Zyra e kontabilitetit “ Bilanci “

Zyra e kontabilitetit “ Bilanci “ Accounting management

28/11/2025
15/07/2025

📈📉📑

24/05/2024

Ministria e Zhvillimit Rajonal Lanson Skemen e Granteve „Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar“ 2024
Thirrje publike për grante te financuara nga Ministria e Zhvillimit Rajonal - Republika e Kosovës.
➡Skema e Granteve “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB) 2024“ ka tre kategori per aplikim.
- Start – UP – (Studentë): Nga 2,000.00 € deri në 5,000.00 € nuk aplikohet bashkëfinancimi
- Start – UP: Nga 3,000.00 € deri në 5,000.00 € përqindja e bashkëfinancimit nga aplikantët duhet të jetë nga 5% deri në 10%
- LOT I: Biznes ekzistues; Nga 5,001.00 € deri në 15,000.00 € përqindja e bashkëfinancimit nga aplikantët duhet të jetë minimumi 10% dhe maksimumi 40%
- LOT II: Biznes ekzistues; Nga 15,001.00 – 30,000.00 € përqindja e bashkëfinancimit nga aplikantët duhet të jetë minimumi 20% dhe maksimumi 49%
➡Kriteret e vleresimit per kategori jane:
Start – Up - i dedikohet ideve të biznesit për Start-up të cilat nuk janë ende të regjistruara si biznese;
LOT 1 – Biznese ekzistuese - Ndërmarrjet mikro dhe të vogla me një qarkullim prej 5,000.00€ deri në 50,000.00€ nga viti i fundit kalendarik, të dëshmuara nga ATK;
3. LOT 2 – Biznese ekzistuese - Ndërmarrjet mikro dhe të vogla me një qarkullim prej 30,000.00€ deri në 300,000.00€ nga viti i fundit kalendarik, të dëshmuara nga ATK;
🛎Shpallim thirrje të hapur për përkrahjen e të gjitha ndërmarrjeve mikro dhe të vogla që janë të regjistruara në Kosovë, për përkrahje nga ana e financimit nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Zyra e kontabilitetit “ BILANCI “ ju ofron shërbime profesionale për kompletimin e dokumentacionit dhe procedurave aplikuese, afati i fundit për aplikim është me datën 05.06.2023 ora 16:00.

📞044-747-111

06/04/2024

Deklarimi i Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes, kërkohet nga të gjithë tatimpaguesit

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se sot më datë 04 prill 2024 publikoj Versionin e ri të Sistemit Elektronik EDI, përmes të cilit do të kërkohet që çdo tatimpagues të deklaroj Librin e Blerjes dhe Librin e Sh*tjes.

Shërbimi i ri elektronik për deklarimin e Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes është funksionalizuar në Sistemin Elektronik EDI duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, gjegjësisht nenin 43, paragrafin 3.

ATK-ja njofton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk janë deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar se janë të obliguar që për çdo tre muaj të deklarojnë Librin e Blerjes dhe Librin e Sh*tjes, përmes Sistemit Elektronik EDI. Libri i Blerjes dhe Libri i Sh*tjes, nga këta tatimpagues duhet të deklarohen nga data 01 deri më 15 të muajit vijues pas tremujorit, pra librat do të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata tremujore, si: “IS”, “QS”, etj.

Po ashtu, Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë tatimpaguesve të cilët janë deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar se janë të obliguar që për çdo muaj të deklarojnë Librin e Blerjes dhe Librin e Sh*tjes, përmes Sistemit Elektronik EDI. Libri i Blerjes dhe Libri i Sh*tjes, nga këta tatimpagues duhet të deklarohen nga data 01 deri më 20 të muajit vijues, pra librat do të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata e TVSH-së.

Për plotësimin e saktë të Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes, ATK-ja ka përgatitur “Udhëzuesin për plotësimin e Librit të Blerjes dhe Librit të Sh*tjes”, si për Deklaruesit e TVSH-së e po ashtu edhe për tatimpaguesit tjerë, të cilin do ta gjeni në dritaren përkatëse në të cilën bëhet deklarimi i librave, andaj ju sugjerojmë që paraprakisht ta shfletoni udhëzuesin.

Të gjitha udhëzuesit:

Udhëzuesit për tatimpaguesit – Deklarues të TVSH-së dhe
Udhëzuesit për tatimpaguesit tjerë,

mund t'i gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Për Tatimpaguesit – Udhëzues, Manuale dhe Rregullore.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës

13/03/2024
29/02/2024

Cfarë ndodhë nëse bizneset nuk i’a transferojnë punëtorëve pagat përmes bankës ?! 💶📑🏦

Neni 6 – Krijimi dhe mbajtja e regjistrave

Është shtuar dispozita që pagat të paguhen përmes institucioneve financiare, si: Çdo pagë që i
paguhet të punësuarit, kërkohet të bëhet përmes një institucioni financiar të licensuar.

Nëse një biznes nuk i përmbahet nenit 6, atëherë biznesi në fjale mund të marrë gjobë dhe nuk do t’i pranohen si të zbritshme për qëllime tatimore këto shpenzime për paga të cilat i ka deklaruar dhe nuk i ka ekzekutuar përmes një institucioni financiar të licensuar në Kosovë.

23/01/2024
Regjistro biznesin tënd në platformën “superpuna”Regjistrohu si individ për të kërkuar punë me pagë prej 264,00 euro.Pla...
31/03/2023

Regjistro biznesin tënd në platformën “superpuna”Regjistrohu si individ për të kërkuar punë me pagë prej 264,00 euro.
Platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Kosovës.

Address

Lulishte
Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyra e kontabilitetit “ Bilanci “ posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Zyra e kontabilitetit “ Bilanci “:

Share