Fondacioni Shejh Albani

Fondacioni Shejh Albani Organizatë e re humanitare me emrin "Fond. Shejkh Albani", në do të përpiqemi ti ndihmojmë njerëzit.

Vëllezër dhe motra të nderuara mendoni për ata që nuk dinë se çfarë do të hanë për drekë mendoni për ato prindër që nuk kanë mundësi për ti ofruar fëmijëve 1 gotë qumështi sepse skanë të holla JU LUTEMI TË NA NDIHMONI QË TI NDIHMOJMË KËTO NJERËZ.

04/03/2025
21/08/2023

Ne Trupin e Njeriut gjatesia totale e Damareve= Arteriae, Vena, arterola , venula , Aorta dhe Kapillare) eshte: per afersisht
100000 Km( Kilometer) qe do te thote vetem me Arterie mund ta shetisim Ruzullin Toksor me shume se 2 here.

Njeriu eshte 2 Meter( edhe me i shkurt , edhe me i gjat) dhe ne te gjendet:

1. 7 Meter Zorre( intestinae)

2. 100000 Kilometra Damar( arteria dhe Venae)

3. ADN-ja në një qelizë eukariote njerëzore është rreth 2 m e gjatë.Një qenie njerëzore përbëhet nga rreth 100 trilion qeliza, 25% e të cilave janë qeliza gjaku që nuk kanë një bërthamë qelizore. Prandaj, gjatësia e ADN-së në një qenie njerëzore është 150 miliardë km, pra 1000 herë distanca nga toka në diell .

4. Atomi njesia me e Vogel e Trupit te Njeriut. Gjatesia Totale e gjithe Atomeve tek Trupi i Njeriut eshte:

170 Miljard KILOMETER.

5. Truri ka Kapacitet te depozitoj 2.5 Milion GB Informacion .

6. Ne Trupin tone poshte lekures- hypodermes ne cdo SEKOND me Lejen e ALLAHUt TEALA 50 MILJON QELIZA VDESIN dhe njekohesisht Allahu Subhanehu ue Teala i Ringjall.

Sepse Allahu eshte Hajj dhe Jumit= dmth Allahu jep Jet dhe merr Jet, kur te doj dhe si te doj.

7. Ne Trupin e Njeriut cdo Ore me Lejen e Krijusit te Gjithesis prodhohen :

150.000.000.000.000.000.000.000. ( 150 TRILLION) Proteina( Aminoacide).........................

Mesim:

Njeriu vet ne brendsi permban gjithe UNIVERSIN dhe eshte Krijesa qe Allahu e do me shume( Allahu e krijoi njeriun nga nje p*k Uji, nga asgjeja, ja dha te gjitha , dhe po i jep edhe PERJETESIN- LUMTURI TE PAFUNDME, nqs e adhuron Allahun ne kete Bote, nga 24 Ore qe Allahu i ka dhuruar, Allahu kerkon vetem 25 minuta ( 5 kohet e Namazit nga 5minuta 25, le te them 50 minuta nese je i ngarkuar shume me Pune ...)

Allahu Ekber!!!!!!!

Akoma besoni se keni ardhur në këtë botë rastësisht?

Me një frymëmarrje të vetme, 100 trilion qeliza vijnë në jetë.
Gjatë kohës që shkoni në shtrat natën deri në mëngjes, ADN-ja juaj prej 3 miliardë shkronjash kopjohet në mënyrë të përsosur.

Humbja e një shkronje të vetme do të thotë se jeni të paralizuar në mëngjes.

Për sa ditë kompjuteri më i avancuar në një librotekë mund të kopjojë 1000 vëllime nga 500 faqe?!

Trupi i njeriut e kopjon brenda disa orësh dhe kjo ua mundëson që ju të mbijetoni?

Mendo dhe zgjohu, zgjohu dhe mendo..

“Ky është krijimi i Allahut! Më tregoni çfarë kanë krijuar të tjerët pos Tij"?

Kurani Lukman: 11

Fakte interesante për trupin tonë

Kockat e njeriut janë tejet të forta, por sidomos femuri, i cili është rreth 4 herë më i fortë se betoni. Një pjesë e eshtrave e cila qe është sa aq e fortë, sa mund të bartë një peshë 8.6 ton që i qëndron sipër.

Organi më i madh në trupin e njeriu është lëkura. Çdo person ka lëkurë të rigjenerueshme, dhe i ndërron rreth 18 kg lëkurë në gjithë jetën e tij.

Pasi të keni fjetur, ju zgjoheni nga gjumi me një madhësi tjetër. Trupi i njeriut është i drejtë e më i lartë, pasi zgjohet nga shtrati. Dhe lartësia duket e vogël gjatë ditës pasi trupi rendohet nga forcat e gravitetit.

Sipas një mesatareje të llogaritur, muskujt e fokusimit të syrit lëvizin rreth 100.000 herë në ditë. E thënë ndryshe, kjo do të ishte e njëjtë sa të ecnit dhjetra kilometra çdo ditë për muskujt e këmbës tuaj.

Sipas një mesatareje tjetër, sasia e nxehtesise qe një njeri çliron nga trupi në vetëm gjysmë ore është e mjaftueshme për të vluar një litër e gjysmë ujë.

FAKTE TE JASHTEZAKONSHME

Qeniet njerëzore janë të vetmet gjitarë në botë që nuk mund të marrin frymë dhe te kapërdijne në të njëjtën kohë.

Njërëzit nuk mund të gelltisin dhe marrin frymë në të njëjtën kohë.

Një tjetër fakt i mahnitshëm për trupin tuaj është se kur ju skuqeni, edhe pjesa e dukshme e stomakut tuaj skuqet në të njëjtën kohë, pra skuqja në fytyrë ndodh edhe në stomak.

Është interesante për ta ditur se në jetën tonë, ne prodhojnë pështymë të mjaftueshme sa për të mbushur të paktën deri në 2 pishina mesatare, pra ne sekretojme peshtymë sa dy pishina.

Por më interesantja nga të gjithat është hunda. Kjo shqisë përmes ndihmës së trurit ka aftësinë për të kujtuar rreth 50.000 aroma të ndryshme......

Allahu Ekber!!!!!!!.....

18/08/2023

Çdo gjë që ndodh, ndodh me lejen e Zotit, e sikur të deshte Zoti nuk do të ndodhte: „Çfarëdo (e keqe) që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të Allahut …“(Tegabun, 11) ​​​​​​​​ Në ajetin tjetër Allahu thotë: “Nëse Allahu të provon me ndonjë të keqe atë s’mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të atë që do nga robërit e Tij. Ai është Shumë falës dhe Mëshirues i madh“.(Junus, 107)
Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga Allahu, Ai është Ndihmëtar yni. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.
Abdulla ibn Abasi r.a. transmeton nga i dërguri i Zotit se ka thënë „Dije, sikur të mblidhen të gjithë njerëzit për të të bërë ndonjë dobi, nuk do të bënin asnjë dobi, përveç asaj që Allahu ka caktuar për ty. Dhe sikur ata të mblidhen për të të dëmtuar me diçka, nuk do të mund të dëmtonin, përveçse me atë që Allahu e ka caktuar ndaj teje. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët.”​​​​​​​​Ibën Abasi ka thënë: “Çdo gjë është me kader (e përcaktuar), madje edhe vendosja e dorës tënde mbi faqen tënde.”

18/08/2023

A eshte ashtu si thot🤔

17/08/2023

Në ditën e xhuma ka një orë, nëse lutesh në të nuk të kthehet lutja.

I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:
"Dita e Xhuma ka dymbëdhjetë orë dhe në njerën prej këtyre orëve nëse robi musliman i lutet Allahut për diçka, me siguri Ai do t'i përgjigjet lutjes së tij.
Kërkojeni atë në orën e fundit pas namazit të ikindisë."
(Ebu Daudi,1048 Nisai, 1389 shejh Albani e ka saktësuar).

Disa rrugë për tu preokupuar me to në këtë ditë xhumaje:

Duhet që cdo musliman dhe muslimane të angazhohet në kohën e ikindisë dhe pas saj, duke e ndarë këtë kohë në disa pjesë:

Nëse koha mbas namazit të ikindisë dhe akshamit është dy orë e gjysëm p.sh. e ndan në tre pjesë:

1⃣ Pjesën e parë të ikindisë preokupohesh me leximin e Kur'anit p.sh. 45 minuta.

2⃣ Pjesën e dytë me përmendjen e Allahut dhe salavate për të Dërguarin e Tij -alejhi salatu ue selam- p.sh 45 minuta.

3⃣ Pjesën e fundit para perëndimit të diellit e kalon duke bërë lutje.

Melekët e ruajnë trupin dhe shpirtin e njeriut nga çdokush që i dëshiron të keqen.Transmetohet nga Ibën Omeri radijAllah...
17/08/2023

Melekët e ruajnë trupin dhe shpirtin e njeriut nga çdokush që i dëshiron të keqen.

Transmetohet nga Ibën Omeri radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, çdo mëngjes dhe mbrëmje e thoshte këtë lutje:
"Zoti im! Kërkoj prej Teje shëndet në dynja dhe në ahiret. Zoti im! Kërkoj prej Teje falje dhe shëndet në fenë time, në gjërat e mia të dynjasë, për fëmijët e mi dhe për pasurinë time. Zoti im! Mbuloi vendet e mia të turpshme, më bën të sigurt në situatat e vështira, më ruaj nga përpara dhe nga mbrapa, në të djathtë dhe në të majtë dhe mbi mua dhe kërkoj mbrojtjen Tënde me madhështinë Tënde që të mos fundosem nga poshtë. (Ahmedi e të tjerë. Hadithi është sahih.)

Allahu i Lartësuar thotë:

﴿لَهُۥ مُعَقِّبَٰتٌ مِّنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَمِنۡ خَلۡفِهِۦ يَحۡفَظُونَهُۥ مِنۡ أَمۡرِ ٱللَّهِ ۗ﴾ (١١)

“Njeriu ka përcjellës (engjëj) para tij dhe pas tij, që me urdhërin e Allahut e ruajnë atë. …" (Rad, 11).

Ibën Abasi radijAllahu anhu ka thënë: "Ata janë engjëjt të cilët me urdhrin e Allahut e ruajnë njeriun. Kur të vijë caktimi (kaderi) mbi të, atëherë ata largohen prej tij."

Aliu radijAllahu anhu ka thënë: "Me secilin njeri janë dy melekë të cilët e ruajnë prej asaj që nuk e ka të caktuar dhe kur të vijë caktimi (kaderi), ata ia lënë kaderit. Ndërsa afati i caktuar (exheli) është mburojë e fortë."

Muxhahidi ka thënë: "Nuk ka rob që nuk ka melek që e ruan atë derisa është në gjumë dhe zgjuar prej xhinëve, njerëzve dhe kafshëve. Çkado që i vjen, i thotë: "Largohu prej këtu!" Përveç asaj që ia lejon t'i ndodhë."

Shejkh Sa’adi në tefsirin e këtij ajeti ka thënë: “Çdo njeriu i janë përcaktuar melekë shoqërues, që ndërrohen me njëri-tjetrin gjatë natës dhe ditës. Ata qëndrojnë para dhe pas njeriut, duke e ruajtur atë, me urdhërin e Allahut. Melekët e ruajnë trupin dhe shpirtin e njeriut nga çdokush që i dëshiron të keqen. Ata, gjithashtu, shkruajnë edhe veprat e Tij. Kështu, njeriu nuk duhet të harrojë se, përveç faktit që Allahu i Lartësuar di gjithçka për gjendjen, nevojat dhe veprat e tij, Ai ka caktuar edhe melekë si shoqërues të njeriut, të cilët mbikëqyrin çdo gjendje dhe aktivitet të tij. Njeriu duhet të jetë i bindur se asnjë veprim, fjalë apo gjendje e tij nuk humbet dhe harrohet.”

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ndaloi që të ulemi midis hijes e dritës dhe tha:“Ato janë vendet ku ulen shejtanët....
17/08/2023

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ndaloi që të ulemi midis hijes e dritës dhe tha:
“Ato janë vendet ku ulen shejtanët.”
(Ebu Davudi)

Asgjë nuk është rastësi!Pasi Orhan Gazi mori Bursën, një ditë prej ditësh doli të kontrollonte furrtarët e qytetit.  Në ...
11/08/2023

Asgjë nuk është rastësi!

Pasi Orhan Gazi mori Bursën, një ditë prej ditësh doli të kontrollonte furrtarët e qytetit. Në një nga furrat të cilën e kishte një plak i tërheq vëmendjen buka mbi të cilën kishte tre vija. Orhan Gazi pyet bukëpjekësin se pse i vendoste 3 rreshta në bukë. Bukëpjekësi tha: “Ne jemi të krishterë, 3 rreshtat mbi bukë i vendosim në mënyrë që buka që hamë të kujtojë Perëndinë, Birin dhe frymën e shenjtë.” Orhan Gazi u ndikua shumë nga kjo dhe lëshon një ferman ku në të shkruante :

“Tani e tutje, të gjithë bukëpjekësit myslimanë le të vendosin një vijë mbi bukë për të treguar se nuk ka zot tjetër përveç Allahut”.

Adress

Södergatan 2
Eslöv
24130

Telefon

+46737699332

Webbplats

Aviseringar

Var den första att veta och låt oss skicka ett mail när Fondacioni Shejh Albani postar nyheter och kampanjer. Din e-postadress kommer inte att användas för något annat ändamål, och du kan när som helst avbryta prenumerationen.

Kontakta Affären

Skicka ett meddelande till Fondacioni Shejh Albani:

Dela