H&L Studio

H&L Studio "Dedikim maksimal ndaj portofolit te klienteve tane dhe permiresim drejte ekselences per te gjitha sherbimet tona financiare"H.L

Sherbime Kontabiliteti
Konsulence Financiare
Pergatitje e Pasqyrave Financiare
Trajnime Praktike Profesionale ne Kontabilitet,Finance & Fiskalitet

Limiti i arkës https://zcu.io/j7Ki Tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet që t’i depozitojë në llogarinë e vet bankar...
31/01/2023

Limiti i arkës https://zcu.io/j7Ki

Tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet që t’i depozitojë në llogarinë e vet bankare ose në llogarinë e tij të hapur në institucione të tjera financiare jobankare, që mund të mbajnë depozita në përputhje me ligjin përkatës, paratë (kartëmonedha dhe monedha) që ka grumbulluar gjatë ditës për furnizimin e mallrave apo të shërbimeve, të cilat tejkalojnë nivelin maksimal të arkës ditën e nesërme të punës, pas ditës që maksimumi i arkës është tejkaluar.

Tatimpaguesi, që lëshon faturë mund të mbajë para cash (kartëmonedha dhe monedha) në arkën e vet në fillim të çdo dite pune deri në shumën maksimale të arkës. Shuma e parave cash është shuma fillestare e parave që tatimpaguesi mund të ketë në arkën e tij në fillim të ditës së punës ose të ndërrimit të çdo operatori. Shumën maksimale të parave cash e përcakton tatimpaguesi që lëshon faturë, në mënyrë të pavarur, duke nxjerrë një akt të brendshëm, në përputhje me nevojat dhe kushtet e sigurisë, por kjo nuk mund të jetë më shumë se maksimumi i lejuar i limitit të arkës.

Kriteri për përcaktimin e shumës maksimale të arkës së tatimpaguesit, që lëshon faturë, është niveli i qarkullimit vjetor të tatimpaguesit që lëshon faturë. Shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë për tatimpaguesit skedulohet si më poshtë:

1️⃣ për tatimpaguesit me qarkullim vjetor, gjatë vitit të mëparshëm tatimor, deri në 2 milionë lekë, shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë është deri në 150 000 lekë;
2️⃣për tatimpaguesit me qarkullim vjetor, gjatë vitit të mëparshëm tatimor, mbi 2 milionë lekë deri në 10 milionë lekë, shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë është deri në 500 000 lekë;
3️⃣për tatimpaguesit me qarkullim vjetor, gjatë vitit të mëparshëm tatimor, mbi 10 milionë lekë, shuma maksimale e lejuar e parave cash në arkë është deri në 500 000 lekë ose 5% të qarkullimit vjetor të vitit të kaluar, cilado qoftë vlera më e lartë.

Në rastet kur një tatimpagues fillon veprimtarinë gjatë vitit kalendarik, limiti maksimal i lejuar i parave cash në arkë përcaktohet referuar shumës së qarkullimit të parashikuar deri në fund të vitit.

Shuma maksimale e arkës përcaktohet për tatimpaguesin, që lëshon faturë, në tërësi dhe brenda kësaj shume tatimpaguesi që lëshon faturë mund të përcaktojë maksimumin e parave cash në arkë për çdo njësi të organizimit ose vendit të ushtrimit të aktivitetit të biznesit.

Detyrimi për të depozituar paratë (kartëmonedhat dhe monedhat) në llogarinë bankare 1. Tatimpaguesi, që lëshon faturë, detyrohet që t’i depozitojë në llogarinë e vet bankare ose në llogarinë e tij të hapur në institucione të tjera financiare jobankare, që mund të mbajnë depozi...

15/08/2021
Nese je biznes i ri filloje fiskalizimin me kembe te mbare me Dev.POS
14/08/2021

Nese je biznes i ri filloje fiskalizimin me kembe te mbare me Dev.POS

Address

Rr. Gjergj Kastrioti
Vlorë
9401

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
17:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 16:00
17:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 16:00
17:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 16:00
17:00 - 20:00
Friday 08:00 - 16:00
17:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 16:00

Telephone

355695840887

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when H&L Studio posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share