Elite Accounting Services

Elite Accounting Services Shërbimet tona përfshijnë:

Kontabilitet financiar
Shërbime rreth Tatimeve
Shërbime tjera financiare

27/08/2024
21/06/2024

ATK publikon broshurën “Trajtimi tatimor i Furnizimeve Elektronike”

Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim që të njoftoj të gjithë personat lidhur me përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore të cilat rrjedhin nga Furnizimet Elektronike, publikoj broshurën “Trajtimi tatimor i Furnizimeve Elektronike”.

Kjo broshurë është përgatitur me qëllim të informimit publik se si trajtohen për qëllime tatimore aktivitetet e realizuara në mënyrë elektronike dhe e njëjta ju dedikohet të gjithë personave që zhvillojnë aktivitet në mënyrë elektronike, përfshirë edhe qytetarët që janë blerës të mallrave dhe shërbimeve në mënyrë elektronike.

Në një vend modern, që Kosova synon të jetë, nga qytetarët kërkohet pagesa e tatimeve dhe obligimeve tjera të përcaktuara me ligj. Andaj, edhe personat që zhvillojnë aktivitet ekonomik në mënyrë elektronike, në bazë të legjislacionit tatimor të Kosovës, janë të obliguar të regjistrohen, mbajnë dokumentacion, deklarojnë dhe paguajnë tatimin.

Përmes kësaj broshure të gjithë personat do të informohen më për së afërmi për:

• aktivitetet ekonomike që realizohen në mënyrë elektronike;
• dallimet mes tregtisë tradicionale dhe tregtisë elektronike;
• personat që kryejnë furnizime të mallrave dhe shërbimeve në mënyrë elektronike;
• ofrimin e shërbimeve në mënyrë elektronike;
• përcaktimin e vendit të furnizimit të mallrave dhe shërbimeve për aspekte të TVSH-së;
• lëshimin e kuponit fiskal për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve në mënyrë elektronike.

Administrata Tatimore e Kosovës, inkurajon të gjithë personat, që të deklarojnë dhe paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve.

Broshura “Trajtimi tatimor i Furnizimeve Elektronike” është përkrahur nga Programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.

Broshura “Trajtimi tatimor i Furnizimeve Elektronike” është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së: www.atk-ks.org tek linku “Fletëpalosje dhe Broshura”, si dhe të njëjtën çdo person së shpejti mund ta ketë edhe në formë fizike.

13/05/2024

🖇️ ATK beson në fuqinë e të dhënave të hapura për të ndikuar në procesin e vendimmarrjes dhe për të rritur llogaridhënie në shoqëri. Përmes platformës OPEN DATA (në web-faqen e ATK-së), çdo qytetar do të ketë mundësinë të eksplorojë dhe të analizojë të dhënat tatimore në mënyrë të pavarur.

🌐 Kjo platformë ofron informacione të detajuara mbi tatimin, deklarimet tatimore, statistikat dhe shumë të tjera.

⚙️ Me një angazhim të vazhdueshëm për inovacion dhe përmirësim të shërbimeve tona, ne jemi të gatshëm të dëgjojmë sugjerimet dhe komentet tuaja për të rritur cilësinë dhe përdorueshmërinë platformës OPEN DATA.

⬇️⬇️

https://www.atk-ks.org/open-data/

Njoftim-ATK publikon formën për lajmërimin e punëtoritAdministrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se sot ka publikuar Nj...
13/02/2024

Njoftim-ATK publikon formën për lajmërimin e punëtorit

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se sot ka publikuar Njoftimin “ATK publikon formën për lajmërimin e punëtorit”

Linku për njoftimin: Njoftim për tatimpagues - ATK publikon formën për lajmërimin e punëtorit - Administrata Tatimore e Kosovës (atk-ks.org)

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se sot me datë 13 shkurt 2024 publikoj Versionin e ri të Sistemit Elektronik EDI, përmes të cilit do të kërkohet që çdo punëdhënës të informojë ATK-në për lidhjen e një kontrate të punës një ditë para fillimit të punës së punëtorit.

Shërbimi i ri elektronik për lajmërimin e punëtorit është funksionalizuar në Sistemin Elektronik EDI duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, gjegjësisht nenin 43, paragrafin 5.

Përmes këtij shërbimi, çdo punëdhënës është i obliguar për ofrimin e informatave për të punësuarin e ri, sipas formës së përcaktuar nga ATK-ja, e cila gjendet te menyja “Shërbimet – Regjistro punëtorin e ri”.

Më konkretisht përmes shërbimit “Formular për regjistrimin e punëtorit”, përveç informatave që merren përmes Agjencisë për Regjistrimin Civil (ARC) dhe informatave përmes listëpagesës mujore, punëdhënësi do të jetë i obliguar që të ofroj edhe informatat shtesë, si:

Data e fillimit të punës;
Data e ndërprerjes së punësimit;
Orari i punës, i plotë apo i pjesshëm;
Niveli i shkollimit të punëtorit;
Profesioni i punëtorit;
Pozita e punës së punëtorit, etj.
Për plotësimin e saktë të informatave për të punësuarin, ATK-ja ka përgatitur “Udhëzuesin për plotësimin e formularit për regjistrimin e punëtorëve”, të cilin do ta gjeni në dritaren përkatëse në të cilën bëhet plotësimi i formularit, andaj ju sugjerojmë që paraprakisht ta shfletoni udhëzuesin.

Lajmet e fundit Lexo të gjitha Prill 14, 2021 Njoftim për tatimpagues - Së shpejti, skadon afati për mos-bllokimin e llogarive bankare nga ATK! Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 04/60 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 27.01.2021, për lehtësimin e ushtrimit të aktiviteti...

Është kënaqësi të ndajmë disa nga klientet tanë në këtë foto. Përvojat fantastike që keni krijuar me sherbimet tona janë...
20/06/2023

Është kënaqësi të ndajmë disa nga klientet tanë në këtë foto. Përvojat fantastike që keni krijuar me sherbimet tona janë frymëzimi ynë për të vazhduar të ofrojmë cilësi të lartë dhe shërbime të përsosura.

Faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimin tonë të suksesshëm!

📞+383 44 244 829
👨🏻‍💻 www.eas-ks.com

Ekipi ynë i ekspertëve të licencuar në fushën e kontabilitetit dhe financave ofron shërbime te specializuara për financa...
12/06/2023

Ekipi ynë i ekspertëve të licencuar në fushën e kontabilitetit dhe financave ofron shërbime te specializuara për financat. Ne kryejmë analiza të detajuara të transaksioneve financiare dhe prezentojmë raporte të strukturuar që ndihmojnë organizatat të kuptojnë më mirë performancën e tyre financiare.

📞+383 44 244 829
👨🏻‍💻 www.eas-ks.com

06/06/2023

Qysh bëhet regjistrimi i OJQ-ve💭

Planifikimi i Tatimeve është fokusi i aktivitetit tonë profesional. Planifikimi adekuat i tatimeve do t’ju mundësojë biz...
29/05/2023

Planifikimi i Tatimeve është fokusi i aktivitetit tonë profesional. Planifikimi adekuat i tatimeve do t’ju mundësojë biznesit tuaj të funksionojë më mire, të jetë në pajtim me ligjet tatimore në fuqi dhe të zgjerohet më shpejt.

Gjithashtu, EAS sigurohet që raporti në mes të klientit dhe Adminsitratës Tatimore të jetë i shëndosh, duke ju ofruar inspektorëve tatimor evidencë kontabël dhe dokumente burimore në kohë sa më të shkurtër.

📞+383 44 244 829
👨🏻‍💻 www.eas-ks.com

11/05/2023

📈 Në vitin 2022, Prishtina prin si qyteti me më së shumti tatimpagues dhe qarkullimin më të lartë. Informacionet mbi qarkullimin dhe numrin e tatimpaguesve të qyteteve të tjera në Kosovë mund t’i gjeni në këtë link 👉 www.atk-ks.org/open-data/

🔶Platforma me të dhënat e hapura të ATK-së mundëson rritjen e transparencës dhe llogaridhënies për të gjitha palët e interesit.

A po ju duhët një kontabilist?Elite Accounting Services është zgjidhja për ju 📈📞+383 44 244 829👨🏻‍💻 www.eas-ks.com
09/05/2023

A po ju duhët një kontabilist?
Elite Accounting Services është zgjidhja për ju 📈

📞+383 44 244 829
👨🏻‍💻 www.eas-ks.com

22/02/2023

Nëse jeni biznes 💼 i regjistruar në superpuna dhe dëshironi të angazhoni punëtorë 👩‍🔬👨‍🏭 përmes platfomës, duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm 👇

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38344244829

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Elite Accounting Services posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Elite Accounting Services:

Share