Shoqata Shqiptare e Bankave - AAB

Shoqata Shqiptare e Bankave - AAB Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), e krijuar fillimisht si Klubi i Bankierëve Shqiptarë (mars 1999), është sot zëri i bashkuar i industrisë bankare.

Struktura Organizative:

Asambleja e Anëtarëve
Bordi Drejtues
Zyra Ekzekutive e AAB


Komitetet Teknike: https://aab.al/rreth-nesh/aab/komitetet/

Bankat Anëtare : http://www.aab.al/al/members.php

AAB vijon traditën 10-vjeçare të trajnimit të gazetarëve mbi çështjet e sistemit financiar dhe veçanërisht atij bankar n...
16/06/2026

AAB vijon traditën 10-vjeçare të trajnimit të gazetarëve mbi çështjet e sistemit financiar dhe veçanërisht atij bankar në Shqipëri. Nga 11 në 14 qershor, në Maltë, me gazetarët e ekonomisë nga mediat kryesore në vend, u ndanë zhvillimet, reformat dhe sfidat e sektorit bankar, në një format informues, shpjegues, qartësues dhe me ndërveprim të lartë.

Në fokus ishte transformimi i rolit të bankave, forcimi i sigurisë kibernetike, parandalimi i pastrimit të parave dhe avancimi i digjitalizimit të shërbimeve financiare, si pjesë e tranzicionit drejt një ekonomie gjithnjë e më pa cash.

U theksuan reformat kryesore në sistemin e pagesave, përfshirë integrimin në SEPA, përgatitjet për Instant Payments, si dhe zgjerimin e shërbimeve digjitale, si hapja e llogarive në distancë dhe nënshkrimi elektronik. Në bashkëpunim me AKSHI-n dhe institucionet shtetërore, sektori bankar po punon gjithashtu për integrimin e pagesave të shërbimeve publike në infrastrukturat moderne digjitale.

U diskutua edhe kuadri i ri ligjor dhe rregullator, përfshirë projektligjin “Mbi ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve të kreditit dhe mbikëqyrjen e kujdesshme të tyre”, reformimin e skemës së sigurimit të depozitave dhe harmonizimin me standardet e Bashkimit Evropian.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua programit “Dyfisho Biznesin Tënd”, që synon mbështetjen e SME-ve me financim të favorshëm dhe garanci shtetërore.

U theksua gjithashtu qëndrueshmëria e sistemit bankar shqiptar, si dhe roli i tij në garantimin e stabilitetit financiar dhe zhvillimit ekonomik.

Gjatë qëndrimit në Maltë, pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësi të njihen me një ekonomi të vogël, por të avancuar, me kryerjen e shërbimit të pagesave, të ndjejnë industrinë e shërbimit dhe të vizitojnë disa nga atraksionet kulturore të vendit, duke reflektuar rëndësinë e turizmit si një nga shtyllat e ekonomisë malteze.

Në përmbyllje, u vlerësua roli i mediave si partnerë kyç në informimin e saktë dhe profesional mbi zhvillimet në sektorin bankar dhe ekonominë shqiptare, si dhe rëndësinë e lajmit të vërtetë dhe ndikimit të tij në stabilitetin financiar të vendit.

Artikulli i plotë: https://aab.al/zhvillimet-ne-treg-dhe-sfidat-e-sektorit-bankar-ne-fokus-te-takimit-te-aab-me-gazetaret-e-ekonomise-ne-malte/

Pagesat e shërbimeve publike dhe shkëmbimi i të dhënave shtetërore në fokus të bashkëpunimit mes bankave, AKSHI-t dhe Mi...
03/06/2026

Pagesat e shërbimeve publike dhe shkëmbimi i të dhënave shtetërore në fokus të bashkëpunimit mes bankave, AKSHI-t dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

AAB zhvilloi më 2 qershor workshop-in “Digjitalizimi, Shërbimet Publike dhe Bankat Tregtare”, me pjesëmarrjen e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, Drejtorit të Përgjithshëm të AKSHI-t, z. Igli Tafa, si dhe përfaqësuesve të bankave tregtare.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit për zgjerimin e shërbimeve publike digjitale përmes integrimit të sistemeve bankare me platformën e-Albania dhe regjistrat shtetërorë. Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i AAB, z. Spiro Brumbulli, theksoi se bankat tashmë ofrojnë pagesën e një numri të konsiderueshëm shërbimesh publike dhe po punojnë për zgjerimin e mëtejshëm të tyre.

Gjatë diskutimeve u prezantua objektivi për krijimin e një mekanizmi të centralizuar që do t’u mundësonte bankave qasje në të dhënat shtetërore, si dhe zbatimi i parimit “vetëm një herë”, duke reduktuar dokumentacionin dhe procedurat për qytetarët. U diskutua gjithashtu mundësia që bankat, me pëlqimin e klientit dhe në përputhje me kuadrin ligjor, të marrin automatikisht dokumente elektronike nga regjistrat shtetërorë. Përfaqësuesit e bankave ritheksuan angazhimin e sektorit për transformimin digjital dhe nevojën për rritjen e ndërveprimit me regjistrat shtetërorë. Në takim u trajtua gjithashtu integrimi i pagesave të shërbimeve publike me infrastrukturat moderne të pagesave, përfshirë pagesat e menjëhershme (instant payments).

Pjesëmarrësit do të vijojnë punën në nivel teknik, ndërsa AAB do të ndjekë më tej këto çështje përmes një grupi të posaçëm pune, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, AKSHI-n dhe aktorët e tjerë të përfshirë.

Pagesat e shërbimeve publike dhe shkëmbimi i të dhënave shtetërore në fokus të bashkëpunimit mes bankave, AKSHI-t dhe Mi...
03/06/2026

Pagesat e shërbimeve publike dhe shkëmbimi i të dhënave shtetërore në fokus të bashkëpunimit mes bankave, AKSHI-t dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) zhvilloi më 2 qershor workshop-in “Digjitalizimi, Shërbimet Publike dhe Bankat Tregtare”, me pjesëmarrjen e znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Zëvendësministrit z. Martin Kajo dhe z. Igli Tafa, Drejtor i Përgjithshëm i AKSHI-t, si dhe drejtuesve dhe përfaqësuesve të bankave tregtare të angazhuar në proceset e pagesave dhe digjitalizimit.

Takimi u fokusua në zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit bankar dhe institucioneve publike për të lehtësuar qasjen e qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet publike digjitale, përmes integrimit më të avancuar të sistemeve bankare me platformën e-Albania dhe bazat shtetërore të të dhënave.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Sekretari i Përgjithshëm i AAB, z. Spiro Brumbulli, vlerësoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi trepalësh si një mekanizëm për koordinimin e veprimeve dhe përshpejtimin e projekteve në proces. Ai theksoi se bankat tashmë ofrojnë pagesën e një numri të konsiderueshëm shërbimesh publike dhe po punojnë për zgjerimin e mëtejshëm, me qëllim ofrimin e një eksperience sa më të plotë dhe efikase për qytetarët.

Ministrja Ibrahimaj paraqiti objektivin për ndërtimin e një modeli të unifikuar ndërveprimi, ku bankat të kenë mundësi të qasen te të dhënat shtetërore nëpërmjet një mekanizmi të centralizuar, pa qenë e nevojshme lidhja e marrëveshjeve të veçanta me çdo institucion që administron të dhëna shtetërore. Një qasje e tillë do të përshpejtonte ndjeshëm ofrimin e shërbimeve dhe do të reduktonte procedurat administrative për qytetarët. Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe reduktimi gradual i përdorimit të dokumenteve fizike dhe kalimi drejt modelit “vetëm një herë”, sipas të cilit qytetarët nuk do të kenë më nevojë të dorëzojnë të njëjtin dokument në institucione të ndryshme. Në këtë kuadër, u diskutua mundësia që bankat të kenë qasje në dokumentet elektronike të gjeneruara nga institucionet shtetërore, duke i marrë ato automatikisht nga regjistrat përkatës, me pëlqimin e klientit dhe në përputhje me kuadrin ligjor.

Për qytetarët, këto zhvillime do të përkthehen në procedura më të shpejta, më të thjeshta dhe me më pak dokumentacion, si në marrjen e shërbimeve publike, ashtu edhe në përdorimin e shërbimeve bankare.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, z. Igli Tafa, theksoi rëndësinë e zgjerimit të modelit të suksesshëm të e-Albania edhe në proceset bankare, duke krijuar flukse pune të integruara që shmangin lëvizjen e qytetarëve ndërmjet sistemeve dhe institucioneve të ndryshme. Ai nënvizoi se digjitalizimi duhet të sjellë më shumë komoditet për qytetarët dhe bizneset, duke u afruar me praktikat më të avancuara ndërkombëtare.

Në diskutimet e tyre, përfaqësuesit e industrisë bankare ritheksuan se sektori ndan të njëjtin vizion për transformimin digjital të shërbimeve dhe se bankat kanë investuar dhe vijojnë të investojnë në infrastrukturën dhe teknologjitë e nevojshme për ta bërë këtë transformim të mundur. Gjithashtu, u theksua nevoja për reduktimin e proceseve manuale, rritjen e ndërveprimit me regjistrat shtetërorë dhe përmirësimin e mëtejshëm të informimit të qytetarëve mbi mundësitë që ofrojnë kanalet digjitale.

Gjatë workshop-it u diskutua gjithashtu integrimi i pagesave të shërbimeve publike me infrastrukturat moderne të pagesave, përfshirë përdorimin e pagesave të menjëhershme (instant payments), si dhe zgjerimi i përdorimit të instrumenteve elektronike të pagesës në administratën publike. Në këtë kuadër, pjesëmarrësit ranë dakord për vijimin e punës në nivel teknik për të adresuar çështjet operative dhe rregullatore që lidhen me kostot e transaksioneve dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve.

Për të çuar përpara këto iniciativa, AAB do të vijojë ndjekjen e këtyre çështjeve përmes një grupi të posaçëm pune, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, AKSHI-n dhe aktorët e tjerë të përfshirë, me synim hartimin e propozimeve konkrete dhe përcaktimin e afateve për realizimin e tyre.

Muaji Ndërkombëtar i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm: AAB afron studentët me profesionin e audituesit të brend...
29/05/2026

Muaji Ndërkombëtar i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm: AAB afron studentët me profesionin e audituesit të brendshëm

Në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) vijoi edhe këtë vit angazhimin për promovimin e rolit dhe rëndësisë së këtij profesioni tek të rinjtë, përmes leksioneve të hapura të zhvilluara në disa universitete të vendit. Aktivitetet bënë bashkë studentë dhe ekspertë të sektorit bankar, të cilët ndanë përvojën e tyre profesionale dhe diskutuan mbi rëndësinë e tij në forcimin e integritetit, transparencës dhe menaxhimit të riskut.

Më 28 maj, në Universitetin Polis, Kryetari i Komitetit të Auditit në AAB dhe Menaxher i Departamentit të Auditit të Brendshëm në Bankën Kombëtare Tregtare, z. Veridjan Hoxha, ndau me studentët eksperiencën e tij mbi auditimin e bazuar në risk dhe praktikat profesionale në banka.

Më 20 maj, në Universitetin Epoka, znj. Danjela Begolli, anëtare e Komitetit të Auditimit në AAB dhe Drejtuese e Departamentit të Auditimit në Tirana Bank, mbajti një leksion për studentët e degës Financë dhe Biznes mbi rolin e këtij profesioni në sektorin bankar.

Po në të njëjtën ditë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, znj. Dorina Marku, anëtare e Komitetit të Auditit në AAB dhe Drejtuese e Departamentit të Auditit në FIBank Shqipëri, zhvilloi një leksion me studentët, duke ndarë këndvështrime mbi rëndësinë e auditimit të brendshëm në sistemin financiar.

Studentët patën mundësinë të njihen nga afër me profesionin, të angazhohen në diskutime dhe të eksplorojnë mundësitë për zhvillim profesional në sektorin bankar.

22/05/2026

Publikimi i broshurës CSR për tremujorin e parë 2026

Përgjegjësia Sociale e Korporatave (CSR) mbetet një pjesë e rëndësishme e angazhimit të bankave në Shqipëri ndaj komunitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjatë periudhës janar – mars 2026, bankat kanë ndërmarrë iniciativa në mbështetje të çështjeve sociale dhe edukimit, duke kontribuar në forcimin e lidhjeve me komunitetin dhe promovimin e vlerave të shoqërisë.

Në Broshurën e tremujorit të parë 2026 gjeni të pasqyruara aktivitetet dhe iniciativat kryesore të kësaj periudhe.

Lexo broshurën:
https://aab.al/wp-content/uploads/2026/05/CSR-AAB-janar-mars_al_compressed.pdf

A do të ulen komisionet për pagesat me kartë? Pse POS-et ofrohen pa kosto fillestare për bizneset? Si funksionojnë pages...
22/05/2026

A do të ulen komisionet për pagesat me kartë? Pse POS-et ofrohen pa kosto fillestare për bizneset? Si funksionojnë pagesat elektronike në zonat turistike me probleme interneti apo energjie? Çfarë ndryshimesh priten në ligjin për shërbimet e pagesave dhe si do të ndikojnë ato te tregtarët?

Për këto dhe më shumë rreth detyrimit ligjor për digjitalizimin e pagesave në turizëm dhe transport brenda afatit 31 maj 2026, znj. Odeta Paloka, Kryetare e Komitetit Ndihmës të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative në AAB dhe Drejtore e Njësisë së Operacioneve në ABI BANK, ishte e ftuar në emisionin ProBusiness në Tv Klan me gazetaren Oljana Maloku.

Ndiqni emisionin e plotë:

" Pro Business" një emision nga Oljana Maloku në Tv Klan.Administ...

Ekipi shqiptar renditet i gjashti në Kuizin Evropian të Parasë 2026 në BrukselMë 19 maj 2026, në Bruksel u zhvillua fina...
20/05/2026

Ekipi shqiptar renditet i gjashti në Kuizin Evropian të Parasë 2026 në Bruksel

Më 19 maj 2026, në Bruksel u zhvillua finalja evropiane e një prej kompeticioneve më të rëndësishme për edukimin financiar të nxënësve 13–15 vjeç.

Në këtë edicion morën pjesë ekipet fituese kombëtare nga 30 vende evropiane, të cilat u mblodhën për të testuar njohuritë e tyre dhe për të promovuar rëndësinë e aftësive financiare në jetën e përditshme. Që prej vitit 2017, kjo nismë është kthyer në një nga shtyllat e Javës Evropiane të Parasë, me synim fuqizimin e të rinjve në një botë gjithnjë e më digjitale dhe komplekse.

Shqipëria u përfaqësua nga Marinela Hoxha dhe Majla Idrizi, nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në Elbasan, të cilat u renditën të gjashtat në këtë kompeticion evropian.

Fituesit e këtij viti ishin Greqia, e ndjekur nga Letonia dhe Italia, pas një gare të ngushtë që vuri në provë njohuritë mbi kursimet, investimet, sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e përgjegjshëm financiar.

Drejtori Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Bankave, Wim Mijs, vlerësoi pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit evropian në zhvillimin e aftësive jetësore dhe vendimmarrjes financiare tek të rinjtë.

Në kuadër të Javës Globale të Parasë 2026, Raiffeisen Bank Shqipëri mbështeti pjesëmarrjen e ekipit shqiptar në Bruksel, duke bërë të mundur përfaqësimin e vendit në këtë garë ndërkombëtare.

Shoqata Shqiptare e Bankave dhe anëtarët e saj mbeten të angazhuar në mbështetjen e iniciativave që forcojnë edukimin dhe qëndrueshmërinë financiare në shoqëri.

19/05/2026

Pak nga emocionet dhe momentet e rrugëtimit të ekipit shqiptar në Kuizin Evropian të Parasë 2026 në Bruksel.

Marinela Hoxha dhe Majla Idrizi, nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në Elbasan, përfaqësuan Shqipërinë në konkursin më të madh evropian të edukimit financiar për moshat 13 - 15 vjeç.

Një eksperiencë e paharrueshme dhe frymëzuese për të ardhmen!

Kjo nismë e Federatës Evropiane të Bankave (EBF) mbështetet nga Shoqata Shqiptare e Bankave për të tetin vit radhazi, ndërsa Raiffeisen Bank Shqipëri mbështeti pjesëmarrjen e ekipit fitues të këtij edicioni në Bruksel.

Bankat tregtare nënshkruajnë Marrëveshjen për nismën “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”Në ambientet e Bankës së Shqipërisë u n...
15/05/2026

Bankat tregtare nënshkruajnë Marrëveshjen për nismën “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”

Në ambientet e Bankës së Shqipërisë u nënshkrua Marrëveshja Kuadër për zbatimin e Nismës Kombëtare të Financimit të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme dhe të Fermerëve “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Bankës së Shqipërisë, ministrive përkatëse dhe bankave tregtare.

Kryeministri, z. Edi Rama, e vlerësoi këtë nismë si një shembull konkret të bashkëpunimit ndërinstitucional në mbështetje të sipërmarrjes shqiptare dhe forcimit të ekonomisë prodhuese.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, theksoi progresin e sektorit bankar në mbështetjen e ekonomisë shqiptare dhe rritjen e qëndrueshme të kreditimit. Ai nënvizoi rëndësinë e financimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla, të mesme dhe fermerëve, si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik, punësimin dhe rritjen e produktivitetit në vend.

Në emër të Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Seyhan Pencabligil, Zëvendës Kryetar i Bordit Mbikëqyrës te Shoqatës dhe Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të Bankës Kombëtare Tregtare, e vlerësoi nismën si një zgjidhje konkrete për sfidat e qasjes në financim, veçanërisht për bizneset që përballen me informalitet dhe mungesë kolaterali. Ai theksoi se Garancia Sovrane e Qeverisë, financimi me kosto të ulët nga Banka e Shqipërisë dhe koordinimi ndërinstitucional krijojnë mundësi reale për zhvillimin e bizneseve.

Bankat tregtare shprehën angazhimin e tyre për ta kthyer këtë projekt në një histori suksesi për sipërmarrjen dhe ekonominë shqiptare.

AAB dhe IFC organizojnë workshop mbi zhvillimet pas zbatimit të SEPA në ShqipëriAAB zhvilloi më 13 maj workshop-in “IFC_...
15/05/2026

AAB dhe IFC organizojnë workshop mbi zhvillimet pas zbatimit të SEPA në Shqipëri

AAB zhvilloi më 13 maj workshop-in “IFC_SEPA SCT Post Go-Live for Banks in Albania”, me fokus fazën pas zbatimit të SEPA SCT në Shqipëri dhe mundësitë që ky zhvillim sjell për sektorin bankar dhe klientët.

Aktiviteti mblodhi anëtarë të Komitetit të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative të AAB, si edhe përfaqësues të sektorit bankar të angazhuar në procesin e integrimit në SEPA dhe aspektet operacionale të tij.

Përfaqësueset e PwC, Merima Mahmutović dhe Nina Mikunovič, prezantuan zhvillimet dhe perspektivat e SEPA në Shqipëri, duke u ndalur te ecuria e sistemit SEPA SCT, i cili është funksional në vend që prej tetorit 2025. Me bankat e nivelit të dytë që tashmë operojnë në mënyrë të qëndrueshme, diskutimet u përqendruan te potenciali që SEPA sjell përtej kërkesave rregullatore, përmes rritjes së eficiencës operacionale, automatizimit të proceseve, zhvillimit të shërbimeve të reja, zgjerimit të bazës së klientëve dhe krijimit të përfitimeve më të gjera për bizneset dhe qytetarët.

Workshop-i u mbështet nga IFC, pjesë e World Bank Group, në partneritet me Swiss State Secretariat for Economic Affairs (SECO).

Address

Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower 9/3
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Shqiptare e Bankave - AAB posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share