FRYTI AUDIT

Call Directions Website

FRYTI AUDIT AUDITIM I PASQYRAVE FINANCIARE
RISHIKIM I PASQYRAVE FINANCIARE
KONTABILITET
KONSULENCË

Partner në firmën ligjore Diedon Berisha dhe Farije Kabashi Bellanica, me përvojë në fushën e Menaxhimi dhe Kontabilitetit mbi 30 vjeqare . Shahe Berisha ne vitin 2007 themeloj firmes “Fryti Audit” për te kryer shêrbemet e sigurise Auditim dhe Rishikim te pasqyrave financiare nje nder Firmat Ligjore të para në Republiken e Kosovës, ka qëne antare e Këshillit në SCAAK dhe ligjeruse e nivelit te dyte te dy grupeve, anëtare e Kuvendit të Odës Ekonomike ne Prishtinë. Si një ndër Auditoret e parë, eksperte e kontabilitetit dhe njohëse shunë e mirë e kësaj lëmie Ekonimike dhe Financiare, ka kontribuar shumë ne ngritjen e nivelit profesional të Auditoreve dhe Kontabilistave të rinjë në Republiken e Kosovë. Tani ne poziten e pronarit kalon Diedon Berisha si Drejtor menaxhues dhe Aksionar i kompanisë, i cili ka një përvoje mbi 10 vjeqare ne fushën e Auditimit, Kontabilitetit, dhe Finacave, një djal i ri, i përgaditur, dinamik dhe shumë kreativ. një herit edhe Auditor i Çertifikuar dhe Magjister i Shkencave Ekonomike (MSC). Në vitin 2003 Farije Kabashi Bellanica u shpall Menaxherja më e Suksesshme e Biznesit Kosovar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Oda Ekonomike, Komuniteti I Biznesit dhe Oda Ekonomike Amerikane.
Është udheheqese e Kontabilitetit dhe Auditimit për shumë biznese, si dhe nje nder Auditoret me te sukseshme ne Republiken e Kosovës. Fryti Audit ka nje staf të kualifikuar dhe shumë të sukseshëm I cili është I përbëre nga gjashtë përsona profesional: Auditor te Çertifikuar, Kontabilist te Çertifikuar, Ekspert të lartë Tatimor, Financier çdo vite është duke u rritur numri I të punësuarve dhe profesionisteve ne ketë nderrmarrje . Fryti Audit përveq shërbimeve të Kontabilitetit që nga viti 2007 ka kryer edhe shërbime të Auditimit dhe Rishikimit me shumë suksesë të Ndërmarrjeve të Vogla, të Mesme dhe të Mëdha ku ka disa kontrata Pune me” Super Viva” ,NTP “Frutti” ,”Devolli Corporation”,” M&SILLOSI”, “EUROLAB”,”KLAN KOSOVA” ,“DM”,”LUANI NT”, “LUANI AG”,”INTERCOOP GROUP”,”GRETA MARET”,”ITD”,”ITK”,”BETA”,”DIAMBE”,”DPM SHA”,”INKOS SHA”,”USHQIMI SHA”,”FEDERATA E XHUDOS “,disa” Universitete Private”,shumë ,”OJQ”,ETJ .

Kontrata e punës lidhet në formë të shkruar. Neni 10 i Ligjit të Punës.Marrëveshja vetëm gojore nuk e mbron as punëtorin...
17/10/2026

Kontrata e punës lidhet në formë të shkruar. Neni 10 i Ligjit të Punës.

Marrëveshja vetëm gojore nuk e mbron as punëtorin, as biznesin.

Puna provuese mund të zgjasë më së shumti gjashtë muaj , dhe gjatë saj punëtori paguhet e deklarohet normalisht. Periudha provuese nuk e liron punëdhënësin nga detyrimet tatimore dhe pensionale.

frytiaudit.com/udhezues/punesimi-i-punetorit/

Nga fatura e furnitorit te etiketa në raft — në 4 hapa, pa shtypur asnjë çmim dy herë:1. Skano faturën2. Kontrollo dhe a...
17/10/2026

Nga fatura e furnitorit te etiketa në raft — në 4 hapa, pa shtypur asnjë çmim dy herë:

1. Skano faturën
2. Kontrollo dhe aprovo
3. Vendos çmimet
4. Printo etiketat

Rrëshqit për ta parë hap pas hapi →

16/10/2026

Tre gabime të vogla në faturim mjaftojnë për të prishur bilancin, stokun dhe llogaritjen e TVSH-së.

Në FrytiKont+, programi kontrollon çdo veprim para se të regjistrohet në libra:

Nëse totali i shkruar në faturën e furnitorit nuk përputhet me shumën reale të rreshtave të mallit, postimi ndalet automatikisht.
Nëse e njëjta faturë vjen për herë të dytë me numër të ndryshuar me hapësira ose viza, sistemi e bllokon si dublikatë dhe ruan gjurmën e auditimit.
Nëse kërkohet të faturohet më shumë mall sesa ke realisht në magazinë, fatura mbetet draft dhe stoku nuk del kurrë në minus.

Kur gabimet ndalen që në hyrje, në fund e sheh saktësisht sa fiton nga çdo artikull.

Kontrolli tatimor nuk është marrje në pyetje. Ju keni të drejta, dhe ushtrimi i tyre nuk lexohet si mospajtim.Të dini ba...
14/10/2026

Kontrolli tatimor nuk është marrje në pyetje. Ju keni të drejta, dhe ushtrimi i tyre nuk lexohet si mospajtim.

Të dini bazën ligjore dhe periudhën që kontrollohet.
Të kërkoni kohë të arsyeshme për t'i siguruar dokumentet.
Të keni përfaqësues — kontabilist ose auditor — pranë jush.
Të ankoheni ndaj njoftim-vlerësimit brenda afatit.

Bashkëpunimi është qëndrimi i duhur. Por bashkëpunim nuk do të thotë të pranoni
çdo gjë pa e lexuar.

frytiaudit.com/udhezues/kontrolli-tatimor/

Programin që na duhej nuk e gjetëm në treg, prandaj e ndërtuam vetë.  ​Me FrytiKont+ e kemi thjeshtuar punën e përditshm...
14/10/2026

Programin që na duhej nuk e gjetëm në treg, prandaj e ndërtuam vetë.
​Me FrytiKont+ e kemi thjeshtuar punën e përditshme në zyrë:

• ​Skaneri i lexon faturat automatikisht
• ​Gati për SEF dhe Fiskalizim
• ​Librat dalin fiks siç i kërkon ATK-ja
• ​Mesazhe që kuptohen qartë nga pronari, kontabilisti dhe tekniku
• ​Më pak kohë duke shtypur fatura me dorë, më shumë kohë për punë të vërtetë.

E bëmë për zyrën tonë, tani mund ta përdorni edhe ju.

​Shikoje në Frytiaudit.com ose na shkruaj në mesazh.
​

Biznesi yt meriton një program që flet shqip dhe mendon sikontabilist.FrytiKont+ i mban në një vend faturat, TVSH-në, st...
13/10/2026

Biznesi yt meriton një program që flet shqip dhe mendon sikontabilist.

FrytiKont+ i mban në një vend faturat, TVSH-në, stokun, pagat dhe POS-in — që ti të merresh me biznesin, jo me letrat.

Na shkruaj në mesazh për ofertë.

Mundësuar nga Frytiaudit.com

15 tetori mban dy afate, jo një.Pagat dhe kontributet e shtatorit — formularët WM dhe CM.Kësti i tretë i tatimit në fiti...
09/10/2026

15 tetori mban dy afate, jo një.

Pagat dhe kontributet e shtatorit — formularët WM dhe CM.
Kësti i tretë i tatimit në fitim — paradhënia për tremujorin e tretë.

Kësti harrohet më shpesh se pagat, sepse nuk vjen çdo muaj. Vjen katër herë në vit: 15 prill, 15 korrik, 15 tetor dhe 15 janar.

Pas tyre: TVSH-ja e shtatorit, deri më 20 tetor.

frytiaudit.com/afatet-tatimore/

Jo çdo para që del nga biznesi është shpenzim i njohur.Njihen ato që kanë faturë të rregullt, lidhje të qartë me veprimt...
26/09/2026

Jo çdo para që del nga biznesi është shpenzim i njohur.

Njihen ato që kanë faturë të rregullt, lidhje të qartë me veprimtarinë dhe pagesë të gjurmueshme.

Nuk njihen ato pa dokument, ato pa lidhje me biznesin dhe ato që ligji i kufizon shprehimisht.

Problemi është koha: dallimin e zbuloni në mars, kur pasqyrat mbyllen — por ai është vendosur muaj më parë, në momentin kur fatura nuk u kërkua.

Nëntori është muaji i fundit kur ende mund të rregullohet diçka.

Sa kushton saktësisht një gabim? Shifrat nga Ligji Nr. 08/L-257, 1. MOSDEKLARIM (neni 99) — shumë fikse për ÇDO deklarat...
23/09/2026

Sa kushton saktësisht një gabim? Shifrat nga Ligji Nr. 08/L-257,

1. MOSDEKLARIM (neni 99) — shumë fikse për ÇDO deklaratë: 50 € biznes individual , 150 € person juridik , 20 € person fizik jo-afarist "për çdo deklaratë".

Gjashtë muaj vonesë janë gjashtë gjoba, jo një.

Prandaj vonesa e vogël e përsëritur kushton më shumë se një gabim i madh.

2. NËN-DEKLARIM (neni 100) — përqindje mbi diferencën: 15% kur gabimi është deri 10% e tatimit të saktë , 25% kur është mbi 10%

Ndarja bëhet nga përqindja e gabimit, jo nga shuma në euro.

3. ARKA FISKALE (neni 106) — sipas qarkullimit të vitit të kaluar: 250 € deri 30.000 , 500 € deri 200.000 , 1.000 € deri 500.000 , 2.000 € deri 5 milionë, 3.000 € mbi 5 milionë,

4. Manipulimi i pajisjes fiskale nuk është gjobë — është ndjekje penale.

5. TVSH PA REGJISTRIM (neni 108) — 15% e detyrimit nën 10.000 €, 25% mbi.

Address

Zahaq , Magjistralja Peje Prishtine
Pejë

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 08:00 - 17:00

Telephone

+38349489047

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FRYTI AUDIT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share