01/10/2026
Green Finance: Mbështetje për një të ardhme më të qëndrueshme 🌱
Më 17 dhe 21 shtator 2026, ProCredit Bank Kosova, në bashkëpunim me Helvetas, Sida dhe CeProSARD, organizoi workshop-et “Green Finance”, duke sjellë së bashku biznese SME nga sektori i prodhimit dhe eksportit.
Gjatë sesioneve u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë që shoqërojnë tranzicionin drejt një ekonomie më të gjelbër, me fokus në:
• Zhvillimet dhe kërkesat e reja për qëndrueshmërinë në kuadër të integrimit në BE
• Rreziqet klimatike dhe ndikimin e tyre në aktivitetin ekonomik
• Investimet në eficiencën energjetike dhe teknologjitë e gjelbra
• Matjen dhe reduktimin e ndikimit mjedisor përmes Kalkulatorit CO₂ të ProCredit Bank
• Mundësitë e financimit të gjelbër dhe mbështetjen për bizneset në rrugëtimin e tyre drejt qëndrueshmërisë
Këto takime krijuan një hapësirë për shkëmbim përvojash, diskutim dhe ndarje të praktikave konkrete që mund t’i ndihmojnë bizneset të përshtaten me kërkesat e një ekonomie gjithnjë e më të qëndrueshme.
Si vazhdimësi e këtij angazhimi, po hartohen edhe Plane të Tranzicionit të Gjelbër për bizneset pjesëmarrëse, të cilat do t’i ndihmojnë NVM-të të identifikojnë prioritetet strategjike dhe investimet konkrete për përmirësimin e qëndrueshmërisë, efikasitetit dhe konkurrueshmërisë së tyre në tregun e Bashkimit Evropian.
Bashkë, drejt një të ardhmeje më të gjelbër. 🌍