Accounting Finance and Consulting -AFC

Call Directions Contact the business

Accounting Finance and Consulting -AFC Sherbime Kontabilitetit
Keshilla Financiare

Në sektorin e ndërtimtarisë, ngarkesa e kundërt e TVSH-së zbatohet vetëm në rastet kur plotësohen kushtet e përcaktuara ...
01/10/2026

Në sektorin e ndërtimtarisë, ngarkesa e kundërt e TVSH-së zbatohet vetëm në rastet kur plotësohen kushtet e përcaktuara me legjislacionin tatimor.
Para faturimit, sigurohuni që ta keni përcaktuar saktë rolin e palëve dhe mënyrën e aplikimit të TVSH-së.

Faturoni drejt, mbani dokumentacionin përkatës dhe veproni në përputhje me ligjin.

Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat duhet të deklarohen dhe të tatohen sipas legjislacionit në fuqi.ATK rikujton ...
01/10/2026

Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat duhet të deklarohen dhe të tatohen sipas legjislacionit në fuqi.

ATK rikujton personat fizikë jo afaristë, personat fizikë afaristë dhe personat juridikë që të deklarojnë saktë të ardhurat e realizuara dhe të paguajnë tatimet përkatëse me kohë.

Përmbushni obligimet tatimore në mënyrë të rregullt dhe transparente.

Çdo punëdhënës që ka punëtorë në marrëdhënie pune duhet të sigurohet që të dhënat e tyre të jenë të regjistruara në Sist...
26/08/2026

Çdo punëdhënës që ka punëtorë në marrëdhënie pune duhet të sigurohet që të dhënat e tyre të jenë të regjistruara në Sistemin Elektronik EDI.

Regjistrimi duhet të bëhet për secilin punëtor ekzistues, më së largu deri më 31 tetor 2026, me të dhëna të sakta, të plota dhe në përputhje me gjendjen faktike të punësimit.

Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publikAplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:https://apps....
28/05/2026

Hapet aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik

Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.

Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.
Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen.

Afati i aplikimit:
Deri me datën 5 qershor 2026.
Kush mund të aplikojë:
- Punëtorët në sektorin privat;
- Punëtorët në entitete jo-publike (OJQ);
- Punëtorët në entitete publike por që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).

Kriteri i përfitimit:
- Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto jo më shumë se 1,000 euro;

- Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (që është bërë deri me 15 maj)

Përmes kësaj mase të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, Qeveria ofron mbështetje për të gjithë punëtorët e sektorit privat me një shumë të njëhershme prej 100 euro. Pra, si rezultat i kësaj mbështetje, punëtorët e sektorit privat që kualifikohen për përfitim dhe që kanë ...

Deklarimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes.Tatimpaguesit deklarues të TVSH-së:Deklarimi bëhet çdo muaj, nga 0...
16/03/2026

Deklarimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes.

Tatimpaguesit deklarues të TVSH-së:
Deklarimi bëhet çdo muaj, nga 01 deri më 20 të muajit vijues, në të njëjtën periudhë me deklarimin e TVSH-së.

Tatimpaguesit që nuk janë deklarues të TVSH-së (përfshirë OJQ-të):
Deklarimi bëhet çdo tre muaj, nga 01 deri më 15 të muajit vijues pas tremujorit.

Pasqyrat Financiare 📅 Afati për deklarim është deri më 31 mars.Ky deklarim bëhet në të njëjtën periudhë me dorëzimin e D...
10/03/2026

Pasqyrat Financiare

📅 Afati për deklarim është deri më 31 mars.
Ky deklarim bëhet në të njëjtën periudhë me dorëzimin e Deklaratës Vjetore për Tatim në të Ardhura Personale dhe Korporatave.

📢 Seminar Informues për Tatimpagues në Prishtinë
27/02/2026

📢 Seminar Informues për Tatimpagues në Prishtinë

📢 Seminar Informues për Tatimpagues në Prishtinë

Administrata Tatimore e Kosovës organizon seminar informues me temë “Deklarimi Vjetor i Tatimeve dhe Raportimi i Pasqyrave Financiare”.

Folës:
Mentor Hyseni
Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së

Elvira Ibrahimi Hoti
Kontabiliste dhe Auditore e Certifikuar

Zana Bucaliu
Drejtoreshë e Departamentit për Regjistrim dhe Shërbim të Tatimpaguesve

Diellza Xhema
Udhëheqëse e Divizionit për Mbështetjen e Strukturave të Raportimit Financiar

Moderatore:
Valentina Bytyqi Sefa

📅 2 mars 2026
🕙 10:00
📍 Fakulteti Ekonomik, Amfiteatri i Madh, Prishtinë

Ftohen të marrin pjesë tatimpaguesit, përfaqësuesit e bizneseve, kontabilistët, OJQ-të dhe qytetarët e interesuar.

Regjistrimi i punetorit te ri se paku 1 dite me heret se data e fillimit te punes
27/02/2026

Regjistrimi i punetorit te ri se paku 1 dite me heret se data e fillimit te punes

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjithë personat fizikë afaristë dhe personat juridikë, në cilësinë e punëdhënësit, se janë të obliguar të regjistrojnë çdo punëtor të ri përmes Formës për Lajmërimin e Punëtorit, e cila gjendet në ueb-faqen zyrtare të ATK-së.

E njëjta formë shfrytëzohet edhe për përditësimin e të dhënave të punëtorëve ekzistues.

Regjistrimi i saktë dhe me kohë i punëtorëve garanton përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe tatimore, si dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

🔗 Forma dhe informatat: www.atk-ks.org

14/07/2025

Fiskalizimi i bllokave tatimore

Address

Prishtine
Pristina
10000

Telephone

+38345454210

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Accounting Finance and Consulting -AFC posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Accounting Finance and Consulting -AFC:

Shortcuts

Share