Fir Conto

Fir Conto Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fir Conto, Financial service, Ferizaj.

Sherbimet tona janë:
*Regjistrim të Biznesit.
*Kontabilitet , mbajtjen e librave , deklarimet ne Atk etj.
*Kontratat e puntoreve dhe kontrata tjera biznisore.
*Pergaditjen e dokumeteve per Grante dhe Tender

05/12/2020

🟢Njoftim për tatimpagues

🔎Deklaro saktë tatimin!

📣Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të deklarojnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale.

📌Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te kategoritë, si: Nën-deklaruesit e pagave të punëtorëve, nën-deklaruesit tek bizneset e mesme dhe të mëdha, nën-deklaruesit te bizneset mikro dhe të vogla, me qëllim të identifikimit të atyre bizneseve, të cilat nën deklarojnë të ardhurat e tyre.

👉Disa nga veprimtaritë në vijim, nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të deklarojnë apo korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha obligimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor:

☑️Identifikimi i bizneseve, të cilat nën-deklarojnë pagat e punëtorëve;
☑️Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim, në veçanti veprimtaritë, si: tregti, shërbime, ndërtimtari dhe prodhim;
☑️Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim të qarkullimit me qëllim të qëndrimit vazhdimisht në kuotën fikse prej 37.5€ në çdo 3 muaj;
☑️Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim të qarkullimit me qëllim të qëndrimit vazhdimisht nën pragun e TVSH-së, veçanërisht bizneset në veprimtaritë, si: tregti, shërbime profesionale, zbavitëse-artistike, prodhim, transport, etj;
☑️Identifikimi i bizneseve, të cilat operojnë me humbje, si dhe bizneseve që deklarojnë me zero;
☑️Identifikimi i bizneseve të cilat ofrojnë furnizime pa të drejtën e kreditimit të TVSH-së, ndërsa në anën tjetër zbresin TVSH-në në blerje;
☑️Identifikimi i bizneseve të cilat importojnë apo tregtojnë mallra me akcizë, të cilët përmes dokumentacionit jo të saktë, respektivisht nënvlerësimit të çmimeve të sh*tjes, i’u shmangen detyrimeve tatimore;
☑️Identifikimi i bizneseve të cilat merren me sh*tjen e tekstilit dhe veshmbathjeve, të cilat mbajnë dokumentacione jo të sakta me qëllim të shmangies së detyrimeve tatimore, etj;
☑️Identifikimi dhe trajtimi i personave, të cilët nuk bëjnë deklarimin e të ardhurave të ndryshme që ata mund të kenë qoftë të hyrat nga jashtë vendit, të hyrat nga kapitali apo të hyrat tjera.

🛎ATK, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t'i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

👓Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare, siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

✅Paguaj tatimin, fuqizo shtetin!

🗣Njoftim  për  tatimpagues🟢ATK, ndryshon procedurat e pajisjes me Vërtetim TatimorAdministrata Tatimore e Kosovës, ju nj...
16/10/2020

🗣Njoftim për tatimpagues

🟢ATK, ndryshon procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se ka nxjerr udhëzuesin me të cilin ndryshon procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor.

Qëllimi i këtij Udhëzuesi është informimi i personave/tatimpaguesve për procedurat që duhet ndjekur për t’u pajisur me Vërtetim Tatimor, përgjegjësitë e zyrtarëve të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë rajonale, për të lëshuar Vërtetimin Tatimor, si dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të Teknologjisë Informative në ATK për të mundësuar gjenerimin e Vërtetimit Tatimor.

Pajisja me Vërtetim Tatimor mund të bëhet në mënyrë elektronike dhe në mënyrë manuale.

✅Personi fizik jo-afarist (individi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor on-line përmes ueb faqes së ATK-së apo përmes linkut https://evertetimi.atk-ks.org/ apo në cilëndo zyre rajonale më të afërt të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

✅Ndërsa, tatimpaguesi (biznesi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor on-line përmes Sistemit Elektronik EDI apo në zyrën përkatëse rajonale të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

👉Vërtetimi Tatimor për personat fizik afarist dhe personat juridik, lëshohet nga ATK vetëm në rastet kur tatimpaguesi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer, si dhe në rastet kur tatimpaguesi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste.

👉Ndërsa, Vërtetimi Tatimor për personat fizik jo afarist (individët), lëshohet nga ATK vetëm në rastet kur personi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer, në rastet kur personi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste, si dhe në rastet kur ATK nuk ka shënime për personin.

👓Ky Udhëzues hyn në fuqi me datë 01 Nëntor 2020 dhe i njëjti shfuqizon të gjithë Udhëzuesit e mëparshëm që kanë rregulluar këtë çështje.

🌐Udhëzuesin për procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Dokumente.

Shërbimin online për Vërtetimin Tatimor

Trajnimi: KONTABILITETI PRAKTIK ME SOFTWAREGrupi i radhës fillon së shpejti në FerizajMëso dhe ÇertifikohuPërshkrimi i t...
13/06/2020

Trajnimi: KONTABILITETI PRAKTIK ME SOFTWARE
Grupi i radhës fillon së shpejti në Ferizaj
Mëso dhe Çertifikohu

Përshkrimi i trajnimit:
- Qëllimi i trajnimit ështe që pjesëmarrësit t’a mësojnë kontabilitetin praktik sipas standardeve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare përmes zbatimit të pakos së produkteve softverike Rikont për administrimin softverik të kontabilitetit.
- Trajnimi fillon nga regjistrimi i biznesit me të dhënat bazë, duke vazhduar me transkakione të ndryshme në arkë dhe bankë, regjistrimi i faturave blerëse dhe sh*tëse, analizimi i librave të blerjes, sh*tjes, shpenzimeve, regjistrimi i urdhëresave të interesit, pagave,zhvlerësimit e shumë transaksione tjera deri te paraqitja e të gjitha të dhënave në pasqyrat financiare, gjithashtu edhe pasqyrimi në grafikone të ndryshme si dhe deklarimi i tatimeve përmes EDI.
Trajnimi i dedikohet:
– Studentëve që dëshirojnë më tepër njohuri për kontabilitetin praktik përmes softuerit të kontabilitetit Rikont.
– Menaxherëve dhe punonjësve të cilët e kanë të instaluar programin Rikont në biznesin e tyre si dhe të gjithë atyre që janë të punësuar në Financa dhe Kontabilitet të cilët kanë nevojë për zgjerimin e njohurive të tyre
– Të gjithë ata që e duan profesionin e kontabilitetit dhe dëshirojnë t’i zhvillojnë njohuritë në këtë profesion me punë praktike në program
Mënyra e mësimit:
- Shembuj praktik në përdorim të programit të kontabilitetit,
- Ligjëratë interaktive me pjesëmarrësit.
- Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe të pajisen me njohuri për kontabilitetin në tërësi dhe softuerin e kontabilitetit Rikont duke u pajisur edhe me çertifikatë.
- I gjithë trajnimi do të zhvillohet 100% vetëm përmes Llaptop-it prej ditës së parë ku secilit kandidat do t’i sigurohet nga një - Llaptop gjatë periudhës së trajnimit.
- Trajnimi gjenë aplikim të gjerë në Kosovë, te ndërmarrjet tregtare, prodhuese, hoteliere, kompani të derivateve etj, ku do të ketë edhe mundësi punësimi në këto kompani.
- Trajnimi mbahet nga ekspert të fushës së kontabilitetit dhe njohës profesional të Softverit Rikont.

Kohëzgjatja e trajnimit:
Sesionet trajnuese organizohen në kohëzgjatje 1 Muaj. 3 herë në javë nga 1 orë e 30 minuta, zakonisht nga ora 17:00. Orari koordinohet me grupin.
Pagesa:
Çmimi i trajnimit është 120 Euro.
Mundësia e pagesës në dy këste ( 50% me rastin e regjistrimit, dhe 50 % para pëfundimit të trajnimit).
Në çmim janë të përfshira: Literatura, materialet përcjellëse të cilat shpërndahen përgjatë trajnimeve, çertifikatat e pjesëmarrjes dhe Licencë 3 mujore për përdorim personal për kandidatë që ndjekin trajnimin.
Oferta sjell 5 kandidatë, trajnimin e ke falas!
Eja edhe ti bëhu pjesë e suksesit!
Për rezervim të grupit të radhës na kontakto në:
044 116 067

29/04/2020

Njoftim për bizneset të cilet nuk kanë aplikuar ende për Pakon Financiare për Punëtor kategoria:
A-Punëtoret Aktiv
B-Punëtoret e larguar nga puna si pasoje e gjendjes aktuale dhe
C-Punëtoret e ri që kanë filluar punën
Si dhe për Qera që shërbimin ju ofrojmë FALAS, si mbështetje për për kapërcimin e kësaj gjendje

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 - 𝐌𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈  #𝐕𝐞𝐭𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫𝐢𝐭,  #𝐏𝐚𝐠𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞  #𝐐𝐢𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐮𝐚𝐫𝐚Admin...
19/04/2020

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 - 𝐌𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫
𝐭𝐞̈ #𝐕𝐞𝐭𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫𝐢𝐭, #𝐏𝐚𝐠𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 #𝐐𝐢𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐮𝐚𝐫𝐚

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se ka zhvilluar Sistemin Elektronik për të mundësuar edhe parashtrimin e kërkesave për të përfituar nga Pakoja Fiskale Emergjente, si:

• Të vetëpunësuarit,
• Punëdhënësit, të cilët i kanë paguar pagat e punëtorëve për periudhën Mars/2020, dhe
• Qiramarrësit, të cilët i kanë paguar qiratë.

Të vetëpunësuarit do të mund të aplikojnë përmes aplikacionit dhe formularit të njëjtë sipas udhëzimeve të prezantuara në Udhëzuesin për kompensimin e pagave të punëtorëve, të cilin tani e gjeni të rifreskuar dhe të publikuar në ueb-faqe të -së. Për të përfituar edhe i vetë-punësuari nga pako emergjente fiskale, duhet të jetë i evidentuar në Excel listën e njëjtë, gjegjësisht në Excel fajllin për të punësuarit. Në këtë listë i vetëpunësuari duhet të jetë i evidentuar në statusin “A”, dhe evidentimin e vlerës 170€. Duhet të keni parasysh që para se të aplikoni për këtë masë, i vetëpunësuari duhet të ketë të deklaruar për periudhën TM1 2020.

Punëdhënësit, të cilët kanë bërë pagesën e pagës së plotë mujore të punëtorit për periudhën mars/2020, kanë të drejtë kompensimi të shumës që i dedikohet atij punëtori, në bazë të masës 3a, 8 dhe 14. Për t’u bërë kompensimi, punëdhënësi duhet të ofrojë dëshmitë se me të vërtetë janë bërë pagesat e pagave paraprakisht. Llojet e dëshmive që duhet të paraqiten dhe vendi i ngarkimit të dëshmive është sqaruar në faqen 10 të Udhëzuesit për kompensimin e pagave. Po ashtu, duhet të keni parasysh që kur të parashtrohet kërkesa, në fushën ku arsyetoni ndikimin e vendimeve të Qeverisë në biznesin tuaj, në krye shkruani “KOMPENSIM PUNËDHËNËSIT”.

Qiramarrësit, të cilët kanë bërë pagesën e qirave, kanë të drejtë kompensimi të shumës që i dedikohet qiradhënësit, në bazë të masës 3b. Për t’u bërë kompensimi, qiramarrësi duhet të ofrojë dëshmitë se me të vërtetë janë bërë pagesat e qirave paraprakisht. Llojet e dëshmive që duhet të paraqiten dhe vendi i ngarkimit të dëshmive është sqaruar në faqen 10 të Udhëzuesit për kompensimin e qirasë. Po ashtu, duhet të keni parasysh që kur të parashtrohet kërkesa, në fushën ku arsyetoni ndikimin e vendimeve të Qeverisë në biznesin tuaj, në krye shkruani “KOMPENSIM QIRAMARRËSIT”.

Udhëzuesit për kompensim të pagave të punëtorëve dhe kompensim të qirasë, i gjeni në ueb-faqe të -së www.atk-ks.org në linkun Multimedia – Manuale & Prezantime:
Linku për udhëzuesin për kompensim të pagave të punëtorëve
http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/04/UdhezuesPagat-1.pdf dhe

Linku për udhëzuesin për kompensim të qirasë
http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/04/UdhezuesiQirate-1.pdf

ATK, çdo herë e gatshme në ofrimin e shërbimit për tatimpagues!
Administrata Tatimore e Kosovës

Lajmet e fundit Lexo të gjitha Njoftim për tatimpagues Të nderuar tatimpagues Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se bazuar në Urdhëresën e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), të datës: 23 Mars 2020, ës...

18/04/2020

Njoftim për aplikim për Masën 15
Ministria e Financave dhe Transfereve njofton qytetarët, se ka filluar aplikimi për pagesë mujore në vlerë prej njëqind tridhjetë euro (130 €) sipas Masës nr.15, për qytetaret me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papune, dhe që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës e cila është e përfshirë në kuadër të Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente.
Më poshtë ju mund ti gjeni udhëzimet dhe formuluarin për aplikim për kërkesë për asistencë mujore:
▶ 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 -𝐌𝐚𝐬𝐚 𝐧𝐫.𝟏𝟓
https://mf.rks-gov.net/…/0F5A3F65-6780-421E-8290-2C072A3831…
▶𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐀𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦-𝐌𝐚𝐬𝐚 𝐧𝐫.𝟏𝟓
https://mf.rks-gov.net/…/2C415DE4-5273-46EA-B52A-8113342AF4…
▶ 𝐅𝐨𝐫𝐦𝐚 𝐞 𝐀𝐩𝐥𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭-𝐌𝐚𝐬𝐚 𝐧𝐫.𝟏𝟓
https://mf.rks-gov.net/…/315CF2CC-9C7C-4424-ACCA-323E3C973C…
************************************************
Vërejtje: Të gjithë punëkërkuesit që tashmë janë regjistruar përmes formës online ose kanë dërguar formularin në e-mail adresen: [email protected], NUK kanë nevojë të dërgojnë përsëri formularin tek udhëheqësit e zyrave të punësimit.

17/04/2020

Njoftim për aplikim për Masën 15

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton qytetarët, se ka filluar aplikimi për pagesë mujore në vlerë prej njëqind tridhjetë euro (130 €) sipas Masës nr.15, e cila është e përfshirë në kuadër të Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente.

Më poshtë ju mund ti gjeni udhëzimet dhe formuluarin për aplikim për kërkesë për asistencë mujore:

▶ 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 -𝐌𝐚𝐬𝐚 𝐧𝐫.𝟏𝟓
https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/0F5A3F65-6780-421E-8290-2C072A383128.pdf

▶𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐀𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦-𝐌𝐚𝐬𝐚 𝐧𝐫.𝟏𝟓
https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/2C415DE4-5273-46EA-B52A-8113342AF48E.docx

▶ 𝐅𝐨𝐫𝐦𝐚 𝐞 𝐀𝐩𝐥𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭-𝐌𝐚𝐬𝐚 𝐧𝐫.𝟏𝟓
https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/315CF2CC-9C7C-4424-ACCA-323E3C973C69.pdf

Njoftim                                Përfito nga Pakoja Fiskale Emergjente! Bazuar në vendimin e Ministrit të Financav...
11/04/2020

Njoftim

Përfito nga Pakoja Fiskale Emergjente!

Bazuar në vendimin e Ministrit të Financave dhe Transfereve, datë 03.04.2020, lidhur me aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente dhe obligimin e institucioneve për zbatimin e këtij Plani, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se ka bërë përgatitjet dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga kjo pako.

Sipas Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente, personat të cilët do të përfitojnë sipas Masave, si: 3a; 3b; 8 dhe 14, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 15 maj 2020.

Për përfituesit nga Masa 3a; 8 dhe 14, punëdhënësit, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojnë formularin “Kërkesë për kompensim të pagave të punëtorëve”, të bashkëngjisin listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK, si dhe për të punësuarit e rinj (masa 14) duhet të bashkëngjisin kontratën e punës. Formulari gjendet në Sistemin EDI, në linkun Shërbimet – Kërkesë për kompensim të pagave të punëtorëve, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Shto dokumente duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat e punëtorëve.



Për qëllime të përfitimit sipas Masës 3a; 8 dhe 14, duhet të keni parasysh identifikimin e të punësuarve, si:

· Punëtor aktiv - nënkupton punëtorin i cili është në marrëdhënie pune të vazhdueshme në biznes, mirëpo, për shkak të situatës së emergjencës shëndetësore, punëdhënësi nuk ka arritur t’ia paguaj pagën. Në listën e të punësuarve, ky i punësuar duhet të jetë i evidentuar me statusin “A”. Ky i punësuar, për të përfituar nga kjo pako duhet të ishte i përfshirë si i punësuar primar në listë pagesën mujore për periudhën shkurt/2020.

· Punëtor jo-aktiv - nënkupton punëtorin i cili është larguar nga puna si rezultat i rënies së aktivitetit të ndërmarrjes për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik. Në listën e të punësuarve, ky i punësuar duhet të jetë i evidentuar me statusin “B”. Ky ish i punësuar, për të përfituar nga kjo pako duhet të ishte i përfshirë si i punësuar primar në listë pagesën mujore për periudhën shkurt/2020.

· Punëtor i ri – nënkupton punëtorin e regjistruar gjatë periudhës së situatës së emergjencës së shëndetit publik, me kontratë pune së paku një (1) vjeçare, të nënshkruar pas datës zyrtare të fillimit të pandemisë në Kosovë. Në listën e të punësuarve, ky i punësuar duhet të jetë i evidentuar me statusin “C”.



Përfituesit nga Masa 3b, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojnë formularin “Kërkesë për kompensim të qirasë”, si dhe të bashkëngjisin listën e qiradhënëseve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Po ashtu, qiramarrësi duhet të ngarkojë çdo kontratë të qirasë në mes të qiradhënësit dhe qiramarrësit, e cila duhet të jetë e lidhur para datës 1 Mars 2020. Formulari gjendet në Sistemin EDI në linkun Shërbimet – Kërkesë për kompensim të qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Shto dokumente duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat me qiradhënësit.



Përmes formularëve të lartcekur, punëdhënësi dhe qiramarrësi, duke evidentuar dëshmitë për vështirësitë financiare duhet të deklarojnë se veprimtaria e tyre është ndikuar negativisht nga situata e emergjencës shëndetësore me vendimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Udhëzuesit për kompensim të pagave të punëtorëve dhe kompensim të qirasë, i gjeni në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org në linkun Multimedia – Manuale & Prezantime ose drejtpërtdrejtë në:

Linku për udhëzuesin për kompensim të pagave të punëtorëve -http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/04/UdhezuesPagat.pdf
dhe

Linku për udhëzuesin për kompensim të qirasë -http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2020/04/UdhezuesiQirate.pdf



ATK, çdo herë e gatshme në ofrimin e shërbimit për tatimpagues!

Lajmet e fundit Lexo të gjitha Njoftim për tatimpagues Të nderuar tatimpagues Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se bazuar në Urdhëresën e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), të datës: 23 Mars 2020, ës...

10/04/2020

Ju njoftojmë se aplikimi për tu regjistruar si i PAPUNË do të bëhet në këto metoda:
https://aprk.rks-gov.net/sq-AL/Content/NewsDetails/311

1. REGJISTRIMI ONLINE duke shfrytëzuar linkun e WEB faqes së Agjencisë së Punësimit, secilit punëkërkues do t’ju mundësohet marrja e shërbimeve përmes uebit. Po ashtu përmes uebit aprk.rks-gov.net do të bëhet regjistrimi i punëkërkuesve online (sqarim më poshtë).

2. PËRMES E-MAILIT duke dërguar formularin e plotësuar (shkarko formularin Forma për Aplikim) tek Udhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Komunën tuaj, në e-mail adresën e Udhëheqësit të Zyrës ( Lista e Kontakteve ne Aneksin e këtij njoftimi Njoftimi dhe Lista e Kontakteve) nëse KENI PROBLEM me formularin i dërgoni këto të dhëna në e-mailin e shënuar më lart si: Numri i letërnjoftimit, emri, emri i prindit, mbiemri, data e lindjes, vendi i lindjes, vendbanimi i përhershëm, gjinia, etniciteti, statusi martesor, numri i telefonit mobil (OBLIGATIV), e-maili, adresa, statusi i punësimit, edukimi, profesioni, patentë shoferi, përvoja e punës, aftësitë e kufizuara.

3. APLIKIMI FIZIK do të bëhet në Zyrën e Punësimit në komunën përkatëse për ata qytetarë, që kanë problem të aplikojnë sipas metodës 1 dhe 2 dhe bëhet në këtë mënyrë, duke marrë APLIKACIONIN NË FORM FIZIKE tek zyra pritëse apo recepcioni i Zyrës së Punësimit në komunën tuaj dhe të njëjtin pas plotësimit duke e dërguar në të njëjtin vend. Keni parasysh që kontakti me stafin e Zyrave të Punësimit nuk është i lejuar për arsye të shmangëjes së përhapjes së COVID-19.

08/04/2020
04/04/2020

Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej njëqind e shtatëdhjetë (170 €) euro, për muajin Prill dhe Maj,

1. Kjo masë vlen për pagat e muajit Mars dhe Prill por ekzekutimi i pagesës bëhet gjatë periudhës Prill dhe Maj
2. Për të përfituar nga kjo masë duhet të plotësohen kriteret, si në vijim
2.1. Punëdhënësi, përmes sistemit elektronik EDI, duhet të plotësojë dhe ngarkojë formularin dhe listën e dizajnuar nga ATK, më së largu deri më 15 Maj 2020;
2.2. Punëdhënësi duhet të dëshmojë që veprimtaria e tij është ndikuar negativisht direkt apo indirekt nga situata e emergjencës shëndetësore me vendimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID19, qoftë duke dëshmuar që vepron me njërin nga kodet e veprimtarive në aneksin A të cilave u është ndërperë puna me urdhëresë të MEPTINIS, duke deklaruar se si kanë ndikuar vendimet e Qeverisë në rënien e të hyrave të tyre, duke dëshmuar vështirësitë financiare përmes librit të arkës, bilancit bankarë dhe dëshmi të tjera të ngjajshme;
2.3. I punësuari mund të përfitojë vetëm nëse i njëjti, është i deklaruar si primar në listë pagesën mujore të punëdhënësit, për periudhën shkurt, 2020;
2.4. I punësuari, duhet të posedojë llogari bankare valide në një nga bankat e
licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës;
3. Kjo pagë për qëllime të tatimit do të konsiderohet si pagë primare;
4. Kërkesat e dërguara nga punëdhënësit, do të shqyrtohen nga Komisioni i i përbashkët, i themeluar nga ATK dhe MEPTINIS, në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditë pune nga data e parashtrimit të kërkesës;
5. Lista e të punësuarve të cilëve ju është aprovuar kërkesa për të përfituar nga kjo pikë, do të dërgohet nga Komisioni në Thesar;
6. Thesari duhet të sigurohet që i punësuari mund të përfitojë vetëm një herë brenda një skeme një periudhe mujore.
7. Në rast se punëdhënësi ka ekzekutuar pagat e muajit Mars 2020, në tërësi edhe pse në vështirësi financiare, pjesa e pagës prej 170 euro për punëtorët do të kreditohet në llogarinë e punëdhënësit, si rimbursim i shpenzimeve, bazuar ne regjistrat e deklaruar ne ATK dhe verifikimeve shtesë që mund të mbështesin këtë deklarim. Në këtë rast pastaj paga e muajit Prill kreditohet në llogarinë e punëmarrësit.
8. ATK do të publikoj udhëzime shtesë me detajet se si bëhet dorëzimi i aplikacionit, plotësimi i formularit dhe dokumentet shtesë;

Address

Ferizaj
70000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fir Conto posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share