BiKon LLC

BiKon LLC Deklarimet Financiare
Këshilltar Financiar
Plane Biznesi
Trajnim në Kontabilitet

Edhe nje analize per bizneset dhe indeksimin social te ndermarresve me fokus Ferizaj.
17/04/2025

Edhe nje analize per bizneset dhe indeksimin social te ndermarresve me fokus Ferizaj.

Nga sot duhet te keni kujdes!
26/01/2024

Nga sot duhet te keni kujdes!

Urime të gjithë atyre që e përjetësojnë këtë ditë!
28/11/2023

Urime të gjithë atyre që e përjetësojnë këtë ditë!

Në Konfernceën Shkencore Ndërkombëtare “Bridge 2023” Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren
11/11/2023

Në Konfernceën Shkencore Ndërkombëtare “Bridge 2023” Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren

29/09/2023

Deklaroni pagat ashtu siq i keni!!!

Njoftimi nga ATK vjen për këtë kategori..

Paga minimale ne Kosove eshte 170 euro per personat mbi 35 vjeqë dhe 130 euro nër 35 vjeqë. ATK gjithmone ka paralajmruar bizneset qe ne rast se i deklarojne punetoret me pagen minimale nuk do ti pranojne si te vertete dhe do te rishikohen apo korigjohen deklarimet e pagave. Keshtu me ligjin e ri paga minimale pritet te jete 265 euro dhe keshtu qe te jete e pranueshme per ATK-ne dhe Ministrine e Financave ftohen bizneset ti deklarojne pagat ashtu siq i kanë me te vertete dhe te mos bejne nën deklarim te pagave

28/09/2023

🟦Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të deklarojnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale.

🔷Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi do të përqendrohen pikërisht te kategoritë, si: Nën-deklaruesit e pagave të punëtorëve, nën-deklaruesit tek bizneset e mesme dhe të mëdha, nën-deklaruesit te bizneset mikro dhe të vogla, me qëllim të identifikimit të atyre bizneseve, të cilat nën deklarojnë të ardhurat e tyre.

🔷Disa nga veprimtaritë si në vijim, nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të deklarojnë apo korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha obligimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor:

🖇️Identifikimi i bizneseve, të cilat nën-deklarojnë pagat e punëtorëve;

🖇️Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim, në veçanti veprimtaritë, si: tregti, shërbime, ndërtimtari dhe prodhim;

🖇️Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim të qarkullimit me qëllim të qëndrimit vazhdimisht në kuotën fikse prej 37.5€ në çdo 3 muaj;

🖇️Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim të qarkullimit me qëllim të qëndrimit vazhdimisht nën pragun e TVSH-së, veçanërisht bizneset në veprimtaritë, si: tregti, shërbime profesionale, zbavitëse-artistike, prodhim, transport, etj;

🖇️Identifikimi i bizneseve, të cilat operojnë me humbje, si dhe bizneseve që deklarojnë me zero;
Identifikimi i bizneseve të cilat ofrojnë furnizime pa të drejtën e kreditimit të TVSH-së, ndërsa në anën tjetër zbresin TVSH-në në blerje;

🖇️Identifikimi i bizneseve të cilat importojnë apo tregtojnë mallra me akcizë, të cilët përmes dokumentacionit jo të saktë, respektivisht nënvlerësimit të çmimeve të sh*tjes, i’u shmangen detyrimeve tatimore;

🖇️Identifikimi i bizneseve të cilat merren me sh*tjen e tekstilit dhe veshmbathjeve, të cilat mbajnë dokumentacione jo të sakta me qëllim të shmangies së detyrimeve tatimore;

🖇️Identifikimi dhe trajtimi i personave, të cilët nuk bëjnë deklarimin e të ardhurave të ndryshme që ata mund të kenë qoftë të hyrat nga jashtë vendit, të hyrat nga kapitali apo të hyrat tjera; etj.

📘ATK, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t'i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

✅Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare, siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

A jeni bërë gati për Dimër?
22/09/2023

A jeni bërë gati për Dimër?

Ministria e Ekonomisë sot ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa të financuara nga Bashkimi Evropian (BE). Reklama Masat e prezantuara sot nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, synojnë mbështetjen e konsumatorëve fam...

21/09/2023

📠Fiskalizimi është proces i rëndësishëm për autoritetin tatimor, pasi ndihmon në monitorimin e hyrjeve dhe daljeve të bizneseve për ekonominë e vendi. ♻️Ky proces funksionon si një filter i rëndësishëm për të zvogëluar shmangien tatimore dhe për të siguruar që të gjitha transaksionet të regjistrohen dhe deklarohen në mënyrë korrekte📌

📃Duke pas parasysh që fiskalizimi është proces permanent, ATK rikujton me disa mënyra se si fiskalizimi ndihmon autoritetin tatimor:

🏢Regjistrimi i Transaksioneve: Fiskalizimi kërkon që të gjitha transaksionet të regjistrohen në mënyrë elektronike përmes sistemeve tatimore. Ky proces përfshin ndarjen e çdo transaksioni në të hyra dhe dalje, duke ndihmuar ATK-në të ndjekë të ardhurat dhe shpenzimet e biznesit💼

❌Parandalimi i Evazionit Tatimor: Fiskalizimi bën që të jetë më e vështirë për bizneset të shmangin tatimin duke fshehur të ardhurat e tyre. Përmes monitorimit të transaksioneve, autoriteti tatimor mund të zbulojë mungesat në raportimet dhe të ndërmarrë veprime ligjore kundër shmangies tatimore 🗄️

💡Rritja e Transparencës: Ky proces ndihmon në rritjen e transparencës në ekonomi, pasi të gjitha transaksionet janë të regjistruara dhe të qasshme për ATK-në. Kjo ul mundësinë e praktikave të paligjshme dhe rrit integritetin e sistemit tatimor🔎

💶Mbështetja e Buxhetit Publik: Me të dhënat e sakta tatimore nga fiskalizimi, autoriteti tatimor mund të sigurojë të ardhurat e nevojshme për buxhetin publik. Kjo është e rëndësishme për financimin e shërbimeve publike, si shëndetësia dhe arsimi🏨🛣️🏗️

💠Le të sensibilizojmë bizneset për rëndësinë e fiskalizimit dhe të jemi partnerë të përgjegjshëm në këtë përpjekje të përbashkët për të ndihmuar shoqërinë tonë. 💼🤝

19/09/2023

A I keni letrat n’vijë!!!

Administrata Tatimore e Kosoves
ATK ka realizuar 25, 407 aktivitete tek bizneset

Administrata Tatimore e Kosovës ka zhvilluar një gamë të gjerë të aktiviteteve për luftimin dhe parandalimin e evazionit tatimor. Për tetë (8) muaj janë realizuar 25, 407 aktivitete tek bizneset, të cilat kanë rezultuar me 3.1 milionë euro gjoba. Ndërsa, janë kryer 166 aktivitete për shmangie tatimore, prej tyre janë hapur 19 raste nën dyshimin e shmangies tatimore.

Këto aktivitete janë zhvilluar në linjë me objektivat e përcaktuara në Strategjinë e Përmbushjes 2022-2026, ku pavarësisht pjesës së kampanjave sensibilizuese, tek të cilat është relevante rritja e edukimit tatimor dhe informimi profesional rreth obligimeve që kanë ndaj institucionit tatimor, ATK është e shtyrë që të zbatoj në përpikëri - dispozitat ligjore për çdo tatimpagues, të cilët nuk i binden thirrjeve të vazhdueshme që ju bëhen që t’i kryejnë me kohë dhe saktë detyrimet tatimore.

ATK ka përmirësuar kapacitetet e saj për të monitoruar të ardhurat dhe aktivitetet tatimore të bizneseve. Kjo është bërë përmes investimeve në teknologji të reja me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtarë dhe përdorimit të sistemeve të informacionit për të ndjekur transaksionet tatimore.

Rezultatet e Administratës Tatimore të Kosovës tregojnë një përpjekje të vazhdueshme për të forcuar sistemin tatimor dhe për të luftuar evazionin tatimor. Këto hapa kanë ndihmuar në rritjen e mbledhjes së të ardhurave tatimore dhe në ndërtimin e një mjedisi më të drejtë tatimor për të gjithë tatimpaguesit në Kosovë.

Address

Rr. Vellezerit Gervalla
Ferizaj

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BiKon LLC posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to BiKon LLC:

Share