13/02/2026
📢 NJOFTIM PËR TATIMPAGUESIT BORXHLINJ – MOS PRISNI!
Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ka hyrë në fuqi Rregullorja e re për Menaxhimin dhe Mbledhjen e Borxheve Tatimore, me qëllim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe trajtimit të drejtë të të gjitha rasteve.
✅ Përfitoni para se rasti të kalojë në masa të sforcuara!
Tatimpaguesit që kanë vështirësi financiare, por janë të gatshëm të përmbushin obligimet e tyre, mund të aplikojnë për marrëveshje për pagesë me këste gjatë fazës së trajtimit në Divizionin për Shërbime Mbështetëse dhe Mbledhjen e Borxheve.
🔹 Kushte më të favorshme pagese
🔹 Fleksibilitet në këste
🔹 Shmangie të masave detyruese
🔹 Mundësi për zbritje të gjobave
⚠️ Mosbashkëpunimi sjell masa ligjore.
Tatimpaguesit që nuk paguajnë dhe nuk lidhin marrëveshje, transferohen në Divizionin për Masa të Sforcuara, ku mund të ndërmerren:
▪️ Konfiskim i pasurisë
▪️ Sh*tje e pasurisë së konfiskuar
▪️ Masa të tjera sipas legjislacionit në fuqi
Pas kalimit në këtë fazë, për lidhjen e marrëveshjes kërkohet pagesë minimale prej 40% e borxhit të papaguar.
💡 Përfitoni nga pagesa vullnetare:
✔️ Pagesë e njëhershme (bazë + interes) → 70% zbritje e gjobave
✔️ Respektim i marrëveshjes me këste → 50% zbritje e gjobave
⏳ Veproni me kohë. Bashkëpunimi është në interesin tuaj.
Për informata shtesë:
https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpaguesit-borxhlinj-mos-prisni-perfitoni-lehtesime-para-se-borxhi-te-shkoje-ne-procedura/