Shërbime Kontabiliteti

Shërbime Kontabiliteti Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shërbime Kontabiliteti, Gjergj Fishta, Linda 4, Fushë Kosovë.

27/08/2024
13/02/2024

ATK publikon formën për lajmërimin e punëtorit

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se sot me datë 13 shkurt 2024 publikoj Versionin e ri të Sistemit Elektronik EDI, përmes të cilit do të kërkohet që çdo punëdhënës të informojë ATK-në për lidhjen e një kontrate të punës një ditë para fillimit të punës së punëtorit.

Shërbimi i ri elektronik për lajmërimin e punëtorit është funksionalizuar në Sistemin Elektronik EDI duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, gjegjësisht nenin 43, paragrafin 5.

Përmes këtij shërbimi, çdo punëdhënës është i obliguar për ofrimin e informatave për të punësuarin e ri, sipas formës së përcaktuar nga ATK-ja, e cila gjendet te menyja “Shërbimet – Regjistro punëtorin e ri”.

Më konkretisht përmes shërbimit “Formular për regjistrimin e punëtorit”, përveç informatave që merren përmes Agjencisë për Regjistrimin Civil (ARC) dhe informatave përmes listëpagesës mujore, punëdhënësi do të jetë i obliguar që të ofroj edhe informatat shtesë, si:

• Data e fillimit të punës;
• Data e ndërprerjes së punësimit;
• Orari i punës, i plotë apo i pjesshëm;
• Niveli i shkollimit të punëtorit;
• Profesioni i punëtorit;
• Pozita e punës së punëtorit, etj.

Për plotësimin e saktë të informatave për të punësuarin, ATK-ja ka përgatitur “Udhëzuesin për plotësimin e formularit për regjistrimin e punëtorëve”, të cilin do ta gjeni në dritaren përkatëse në të cilën bëhet plotësimi i formularit, andaj ju sugjerojmë që paraprakisht ta shfletoni udhëzuesin.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës

21/04/2022

Hapet aplikimi për mbështetje prej 100 euro për punëtorët

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aplikimi për mbështetje do të bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale të të punësuarit në vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi.

Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟐.

Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022.

Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 𝟐𝟏 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟎 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟐.

Në rast se të punësuarit dëshirojnë të verifikojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar si të punësuar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhën tatimore shkurt 2022, ashtu që të konfirmojmë se kualifikohen për mbështetje, mund të ndjekin vegzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/regemployer?fbclid=IwAR3knmXVLPMMQk-3eKSNhRTUvGaN8FlJ8YdUYXzPpSy6aJfjIFqJWAkJ_5w

𝐕𝐞̈𝐦𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞: Të punësuarit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit nuk kanë nevojë të aplikojnë sepse subvencionin do ta marrin me pagën e muajit prill.

25/03/2022
Të gjithë të interesuarit për bashkëpunim në përgaditjen dhe certifikimin e raporteve financiare mund të kontaktojnë në ...
03/03/2022

Të gjithë të interesuarit për bashkëpunim në përgaditjen dhe certifikimin e raporteve financiare mund të kontaktojnë në numrin e telefonit ose të na vizitojnë tek zyret tona.

☎️+383 45 57 47 87
Rr. Gjergj Fishta
📍Fushë Kosovë

25/02/2022

02 Mars 2022 10:00h

Address

Gjergj Fishta, Linda 4
Fushë Kosovë
12000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shërbime Kontabiliteti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shërbime Kontabiliteti:

Share