KAV&E Group SHPK

KAV&E Group SHPK Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KAV&E Group SHPK, Financial service, Rr. Sali Çeku, Ferizaj.

29/03/2021

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 - 𝐙𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞𝐭 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞, 𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐚𝐬𝐪𝐲𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞
Bazuar në Vendimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 15/2021 të datës 29.03.2021, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore zgjatet, për këto lloje të tatimeve dhe këto periudha tatimore sipas tabelës së bashkangjitur.

Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.

Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me Legjislacionin tatimor në fuqi.

Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor.

𝑨𝑻𝑲 𝒎𝒃𝒂𝒏 𝒑𝒓𝒆𝒎𝒕𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒑𝒆̈𝒓 𝒌𝒖𝒋𝒅𝒆𝒔𝒊𝒏 𝒆 𝒗𝒂𝒛𝒉𝒅𝒖𝒆𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒏𝒅𝒂𝒋 𝒕𝒂𝒕𝒊𝒎𝒑𝒂𝒈𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆!

Administrata Tatimore e Kosovës

06/03/2021

GRANT nga Ministria e Zhvillimit Rajonal
Granti do të ndahet në dy Lot, si vijon:
Loti 1 – Start-up;
Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (qarkullimi minimumi 500.00 € deri në 7,000.00 € të dëshmuara nga ATK 2020);
Loti 2 - Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (qarkullimi minimumi 7,000.00 € deri në 15,000.00 € të dëshmuara nga ATK 2020)
Loti 3 - Ndërmarrjet mikro dhe të vogla (qarkullimi mbi15,000.00 - 500,000.00 € të dëshmuara nga ATK 2020).
Çdo grant i kërkuar sipas kësaj Thirrjeje për Propozime duhet të jetë brenda shumave vijuese minimale dhe maksimale:Loti 1 – Start-up Nga 1,000.00 € deri në 5,000.00 €;
Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla Nga 2,000.00 € deri në 5,000.00 €;
Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla Nga 5,000.00 € deri në 10,000.00 €;
Loti 3 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla Nga 10,000.00 € deri në 15,000.00 €;
Për të gjitha lotet, përqindja e bashkëfinancimit nga aplikantët duhet të jetë nga 10% deri në 40%.
Afati i fundit për aplikim është 15 Mars 2021, në ora 16:00.
Për përpilimin e dokumentacionti për aplikim në grant mund të na kontaktoni në.
044681913
044570271

26/01/2021

Mundësi për grante për NMVM-të, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë/KIESA.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes KIESA shpall thirrje të hapur për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerisë prodhuese/përpunuese.
MTI/KIESA do të mbështes në subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet si në vijim;
- Ndërmarrjet mikro (1-9 punëtorë). Vlera maksimale e mbështetjes deri në 75% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare deri në 15,000.00 Euro;
- Ndërmarrjet e vogla (10 - 49 punëtorë). Vlera maksimale e grantit është deri në 50% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare deri në 30,000.00 Euro;
- Ndërmarrjet e mesme (50 -249 punëtorë).Vlera maksimale që mund të përfitojë ndërmarrja e mesme është deri në 50 % e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare deri në 50,000.00 Euro.
Afati i fundit për aplikim: 12.02.2021 në orën 16:00.

KAV & E Group SHPK mund t’ju ofroj informata më të hollësishme dhe ndihmë në përpilimin dhe kompletimin e të gjitha dokumenteve për aplikim si dhe mbështetje për implementimin e projekteve pas marrjes së granteve.

Njoftim per lirim te lendes se pare.
13/01/2021

Njoftim per lirim te lendes se pare.

Grant nga MZHR
05/10/2020

Grant nga MZHR

04/10/2020
30/09/2020

📣ATK, edhe me një shërbim të ri elektronik!

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01 Tetor 2020 do të publikon versionin e ri të Sistemit Elektronik – EDI, përmes të cilit do të kërkohet plotësimi dhe freskimi i informatave të tatimpaguesit.

Shërbimi i ri elektronik për plotësimin dhe freskimin e informatave të tatimpaguesit është funksionalizuar në sistemin elektronik EDI, dhe është në dispozicion për tatimpaguesit, të cilët do të shfrytëzojnë sistemin EDI.

Përmes këtij shërbimi, tatimpaguesi është i obliguar për përditësimin e informatave të tij, me qëllim që Administrata Tatimore të ketë informatat e sakta për të komunikuar me tatimpaguesin.

📗Më konkretisht përmes shërbimit “Plotësimi dhe freskimi i informatave të tatimpaguesit”, përveç informatave të cilat merren nga regjistri i tatimpaguesve përmes Agjensionit për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), si dhe Institucione tjera, tatimpaguesi do të jetë i obliguar për të ofruar edhe informata shtesë, si:

📧E-mail i biznesit;
📞Telefoni i biznesit;
📒Mbajtësi i librave / Kontabilisti;
📞Telefoni i mbajtësit të librave / Kontabilistit;
📧Email adresa e mbajtësit të librave / Kontabilistit;
👓Llogaria bankare e biznesit, etj.

🟢Për plotësimin e saktë të informatave të tatimpaguesit, ATK ka përgatitur “Udhëzuesin për plotësimin e informatave në Profilin e tatimpaguesit”, të cilin do ta gjeni në dritaren përkatëse ku edhe bëhet plotësimi i të dhënave, andaj ju sugjerojmë që ta shfletoni udhëzuesin paraprakisht.

👉ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

28/09/2020

Në funksion të rimëkëmbjes ekonomike, sot kemi ndarë mjete financiare në vlerë prej tetëdhjetë e shtatë milionë euro (87,000,000 €).

Këto mjete do të dedikohen për financimin e sektorëve të rëndësishëm ku përfshihen ndërmarrësia, bujqësia, kultura, rinia dhe sporti, skemat sociale, barazia gjinore, zhvillimi i balancuar rajonal, ndërmarrjet publike dhe komunitetet.

Në javët në vijim do të ndahen mjete tjera nga programi për rimëkëmbje ekonomike për të fuqizuar stabilitetin socio-ekonomik në vendin tonë.

Address

Rr. Sali Çeku
Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+38344570271

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KAV&E Group SHPK posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KAV&E Group SHPK:

Shortcuts

Share