AFT Consulting

AFT Consulting Ofrojmë sherbime dhe këshilla financiare për ndërrmarrjet e vogla dhe te mesme.

Vëmendje‼️🚨Kanë mbetur edhe pak ditë për dorëzimin e deklaratës vjetore.
26/03/2024

Vëmendje‼️

🚨Kanë mbetur edhe pak ditë për dorëzimin e deklaratës vjetore.

22/03/2024

Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për punëtorët Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët...
21/04/2022

Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për punëtorët

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aplikimi për mbështetje do të bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale të të punësuarit në vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.

Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟐.

Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022.

Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 𝟐𝟏 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟎 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟐.

Në rast se të punësuarit dëshirojnë të verifikojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar si të punësuar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhën tatimore shkurt 2022, ashtu që të konfirmojmë se kualifikohen për mbështetje, mund të ndjekin vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/regemployer?fbclid=IwAR3knmXVLPMMQk-3eKSNhRTUvGaN8FlJ8YdUYXzPpSy6aJfjIFqJWAkJ_5w

𝐕𝐞̈𝐦𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞: Të punësuarit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit nuk kanë nevojë të aplikojnë sepse subvencionin do ta marrin me pagën e muajit prill.

📣Gjobat mund të paguhen vetëm 50%, nëse paguhen brenda 15 ditëveAdministrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë tatim...
27/01/2022

📣Gjobat mund të paguhen vetëm 50%, nëse paguhen brenda 15 ditëve

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë tatimpaguesit se ka aprovuar Rregulloren e brendshme të ATK nr. 01/2022 mbi Përcaktimin e procedurave për funksionimin e Njësive organizative për Gjoba dhe Ndëshkime (ZGjoNA), e cila fillon të zbatohet nga data 01.02.2022.

Ndër të tjerash, me këtë Rregullore janë përcaktuar edhe procedurat pas vendimmarrjes nga ZGjoNA.

Bazuar në këtë Rregullore, tatimpaguesit ndaj të cilëve ZGjoNA shqipton gjoba fikse për shkelje të legjislacionit tatimor, kanë mundësinë që të përfitojnë zbritje nga pagesa e tërësishme e shumës së gjobës.

🚨Në rast se tatimpaguesi paguan gjobën e shqiptuar brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e hyrjes në fuqi të Vendimit nga ZGjoNA, tatimpaguesi lirohet nga pagesa e pesëdhjetë përqind (50%) të shumës së gjobës së shqiptuar dhe në këtë rast procedura e ankimimit suprimohet dhe rasti konsiderohet i mbyllur.

Tatimpaguesi i cili nuk paguan gjobën prej pesëdhjetë përqind (50%) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh, obligohet të paguaj gjobën prej njëqind përqind (100%) të shumës së përcaktuar me Vendim nga ZGjoNA.

Të drejtën për të përfituar nga pagesa e gjobës vetëm prej pesëdhjetë përqind (50%) e kanë të gjithë tatimpaguesit, duke filluar nga data 01.02.2022

01/09/2021

🌐ATK, edhe me një shërbim të ri elektronik!

🖨Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01 Shtator 2021 do të publikon versionin e ri të Sistemit Elektronik – EDI, përmes të cilit do të kërkohet plotësimi i deklaratës: “Deklaratë nga personi i cili nuk kërkohet të pajiset me Pajisje Elektronike Fiskale / Sistem Fiskal”.

💡Shërbimi i ri elektronik për plotësimin e kësaj deklarate është funksionalizuar në sistemin elektronik EDI, dhe është në dispozicion për tatimpaguesit të cilët nuk janë të pajisur me Pajisje Elektronike Fiskale / Sistem Fiskal, të cilët do të shfrytëzojnë sistemin EDI.

➡Përmes këtij shërbimi, tatimpaguesi është i obliguar për plotësimin e kësaj deklarate duke konfirmuar se si tatimpagues nuk është i obliguar që të jetë i pajisur me PEF/SP pasi që të gjitha furnizimet e tija bëhen për biznese, e jo për konsumatorin e fundit dhe sipas ligjit për të gjitha ato furnizime lëshon faturë tatimore dhe nuk obligohet të lëshojë kuponë fiskal.

👓Plotësimi i kësaj deklarate përmes sistemit EDI është i obliguar dhe kërkohet me qëllim që Administrata Tatimore të ketë informatat e sakta për tatimpaguesit të cilët duhet të jenë të fiskalizuar.

👥Inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit që të plotësojnë saktë deklaratën e kërkuar, në të kundërtën ATK do të ndërmarrë masat e përcaktuara me Legjislacionin tatimor.

🟢ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

📣Njoftim për tatimpagues                              📌Përfitoni nga masat për mbështetje të bizneseve!Bazuar në vendimi...
28/04/2021

📣Njoftim për tatimpagues

📌Përfitoni nga masat për mbështetje të bizneseve!

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 08/08, datë 21.04.2021, lidhur me subvencionimin e shoqërive tregtare (bizneseve), përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe/ose subvencionimin e pagesës së qirasë për bizneset që kanë pësuar rënie të ndjeshme në të hyra për shkak të kufizimeve të vendosura sipas Vendimit Nr. 01/05, të datës 05.04.2021, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa.
Për subvencionim të pagës së punëtorëve, mund të aplikoj punëdhënësi, nëse është:

o Biznes me aktivitet të vetëm gastronominë;
o Biznes me nën-sektor gastronominë, vetëm për stafin e angazhuar në gastronomi;
o Biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur;
o Biznes me aktivitet fitnese dhe palestra; dhe
o Biznes me linja aktive të licencuara për transport ndër-urban të udhëtarëve.

Ndërsa, për subvencionim të qirasë mund të aplikoj Qiramarrësi, nëse është:
o Biznes me aktivitet të vetëm gastronominë; dhe
o Biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur.

Personat të cilët do të përfitojnë sipas këtyre masave, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 11 Maj 2021.

Për subvencionim të Pagës së punëtorëve, Punëdhënësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë” (vetëm pjesën e parë për Paga), të bashkëngjis listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Formulari gjendet në Sistemin EDI, në linkun Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën.

🌐Për subvencionim të Qirasë, Qiramarrësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë”, (vetëm pjesën e dytë për Qira) si dhe të bashkëngjis listën e qiradhënëseve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Po ashtu, qiramarrësi duhet të ngarkojë çdo kontratë të qirasë në mes të qiradhënësit dhe qiramarrësit, e cila duhet të jetë e lidhur para datës 1 Shkurt 2021. Formulari gjendet në Sistemin EDI në linkun Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Ngarko dëshmitë/kontratat duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat me qiradhënësit.

🌐Përmes formularit të lartcekur, punëdhënësi dhe qiramarrësi, duke evidentuar dëshmitë ofron edhe sqarimin se si ka ndikuar në biznesin e tij, Vendimi Nr. 01/05, i datës 05.04.2021, i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

👉Udhëzuesin për aplikim për subvencionim të pagave të punëtorëve dhe qirasë, e gjeni në dritaren ku edhe bëhet kërkesa, si dhe në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org në linkun Multimedia – Manuale & Prezantime.

Lajmet e fundit Lexo të gjitha Prill 14, 2021 Njoftim për tatimpagues - Së shpejti, skadon afati për mos-bllokimin e llogarive bankare nga ATK! Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 04/60 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 27.01.2021, për lehtësimin e ushtrimit të aktiviteti...

14/04/2021

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 - 𝐒𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐢, 𝐬𝐤𝐚𝐝𝐨𝐧 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐨𝐬-𝐛𝐥𝐥𝐨𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐥𝐥𝐨𝐠𝐚𝐫𝐢𝐯𝐞 𝐛𝐚𝐧𝐤𝐚𝐫𝐞
𝐧𝐠𝐚 𝐀𝐓𝐊!

Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 04/60 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 27.01.2021, për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës, ri-njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera se mos-bllokimi i llogarive bankare të tyre do të jetë i mundur vetëm deri me datë 30.04.2021.

Pas datës 30.04.2021, për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore e Kosovës do të zbatoj procedurat e përcaktuara me Legjislacionin tatimor në fuqi.

Të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore ju mundëson që të parashtrojnë kërkesë për lidhjen e marrëveshjes për pagesën me këste të obligimeve tatimore nëse dëshmojnë se kanë vështirësi financiare për t’i përmbushur obligimet për shkak të situatës së pandemisë së shkaktuar si pasojë e COVID-19. Ndërsa për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, Administrata Tatimore, inkurajon që sa më shpejt të përmbushin detyrimet tatimore.

𝗔𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗮 𝗧𝗮𝘁𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲 𝗲 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

📣 𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 – 𝐂𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐒𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢𝐭 𝐄𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤 𝐄𝐃𝐈Referuar në vendim...
07/04/2021

📣 𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 – 𝐂𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐒𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢𝐭 𝐄𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤 𝐄𝐃𝐈

Referuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës Nr. 01/05, datë 05.04.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë , Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se të gjitha , (punonjëseve të të cilave ju kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës), përmes Sistemit Elektronik- mund të pajisen me “Certifikatën e të punësuarit”.

Shkarkimi i “Certifikatës për të punësuarit”, përmes Sistemit Elektronik kërkohet nga të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe që marrin pjesë në funksionimin e zingjirit të furnizimit (përfshirë e / ), sipas pikës 15.3 të Vendimit të lartcekur, nëse punojnë edhe gjatë kohës së kufizuar për lëvizje të lirë.

Secili tatimpagues duhet të sigurohet nga i punësuari se dokumenti “Certifikatë e të punësuarit” vlen për të qarkulluar vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës dhe si i tillë nuk mund të përdoret për qëllimet tjera.

Dokumenti ”Certifikatë e të punësuarit” mund të shkarkohet përmes Sistemit Elektronik - EDI, në menynë “Shërbimet”, nën-menynë “Certifikatë e të punësuarit. Ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës.

Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet ta vulosni dhe nënshkruani. Ky dokument së bashku me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare (kartelën identifikuese) të punonjësit (nëse ka), do të Shërbejë si leje për të qarkulluar dhe atë vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. Pra, ky dokument për arsye tjetër nuk mund të përdoret.

Linku:

Deklarimi elektronik i tatimeve për Republikën e Kosovës

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 - 𝐙𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞𝐭 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞, 𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐚𝐬𝐪𝐲𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚...
29/03/2021

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 - 𝐙𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞𝐭 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞, 𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐚𝐬𝐪𝐲𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞

Bazuar në Vendimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 15/2021 të datës 29.03.2021, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore zgjatet, për këto lloje të tatimeve dhe këto periudha tatimore sipas tabelës së bashkangjitur.

Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.

Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me Legjislacionin tatimor në fuqi.

Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor.

Administrata Tatimore e Kosovës

24/03/2021

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 - 𝐍𝐠𝐚 𝐝𝐚𝐭𝐚 𝟎𝟏 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥, 𝐀𝐓𝐊 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤!

Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Nga data 01 prill 2021 do të ofroj edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes Sistemit Elektronik EDI do të mundësohet deklarimi i Tatimeve të Mbajtura në Burim duke ngarkuar edhe listën e personave të të cilëve ju është mbajtur Tatimi në Burim.
Nga data 01 prill 2021, deklarimi i Tatimeve të Mbajtura në Burim (TMB) përmes formularit “WR - PASQYRA MUJORE E MBAJTJES NË BURIM DHE PAGESËS SË TATIMIT NË INTERES, TË DREJTA PRONËSORE, QIRA, FITORE NË LOTARI DHE LOJRA TË FATIT DHE PERSONIN JO-REZIDENT” do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike.
Për të deklaruar Tatimet e Mbajtura në Burim (TMB) përmes formularit “WR”, tatimpaguesi paraprakisht duhet të plotësoj dhe ngarkoj listën e personave për të cilët ka mbajtur Tatimin në Burim, ndërsa pas ngarkimit të listës dhe validimeve të bëra nga sistemi, deklarata tatimore plotësohet nga vet Sistemi Elektronik EDI dhe mundësohet gjenerimi i fletëpagesës së tatimit.
Më konkretisht, tatimpaguesi duhet të plotësoj listë-pagesën në formatin e dizajnuar nga ATK, e cila përfshinë informatat, si:

• NUI/Numrin Fiskal/Numrin personal;
• Emrin e biznesit/Emrin dhe Mbiemrin e personit;
• Interesin bruto të paguar;
• Të drejtat pronësore të paguara;
• Fitoret bruto në lotari të paguara;
• Qiranë bruto të paguar;
• Pagesën bruto për personin jo-rezident;
• Pagesën bruto për personin fizik jo-afarist (kategori të veçanta);
• Hapësirën e objektit të marr me qira në metra katror (m2); dhe
• Vlerën bruto të qirasë mujore.

Deklarimi i formularit “WR” për periudhën mars/2021 e tutje do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike.
Për plotësimin e saktë të listë-pagesës, ATK ka përgatitur “Udhëzuesin për plotësimin e Listë-pagesës”, të cilin do ta gjeni në dritaren përkatëse ku edhe bëhet deklarimi, andaj ju sugjerojmë që ta shfletoni udhëzuesin paraprakisht.

𝑨𝑻𝑲 𝒎𝒃𝒂𝒏 𝒑𝒓𝒆𝒎𝒕𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒑𝒆̈𝒓 𝒌𝒖𝒋𝒅𝒆𝒔𝒊𝒏 𝒆 𝒗𝒂𝒛𝒉𝒅𝒖𝒆𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒏𝒅𝒂𝒋 𝒕𝒂𝒕𝒊𝒎𝒑𝒂𝒈𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆!

Administrata Tatimore e Kosovës

Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga   e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara q...
21/12/2020

Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar:

- Leternjoftimin valid, kopje në të dy anët
- Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit
- Çertifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror)
Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhesë të ndërtesës së vjetër të Komunës.

Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për , bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në linkun më poshtë në të kundërtën nuk mund t’a bëjmë pranimin e dokumenteve.
Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunal!​​

Linku:

Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë...

Kjo është lista e fituesve të granteve për bizneset e Komunës së Prishtinës me qarkullim deri në 50,000€, ku në total ka...
15/12/2020

Kjo është lista e fituesve të granteve për bizneset e Komunës së Prishtinës me qarkullim deri në 50,000€, ku në total kanë përfituar:
-4941 biznese
-1976 mikro biznese me nga 600€
-2965 biznese te vogla me nga 1300€.
Lista e publikuar dhe përfituesit janë përcjellë në Thesarin e Kosovës - Ministrinë e Financave.
Fondet janë nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe si institucion kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe tashmë presim procedumin e ekzekutimit të pagesave nga Thesari.

Lista e përfituesve për thirrjen - Grante për rimëkëmbjen e bizneseve

Address

Agim Ramadani
Pristina

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 08:00 - 18:00
Thursday 08:00 - 18:00
Friday 08:00 - 18:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AFT Consulting posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to AFT Consulting:

Share