Kei-Al Auditing

Kei-Al Auditing Auditimi ligjor i pasqyrave financiare individuale dhe të konsoliduara të shoqërive tregtare dhe entitete të tjera.

Permanently closed.

Shërbime të kontabilitetit dhe shërbimet e rishikimit e të dhënies së sigurisë. Konsulenca ekonomike, financiare, tatim-taksa..

Raporti i Transparences te shoqerise audituese KEI-AL Auditing per vitin 2025.
19/04/2026

Raporti i Transparences te shoqerise audituese KEI-AL Auditing per vitin 2025.

Vendimi nr. 00-2025-2692 (304), datë 10.07.2025 i Kolegjit AdministrativPër përcaktimin e fitimit të tatueshëm njihen si...
20/03/2026

Vendimi nr. 00-2025-2692 (304), datë 10.07.2025 i Kolegjit Administrativ

Për përcaktimin e fitimit të tatueshëm njihen si shpenzime ato që kryhen për qëllime të realizimit të të ardhurave, që provohen dhe dokumentohen nga tatimpaguesi dhe që mbështeten me dokumentacionin tatimor të kërkuar nga legjislacioni, si faturë tatimore, sipas ligjit nr. 8438/1998 “Për tatimin mbi të ardhurat.

Në këtë çështje, rezulton se pala paditëse, shoqëria “X” SHA, ka kërkuar shfuqizimin e pjesshëm të aktit administrativ të njoftimit të vlerësimit tatimor, me pretendimin se organet tatimore kanë zbatuar gabim ligjin material, duke mos njohur shpenzimet e alokuara nga shoqëria “Y” tek pala paditëse. GJAA ka pranuar padinë, duke argumentuar se nuk ekzistonte dispozitë ligjore që ta detyronte subjektin tatimor që alokimin e shpenzimeve ta kryente me faturë tatimore. Në vendim KAGJL ka vlerësuar se dokumentet e paraqitura si kontrata dhe deklarata e interesit të përbashkët nuk mund të konsiderohen prova të mjaftueshme për njohjen e shpenzimeve.

KAGJL ka theksuar se, sipas ligjit nr. 8438/1998, shpenzimet njihen vetëm kur provohen dhe dokumentohen me faturë tatimore dhe se Dekreti nr. 782/1994 “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve” dhe marrëveshjet e lidhura në zbatim të tij përcaktojnë një mënyrë të ndryshme të llogaritjes së fitimit të realizuar, por nuk parashikojnë përjashtime për mbajtjen e regjistrimeve kontabël dhe dokumentacionit bazë që duhet të përdoret për kryerjen e regjistrimeve, të cilat duhet të lexohen në harmoni me ligjin nr. 8438/1998.

UDHËZIM I PËRBASHKËT Nr. 5, datë 19.2.2026 PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË ZBATIMIT TË LIGJIT NR. 85/2025, “PËR RIVLERË...
23/02/2026

UDHËZIM I PËRBASHKËT Nr. 5, datë 19.2.2026 PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË ZBATIMIT TË LIGJIT NR. 85/2025, “PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME”, PËR LLOGARITJEN E BAZËS SË TATUESHME, PARAQITJEN DHE ADMINISTRIMIN E KËRKESËS PËR RIVLERËSIM, PAGESËN E TATIMIT TË RIVLERËSIMIT, RREGULLAT E PROCEDURAT PËR PASQYRIMIN E RIVLERËSIMIT TË PASURISË NË REGJISTRAT E PASURIVE TË PALUAJTSHME, PAGESËN E TË ARDHURAVE NGA TATIMI I RIVLERËSIMIT NË BUXHETIN E SHTETIT, SI DHE PËR PËRCAKTIMIN E TARIFËS SË KRYERJES SË SHËRBIMEVE

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË UDHËZIMIN NR. 19, DATË 3.11.2014, “PËR ZBATIMIN E REGJIMIT TË VEÇANTË TË SKEMËS SË KOMPENSI...
09/02/2026

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË UDHËZIMIN NR. 19, DATË 3.11.2014, “PËR ZBATIMIN E REGJIMIT TË VEÇANTË TË SKEMËS SË KOMPENSIMIT TË PRODHUESVE BUJQËSORË PËR QËLLIME TË TATIMIT MBI VLERËN E SHTUAR”, I NDRYSHUAR

14/01/2026

Pyetje dhe Përgjigje DIVA 2025
1. Çfarë është DIVA?
Përgjigje: DIVA është Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave.
*Sipas ligjit të ri ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ i ndryshuar, quhet Deklarata Vjetore e të Ardhurave Personale (DVAP)

2. Kur duhet ta dorëzoj DIVA 2025?
Përgjigje: Afati për dorëzimin e DIVA është 31 mars 2026.

3. Për cilën periudhë deklarohet?
Përgjigje: Deklarohet për periudhën janar-dhjetor 2025.

4. Kush ka detyrim për të deklaruar të ardhurat personale vjetore 2025?
Përgjigje:
- Individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 mln lekë bruto, nga të gjitha burimet;
- Individët që për të paktën 1 muaj gjatë vitit 2025 kanë qenë të punësuar në më shumë se 1 punëdhënës;
- Individët që kanë realizuar të ardhura mbi 50 mijë lekë për të cilat nuk kanë paguar tatimin në burim (shembull: platformat Booking, Airbnb, Youtube, të ardhurat nga qeradhënia) etj.

5. Kush përfiton rimbursim?
Përgjigje: Çdo individ që ka plotësuar në DIVA 2025:
a.Rubrikën përkatëse për numrin e fëmijëve në ngarkim
b.Rubrikat përkatëse për shpenzimet arsimore. Ky rimbursim përfitohet nga prindërit/kujdestarët ligjore që kanë të ardhura të tatueshme vjetore deri në 1.2 milion lekë.
*Kujdes, që rimbursimi të kryhet duhet që DIVA 2025 të rezultojë me tepricë kreditore.

6. Si e përfitojë këtë rimbursim?
Përgjigje: Individi përfiton zbritje nga baza tatimore, kontretisht për:
-Çdo fëmijë në ngarkim, nën 18 vjeç, përfiton tatim korrespondues për shumën e zbritur prej 48 000 lekësh;
-Shpenzimet arsimore për fëmijët në ngarkim, deri në vlerën maksimale prej 100,000 lekësh;

7. Si të aplikoj për t’u rimbursuar?
Përgjigje: Nëpërmjet dorëzimit të deklaratës DIVA 2025 në llogarinë personale në e-Filing, kur deklarata rezulton me mbipagesë.
Krijo çështje si kërkesë për rimbursim në modulin Çështjet e mia, Pyetje e Përgjithshme, në të cilën bashkëlidh:
a.Dokument me të dhënat e llogarisë personale bankare;
b.Çertifikatën familjare;
c.Dokumentacionin justifikues që vërteton shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve:
Kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentat e pagesës (faturat) për fëmijët, dokumentat (faturat) për fëmijët, dokumentat (faturat) për pagesën e gjuhëve të huaja etj.

8. Çfarë ndodh nëse nuk kam ruajtur faturat?
Përgjigje: Në mungesë të dokumentacionit justifikues (fatura tatimore, kontrata), shpenzimet arsimore nuk njihen për rimbursim. Rekomandohet që çdo pagesë për arsimim të kryhet në mënyrë të dokumentuar.

9. Kur mund të refuzohet kërkesa për rimbursim?
Përgjigje: Kërkesa mund të refuzohet në rastet kur:
-DIVA 2025 nuk rezulton me mbipagesë;
-Dokumentacioni është i paplotë ose i pasaktë;
-Shpenzimet nuk janë të ligjshme ose nuk janë deklaruar në DIVA.

10. A mund ta korrigjoj DIVA 2025 pas dorëzimit?
Përgjigje: Po. Individi mund të paraqesë deklaratë korrigjuese brenda afateve ligjore, nëse konstaton pasaktësi në të dhënat e deklaruara.

Bordi i Mbikëqyrjes Publike, lidhur me tregun e auditimit në vendin tonë për vitin 2019, është realizuar, për herë të pa...
19/11/2025

Bordi i Mbikëqyrjes Publike, lidhur me tregun e auditimit në vendin tonë për vitin 2019, është realizuar, për herë të parë, ka renditur 30 shoqëritë më të mëdha të auditimit të ndara sipas kriterit të numrit të subjekteve të audituara si dhe volumit të honorareve të faturuara për shërbimet e auditimit.

Më poshtë, është pasqyruar grafikisht renditja e këtyre shoqërive sipas kritereve të mësipërme. Në varësi të të dhënave të ardhura pranë BMP do të realizohet dhe përditësimi i klasifikimit të mëposhtëm!

KEI-AL Auditing renditet ne vendin e 20 !

UDHËZIM Nr. 24, datë 6.11.2025 PËR DISA SHTESA DHE NJË NDRYSHIM NË UDHËZIMIN E PËRGJITHSHËM NR. 26, DATË 8.9.2023, “PËR ...
17/11/2025

UDHËZIM Nr. 24, datë 6.11.2025 PËR DISA SHTESA DHE NJË NDRYSHIM NË UDHËZIMIN E PËRGJITHSHËM NR. 26, DATË 8.9.2023, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

👉 Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi në Fletoren Zyrtare, ndryshon Deklarata Vjetore e të Ardhurave Personale, duke bërë të mundur zbatimin e nenit 61 të ligjit, i cili përcakton detyrimin e çdo personi për të deklaruar në organin tatimor të gjitha të ardhurat, qofshin ato të tatuara në çfarëdo mënyre apo të përjashtuara nga tatim

GAZOILI & TVSHKy vendim i Gjykatës Administrative të Apelit përfaqëson një rast me rëndësi të veçantë në konsolidimin e ...
15/11/2025

GAZOILI & TVSH
Ky vendim i Gjykatës Administrative të Apelit përfaqëson një rast me rëndësi të veçantë në konsolidimin e jurisprudencës në fushën e të drejtës tatimore, veçanërisht sa i takon trajtimit të blerjeve dhe shpenzimeve të gazoilit për efekt të TVSH-së.

Gjykata thekson parimin thelbësor të përmbajtjes mbi formën, duke vënë në dukje se kategorizimi administrativ i mjeteve nuk mund të jetë vendimtar për qëllime të aplikimit të normativave të gazoilit, nëse ai bie ndesh me natyrën dhe funksionin real të "mjeteve të transportit" gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike.

Edhe pse automjetet për transportin e çimentos klasifikohen si mjete për transport të veçantë, ndërsa betonieret si mjete teknologjike sipas dokumentacionit të lëshuar nga DPSHTRR në përputhje me Kodin Rrugor, gjykata ka vlerësuar se në përmbajtje të dyja kategoritë paraqesin ngjashmëri funksionale në aspektin teknologjik gjatë procesit të transportit dhe realizimit të shërbimit të transportit për të tretë.

Në këtë kuadër, për shpenzimet e gazoilit të përdorur për qëllimet e aktivitetit të transportit të çimentos për të tretë, gjykata ka vendosur aplikimin e normativës 78%, duke i trajtuar mjetet për transport çimentoje analog me mjetet teknologjike.

Ky vendim përbën një kontribut të rëndësishëm, duke sjellë qartësi dhe standardizim në praktikën tatimore, në kushtet e mungesës së plotësisë dhe qartësisë së akteve nënligjore normative.

Normat e Tatimit mbi Fitimin Korporativ !
09/11/2025

Normat e Tatimit mbi Fitimin Korporativ !

AKT NORMATIV Nr. 8, datë 1.10.2025 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 107/2014, “PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMI...
22/10/2025

AKT NORMATIV Nr. 8, datë 1.10.2025 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 107/2014, “PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR

UDHËZIM Nr. 1, datë 10.9.2025 PËR MIRATIMIN E KOSTOS MESATARE TË NDËRTIMIT TË BANESAVE NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, PËR...
17/09/2025

UDHËZIM Nr. 1, datë 10.9.2025 PËR MIRATIMIN E KOSTOS MESATARE TË NDËRTIMIT TË BANESAVE NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, PËR VITIN 2025 botuar ne fletoren zyrtare nr.164 dt 16.09.2025.

Kostoja mesatare e ndërtimit, e miratuar nga Enti Kombëtar i Banesave për vitin 2025, shërben si metodologji alternative e vlerësimit, sipas pikës “ç” të nenit 72 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Në këtë kuadër, kostoja mestare e ndërtimit për metër katror (llogaritur si raporti i vlerës totale të situacionit përfundimtar ndaj sipërfaqes në m²) përbën pragun referues minimal që merret në konsideratë nga administrata tatimore.

Çdo vlerë e deklaruar më e ulët se ky nivel konsiderohet e ekspozuar ndaj riskut të shmangies tatimore dhe, në rast kontrolli, është objekt vlerësimi nga organet tatimore. Vlerësimi fokusohet nëse ekzistojnë kushtet dhe rrethanat, që lidhen me integrimin horizontal ose vertikal të veprimtarisë ekonomike të tatimpaguesit, të cilat mund të justifikojnë një kosto ndërtimi më të ulët se kostoja mesatare e miratuar.

Address

Vlorë
9401

Telephone

+355682095535

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kei-Al Auditing posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share