Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK)

BQK forcon më tej rrjetin e sigurisë financiare të Kosovës përmes qasjes në mekanizmin e avancuar EUREP të BQE-sëBanka Q...
14/09/2026

BQK forcon më tej rrjetin e sigurisë financiare të Kosovës përmes qasjes në mekanizmin e avancuar EUREP të BQE-së

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka pranuar konfirmimin për përfshirjen e saj në mekanizmin e avancuar të Eurosistemit për transaksionet REPO me bankat qendrore - Eurosystem Repo Facility for Central Banks (EUREP), i themeluar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e mëtejmë të kornizës së BQK-së për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe menaxhimin e likuiditetit në euro. Ai shton një shtresë të re qëndrueshmërie për sistemin financiar të Republikës së Kosovës.

BQK aktualisht ka qasje në një linjë REPO deri në 100 milionë euro, të vlefshme deri më 31 janar 2027. Përfshirja në kornizën e avancuar EUREP përfaqëson kalimin nga kjo marrëveshje e kufizuar në shumë dhe kohë drejt kornizës së përhershme të Eurosistemit për sigurimin e likuiditetit mbështetës në euro për bankat qendrore jashtë zonës së euros.

Në kuadër të kornizës së avancuar EUREP, bankat qendrore të pranueshme mund të sigurojnë likuiditet në euro kundrejt kolateralit cilësor të denominuar në euro. Kapaciteti maksimal i një linje individuale në kuadër të kësaj kornize mund të arrijë deri në 50 miliardë euro, në varësi të kërkesave të zbatueshme dhe aranzhimeve operacionale të Eurosistemit.

Guvernatori z. Ahmet Ismaili e mirëpriti këtë zhvillim si një arritje të rëndësishme në forcimin e mëtejmë të sigurisë dhe qëndrueshmërisë së sistemit financiar të Kosovës.

Guvernatori Ismaili gjithashtu theksoi se ky zhvillim pasqyron avancimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit institucional të BQK-së me bankat qendrore evropiane dhe Eurosistemin.

Shuma e disponueshme në kuadër të kësaj marrëveshjeje do të përcaktohet në përputhje me nevojat e vlerësuara, kërkesat e zbatueshme dhe kolateralin e pranueshëm, brenda limit të përgjithshëm të përcaktuar nga BQE.

Ky zhvillim plotëson reformat dhe masat e vazhdueshme të BQK-së për forcimin e stabilitetit financiar, mbikëqyrjes prudenciale, menaxhimit të rezervave dhe integrimit të Kosovës me infrastrukturën dhe mekanizmat financiarë evropianë.

Komunikata🔗 https://shortlink.win/1DRAd

𝗥𝗮𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶 𝗶 𝗽𝗮𝘃𝗮𝗿𝘂𝗿 𝗶 𝗚𝗿𝘂𝗽𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗕𝗮𝗻𝗸𝗲̈𝘀 𝗕𝗼𝘁𝗲̈𝗿𝗼𝗿𝗲 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈𝘀𝗼𝗻 𝗹𝗮𝗿𝘁 𝗽𝗿𝗼𝗴𝗿𝗲𝘀𝗶𝗻 𝗲 𝘀𝗲𝗸𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁 𝗳𝗶𝗻𝗮𝗻𝗰𝗶𝗮𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗮𝘃𝗮𝗻𝗰𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗿𝗲𝗳𝗼𝗿𝗺𝗮𝘃𝗲...
11/09/2026

𝗥𝗮𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶 𝗶 𝗽𝗮𝘃𝗮𝗿𝘂𝗿 𝗶 𝗚𝗿𝘂𝗽𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗕𝗮𝗻𝗸𝗲̈𝘀 𝗕𝗼𝘁𝗲̈𝗿𝗼𝗿𝗲 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈𝘀𝗼𝗻 𝗹𝗮𝗿𝘁 𝗽𝗿𝗼𝗴𝗿𝗲𝘀𝗶𝗻 𝗲 𝘀𝗲𝗸𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁 𝗳𝗶𝗻𝗮𝗻𝗰𝗶𝗮𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗮𝘃𝗮𝗻𝗰𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗿𝗲𝗳𝗼𝗿𝗺𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘂𝗱𝗵𝗲̈𝗵𝗲𝗾𝘂𝗿𝗮 𝗻𝗴𝗮 𝗕𝗤𝗞-𝗷𝗮

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) mirëpret vlerësimin pozitiv të publikuar nga Independent Evaluation Group (IEG) të Grupit të Bankës Botërore, për mbështetjen e dhënë ndaj sektorit financiar të Kosovës dhe progresin e arritur gjatë viteve të fundit. IEG është strukturë e pavarur e vlerësimit të Grupit të Bankës Botërore (BB), që i raporton drejtpërdrejt tek Bordi Ekzekutiv dhe ka mandat të vlerësojë efektivitetin dhe rezultatet e programeve të Grupit të Bankës Botërore në vendet anëtare. Misioni vlerësues dhe faktmbledhës i Bankës Botërore u mirëprit nga BQK në takimin e mbajtur më 8 dhjetor 2025.

Raporti thekson arritje të rëndësishme në forcimin e institucioneve financiare, modernizimin e infrastrukturës financiare dhe avancimin e reformave që mbështesin integrimin e Kosovës në tregjet financiare evropiane. Sipas këtij vlerësimi të pavarur, BQK ka luajtur rol kyç në forcimin e stabilitetit financiar, avancimin e kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse, si dhe në modernizimin e sistemit të pagesave.

Në raport vlerësohet se korniza mbikëqyrëse e BQK-së është harmonizuar në masë të madhe me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian, ndërsa reformat e ndërmarra kanë kontribuar në rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit financiar. Po ashtu, raporti nënvizon punën e BQK-së në avancimin e mbikëqyrjes së bazuar në rrezik dhe në forcimin e mekanizmave për menaxhimin e krizave dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.

Një pjesë e rëndësishme e raportit i kushtohet reformimit të sistemit të pagesave dhe përgatitjeve për integrimin në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Raporti konstaton se BQK ka udhëhequr procesin e modernizimit të infrastrukturës kombëtare të pagesave dhe harmonizimit të saj me standardet evropiane, duke krijuar bazë të rëndësishme për pagesa më efikase, më të shpejta dhe më të sigurta për qytetarët dhe bizneset.

Raporti thekson gjithashtu se Strategjia Kombëtare e Pagesave dhe reformat në këtë fushë kanë ndikuar në zgjerimin e përdorimit të pagesave elektronike dhe në avancimin e transformimit digjital të sektorit financiar. Këto zhvillime, sipas raportit, krijojnë kushte më të mira për rritjen e konkurrencës, nxitjen e inovacionit, zgjerimin e përfshirjes financiare dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve.

Megjithëse raporti konfirmon progresin e dukshëm të arritur përmes reformave në sektorin financiar, ai thekson se disa nga përfitimet më të rëndësishme pritet të materializohen plotësisht në fazën e zbatimit gjatë viteve në vijim.

BQK e vlerëson lart bashkëpunimin me Bankën Botërore dhe e konsideron këtë vlerësim si konfirmim të rëndësishëm të progresit të arritur në forcimin e sektorit financiar të vendit. BQK mbetet e përkushtuar në vazhdimin e reformave që forcojnë stabilitetin financiar, mbështesin zhvillimin e tregjeve financiare dhe avancojnë integrimin evropian të sektorit financiar të Kosovës, në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare dhe objektivat strategjike të vendit.

Raporti për Kosovën është pjesë e një vlerësimi më të gjerë dhe afatgjatë të angazhimit të Grupit të Bankës Botërore. Në këtë kuadër është analizuar edhe zhvillimi i sektorit financiar dhe mbështetja për forcimin e rolit të BQK-së dhe zbatimin e reformave të ndërmarra. Kapitulli përkatës mund të gjendet këtu 🔗 https://bit.ly/cbk-iegreport

Komunikata 🔗 https://shortlink.win/1DIJf

BQK dhe sektori bankar avancojnë përgatitjet për funksionalizimin e pagesave të shpejta përmes projektit TIPS CloneNë va...
10/09/2026

BQK dhe sektori bankar avancojnë përgatitjet për funksionalizimin e pagesave të shpejta përmes projektit TIPS Clone

Në vazhdën e aktiviteteve për modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe avancimin e integrimit financiar me standardet evropiane, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) zhvilloi një takim me drejtuesit e bankave për të diskutuar progresin e sistemit të pagesave të shpejta përmes projektit TIPS Clone, për funksionalizimin e tij deri në fund të këtij viti, si dhe zhvillimin e mëtejmë të shërbimeve që do të mbështeten në këtë infrastrukturë moderne të pagesave.

Ngjarja është vijimësi e takimeve të mëparshme rreth koordinimit të duhur ndërmjet BQK-së dhe sektorit bankar, me fokus në gatishmërinë institucionale, teknike dhe operative për vënien në funksion të sistemit, modelin e pjesëmarrjes dhe funksionimit, si dhe hapat e nevojshëm për sigurimin e një zbatimi të suksesshëm.

Në mesazhin e tij, Guvernatori i BQK-së, z. Ahmet Ismaili theksoi se projekti TIPS Clone përfaqëson një nga projektet më të rëndësishme për modernizimin e sektorit financiar në Kosovë dhe një hap të rëndësishëm drejt përafrimit me standardet dhe infrastrukturat evropiane të pagesave. Ai vlerësoi se sistemi do të mundësojë realizimin e pagesave të menjëhershme në kohë reale, 24-orë në ditë, shtatë ditë në javë dhe gjatë gjithë vitit, duke ofruar shërbime më të shpejta, më efikase dhe me kosto më të ulët për qytetarët dhe bizneset.

Nga BQK u vlerësua se TIPS Clone dhe SEPA janë projekte plotësuese dhe strategjike për zhvillimin e tregut financiar. Përderisa SEPA ofron kornizën për integrimin në tregun evropian të pagesave, TIPS Clone krijon infrastrukturën që mundëson pagesa të shpejta, rrit efikasitetin e shërbimeve të pagesave dhe krijon bazën për zhvillimin e zgjidhjeve të reja digjitale.

U theksua se faza aktuale e projektit do të fokusohet në pagesat e shpejta brenda vendit, ndërsa në fazat pasuese synohet zgjerimi drejt pagesave rajonale ndërkufitare, në përputhje me zhvillimet e përbashkëta në Ballkanin Perëndimor, pjesë e projektit TIPS Clone. Në perspektivë, objektiv strategjik mbetet ndërlidhja e kësaj infrastrukture me ekosistemin evropian të pagesave, duke mbështetur më tej integrimin financiar dhe pjesëmarrjen e Kosovës në SEPA.

Për realizimin e këtij projekti strategjik, BQK-ja ka siguruar mbështetje financiare përmes grantit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të financuar nga Banka Botërore, në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kjo mbështetje do të kontribuojë në zhvillimin dhe funksionalizimin e infrastrukturës së pagesave të shpejta, si dhe në avancimin e komponentëve të tjerë të projektit, në nivel të sektorit financiar të vendit.

BQK-ja do të vazhdojë koordinimin e ngushtë me sektorin bankar dhe partnerët ndërkombëtarë, duke përcjellë nga afër avancimin e përgatitjeve dhe duke mbështetur zbatimin e suksesshëm të projektit.

Komunikata 🔗 https://shortlink.win/1DEf9

Guvernatori Ismaili priti në takim Bordin e Fondit Evropian për Rritje të Gjelbër “Green for Growth Fund” dhe përfaqësue...
09/09/2026

Guvernatori Ismaili priti në takim Bordin e Fondit Evropian për Rritje të Gjelbër “Green for Growth Fund” dhe përfaqësues të institucioneve financiare evropiane

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, priti në takim delegacionin e Green for Growth Fund (GGF), të kryesuar nga z. Gupta, Kryesues i Bordit të Drejtorëve të GGF-së, së bashku me anëtarë të Bordit të Drejtorëve dhe përfaqësues të institucioneve financiare evropiane, në prani të përfaqësuesve të partnerit zbatues, Finance in Motion.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili prezantoi zhvillimet më të fundit në sektorin financiar të Kosovës, duke theksuar qëndrueshmërinë e sistemit bankar, nivelin e lartë të kapitalizimit dhe likuiditetit, si dhe progresin e BQK-së në harmonizimin e kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse me standardet e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Vëmendje e veçantë iu kushtua avancimit të agjendës së financimit të qëndrueshëm në Kosovë, ku Guvernatori Ismaili theksoi përkushtimin e BQK-së për integrimin e konsideratave Mjedisore, Sociale dhe të Qeverisjes (ESG) në kornizën rregullative dhe mbikëqyrëse, si dhe hapat e ndërmarrë për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e rreziqeve klimatike dhe mjedisore në sektorin financiar.

Në takim u trajtua edhe korniza aktuale rregullative, e cila ka krijuar kushte të favorshme për mobilizimin e fondeve nga institucionet financiare ndërkombëtare. Në këtë kontekst, u diskutuan mundësitë për optimizimin e trajtimit rregullativ dhe mbikëqyrës të financimeve të tilla, me qëllim mbështetjen e investimeve zhvillimore dhe rritjen e qasjes në financim, duke ruajtur njëkohësisht stabilitetin financiar dhe standardet prudenciale.

Guvernatori Ismaili vlerësoi lart kontributin e Green for Growth Fund dhe Finance in Motion në promovimin e financimit të qëndrueshëm në Kosovë. Ai theksoi se mbështetja financiare dhe asistenca teknike e ofruar përmes këtyre partnerëve ka ndihmuar në zhvillimin e produkteve të gjelbra.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e GGF-së, të cilët po mbajnë për herë të parë në Prishtinë mbledhjen e Bordit, vlerësuan progresin e arritur nga BQK-ja në forcimin e stabilitetit financiar, zhvillimin e kornizës për financim të qëndrueshëm dhe harmonizimin me standardet evropiane, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe tranzicionit të gjelbër të Kosovës.

Takimi rikonfirmoi partneritetin ndërmjet BQK-së dhe institucioneve zhvillimore evropiane, si dhe angazhimin e përbashkët për promovimin e investimeve të qëndrueshme, forcimin e sektorit financiar dhe mbështetjen e rritjes ekonomike të Kosovës në një mjedis të sigurt, të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt zhvillimit afatgjatë.

Komunikata 🔗 https://shortlink.win/1xQdU

Guvernatori Ismaili priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Sh.T. z. Petrit MalajGuvernatori i Bankës Qendror...
09/09/2026

Guvernatori Ismaili priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Sh.T. z. Petrit Malaj

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Sh.T. z. Petrit Malaj.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili e informoi Ambasadorin Malaj për zhvillimet kryesore në sistemin financiar të Republikës së Kosovës, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit, si dhe aktivitetet e BQK-së në funksion të avancimit të mbikëqyrjes financiare dhe përafrimit të kornizës ligjore e rregullative me standardet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu e informoi lidhur me organizimin, funksionimin dhe fushëveprimin e BQK-së si institucion i pavarur kushtetues, si dhe për avancimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale të saj. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë të BQK-së me institucionet financiare ndërkombëtare, bankat qendrore dhe autoritetet rregullatore e mbikëqyrëse të rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, Guvernatori Ismaili vlerësoi lart bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona, me theks të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Bankës së Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi, veçanërisht në fushat e mbikëqyrjes financiare, sistemeve të pagesave dhe edukimit financiar mbarëkombëtar. Ai theksoi se shkëmbimi i përvojave dhe ekspertizës ndërmjet dy bankave qendrore kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në avancimin e mëtejmë të sektorit financiar.

U prezantuan reformat që po ndërmerr BQK-ja për modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe integrimin e Kosovës në sistemet evropiane të pagesave. Në këtë kuadër, Guvernatori e njoftoi Ambasadorin për proceset që lidhen me Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), zhvillimin e sistemit të pagesave të shpejta dhe projektin TIPS Clone, të cilat synojnë pagesa më të shpejta, më të sigurta dhe më efikase për qytetarët dhe bizneset e të dy vendeve tona.

Pjesë e diskutimit ishin edhe masat dhe aktivitetet e BQK-së në fushën e mbrojtjes së konsumatorit dhe edukimit financiar. Guvernatori Ismaili e informoi Ambasadorin Malaj për qasjen e financa, përfshirjen e llogarisë bazike, si dhe instrumente tjera për rritjen e qasjes në shërbime financiare, që synojnë rritjen e transparencës dhe mbështetjen e konsumatorëve në marrjen e vendimeve të informuara financiare. Gjithashtu, u diskutuan nisma që kanë të bëjnë me kujdesin ndaj aspekteve që lidhen me sigurinë kibernetike në dritën e zhvillimeve digjitale.

Nga ana e tij, Ambasadori Malaj e përgëzoi Guvernatorin Ismaili për punën, reformat dhe aktivitetet e ndërmarra nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Ai vlerësoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet BQK-së dhe Bankës së Shqipërisë dhe shprehu mbështetjen për vazhdimin dhe intensifikimin e këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

Në përfundim të takimit, palët rikonfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejmë institucional dhe shkëmbimit të përvojave në mbështetje të zhvillimit, modernizimit dhe integrimit të sistemeve financiare të të dyja vendeve tona.

🔗 https://shortlink.win/1Dzbv

BQK dhe sektori bankar vazhdojnë përgatitjet për integrimin në SEPANë vazhdën e përgatitjeve për integrimin e Republikës...
08/09/2026

BQK dhe sektori bankar vazhdojnë përgatitjet për integrimin në SEPA

Në vazhdën e përgatitjeve për integrimin e Republikës së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), Shoqata e Bankave të Kosovës organizoi punëtorinë “SEPA Implementation: Processes, Requirements and Next Steps”, me pjesëmarrjen e stafit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), drejtuesve dhe përfaqësuesve të sektorit bankar, si dhe ekspertëve të fushë.

Punëtoria shërbeu si vazhdimësi e diskutimeve dhe përgatitjeve të përbashkëta të BQK-së dhe sektorit bankar, duke u fokusuar në kërkesat për aderim në skemat SEPA, përgatitjet teknike dhe operative, si dhe në hapat që duhet të ndërmarrin bankat për të siguruar gatishmërinë e tyre me kohë.

Në fjalën e tij, Guvernatori i BQK-së, z. Ahmet Ismaili theksoi se integrimi në SEPA përbën një nga prioritetet strategjike të BQK-së dhe një nga proceset më të rëndësishme për integrimin financiar të Kosovës me Bashkimin Evropian. Ai vlerësoi se ky proces, së bashku me projektin TIPS Clone për pagesat e shpejta, përfaqëson një transformim të rëndësishëm të infrastrukturës së pagesave, me përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, bizneset dhe ekonominë e vendit.

BQK-ja ka avancuar në vazhdimësi përgatitjet institucionale për SEPA përmes përafrimit të kuadrit ligjor dhe rregullativ me kërkesat evropiane, përgatitjes së kornizës së aplikimit dhe koordinimit me institucionet vendore, sektorin financiar dhe partnerët ndërkombëtarë. Paralelisht me përmbylljen e hapave të mbetur institucionalë, përkatësisht miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, fokusi po orientohet gjithnjë e më shumë drejt gatishmërisë së sektorit bankar për fazën e aderimit dhe zbatimit.

Guvernatori Ismaili theksoi se pranimi i Kosovës në SEPA duhet ta gjejë sektorin bankar të përgatitur për aderim dhe pjesëmarrje operative në skemat përkatëse, marre parasysh kompleksitetin dhe kohën e nevojshme te procesit nga përvojat e rajonit. Për këtë arsye, përgatitjet teknike dhe operative duhet të vazhdojnë dhe të intensifikohen më tej, në vazhdën e udhëzimeve dhe aktiviteteve të ndërmarra deri më tani.

BQK-ja pret që secila bankë dhe institucion i pagesave, krahas trajtimit të SEPA-s si projekt strategjik institucional dhe nën vëmendjen e vazhdueshme të menaxhmentit të lartë, të alokojë resurse të dedikuara, me përgjegjësi të qarta dhe plane konkrete për zbatimin në praktikë. Krahas koordinimit në nivel sektorial, secila bankë duhet të finalizojë përgatitjet individuale për përshtatjen e sistemeve dhe procedurave, sigurimin e pajtueshmërisë me kërkesat e skemave SEPA, realizimin e testimeve dhe garantimin e gatishmërisë operative.

Gjatë punëtorisë u diskutuan kërkesat dhe proceset e aderimit në SEPA, si dhe përvojat praktike që mund të ndihmojnë bankat në përgatitjen e tyre. Në këtë kuadër, u vlerësua rëndësia e shfrytëzimit të përvojës së bankave dhe grupeve bankare që tashmë operojnë në vendet e SEPA-s, me qëllim të transferimit të njohurive dhe përshpejtimit të procesit të përgatitjeve.

BQK-ja do të vazhdojë me prioritet të lartë koordinimin dhe diskutimet me sektorin bankar dhe të pagesave, duke përcjellë nga afër avancimin e përgatitjeve dhe duke adresuar së bashku çështjet që kërkojnë koordinim të mëtejshëm. Synimi është që përgatitjet institucionale dhe ato të sektorit të avancojnë paralelisht, në mënyrë që Kosova dhe sistemi i saj financiar të jenë të gatshëm për një integrim sa më të shpejtë, efektiv dhe funksional në SEPA.

🔗 https://shortlink.win/1DvTb

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) rikujton të gjithë gazetarët dhe redaktorët se vazhdon të jetë e hapur thir...
07/09/2026

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) rikujton të gjithë gazetarët dhe redaktorët se vazhdon të jetë e hapur thirrja për "𝗖̧𝗺𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗕𝗤𝗞-𝘀𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝗚𝗮𝘇𝗲𝘁𝗮𝗿𝗶𝗻𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗸𝘁𝗼𝗿𝗶𝗻 𝗙𝗶𝗻𝗮𝗻𝗰𝗶𝗮𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲".

• 𝘒𝘶𝘴𝘩 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵𝘦̈ 𝘢𝘱𝘭𝘪𝘬𝘰𝘫𝘦̈: Gazetarët/redaktorët me punime të publikuara në shtyp, online, TV apo radio
• 𝘒𝘳𝘪𝘵𝘦𝘳𝘪: Artikujt duhet të trajtojnë temat që lidhen me sistemin financiar (banka, sigurime, pensione, inovacion, etj.) dhe të jenë publikuar nga 1 janari 2026 deri më 30 shtator 2026
• 𝘔𝘦̈𝘯𝘺𝘳𝘢 𝘦 𝘢𝘱𝘭𝘪𝘬𝘪𝘮𝘪𝘵: Dërgoni punimin në format Word/PDF (me linkun përkatës) në [email protected] ose me postë në adresën zyrtare të BQK-së
• 𝘈𝘧𝘢𝘵𝘪 𝘱𝘦̈𝘳 𝘢𝘱𝘭𝘪𝘬𝘪𝘮: 30 shtator 2026

𝗖̧𝗺𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗕𝗤𝗞-𝘀𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗿𝗮𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗴𝗮𝘇𝗲𝘁𝗮𝗿𝗶 𝗽𝗲̈𝗿 𝘀𝗲𝗸𝘁𝗼𝗿𝗶𝗻 𝗳𝗶𝗻𝗮𝗻𝗰𝗶𝗮𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) me qëllim të nxitjes së raportimit për sistemin financiar, shpall thirrjen për shkrimin dhe raportimin më të mirë për sektorin financiar, të botuar në shtypin e shkruar ose online, si dhe në mediet radio e televizive.

Kjo thirrje synon të vlerësojë dhe të shpërblejë gazetarinë më të mirë në fushën e ekonomisë, me fokus të veçantë në sistemin financiar. Në një kohë kur transparenca dhe informimi i saktë mbi çështjet financiare janë thelbësore për qytetarët dhe bizneset, ky çmim synon të njohë dhe promovojë gazetarët që ofrojnë analiza të thelluara, hulumtime cilësore dhe raportime të balancuara mbi sistemin financiar.

Çmimi është tradicional dhe ndahet çdo vit, përkatësisht me 15 nëntor – Ditën e themelimit të Bankës Qendrore e Republikës së Kosovës.

Çmimi i BQK-së për shkrimin dhe raportimin më të mirë për sektorin financiar, përfshinë kategoritë në vijim:
• Shkrimi më i mirë i publikuar në gazetë (online dhe PDF) (1);
• Shkrimi më i mirë i publikuar në medie online/web portal (1);
• Raportimi më i mirë i transmetuar në televizion (1); dhe
• Raportimi më i mirë i transmetuar në radiostacion (1).

Shkrimet apo raportimet duhet të jenë të botuara, publikuara dhe të emetuara gjatë vitit aktual, përkatësisht nga 1 janari 2026 deri më 30 shtator 2026.

Artikujt duhet të trajtojnë tema që lidhen me sistemin financiar, përkatësisht për bankat, sigurimet, pensionet, gjithëpërfshirjen financiare dhe inovacionin financiar, etj.

Punimet duhet të dorëzohen në version elektronik në formatin MS Word apo PDF duke ia bashkangjitur lidhjen se ku është publikuar shkrimi/raportimi, në adresën elektronike: [email protected] ose të shtypura në adresën: Luan Haradinaj Nr. 2, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, me mbishkrimin “Çmimi i BQK-së për shkrimin dhe raportimin në gazetari për sektorin financiar 2026”.

Komunikata e plotë 🔗 https://bit.ly/bqkcmimi2026

Guvernatori Ismaili në Konferencën e 25-vjetorit të Bankës Qendrore të Malit të Zi: Kredibiliteti institucional dhe inte...
04/09/2026

Guvernatori Ismaili në Konferencën e 25-vjetorit të Bankës Qendrore të Malit të Zi: Kredibiliteti institucional dhe integrimi evropian duhet të avancojnë së bashku

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, mori pjesë si panelist në Konferencën Ndërkombëtare “Bankingu Qendror në një Mjedis me Rrezik të Lartë: Stabiliteti, Infrastruktura dhe Besimi”, të mbajtur në Tivat me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Bankës Qendrore të Malit të Zi.

Guvernatori Ismaili kontribuoi në panelin “Kredibiliteti, Hapësira e Politikave dhe Përafrimi me BE-në në një Kontekst me Rrezik të Lartë”, së bashku me guvernatorët e bankave qendrore të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij, Guvernatori Ismaili theksoi se kredibiliteti i bankës qendrore ndërtohet përmes pavarësisë institucionale, vendimmarrjes profesionale dhe të bazuar në evidencë, qeverisjes së mirë, transparencës dhe rezultateve konkrete në përmbushjen e mandatit. Ai theksoi se pavarësia duhet të shoqërohet me llogaridhënie, integritet dhe komunikim efektiv.

Duke iu referuar Kosovës si një ekonomi e vogël, e hapur dhe e euroizuar, Guvernatori Ismaili nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit financiar përmes rregullimit të kujdesshëm, mbikëqyrjes së bazuar në rrezik, politikës makroprudenciale, sistemeve te qëndrueshme dhe efikase të pagesave dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Guvernatori Ismaili theksoi se stabiliteti financiar si e mirë publike dhe integrimi evropian janë objektiva që përforcojnë njëri-tjetrin, duke vënë në pah progresin e BQK-së në përafrimin e kornizës së saj rregullative dhe mbikëqyrëse me standardet evropiane. Ai gjithashtu vuri në dukje se transformimi digjital, fintech-u dhe inteligjenca artificiale krijojnë mundësi të rëndësishme, por njëkohësisht sjellin rreziqe të reja kibernetike, operacionale dhe për mbrojtjen e konsumatorit.

Guvernatori Ismaili konkludoi duke theksuar se kredibiliteti, qëndrueshmëria dhe reformat duhet të avancojnë së bashku, duke siguruar që përafrimi evropian të përkthehet në institucione më të fuqishme, një sistem financiar më të sigurt dhe përfitime konkrete për qytetarët dhe ekonominë.

Në margjinat e konferencës, Guvernatori Ismaili u takua dhe shkëmbeu pikëpamje me guvernatorët e bankave qendrore të Francës, Belgjikës, Islandës, Kroacisë dhe Sllovenisë, me ish-Guvernatorin e Bankës së Izraelit, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të bankave qendrore dhe institucioneve ndërkombëtare.

Në një takim të veçantë, Guvernatori Ismaili u takua me z. Mateusz Szczurek, Drejtorin e ri të Departamentit Evropian të FMN-së, me të cilin diskutoi zhvillimet aktuale ekonomike dhe financiare, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet BQK-së dhe FMN-së.

Këto shkëmbime të nivelit të lartë forcuan më tej bashkëpunimin e BQK-së me bankat qendrore evropiane, FMN-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, duke mbështetur lidhje më të ngushta institucionale, shkëmbimin e ekspertizës dhe integrimin e vazhdueshëm të BQK-së në komunitetin evropian dhe ndërkombëtar të bankave qendrore.

Komunikata 🔗 https://bit.ly/25cbcg

𝗕𝗤𝗞 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗼𝘀 𝘀𝘁𝗮𝗻𝗱𝗮𝗿𝗱𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲𝗷𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗸𝗼𝗻𝘀𝘂𝗺𝗮𝘁𝗼𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗷𝗲𝗹𝗹𝗷𝗲𝗻 𝗻𝗲̈ 𝘁𝗿𝗲𝗴 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗲𝗸𝘁𝗼𝗿𝗶𝗻 𝗲 𝘀𝗶𝗴𝘂𝗿𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 Banka Qend...
03/09/2026

𝗕𝗤𝗞 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗼𝘀 𝘀𝘁𝗮𝗻𝗱𝗮𝗿𝗱𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲𝗷𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗸𝗼𝗻𝘀𝘂𝗺𝗮𝘁𝗼𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗷𝗲𝗹𝗹𝗷𝗲𝗻 𝗻𝗲̈ 𝘁𝗿𝗲𝗴 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗲𝗸𝘁𝗼𝗿𝗶𝗻 𝗲 𝘀𝗶𝗴𝘂𝗿𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka avancuar më tej kornizën rregullative për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbikëqyrjen e sjelljes në treg në sektorin e sigurimeve, përmes miratimit të dy rregulloreve që vendosin për herë të parë standarde të reja për zhvillimin dhe shpërndarjen e produkteve të sigurimit, informimin dhe transparencën ndaj klientëve, kostot dhe praktikat e reklamimit.

Përmes rregulloreve të sapo miratuara: Rregulloren për Zhvillimin, Shpërndarjen dhe Qeverisjen e Produkteve të Sigurimit dhe Rregulloren për Informimin, Reklamimin, Kostot dhe Transparencën ndaj Klientëve në Sigurime, duke u mbështetur njëkohësisht në standardet dhe praktikat ndërkombëtare për mbrojtjen e konsumatorit financiar, BQK vendos një standard të ri të mbrojtjes së konsumatorit dhe sjelljes në treg, duke e shtrirë mbrojtjen e klientit përgjatë gjithë ciklit jetësor të produktit të sigurimit, nga dizajnimi dhe aprovimi i produktit, përcaktimi i tregut të synuar dhe mënyra e shpërndarjes, deri te informimi, transparenca e kostove, reklamimi, monitorimi dhe masat korrigjuese pas vendosjes së produktit në treg.

Rregullorja për Zhvillimin, Shpërndarjen dhe Qeverisjen e Produkteve të Sigurimit vendos për herë të parë kërkesa të strukturuara për qeverisjen dhe mbikëqyrjen e produkteve. Produktet duhet të dizajnohen dhe shpërndahen duke marrë parasysh nevojat, objektivat, karakteristikat dhe profilin e rrezikut të klientëve për të cilët janë të destinuara.

Në të njëjtën kohë, Rregullorja për Informimin, Reklamimin, Kostot dhe Transparencën ndaj Klientëve në Sigurime krijon standarde të reja për transparencën dhe cilësinë e informacionit që i ofrohet klientit para dhe gjatë marrëdhënies kontraktuale. Ajo përcakton kërkesa të qarta për informimin lidhur me karakteristikat e produktit, mbulimin, përjashtimet dhe kufizimet, primet, kostot dhe tarifat, si dhe të drejtat dhe detyrimet e klientit.

Risi e rëndësishme është standardizimi i Dokumentit Informues për Produktin e Sigurimit (DIPS) për produktet e sigurimit jo-jetë, përmes të cilit konsumatori, para lidhjes së kontratës, do të ketë informacion të përmbledhur dhe të krahasueshëm për elementet kryesore të produktit.

Për herë të parë trajtohen në mënyrë të strukturuar edhe konsumatorët e cenueshëm, duke kërkuar nga siguruesit dhe ndërmjetësuesit masa të përshtatshme për trajtim të drejtë dhe qasje efektive në informacion dhe shërbime. Korniza e re adreson gjithashtu komunikimin përmes kanaleve digjitale dhe kërkon që institucionet të vlerësojnë kuptueshmërinë dhe efektivitetin e informacionit që u ofrohet klientëve.

Rregulloret forcojnë njëkohësisht përgjegjësinë e organeve drejtuese, funksioneve të kontrollit, pajtueshmërisë dhe auditimit të brendshëm për zbatimin dhe monitorimin e standardeve të mbrojtjes së klientit dhe sjelljes në treg.

Me këtë kornizë, BQK synon të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë në tregun e sigurimeve, të parandalojë praktikat e papërshtatshme të sh*tjes, të fuqizojë vendimmarrjen e informuar të konsumatorëve dhe të rrisë besimin në sektorin e sigurimeve.

Komunikata 🔗 https://short-url.cc/1xtDB

BQK dhe Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike bashkërendojnë bashkëpunimin për digjitalizimin e shërbimev...
03/09/2026

BQK dhe Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike bashkërendojnë bashkëpunimin për digjitalizimin e shërbimeve dhe sigurinë kibernetike

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, u prit në takim nga Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, z. Lulëzon Jagxhiu, me të cilin diskutoi për bashkërendimin ndërinstitucional dhe avancimin e bashkëpunimit në fushat që ndërlidhen me mandatet dhe objektivat e përbashkëta të dy institucioneve.

Diskutimi u fokusua në avancimin e digjitalizimit të shërbimeve financiare dhe krijimin e parakushteve për ofrimin e shërbimeve më efikase, të sigurta dhe të qasshme për qytetarët dhe bizneset. Në këtë kuadër, u trajtuan nismat që lidhen me identifikimin dhe verifikimin elektronik, si elemente të rëndësishme për zhvillimin e mëtejmë të shërbimeve financiare digjitale dhe ndërlidhjen e tyre me shërbimet publike elektronike.

Vëmendje e veçantë iu kushtua kornizës së sigurisë kibernetike në nivel vendi dhe nevojës për koordinim efektiv ndërinstitucional, në përputhje me përgjegjësitë përkatëse, me synim forcimin e reziliencës së infrastrukturës dhe menaxhimin efektiv të rreziqeve kibernetike.

Guvernatori Ismaili prezantoi zhvillimet dhe projektet strategjike të BQK-së për modernizimin dhe digjitalizimin e infrastrukturës së pagesave, përfshirë projektin TIPS Clone për pagesat e shpejta, si dhe procesin rreth anëtarësimit të Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Në këtë kontekst, u diskutua edhe për bashkërendimin dhe ndërlidhjen e nevojshme me infrastrukturën dhe shërbimet publike digjitale, në funksion të rritjes së efikasitetit, interoperabilitetit dhe qasjes në shërbime.

Palët u dakorduan për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, secila në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive përkatëse, në funksion të objektivave të përbashkëta për transformimin digjital, forcimin e sigurisë kibernetike dhe zhvillimin e shërbimeve moderne, të sigurta dhe të ndërlidhura për qytetarët dhe bizneset.

🔗 https://short-url.cc/1xsT8

Address

Luan Haradinaj 2
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Banka Qendrore e Republikës së Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share