GEO KONT SH.P.K

GEO KONT SH.P.K Kompania GEO KONT SH.P.K.

në përgjithësi merret me aktivitetet e kontabilitetit, libërmbajtjes dhe auditimit, këshillime tatimore, këshillime për prokurim publik, si dhe me një sërë aktivitetesh tjera të konsulencës.

21/04/2022

Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për punëtorët

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aplikimi për mbështetje do të bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale të të punësuarit në vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.

Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟐.

Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022.

Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 𝟐𝟏 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟎 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟐.

Në rast se të punësuarit dëshirojnë të verifikojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar si të punësuar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhën tatimore shkurt 2022, ashtu që të konfirmojmë se kualifikohen për mbështetje, mund të ndjekin vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/regemployer?fbclid=IwAR3knmXVLPMMQk-3eKSNhRTUvGaN8FlJ8YdUYXzPpSy6aJfjIFqJWAkJ_5w

𝐕𝐞̈𝐦𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞: Të punësuarit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit nuk kanë nevojë të aplikojnë sepse subvencionin do ta marrin me pagën e muajit prill.

21/02/2022

Sqarim lidhur ne njoftimin e ATK-se per deklarimin e tatimeve per personat fizik jo afarist.

ATK nuk eshte e nevojshme te merr vendim lidhur me kete qeshtje, kjo pasiqe sipas legjislacionit te aplikueshem ne Kosove, konkretisht ligji per TAP i ka obliguar gjithmone personat qe realizojne te hyra shtese pervec pages te bejne deklarimin e tatimeve permes deklarates vjetore PD.

Gjithashtu kjo vlene edhe per fitimet kapitale (sh*tjen e patundshmerive).

16/01/2022

Te ardhurat nga crypto valutat!

Nese e rritni kapitalin tuaj nga crypto valutat jeni te obliguar qe te deklaroni dhe paguani tatimin!

Do te vije koha kur secili qe ka nje apo disa wallet do te jete i obliguar qe t’i jep llogari shtetit per tatimin e papaguar nga ky aktivitet.

Edhe pse tani ne Republiken e Kosoves nuk ka ende ligj te vecant per aktivitetin ne fjale ekzistojne metoda tjera per pagesen e tatimeve sic jane:

Nese jeni person fizik duhet te pajiseni me numer fiscal prane ATK dhe deklarimin e tatimeve te beni konform ligjit per TAP.

Nese jeni entitet juridik pra SHPK ju tashme jeni i pajisur me numer te biznesit dhe deklarimin e tatimeve te beni sipas ligjit per TAK.

Deklaro dhe paguaj tani per te qene mire me vone!

29/11/2021

🔵Përditëso të dhënat në Sistemin EDI!

I nderuar tatimpagues,

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se evidentimi i llogarisë tuaj bankare në sistemin EDI nuk është e saktë, prandaj edhe nuk keni mundur të përfitoni nga subvencionet sipas Pakove të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, kërkojmë që sa më shpejt të bëni përditësimin e llogarisë bankare në Sistemin Elektronik EDI të ATK. Edhe nëse paraprakisht keni bërë përditësimin e të dhënave, kërkojmë që të përsëritni edhe njëherë pasi që është konstatuar nga Thesari se llogaria bankare që keni evidentuar në sistemin EDI nuk është e saktë dhe nuk është e mundur që t’ju rimbursohet ajo llogari për të përfituar subvencionet nga Qeveria.

Llogaria bankare që evidentoni në Sistemin EDI duhet te jetë në emër të biznesit.

Pra, nëse llogaria bankare e juaj përditësohet dhe vendoset e saktë, është e mundur që sa më shpejt nga Thesari të kreditohet llogaria e juaj.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

23/11/2021

📚Mbaj dokumentacionin sipas Ligjit!

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjitha veprimtaritë ekonomike se janë të obliguara të mbajnë librat dhe regjistrimet konform legjislacionit tatimor.

Veprimtaritë ekonomike, të cilat krijojnë dhe mbajnë dokumentacione jo në rregull, si: sh*tje pa destinim-personave fizikë, blerjet nga personat fizikë, mos-dokumentimi dhe dokumentimi fiktiv, malli pa prejardhje-origjinë, fryrja e shpenzimeve, lëshimi i kuponëve fiskal nga distributorët, nënvlerësimi i çmimeve nga importi, mos-lëshimi i kuponëve fiskal, mbajtja e stoqeve dhe saktësia e tyre, dokumentimet tjera jo-reale, kreditimi dhe humbja e vazhdueshme, do të jenë në fokusin e ATK-së, derisa të arrihen objektivat për krijimin e një klime të volitshme për të gjitha bizneset.

ATK, vlerëson se numri i tatimpaguesve, të cilët krijojnë dhe mbajnë dokumentacionin jo në rregull është i konsiderueshëm, i cili shkakton efekte negative në aktivitetet biznesore, krijon klimë jo konkurruese dhe jo lojale për vet operimin e biznesit dhe njëkohësisht krijon humbje për buxhetin e Kosovës.

Në identifikimin e rasteve të tilla, ATK, në bazë të kompetencave është e autorizuar që të ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të verifikimit të librave dhe regjistrimeve të tatimpaguesve dhe përcaktimit të drejtë të detyrimeve tatimore.
Vetëm tatimpaguesit, të cilët vullnetarisht mbajnë dhe prezantojnë librat dhe regjistrimet në harmoni me legjislacionin tatimor, nuk do të bëhen objekt ndëshkimi nga ana e ATK-së.

Tatimpaguesit të cilët nuk kanë përmbushur vullnetarisht detyrimin e tyre - mbajtjen dhe prezantimin e librave dhe regjistrimeve, i ftojmë që vullnetarisht të bëjnë korrigjimet e nevojshme për të reflektuar gjendje reale mbi afarizmin e tyre, sepse në këtë mënyrë Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat, ju ofron lehtësira për tatimin shtesë të pa deklaruar me kohë.

Synimi ynë i vetëm është ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, andaj ju inkurajojmë që të përmbushni detyrimet tuaja tatimore, në mënyrë që të mos bëheni objekt i ndëshkimeve.

GEO KONT SH.P.K.
20/11/2021

GEO KONT SH.P.K.

19/11/2021

Vemendje:
Cdo person fizik i cili krijon te ardhura nga qirate eshte i obliguar qe te beje deklarimet permes deklaratave adekuate sipas ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi ne Republiken e Kosoves.

28/04/2021

📣𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 – 𝐏𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐯𝐞!

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 08/08, datë 21.04.2021, lidhur me subvencionimin e shoqërive tregtare (bizneseve), përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe/ose subvencionimin e pagesës së qirasë për bizneset që kanë pësuar rënie të ndjeshme në të hyra për shkak të kufizimeve të vendosura sipas Vendimit Nr. 01/05, të datës 05.04.2021, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa.

Për subvencionim të pagës së punëtorëve, mund të aplikoj punëdhënësi, nëse është:

o Biznes me aktivitet të vetëm gastronominë;
o Biznes me nën-sektor gastronominë, vetëm për stafin e angazhuar në gastronomi;
o Biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur;
o Biznes me aktivitet fitnese dhe palestra; dhe
o Biznes me linja aktive të licencuara për transport ndër-urban të udhëtarëve.

Ndërsa, për subvencionim të qirasë mund të aplikoj Qiramarrësi, nëse është:
o Biznes me aktivitet të vetëm gastronominë; dhe
o Biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur.

Personat të cilët do të përfitojnë sipas këtyre masave, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 𝟏𝟏 𝐌𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟏.

𝐏𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐚𝐠𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞, Punëdhënësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë” (vetëm pjesën e parë për Paga), të bashkëngjis listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Formulari gjendet në Sistemin EDI, në linkun Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën.

𝐏𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐐𝐢𝐫𝐚𝐬𝐞̈, Qiramarrësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë”, (vetëm pjesën e dytë për Qira) si dhe të bashkëngjis listën e qiradhënëseve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Po ashtu, qiramarrësi duhet të ngarkojë çdo kontratë të qirasë në mes të qiradhënësit dhe qiramarrësit, e cila duhet të jetë e lidhur para datës 1 Shkurt 2021. Formulari gjendet në Sistemin EDI në linkun Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Ngarko dëshmitë/kontratat duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat me qiradhënësit.

Përmes formularit të lartcekur, punëdhënësi dhe qiramarrësi, duke evidentuar dëshmitë ofron edhe sqarimin se si ka ndikuar në biznesin e tij, Vendimi Nr. 01/05, i datës 05.04.2021, i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
👉Udhëzuesin për aplikim për subvencionim të pagave të punëtorëve dhe qirasë, e gjeni në dritaren ku edhe bëhet kërkesa, si dhe në ueb-faqe të ATK-së, në linkun https://bit.ly/32Szcc3 .

𝑨𝑻𝑲, 𝒄̧𝒅𝒐 𝒉𝒆𝒓𝒆̈ 𝒆 𝒈𝒂𝒕𝒔𝒉𝒎𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒐𝒇𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒔𝒉𝒆̈𝒓𝒃𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒂𝒕𝒊𝒎𝒑𝒂𝒈𝒖𝒆𝒔!

Administrata Tatimore e Kosovës

14/03/2021

Meqenese jemi ne periudhen e pergaditjes se Pasqyrave Financiare me qellim te dorezimit ne KKRF.

Ju njoftojm se ofrojme keto sherbime: pergaditjen, kontrollimin dhe nenshkrimin e Pasqyrave Financiare sipas legjislacionit ne fuqi nga kontabilist te certifikuar.

08/12/2020

Udhëzimet kryesore për aplikim për tërheqjen e 10%-sh*t nga Trusti

Address

Rr. Shaip Spahia
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when GEO KONT SH.P.K posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to GEO KONT SH.P.K:

Share