillimin, dhe konsolidimin kombëtar si dhe në artikulimit e ideve humaniste dhe në zbatimin e parimeve demokratike
Qëllimet e FDA;
1) FDA në thelb ka interesin e mirëfillt kombëtar dhe përfshirjen drejtpërdrejt të diasporës në zhvillimet sociale,politike dhe kulturore në vend, duke u bazuar e punuar vetëm mbi vullnetin, vizionin dhe interesin e popullit tonë.
2) Te hartojë një platforme të qarte për zhvillimet politike, për konsolidimin dhe ardhmërinë e popullit tonë.

3) Do t’i kushtohet vëmendje hartimit të programit zhvillimor - ekonomik për Kosoven dhe trojet shqiptare nga ane e nje grupi ekspertesh të pavarur ekonomikë
4) Përfshirjen e drejteperdrejtë te diasporës në parlamentet e Kosovës, Shqiperisë, Maqedonisë, Serbisë, Mal te Zi dhe Greqisë.
5) Kontributi i diasporë të vijë ne shprehje nëmomentet e duhura, e jo vetëm në situate emergjente apo kur është në interes të politikave ditore
6) Puna e pavarur e forcave intelektuale, financia e sociale të diasporas, duke ruajtur autonimë e veprimit dhe mosndikimit nga partitë ekzistuese politike

7) DIaspora me potencialin dhe kreativitetin e saj duhet të jetë përçuese e ideve Evropiane për zhvillim dhe konsolidim ekonomik dhe jo te avullohet ne partite vendore aktuale qe estërkeqin demokracinë parlamentare
8) Faktori shqiptar në Ballkan dhe më gjerë të trajtohet brenda normave dhe vlerave që ka çdo popull autokton dhe si i tillë të ndërtojë raporte edhe me popujt tjetër mbi baza të barabarta dhe të respektimit reciprok

9) Selia qendrore e FDA do të jetë në Prishtine,prej ku do të mund të zhvillohet mundësia e përhapjes dhe ndikimit edhe në viset tjera shqiptare në Ballkan
10) Anetarë te FDA-se mund te jenë të gjithë ata persona kudo që jetojnë e punojnë dhe që e përkrahin plan-programin e FDA-se. Të gjithë bashkatdhetarët që e përkrahin idenë e themelimit të Organizatës FORCA E DIASPORËS PËR ATDHEUN , e që në të ardhjen do ta konsiderojnë artikuluesen më të denjë të interesave kombëtare e politike, mund të kontribuojnë me ide e sygjerime duke na shkruar në adresen:
[email protected] [email protected]
www.forcaediaspores.org
Tel. 044444898 dhe 049444898
Me bindje te plote se kjo iniciative do të mbështetet fuqishëm nga gjithë shqiptarët kudo qe jetojnë e punojnë, shpresojmë që në të ardhmen do të jetë pikërisht kjo forcë që do ti lëviz gjërat në drejtim të duhur dhe do të korrigjojë hendikepet e krijuara nga veprimi i tanishëm politik. Me respekt grupi inicues i FDA
Me ne krye Hamdi Muhameti

Forca e Diasporës për Atdheun (FDA)Ideja, vullneti, qëllimi dhe vizioni ynë janë të kthyer në iniciativë konkrete:Forca ...
28/10/2025

Forca e Diasporës për Atdheun (FDA)

Ideja, vullneti, qëllimi dhe vizioni ynë janë të kthyer në iniciativë konkrete:
Forca e Diasporës për Atdheun (FDA) – e bazuar mbi realitetin, origjinën dhe ardhmërinë e jetës shqiptare.

Një projekt i patjetërsueshëm, që synon bashkëveprim shqiptar për zhvillim kombëtar.

Të mbizotërojë mirëqenia, qytetërimi dhe respekti për të drejtat e njeriut, pa asnjë vrimë të zezë në hapësirën tonë kombëtare.

Të punohet për një ardhmëri të shëndoshë, mbi bazën e krijimtarisë natyrore e punës së ndershme.
Kufijtë – le të mbeten vetëm vija gjeografike, që koha t’i shlyejë vetvetiu me dëshirë dhe bashkim shpirtëror.

Synimi ynë: zhvillim arsimor, social, ekonomik, politik, kulturor dhe harmoni kombëtare.

Të ndryshken pushkët, edhe ato të hasmit, nga shembulli i zhvillimit dhe demokracisë së vërtetë – jo thjesht europiane, por më shumë se aq: shqiptare në thelb, moderne në veprim. 🇦🇱

Pasuria e madhe – “shkretëtirë” e kohës!Trojet shqiptare, të pasura me burime natyrore dhe njerëzore, kanë qenë gjithmon...
29/03/2025

Pasuria e madhe – “shkretëtirë” e kohës!

Trojet shqiptare, të pasura me burime natyrore dhe njerëzore, kanë qenë gjithmonë në shënjestër të fqinjëve dhe interesave të huaja, por asnjëherë të respektuara siç e meritojnë.
A thua nuk ka kush t’u dalë zot këtyre bukurive?
Apo duhet të përdoret kjo natyrë sipas interesave të karvaneve që kalojnë?

Si i shohin këto troje fqinjët dhe ata që marrin vendimet e mëdha në botë?
Si toka të shkreta, me vlera të mëdha, që presin të shkatërrohen nga vetë parazitët e tyre, të ushqyer nga të tjerët me helmin e shkatërrimit?

Këto pasuri përdoren vetëm në kohë krizash, në momentet kur fuqitë e mëdha kërkojnë të fshehin njollat e tyre duke i shfrytëzuar sipas nevojës.
Por këto troje kanë zot, nuk janë hije!
Ata duken dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet, bashkë me shpirtin e madh të kulturës shqiptare.

Indiferenca jonë e pakuptimtë, që na ka ulur në karriget e spektatorëve pa vlerë, nuk ndryshon rezultatin e një loje që po humbim nga lojtarët tanë—parazitët që, të ushqyer me helmin e shkatërrimit, sikur janë sh*tur e turbulluar për pak përfitime, apo për egoizem personal, duke na lënë vetëm turpin dhe dhimbjen e kohës.

Është koha për organizim të mirëfilltë, me qëllim dhe vizion të qartë, për objektiva të shëndosha që respektojnë origjinën dhe vlerat tona kombëtare.
Kjo është një nevojë dhe një përgjegjësi, si personale ashtu edhe morale, për hir të atyre që u flijuan, për hir të kohës që po “jetojmë” dhe për hir të së ardhmes.

Duhet të riorganizohemi, para se të bëhet vonë. Ka mundësi, ka hapësirë dhe, më e rëndësishmja, ka potencial për t’i dhënë trojeve tona vlerën e duhur.

Një nga hapat më të rëndësishëm është bashkimi i mërgatës shqiptare, për të vepruar me një subjekt politik në Atdhe.
Kjo është alternativa e vetme për të ndalur të keqen dhe për t’i dalë zot vendit tonë.

Iniciativa “Forca e Diasporës për Atdheun” (FDA) është shpresa për të ardhmen e vendlindjes.

Ushtarët amerikanë të KFOR-it, patrullojnë në mbrojtje të kufijve të Kosovës.Falënderim i veçantë për të gjitha kombet q...
02/01/2025

Ushtarët amerikanë të KFOR-it, patrullojnë në mbrojtje të kufijve të Kosovës.
Falënderim i veçantë për të gjitha kombet që jo veç se na ndihmuan ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë, por që akoma janë garatues të kësaj lirie dhe pavarësie.

Duhet të turpërohemi si komb me deklaratat skandaloze të Qeverisë Kurti dhd oborrtarëve të saj, të cilët nuk lënë mundësi pa e vë në pikëpyetje këtë sakrificë, duke u dëshmuar si mosmirënjohës dhe jo falënderues.

Është koha për ndryshime të nevojshme dhe të rëndësishme.

-tëskurt

Albin Kurti, idol dhe inspirim shpirtëror e ka Alia Izetbegovicin.Me shumë ndjenë për Bosnen sa për Kosovën.Prandaj me q...
02/01/2025

Albin Kurti, idol dhe inspirim shpirtëror e ka Alia Izetbegovicin.
Me shumë ndjenë për Bosnen sa për Kosovën.

Prandaj me që me 9-të shkurt po i humbë zgjedhjet, i sugjeroj të shkojë në Bosne , ndoshta aty bën karrierë me të mirë politike.😜

Të  nderuar bashkatdhetar!Të dielën,  me 10. nëntor. 2024 në Felbach, do të mbahet një tubim me kandidatin për Kryeminis...
08/11/2024

Të nderuar bashkatdhetar!
Të dielën, me 10. nëntor. 2024 në Felbach, do të mbahet një tubim me kandidatin për Kryeministër të Kosovës, z. Bedri Hamza.

Të gjithë ata që duan të dëgjojnë projeksionin programor për qeverisjen e ardhshme, janë të mirëseardhur.
Posaçërisht anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Salla ku mbahet tubimi është e madhe, prandaj për shkak të masës, hyrja do të organizohet në radhë, kështu që të interesuarit mundësishtë të vinë më herët.

Respekt për të gjithë!

19/09/2024

Kur ishim të okupuar dhe të robëruar, iu lutëm Zotit të na ndihmonte dhe të jetonim të lirë, vetëm Atë kishim.
Tani që na ka ndihmuar dhe jemi të lirë, zihemi me njëri-tjetrin, me Zotin, për Zotin.
Zot na fal, s’jemi mësuar të jetojmë të lirë, të e shijomë lirinë.

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”.

18/06/2023

Dr. Ibrahim Rugova me shok e përdori urtësinë, mençurinë, gjithë potencialin intelektual dhe kombëtar, në mbrojtjen dhe zgjidhjen e problemeve të popullit shqiptar të Kosovës dhe më gjerë.
Ka krijuar mundësinë që të gjithë ne të themi mendimet tona.
Rezultati i punës së tij na ka dhënë mundësinë të jetojmë në liri.
Të gjithë të tjerët pas tij nuk kanë qenë mirënjohës ndaj tij dhe punës së tij, kanë humbur kohë dhe shumë vite për të arritur në pikën ku ai ishte rreth 20 vjet më parë.
Të njëjtin gabim po bën tani qeveria dhe presidenca e vendit.
Ju keni aftësitë, mençurinë dhe potencialin intelektual, keni edhe një Kosovë të pavarur me një kushtetutë të re të vetën, zgjidhni problemet, hapni rrugën për njerëzit dhe forconi aleancën me vendet që na kanë mundësiar të arrijmë qëllimet tona legjitime.
Duke mos qenë mirënjohës dhe me idenë se kushdo duhet të zbulojë një Republikë të Kosovës të vetën, për kushedi çfarë arsye (të fshijë dhe të shkruajë historinë në vete) vetëm dëm dhe kthim prapa.
“Fjala është për punen dhe suksesin e liderëve politik”.

Marrja e vendimeve politike dhe realizimi i tyre nuk është e njëjtë si të mban e publikon fjalime filozofike…, duket se ...
17/06/2023

Marrja e vendimeve politike dhe realizimi i tyre nuk është e njëjtë si të mban e publikon fjalime filozofike…, duket se shpik ujë të nxehtë çdo herë.
Kosova është vetëm një pjesë e vogël e problemit shqiptar.
Nxjerrja e Kosovës nga konteksti kombëtar, dhe trajtimi i saj problem në vete, eshtë gabim dhe dëm i madh.
Me këtë ego, me këtë bisht të ngritur, pa Shqipërinë dhe pa të gjithë shqiptarët, pa SHBA-në, Anglinë etj., veç se koka përplaset për muri.
Zot ndihmo Kosovën, ndihmo popullin Shqiptar.

09/06/2023

Çarmatosja e UÇK-së, menjëherë pas përfundimit të luftës, mënyra siç u bë, marrëveshja e Kumanovës, dhe, shpallja e pavarësisë së Kosovës me pakon e Ahtisaarit.
Japin pak mundësi si popull shumicë për të marrë vendime të drejta në përputhje me realitetin e sakrificës dhe të drejtës shqiptar.
Kosova mbetet një kartë (Joker🃏) në tavolinat vendimmarrëse të Evropës dhe botës.
Prandaj, si asnjëherë më parë, bashkimi dhe vendosmëria e spektrit politik shqiptar bashkë me aleatët tanë, është i domosdoshëm dhe i mundshëm, për të ndryshuar dhe vënë Kosovën dhe çështjen shqiptare në binar real e të sigurt, siq i takon dhe e meriton.
Veriu i Kosovës, integriteti teritorial dhe sovraniteti i Kosoves nuk është punë vote, është problem kombëtar edhe historik, ndoshta sa vet pavarësia e Kosovës.

15/05/2022

Forca e Diasporës për Atdheun (FDA) është një projekt që ka objektiva shumë të qarta për të gjitha dimensionet e zhvillimit kombëtar dhe një vizion në arritjen e rezultateve përfundimtare të realitetit Shqiptar.
Jo të gjithë mund ta kuptojnë këtë projekt, të paktën jo ata që janë duke u përpushur me emrin e këtij projekti ( Forca e Diaspores), te cilet që në start po krijojn kaos dhe përçarje mes shqiptarëve.
Prandaj u bëj thirrje atyre që në emër të këtij projekti po bëjnë këtë dëm, të ndalojnë ose të ndryshojnë emrin.
Projekti Forca e Diasporës për Atdheun (FDA) herët a vonë do të dalë në skenë për t'u bërë ashtu siç është, ashtu siç e bëri dhe dëshiron Zoti.

Një përshëndetje për hajdutët e paditur të “Forcës së Diasporës”, nga projektuesit e projektit FDA.

Ideatori FDA,
Hamdi Muhameti

Duke marre parasysh situaten politike ne Kosove, dhe, sidomos zhgenjimin e popullit te Kosoves ne shpresat e fundit qe k...
26/12/2021

Duke marre parasysh situaten politike ne Kosove, dhe, sidomos zhgenjimin e popullit te Kosoves ne shpresat e fundit qe kishte.
Forca e Diaspores per Atdheun FDA, riorganizohet per te ofruar alternativen politike qe i duhet patjeter Kosoves dhe interesave te gjithanshme kombetare,
Subjektin politike “Forca e Diaspores per Kosoven” FDK.

Address

Kosove
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Forca e Diasporës Për Atdheun FDA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Forca e Diasporës Për Atdheun FDA:

Share