23/03/2022
Grante për biznese dhe Start-up nga Ministria e Zhvillimit Rajonal!
Thirja për propizime: Skema e Granteve „Programi për Zhvillimi Rajonal të Balancuar“ PZHRB 2022, Start-up dhe Biznes ekzistues Lot I dhe Lot II.
Afati për dorëzimin e aplikacionit:
Nga 14 Mars 2022 deri më 13 Prill 2022 ora 16:00
Na kontaktoni në:
📞 +𝟑𝟖𝟑𝟒𝟗𝟐𝟐𝟓𝟐𝟗𝟗
📩𝐫.𝐤𝐨𝐧𝐭𝐚𝐛𝐢𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢@𝐠𝐦𝐚𝐢𝐥.𝐜𝐨𝐦
Për më tepër KONTABILITET ju ndihmon në Përpilimin e të gjitha dokumentacioneve të aplikimit si dhe ju asiston në Implementim të projektit përfituesve të Granteve.
Synimet e Thirrjes për Propozime
Synimi i përgjithshëm - zhvillimi socio-ekonomik rajonal i balancuar përmes zhvillimit të ndërrmarrësisë në Rajonet zhvillimore të Kosovës.
Synimet specifike të kësaj Thirrje për Propozime janë:
1) Zvogëlimi i papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punës, me theks të veqantë për të rinjtë;
2) Përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje;
3) Përkrahja e bizneseve që kontribojnë në zëvendësimin e importeve.
Përkrahja financiare e ofruar nga Atoriteti Kontraktues:
Shuma totale: 1,373,000.00 Euro.
Kategorite e Aplikantëve:
1) Start-Up Ide,
2) Lot 1 Biznese Ekzistuese - kanë të drejtë aplikimit sektorët dhe veprimtaritë pa përjashtim,
3) Lot 2 Biznese ekzistuese - të drejtë aplikimi kanë vetëm bizneset që segment të veqant kanë prodhimin.
Lot 1 - Start Up - ky Lot i dedikohet ideve të bizneset të cilat nuk janë ende të rregjistruara si biznese.
Lot 1 - Biznese ekzistuese - duhe të kenë qarkullim prej 2,000.00 Euro deri në 10,000 Euro nga viti i fundit 2021 të dëshmuara nga ATK,
Lot 2 - Bizneset ekzistuese - duhe të kenë qarkullim prej 10,000.01 Euro deri në 300,00.00 Euro nga viti i fundit 2021 të dëshmuara nga ATK.
Shuma e Granteve
1) Start-Up Ide - nga 2,000.00 Euro deri në 5,000 Euro
2) Lot 1 Biznese Ekzistuese - nga 5,000.01 Euro deri në 10,000.00 Euro,
3) Lot 2 Biznese ekzistuese - nga 10,000.01 Euro deri në 20,000.00 Euro.
Alokimi Financiar:
Granti :
Minimum: 60% e kostove totale të kualifikueshme
Maksimum: 90% e kostove totale të kualifikueshme
Bashkefinancimi
Minimum: 10% e kostove totale të kualifikueshme
Maksimum: 40% e kostove totale të kualifikueshme
Llojet e Investimeve te Pranueshme:
1) Iinvesitme ne asetë të prekshme - makina, paisje, linja prodhimi, softwer - deri në 90% e kostove totale të kualifikueshme;
2) Trajnimi i specializuar - në lidhje me trajnime për përdorim të paisjeve apo teknologjisë së re - nuk mund të kaloj më shumë se 5% e kostove totale të kualifikueshme
3) Aktivitete të marketingut - pjesëmarrja në panaire, zhvillimi i webfaqeve, promovimi i produkteve - nuk mund të kaloj më shumë se 5% e kostove totale të kualifikueshme.
Për më tepër KONTABILITET ju ndihmon në Përpilimin e të gjitha dokumentacioneve të aplikimit si dhe ju asiston në Implementim të projektit përfituesve të Granteve.
Na kontaktoni në:
📞 +𝟑𝟖𝟑𝟒𝟗𝟐𝟐𝟓𝟐𝟗𝟗
📩𝐫.𝐤𝐨𝐧𝐭𝐚𝐛𝐢𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢@𝐠𝐦𝐚𝐢𝐥.𝐜𝐨𝐦