Equal Consulting

Equal Consulting Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Equal Consulting, Bulevardi Nëna Terezë, 18, Pristina.

Equal Consulting është kompani që ofron shërbime të: Libërmbajtjes, Kontabilitetit, Këshillime tatimore, Konsulencë në përmirësimin e efikasitetit të kompanive kliente, Shërbime të Marketingut, Trajnime etj.

Lista e bizneseve që kanë mbetur pa u paguar si dhe atyre që shkaku i gabimeve në dokumentacione u janë kthyer pagesat n...
17/06/2021

Lista e bizneseve që kanë mbetur pa u paguar si dhe atyre që shkaku i gabimeve në dokumentacione u janë kthyer pagesat nga bankat.

Dokumentet për të kompletuar aplikimin këto biznese do të pranohen në sportelin e posaçëm për këtë qëllim në përdhesë te zyra nr. 21 prej datës 28.06.2021 gjerë më datën 09.07.2021

Për më shumë shikoni në vegëzën më poshtë:

Njoftojmë se përkrahja e bizneseve do të jetë e hapur për sjelljen e dokumentacioneve përcjellëse për evidentimin e të dhënave të biznesit në sistem të...

Mundësi për grante për Start-Up dhe Biznese Ekzistuese nga Ministria e Zhvillimit RajonalSkema e Granteve „Programi i Zh...
08/03/2021

Mundësi për grante për Start-Up dhe Biznese Ekzistuese nga Ministria e Zhvillimit Rajonal

Skema e Granteve „Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar“ PZHRB 2021

Granti do të ndahet në disa Lote, si vijon:
Loti 1 – Start-up;
Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (qarkullimi 500.00 € deri në 7,000.00 €);
Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla dhe qarkullim 7,001.00€ deri në 15,000.00 € të dëshmuara/deklaruara në ATK për vitin e fundit fiskal (2020).
Loti 3 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla dhe të kenë qarkullim mbi 15,001.00 deri në 500,000.00€ të dëshmuara/deklaruara në ATK për vitin e fundit fiskal (2020).

Shuma minimale dhe maksimale e ofruar për grante:
Loti 1 – Start-up: Nga 1,000.00 € deri në 5,000.00 €;
Loti 1– Ndërmarrjet mikro dhe të vogla: Nga 2,000.00 € deri në 5,000.00 €;
Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla: Nga 5,000.00 € deri në 10,000.00 €;
Loti 3 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla: Nga 10,001.00 € deri në 15,000.00 €;
Përqindja e bashkëfinancimit nga aplikantët duhet të jetë nga 10% deri në 40%.
Afati i fundit për aplikim është 25 Mars 2021, në ora 16:00.

Equal Consulting iu ndihmon në procedurat e aplikimit.
Për më shumë:
Tel: 049/544-771
e-mail: [email protected]

Thirrje publike për subvencionim e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM).MTI/KIESA do të mbështes në subvenci...
26/01/2021

Thirrje publike për subvencionim e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM).

MTI/KIESA do të mbështes në subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet sipas kategorive si në vijim:
- Për ndërmarrjet mikro (të punësuar 1 deri 9 punëtor), vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje mikro është deri në 75% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare maksimumi deri në 15,000.00 EURO;
- Për ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtor), vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e vogël është deri në 50% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare maksimumideri në 30,000.00 EURO;
- Për ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtor), vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e mesme është deri në 50 % e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare maksimumi deri në 50,000.00 EURO.

Afati i fundit për shprehje të interesit është deri më datë 12.02.2021 në orën 16:00.

Equal Consulting iu ndihmon në procedurat e aplikimit.
Për më shumë:
Tel: 049/544-771
e-mail: [email protected]

Gëzuar 2021!
31/12/2020

Gëzuar 2021!

21/12/2020

Njoftim për dorëzimin e dokumenteve të bizneseve përfituese nga Granti për rimëkëmbjen e bizneseve

Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar:

- Leternjoftimin valid, kopje në të dy anët
- Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit
- Çertifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror)

Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhesë të ndërtesës së vjetër të Komunës.

Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për , bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në linkun më poshtë në të kundërtën nuk mund t’a bëjmë pranimin e dokumenteve.
Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunal!​​

08/12/2020
Grante nga Komuna Prishtinë!Asistencë falas në aplikim.Fondi i bizneseve prej 5 milion eurosh do të filloj zbatimin prej...
21/11/2020

Grante nga Komuna Prishtinë!
Asistencë falas në aplikim.

Fondi i bizneseve prej 5 milion eurosh do të filloj zbatimin prej të hënës me 23 nëntor. Çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50,000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës.

Aplikimi do të jetë online dhe do të jetë i hapur për 10 ditë. Ndihma është e targetuar dhe është për bizneset e vogla.
Qëllimi i grantit nuk është luftimi i joformalitetit, prandaj nuk kërkojmë dëshmi të tatimeve të paguara e punëtorëve të regjistruar.

Megjithatë, veprimtaria e biznesit që aplikon duhet të jetë në listën e veprimtarive të ndaluara gjatë këtij viti apo në veprimtaritë që indirekt janë prekur negativisht nga mbyllja. Ndarja e fondeve do të jetë transparente, dhe meqenëse aplikimi është online, procesi mund të monitorohet nga organet e Komunës, Ekzekutivi dhe Kuvendi Komunal në çdo kohë.

Equal Consulting iu ndihmon në procedurat e aplikimit.
Për më shumë:
Tel: 049/544-771
e-mail: [email protected]

“Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2020“Grupi i parë që do të përfitoj nga ky fond përmes Masës 10 përfshinë: Institucion...
20/10/2020

“Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2020“

Grupi i parë që do të përfitoj nga ky fond përmes Masës 10 përfshinë: Institucionet e arsimit parashkollor privat (çerdhet dhe kopshtet private) dhe institucionet e arsimit parashkollor të regjistruara si OJQ (çerdhet dhe kopshtet private), të licencuara nga MASH. Shuma totale për zbatimin e Masës 10 është 1 milion euro për fazën e parë të zbatimit të kësaj mase.

Afati i fundit për dorëzim është data 30 Tetor 2020 para orës 24:00.

Equal Consulting iu ndihmon në procedurat e aplikimit.
Për më shumë:
Tel: 049/544-771
e-mail: [email protected]

Address

Bulevardi Nëna Terezë, 18
Pristina

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Equal Consulting posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Equal Consulting:

Share