Roli dhe përgjegjësitë
TK mund t'i sugjerojë Këshillit të NjA - së përditësimin e programeve të studimeve , për të siguruar që studentët marrin përgatitjen e duhur profesionale , në përputhje me kërkesat e tregut . Anëtarët e TK - së mund të mbështesin realizimin e praktikës profesionale të studentëve të NjA - së , në pajtim me programet e studimeve dhe mund të vlerësojnë rezultatet e të nxënit
të studentëve , nëse kërkohet . Trupa këshillëdhënëse dhe NjA bashkëpunojnë , në fushën e kërkimeve shkencore , shërbimeve profesionale , ndërmjetësimeve për inovacione , si dhe në propozime për bashkëpunim në projekte të përbashkëta me NjA - në dhe partnerë tjerë ,
Anëtarët e TK - së mund të jenë mysafirë ligjërues për NjA - në përkatëse , ofrojnë bursa për studentë si dhe përkrahje financiare për projekte hulumtuese të studentëve dhe personelit akademik
Anëtarët e TK - së mund të jenë anëtarë të komisionit për shpërndarjen e bursave për studentë dhe / ose vlerësojnë arritjet e studentëve nëse një gjë e tillë kërkohet nga Njësia Akademike . Trupa këshillëdhënëse varësisht prej veprimtarisë së NjA - së mund të shqyrtojë edhe çështje tjera të propozuara nga Dekani . Me ftesën e Dekanit , Kryetari i TK - së mund të prezantojë para Keshillit të NJA - së dhe para Agjencionit të Kosovës për Akreditim ( AKA ) aktivitetet e TK - së për periudhën e caktuar , apo kërkesat për programe të reja studimore apo përmirësimin e programeve ekzistuese . Në rastet e akreditimit dhe ri - akreditimit të programeve studimeve , nëse Agjencia e Kosovës për Akreditim ( AKA ) , kërkon takim me Kryetarin e TK - së , kryetari i TK - së do të takohet me ekspertët e AKA - së pas konsultimit me menaxhmentin e NJA - së