22/12/2014
Në mes të këtij viti, patëm kënaqësinë të nënshkruajmë marrëveshje bashkëpunimi me Parlamentin e Studentëve të Universitetit të Prizerenit.
Kjo marrëveshje erdhi pas një analize apo hulumtimi të mundësive dhe kontakteve që iTALKOS Investiment Group, posedon në nivel europian.
Ne mendojmë që e ardhmia e një ekonomie të shëndoshë, është pikerisht avansimi i studentëve, rritia e vlerave të studentëve, duke iu dhënë mundësia të rinjëve Kosovar që të përfitoinë pervoja të ndryshme ne diaspor, por gjithmonë si student që I premtojnë ardhmëri të ndritur shtetit te Kosovës, e jo si azil-kërkues.
Ne marrëveshjen e lartëpërmendur, iTALKOS u zotua që do të ju mundësojë studentëve të Prizerenit, të fitojnë subvencione dhe grante nga Europa per të udhëtuar qoft në Itali, apo vende të tjera Europiane, me qëllime studimore, apo edhe duke mundësuar që studentët të fitojnë pervoja te vlefshme pune, dhe në të ardhmen e afërt, ti shfrytëzojnë ato njohuri dhe ti praktikojnë ne Kosovë si asete me vlerë ne zhvillimin e vendit. Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që viti 2014, përfundon duke realizuar dhe finalizuar fjalën që ju kemi dhënë drejtuesve të Parlamentit Studentor.
Sot u përpilua plan-programi për 30 studentët potencial, që do të marrin pjesë në seminare pune që do mbahen në Padovë të Venezia-s. Kështuqë, nga janari 2015 do të fillojnë pregaditjet. Seminaret do të zgjiasin 20 ditë.
Studentet do të kenë mundësinë të vizitojnë kompani Kosovare e Italiane që operojnë në Itali, me qëllim që në perfundim te seminarit, ata të kthehen me një bagazh te mbushur diturie dhe eksperiencash.
Falënderoj Fondacionin “Fenice” dhe “Komisionin Europian” që mundesuan, që edhe të rinjët e Kosovës të jenë të barabart me Europianët, sepse fundi I fundit, vet ata student, do te jenë pjesë e popullit të Bashkimit Europian në një të ardhme të afërt.
iTALKOS Investiment Group shpreh deshirën, që të njejtën mundësi ta kenë edhe studentët tjerë nga e tërë Kosova.
Ne jemi aty ku flet dija, e jo injoranca.
Sfida më e madhe është të formojmë një rini që premton të ardhme të ndritur dhe që merr pergjiegjësi ndaj vendimeve jetsore personale dhe që gjithmon vepron në të mirën e vendit ku jetojnë.
Sinqerisht
Jeton Krasniqi
Ceo& Founder
ItalKos Investiment Group