Zyre Kontabiliteti Buli Kont

Zyre Kontabiliteti Buli Kont Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zyre Kontabiliteti Buli Kont, Shtepia e Mallerave, Gjilan.

Auditor i ligjshëm Prof.Dr.Burhan Reshat Rexhepi në “Mbretërinë e Bashkuar  Londër” Antarë i Këshilli të Raportimit Fina...
28/03/2023

Auditor i ligjshëm Prof.Dr.Burhan Reshat Rexhepi në “Mbretërinë e Bashkuar Londër” Antarë i Këshilli të Raportimit Financiar (FRC).

Statutory auditor Prof. Dr. Burhan Reshat Rexhepi in "United Kingdom London" Member of the Financial Reporting Council (FRC).

Suksese Burhan R Rexhepi

Profesionet që pritet të paguhen dhe kërkohen më shumë...Jeni financierë, specialistë IT, zhvillues programesh, inxhinie...
10/11/2022

Profesionet që pritet të paguhen dhe kërkohen më shumë...
Jeni financierë, specialistë IT, zhvillues programesh, inxhinierë ndërtimi, atëherë është koha juaj. Këto janë ndër profesionet më të kërkuara sot për sot në tregun shqiptar të punës, por edhe më të mirëpaguarat...!

Fondi i bizneseve prej 5 milion eurosh do të filloj zbatimin prej të hënës me 23 nëntor. Çdo biznes i cili ka qarkullim ...
21/11/2020

Fondi i bizneseve prej 5 milion eurosh do të filloj zbatimin prej të hënës me 23 nëntor. Çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50,000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës.
Aplikimi është i thjeshtë, do të jetë online dhe do të jetë i hapur për 10 ditë. Komuna e Prishtinës ka shumë biznese dhe ky fond mund të jetë vetëm një copëz e vogël e humbjes por Prishtina me të gjitha kapacitetet do të ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë, me shpresën që së shpejti do të kemi pako të tjera nga shteti. Ndihma është e targetuar dhe është për bizneset e vogla.
Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që mos të humbet kohë në mbushjen e të dhënave. Qëllimi i grantit nuk është luftimi i joformalitetit, prandaj nuk kërkojmë dëshmi të tatimeve të paguara e punëtorëve të regjistruar. Megjithatë, veprimtaria e biznesit që aplikon duhet të jetë në listën e veprimtarive të ndaluara gjatë këtij viti apo në veprimtaritë që indirekt janë prekur negativisht nga mbyllja. Ndarja e fondeve do të jetë transparente, dhe meqenëse aplikimi është online, procesi mund të monitorohet nga organet e Komunës, Ekzekutivi dhe Kuvendi Komunal në çdo kohë.
Taksat e juaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju. Në kohë normale, përmes projekteve e shërbimeve, e në kohë krize përmes subvencioneve e ndihmave direkte.

Me Fat Fitër Bajrami!
23/05/2020

Me Fat Fitër Bajrami!

08/04/2020

SQARIM!

Te nderuar tatimpagues, duke pare se kemi pyetje ne vazhdimesi nga ju se ku duhet te drejtohemi per te aplikuar per pakon emergjente te leshuar nga Ministria e Financave kemi pare te arsyeshme te ju drejtohemi me nje shkresë.

Administrata Tatimore e Kosoves eshte duke punuar intenzivisht per ta pergaditur sistemin EDI per aplikim, andaj e theksojme se menyra e mundshme ku ju duhet te aplikoni per te perfituar nga pakoja emergjente do te jete ne sistemin EDI. Andaj mos besoni portale te falsifikuar qe per qellim kane vetem klikimet.

Ne momentin kur Administrata Tatimore e Kosoves del me nje njoftim ne do ju mbajme te informuar.

Me respekt,
Zyre Kontabiliteti Buli Kont e Huazuar

03/04/2020

Masa 3 – Mbështetja financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirësi financiare si pasojë e rënies së veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së emergjencës së shendëti public, sin ë vijim:
a) Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerën prej 170 euro, për muajin Prill dhe Maj, masë kjo deri në (41.000.000.00⋲)
1. Kjo masë vlen për pagat e muajit Mars dhe Prill por ekzekutimi i pagesës bëhet gjatë periudhës Prill dhe Maj;
2. Për të përfituar nga kjo masë duhet të plotësohen kriteret, si në vijim:
2.1. Punëdhënësi, përmes sistemit elektronik EDI, duhet të plotësojë dhe ngarkojë formularin dhe listën e dizajnuar nga ATK, më së largu deri më 15 maj 2020;
2.2. Punwdhënësi duhet të dëshmojë që veprimtaria e tij është e ndikuar negativisht direkt apo indirekt nga situata e emergjencës shëndetësore me vendimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhajpjes së virusit COVID19, qoftë duke dëshmuar me njërën nga kodet e veprimtarive në aneksin A të cilave u është ndërprerë puna me urdhëresë të MEPTINIS, duke deklaruar se si kanë ndikuar vendimet e Qeverisë në rënien e të hyrave të tyre, duke dëshmuar vështirësistë financiare përmes librit të arkës, Bilancit bankar dhe dëshmi tjera të ngjashme;
2.3. I punësuari mund të përfitojë vetëm nëse i njëjti është i deklruar si primar në listën e pagesës mujore të punëdhënësit, për periudhën shkurt 2020.
2.4. I punësuari, duhet të posedojë llogari bankare valide në një nga bankat e licensuara nga BQK;
3. Kjo pagë për qëllime të tatimit do të konsiderohet si pagë primare;
4. Kërkesat e dërguara nga punëdhënësi, do të shqyrtohen nga Komisioni i përbashket i themeluar nga ATK dhe MEPTINIS, në afat prej 15 ditë pune nga data e parashtrimit të kërkesës;
5. Lista e të punësuarëve të cilëve ju është aprovuar kërkesa për të përfituar nga kjo pikë, do të dërgohet nga Komisioni në Thesar;
6. Thesari duhet të sigurohet që i punësuari mund të përfitojë vetëm një herë brenda një skeme – një periudhe mujore;
7. Në rast se punëdhënësi ka ekzekutuar pagat e muajit Mars 2020, në tërësi edhe pse në vështirësi financiare, pjesa e pagesës prej 170.00⋲ për punëtorët do të kreditohet në llogarinë e punëdhënësit, si rimbursim i shpenzimeve, bazuar në regjistrat e deklaruar në ATK dhe verifikimeve shtesë që mund të mbështesin këtë deklarim. Në këtë rast paga e muajit Prill kreditohet në llogarinë e punëmarrësit.
8. ATK do të publokoj udhëzimet shtesë me detaje se si bëhet dorëzimi i aplikacionit, plotësimi i formularit dhe dokumentet shtese;
9. Mjetet në Masën 3a buxhetohen ne MEPTINIS, në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve.

02/04/2020

Ministri i Financave 📈Besnik Bislimi sqaron✍ në detaje se kush dhe si mund të përfitojë nga 💶Pakoja Emergjente e Qeverisë:👇

➡️ SQARIMI 1

Të nderuar qytetarë,
Pas publikimi të pakos emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmesë në përballjen me pasojat e pandemisë COVID 19, kam pranuar një sërë pyetjesh dhe shqetësimesh që kryesisht adresojnë problemet e ndërlidhura me disa kategori.

Me synim që sado pak të kontribuoj në zvogëlimin e paqartësive dhe njëkohësisht qetësimin e qytetarëve, më lejoni të shpjegoj sa vijon:

PYETJA:

1. Cila është zgjidhja e ofruar për punëtorët që punojnë pa kontrata pune?

SKJARIMI:

1. Ne jemi të vetëdijshëm që një pjesë e punëmarrësve janë duke punuar pa kontrata. Ky lloj i angazhimit merr dy forma: ose punëtorët punojnë pa kontrata të vlefshme, por punëdhënësi i paguan rregullisht kontributet pensionale dhe obligimet tatimore; ose punëtorët angazhohen komplet në “të zezë”. Në rastin e parë mungesa e kontratës është gjithsesi problematike dhe ka nevojë të adresohet, POR kjo nuk ka efekt për pakon e masave emergjente. Kjo nënkupton, që për ne, në këtë fazë, mjafton informacioni që punëdhënësi i ka paguar kontributet pensionale dhe obligimet tatimore, andaj këta punëmarrës përfitojnë nga pakoja në të gjitha ato rastet kur punëdhënësi argumenton vështirësi financiare si pasojë e masave të qeverisë (pika 1.3.1 e pakos).

Për ata të cilët kanë punuar në “të zezën”, qeveria ka hapur një dritare që u mundëson punëdhënësve të fusin këta punëtorë në listat e tyre të pagave për muajin mars, dhe t’i pajisin me kontrata një vjeçare. Pastaj me efekt të menjëhershëm, këta punëtorë bëhen pjesë e përfitimeve nga pakoja (pika 1.14 e pakos). Në rast se nuk ndodh kjo, qeveria inkurajon punëmarrësit që të raportojnë statusin e tyre në administratën tatimore të Kosovës. Nëse punëdhënësit preferojnë të rrezikojnë edhe më tej operimin “në të zezën” dhe të ballafaqohen me konsekuencat ligjore përkatëse, atëherë punëmarrësit e prekur në raste të caktuara mund të përfitojnë nga pika 1.15 e pakos (shiko shpjegimin numër 3)

➡️ SKJARIMI 2

PYETJA:

2. Cila është zgjidhja e ofruar për punëtorët që kanë humbur vendin e punës si pasojë e masave të qeverisë?

SKJARIMI:

2. Nëse ka punëtorë të cilët e kanë humbur vendin e punës pas shpalljes së masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mesin e marsit 2020, atëherë këta punëtorë përfitojnë nga masa e tetë e pakos emergjente në shumën e 130 euro për tre muajt e ardhshëm (gjithnjë nën supozimin se në ndërkohë nuk krijojnë marrëdhënie të re të punës). Ministria e Financave dhe Transfereve do të del shumë shpejt me elaborimin e procedurave (shumë të thjeshtësuara) për aplikim.

Qeveria inkurajon punëdhënësit që sa herë të jenë në gjendje, të ruajnë fuqinë e tyre punëtore, meqë në afat të mesëm kjo u levërdisë edhe vetë bizneseve.

Gjithashtu duhet skjaruar që kjo masë i dedikohet vetëm atyre që vendin e punës e kanë humbur si rezultat i vështirësive në përballimin me pandeminë e jo si rezultat i problemeve tjera me punëdhënësin apo si rezultat i përfundimit të kontratave ekzistuese të punësimit. Në rast se punëtorët e larguar kanë qenë duke punuar pa kontrata pune, atëherë opsioni i vetëm mbetet mundësia e përfitimit nga masa numër 15 e pakos emergjente (Shiko skjarimin 3).

➡️ SKJARIMI 3

PYETJA:

3. Cila është zgjidhja e ofruar për punëtorët që kanë punuar në baza ditore (ose nuk kanë asnjë familjarë që siguron të ardhura)?

SKJARIMI:

3. Kjo masë përpiqet të mbulojë atë pjesë të familjeve që burim të vetëm të të ardhurave kanë punët e përkohshme ose angazhimet në punë kujdestarie apo mirëmbajtjeje nëpër familje private. Të gjithë këto familje mund të përfitojnë nga masa e 15 e pakos emergjente të qeverisë (130 euro për tre muajt në vijim), në rast se dokumentojnë që këto të ardhura janë burimi i vetëm i të hyrave të familjes. Kjo nënkupton që aplikuesit, kur të dorëzojnë certifikatën familjare duhet të dëshmojnë që asnjë anëtarë i tyre nuk është në marrëdhënie të rregulltë pune dhe poashtu nuk janë pjesë e asnjërës nga skemat sociale e pensionale të sektorit publik. Verifikimi bëhet përmes databazës së administratës tatimore të Kosovës dhe departamentit të Thesarit në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

Është shumë me rëndësi që qytetarët të kuptojnë që deri në publikimin e hapave që duhet të ndërmerren për aplikim (aplikim i thjeshtëzuar dhe nëse teknikisht e mundur do të bëhet online), ata nuk kanë nevojë të ndërmarrin asnjë veprim apo vizitë në institucione për t’u lajmëruar.

➡️ SKJARIMI 4

PYETJA:

4. A janë të përfshira organizatat joqeveritare si dhe bashkësitë fetare në pakon e masave emergjente?

SKJARIMI:

4. Secili punëdhënës i cili ka staf me kontrata pune dhe kalon nëpër vështirësi si rezultat i masave që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës, mund të përfitojë nga masat e pakos emergjente. Kjo vlen edhe për OJQ-të (Organizatat Joqeveritare). Kjo vlen për ato organizata apo bashkësi që kanë përjetuar ulje të të hyrave të tyre si pasojë e kufizimeve të vendosura nga qeveria, POR nuk mund të vlejë për ato OJQ që funksionojnë në bazë të projekteve të financuara nga donatorë, financime këto që nuk janë prekur nga masat apo vendimet e qeverisë.

➡️ SKJARIMI 5

PYETJA:

5. A janë të përfshira mediat në pakon e masave emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës?

SKJARIMI:

5. Masat e pakos emergjente i dedikohen çdo punëmarrësi dhe nuk janë të specializuara për një sektorë të veçantë. Rrjedhimisht të gjitha mediat trajtohen si biznese dhe mund të përfitojnë nga masat e qeverisë (masa 3, 10, apo 14)

Address

Shtepia E Mallerave
Gjilan
60,000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00
Saturday 10:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyre Kontabiliteti Buli Kont posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Zyre Kontabiliteti Buli Kont:

Share