17/06/2025
Kur gratë bashkohen, lindin ura të reja dhe hapen horizonte që dikur dukeshin të pa arritshme.
Këtë forcë transformuese e ndjeva thellësisht në Panairin e Parë të Grave Shqiptare në Kreuzlingen, një organizim i jashtëzakonshëm i albinfo.ch dhe She Leads.
Ky nuk ishte thjesht një event ishte një shpërthim i energjisë, guximit dhe vizionit të gruas shqiptare në Zvicër.
💫 Qindra gra pjesëmarrëse
💼 Profesione të ndryshme nga sipërmarrja te arti, nga shërbimet te aktivizmi
🤝 Një qëllim i përbashkët: të fuqizojmë njëra-tjetrën, të rritemi së bashku dhe të ndajmë rrugëtimet tona
🫶 Me zemër dua të falënderoj:
✨ albinfo.ch dhe She Leads për krijimin e kësaj platforme të nevojshme për zërin dhe vizionin e gruas shqiptare
✨ Flexiprint për përkushtimin dhe kujdesin e veçantë për standin tim
✨ Familjen time, që prej 25 vitesh më ka qëndruar krah në çdo hap
✨ Klientet e mia të dashura, për besimin dhe rrugëtimin e përbashkët ndër vite
✨ Dhe të gjitha gratë frymëzuese që pata fatin të takoj të mbushura me pasion, ide dhe vizion
📸 Momente të veçanta nga kjo ditë u fiksuan për mrekulli nga Fiona Murtaj faleminderit që ndale emocionin në një klik!
Ky është vetëm fillimi.
Fuqia jonë kolektive sapo ka nisur të ndriçojë. 💪✨
Teuta Kerhani-Rifati