ProCent

ProCent ProCent është kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve për:
- Kontabilitet
- Tatime
- Konsulecë

Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshmeAdministrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të g...
28/02/2025

Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë personave fizikë jo afaristë, personave fizikë afaristë dhe personave juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë Tatimet, në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e realizuara dhe nuk paguajnë Tatimet.

Me fokus të veçantë, ATK do të përqendrohet në identifikimin dhe trajtimin e personave, të cilët realizojnë të ardhura nga kriptovalutat.

Detyrimet tatimore për të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, varen nga ajo se çfarë statusi ka personi i cili ka realizuar të ardhurat, si:

• Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është Person fizik jo afarist apo Person fizik afarist, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale;
• Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është Person juridik, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Deklarimi dhe pagesa e tatimit për të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, duhet të bëhet sipas normave dhe me formularët si në tabelën më poshtë:

Nëse personi krijon humbje, atëherë për humbjet e tilla mbanë evidenca të veçanta, të cilat duhet të jenë në dispozicion të ATK-së sa herë që kërkohen.

Regjistro mallrat në stoqe!Njoftim, se në bazë të Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, tatimpag...
03/01/2025

Regjistro mallrat në stoqe!

Njoftim, se në bazë të Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, tatimpaguesit duhet të regjistrojnë mallrat në stoqe në fund të vitit kalendarik. Regjistrimi i tillë duhet të jetë i gatshëm më së largu deri më datë 10 janar të vitit 2025.

Çdo tatimpagues, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejnë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik.

Regjistrimi i tillë, duhet të përfundohet më, apo para datës 10 Janar të vitit vijues dhe të jetë në dispozicion për inspektim me kërkesën e Administratës Tatimore të Kosovës.

Shënimet e regjistrimit të mallrave, përfshijnë treguesit vijues sipas tabelës.

Regjistrimi i mallrave duhet të mbahet me çmimin e kostos.

Të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk respektojnë afatin e paraparë për të regjistruar mallrat në stoqe, se mund të jenë objekt i masave ndëshkuese të parapara me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.

ProCent Finance sh.p.k si kompani financiare, ju ofron zgjidhje të specializuara për nevojat tuaja financiare.📈Na kontak...
06/11/2024

ProCent Finance sh.p.k si kompani financiare, ju ofron zgjidhje të specializuara për nevojat tuaja financiare.📈

Na kontaktoni sot për një bashkëpunim të suksesshëm! 📊💼

📲 +383 48 777 192
📩 [email protected]

10/09/2024

Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro në muaj. Vendimi hyn në fuqi më 1 tetor.

Prishtinë, 28 gusht 2024 – Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën për rritjen e pagës minimale në 350 euro për punëtorët e të gjitha moshave.

Ky vendim vjen disa ditë pas hyrhes në fuqi të Ligjit për Pagën Minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në sektorin publik e privat.

Por, me vendimin e ri, paga minimale do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për orar të plotë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se vendimi për rritjen e pagës minimale do të hyjë në fuqi më 1 tetor.

Deri më tani Kosiova e ka pasur pagën minimale më të ulët në Evropë. Me ngritjen e saj në 350 euro, Kosova lë pas Federatën e Bosnjes e Hercegovinës, me pagën minimale më të ulët në Evropë me rreth 318 euro.

Ndryshohen shkallët e tatimit për të ardhurat personaleAdministrata Tatimore e Kosovës ju njofton se më datën 23 gusht 2...
27/08/2024

Ndryshohen shkallët e tatimit për të ardhurat personale

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se më datën 23 gusht 2024 është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji Nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. Ky Ligj hyri në fuqi në ditën e publikimit, që do të thotë hyri në fuqi dhe filloj të zbatohet nga data 23 gusht 2024.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-142, me nenin 5 ndryshohen shkallët tatimore të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhurat Personale.

Më konkretisht, sipas nenit 5 të Ligjit Nr. 08/L-142 bëhet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhurat Personale, si në vijim, citojmë:

“Neni 5
Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 05/L -028 për Tatimin në të Ardhurat Personale
Neni 6 i Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, ndryshohet si në vijim:

Neni 6 - Shkallët e tatimit

1. Tatimi në të ardhura personale vjetore, ngarkohet sipas shkallëve në vijim:
1.1 Për të ardhurat e tatueshme deri në tremijë euro (3.000 €), duke përfshirë edhe shumën tremijë euro (3.000 €), zero për qind (0%);
1.2. Për të ardhurat e tatueshme mbi tremijë euro (3.000 €), deri në pesëmijë e katërqind (5.400 €), duke përfshirë edhe shumën pesëmijë e katërqind (5,400 €), tetë për qind (8%) të shumës mbi tremijë euro (3.000 €); dhe
1.3. Për të ardhurat e tatueshme mbi pesëmijë e katërqind (5,400 €), njëqind e nëntëdhjetë e dy euro (192 €) plus dhjetë për qind (10%) të shumës mbi pesëmijë e katërqind (5,400 €).”

Pra, shkallët e Tatimit në të Ardhurat Personale sipas Ligjit Nr. 08/L-142, janë siç shihen në tabelë:

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se më apo para datës 01 shtator 2024 do të publikoj versionin e ri të sistemit elektronik EDI, përmes të cilit do të deklarohen dhe paguhen: Tatimi në Paga, Kontributet Pensionale dhe tatimet tjera nga personat fizikë afarist dhe jo-afarist, sipas shkallëve të reja tatimore.

A  e keni ditur që për cdo mos deklarim me kohë ju ndëshkoheni 5% me interes për cdo muaj deri në 5 muaj rresht pra 25% ...
07/12/2023

A e keni ditur që për cdo mos deklarim me kohë ju ndëshkoheni 5% me interes për cdo muaj deri në 5 muaj rresht pra 25% ne total!

Nëse dëshironi që deklarimet e tatimeve ti bëni me kohë dhe pa stres në daten e fundit. Atëhere kontaktoni ProCent e cila si kompani I kushton shume rëndesi planifikimit dhe respektimit të afateve dhe datave të raportimeve.

Menaxho Normativat e Prodhimit dhe Stoqet me ProCent: Ne jemi të specializuar për përcaktimin e kostos së produktit!   A...
07/12/2023

Menaxho Normativat e Prodhimit dhe Stoqet me ProCent: Ne jemi të specializuar për përcaktimin e kostos së produktit!

A jeni një kompani prodhuese, tregtare, në fushën e gastronomisë, ose ndërtuese që përballeni me sfida të normativeve të prodhimit dhe menaxhimit të stoqeve?

ProCent është këtu për të ndihmuar!

Si një kompani e certifikuar për përcaktimin e kostos së produktit dhe një ekip profesional, ne ofrojmë zgjidhje për kompanitë që janë të vendosura të rrisin efikasitetin e tyre në menaxhimin e normativeve dhe stoqeve.

Me një përvojë të pasur në trajtimin e sfidave të normativeve të prodhimit dhe stoqeve në sektorë të ndryshëm, përfshirë gastronominë, ndërtimin dhe tregtinë, shërbimet tona përfshijnë:

Analizën e Normativeve të Prodhuara
Menaxhimin e Stoqeve
Përgatitjen e Raporteve të Detajuara për Stoqet
Optimizimin e Qarkullimit të Stoqeve
Ekspertizën Financiare dhe Menaxheriale
Ne punojmë ngushtë me ju për të gjetur zgjidhje të personalizuara që të përshtaten me nevojat dhe qëllimet e biznesit tuaj. Menaxhimi i normativeve dhe stoqeve nuk do të jetë më një problem pasi të na keni pranë.

Na kontaktoni sot për një konsultim falas dhe zbuloni se si ProCent mund të ndihmojë biznesin tuaj të funksionojë më efikas dhe të rritet në mënyrë të qëndrueshme!

Cka jane transaksionet e kontrolluara dhe a duhet raportuar!Bazuar në Legjislacionin Tatimor, gjegjësisht Udhëzimin Admi...
10/11/2023

Cka jane transaksionet e kontrolluara dhe a duhet raportuar!

Bazuar në Legjislacionin Tatimor, gjegjësisht Udhëzimin Administrativ MF-Nr. 02/2017 për Transferim të Çmimit, afati për dorëzimin e formës “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara” për vitin 2022 është deri me datë 31 mars 2023.

Tatimpaguesit e përfshirë në transaksione të kontrolluara në mes të personave të lidhur, që janë subjekte të juridiksioneve të ndryshme tatimore, të cilët brenda periudhës raportuese në total kalojnë shumën prej treqind mijë euro (300,000€) janë të obliguar të dorëzojnë formën “Njoftimi i transaksioneve vjetore të kontrolluara”.

Raportimi të bëhet për transaksionet e kontrolluara të vitit 2021. Ky njoftim duhet të dorëzohet në formë fizike në:

Zyrën Qendrore të Administratës Tatimore të Kosovës / Divizionin për Transfer të Çmimit.
Adresa: Këndi i rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Bill Klinton”, Prishtinë.

Cakto termin per konultim profesional rreth raportimit te transaksioneve te lidhura!

ProCent

Deshrioni të dini qarkullimi i tregut..! Me posht keni informatat rreth qarkullimit dhe numrit te bizneseve sipas komuna...
10/11/2023

Deshrioni të dini qarkullimi i tregut..!

Me posht keni informatat rreth qarkullimit dhe numrit te bizneseve sipas komunave.

📈 Në vitin 2022, Prishtina prin si qyteti me më së shumti tatimpagues dhe qarkullimin më të lartë. Informacionet mbi qarkullimin dhe numrin e tatimpaguesve të qyteteve të tjera në Kosovë mund t’i gjeni në këtë link 👉 www.atk-ks.org/open-data/

Sa janë kamatat për vonesa?💬Në qoftë se çfarëdo lloj shume e ndonjë tatimi e administruar nga ATK sipas legjislacionit t...
10/11/2023

Sa janë kamatat për vonesa?

💬Në qoftë se çfarëdo lloj shume e ndonjë tatimi e administruar nga ATK sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë nuk është paguar deri në datën e fundit të përcaktuar për pagesë, tatimpaguesi, do jetë i detyruar të paguajë interes sipas përqindjes (%) së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

📖Kur një person kërkohet të dorëzojë një deklaratë tatimore sipas legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës, nuk e dorëzon këtë deri në datën e kërkuar, personi i tillë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej pesë përqind (5%) të tatimit të papaguar për secilin muaj apo pjesë të muajit për të cilin është vonuar, me një ndëshkim maksimal administrativ për pagesë prej njëzetepesë përqind (25%) të obligimit tatimor.

ℹ️Kur një person kërkohet të paguajë një tatim sipas legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës, nuk paguan tërë apo një pjesë të tatimit të tillë deri në datën e kërkuar, personi i tillë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej një përqind (1%) të obligimit tatimor për secilin muaj apo pjesë të muajit për të cilën ajo pagesë është vonuar, deri në maksimum dymbëdhjetë (12) muaj.

📌Pra, ndëshkimet për vonesa në deklarim dhe pagesë, janë:

✔️Interesi – sipas përqindjes (%) së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve;
Ndëshkim për mosdorëzim të deklaratës tatimore pesë përqind (5%), maksimum njëzetepesë përqind (25%);
Ndëshkim për mos pagesë të tatimit një përqind (1%), maksimum dymbëdhjetë përqind (12%).

💤Kur një borxh mund të konsiderohet pasiv?📬ATK mund të transferojë një borxh tatimor në një dosje pasive për ta larguar ...
10/11/2023

💤Kur një borxh mund të konsiderohet pasiv?

📬ATK mund të transferojë një borxh tatimor në një dosje pasive për ta larguar atë nga baza e të dhënave aktive të mbledhjes kur është përcaktuar përmes përpjekjeve të dokumentuara se tatimi nuk është i mbledhshëm në kohë, e ATK mund të transferojë një borxh tatimor në një dosje pasive për ta larguar atë nga baza e të dhënave aktive të mbledhjes kur është përcaktuar përmes përpjekjeve të dokumentuara se tatimi nuk është i mbledhshëm në kohën e përcaktimit.

🗄️Përcaktimi i tillë mund të bëhet në rastet të tilla si, por duke mos u kufizuar në to, pamundësia për ta gjetur tatimpaguesin apo asetet e tij/saj; operimet afariste kanë pushuar pa lënë asete; një tatimpagues i vdekur kur nuk ka transferime të aseteve nga të cilat mund të mblidhet tatimi; një biznes që është shpallur i falimentuar dhe të gjitha masat e mbledhjes janë ndërmarrë; një tatimpagues që nuk ka mundësi të paguajë borxhin tatimor bazuar në një analizë komplete të gjendjes financiare të tatimpaguesit; dhe përcaktime të natyrës së ngjashme.

🔗Vendosja e borxhit tatimor në një dosje pasive nuk e liron borxhin tatimor apo çrregullojë prioritetin e barrës së ATK-së. Nëse burimet e reja të mbledhjes bëhen të ditura, ATK do të kthejë borxhin tatimor në gjendjen aktive të mbledhjes.

Nësë dëshironi të informoheni më në detale cakto një termin për konsultim me ProCent .

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:00
Tuesday 08:30 - 16:00
Wednesday 08:30 - 16:00
Thursday 08:30 - 16:00
Friday 08:30 - 16:00

Telephone

+38348777192

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ProCent posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to ProCent:

Share