INSIG DEGA Tirana 3

INSIG DEGA Tirana 3 Dega Tirana 3 e INSIG sha Agjenci sigurimesh

21/04/2026
21/04/2026

POZICIONI VAKANT:
Jurist/e pranë Departamentit Juridik INSIG sh.a Tiranë

Kompania e Sigurimeve INSIG sh.a kërkon të punësojë në Drejtorinë Qëndrore, Jurist/e.

PËRSHKRIMI I PUNËS:
Mbrojtja e shoqërisë në çështjet civile, ku ajo është palë e paditur apo paditëse, sigurimi i asistencës juridike në çështjet administrative, civile, marrëdhëniet e punës, kontratat e bisnesit etj.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE
• Hartimi i praktikave për kërkesë- padi, apel kundërshtues, ankime, rekurs, kundër-rekurse,
kërkesë për pezullim, ankime të veçanta, prapësime, konkluzione përfundimtare dhe çdo
veprim tjetër procedurial që mund të dalë gjatë procesit gjyqësor;
• Ndjekja e procesve gjyqësore, për mbrojtjen e interesave të shoqërisë
• Dhënia e asistencës juridike për kontratat e sigurimit, kushtet e produkteve të reja;
• Dhënia e asistencës juridike për marrëdhënien e punës, marrëdhëniet administrative, civile,
kontratat e blerjeve etj.
• Përpilimi i marrëveshjeve të ndryshme;
• Vlerësimi juridik i dosjeve të dëmeve , në drejtim të përmbushjes së detyrimeve ligjore,
• Realizimin i detyrave që caktohen nga drejtori i Drejtorisë Juridike.
• Sjellja në përputhje me rregullat e etikës.

KRITERET:
• Të ketë kryer arsimin e lartë në degën “Drejtësi”; pranë Universiteteve shtetërore.
• Lloji diplomës: DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master Shkencor në e Drejtë
Civile/Publike.
• Eksperiencë pune mbi 3 vite si jurist/e përfaqësues/e në Gjykatë, përpilimin e kërkesëpadive
dhe përgatitjen e dokumentacionit;
• Të zotërojë Gjuhën Angleze në nivel profesional;
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi, etike dhe bashkëpunimi;
• Njohuri të mira të programeve të paketës Microsoft Office.

Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
• Fotokopje të diplomës; • Curriculum Vitae (Cv); • Dëshmi kualifikimi të ndryshme.

Ofrohen kushte të mira pune dhe kontratë e rregullt, sipas legjislacionit në fuqi.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën email: [email protected].
Afati aplikimit është deri më datë 5 maj 2026.

11/02/2026

Biznesi juaj meriton siguri të plotë!
Në një botë ku çdo vendim ka rëndësi, sigurimi është mbështetja që ju lejon të punoni me qetësi dhe besim. Me paketat tona të sigurimit për biznes, ju mbroni investimin tuaj, stafin dhe të ardhmen tuaj profesionale nga çdo rrezik i papritur.
Zgjidhni stabilitetin, sigurinë dhe profesionalizmin, sepse suksesi fillon aty ku ka mbrojtje të fortë.
Investoni sot në sigurinë e biznesit tuaj dhe ecni përpara pa frikë!

07/11/2025

Çdo udhëtim është një histori më vete, me kthesa, ndalesa dhe destinacione të reja.
Por pavarësisht rrugës që zgjedh, ajo që ka më shumë rëndësi është të udhëtosh i qetë dhe i sigurt.

Me Sigurimin KASKO nga INSIG, çdo kilometër që përshkon është i mbrojtur nga pasiguria.
Nga dëmtimet aksidentale, vandalizmi, fatkeqësitë natyrore apo rreziqe të tjera, ne kujdesemi që makina juaj të mbetet gjithmonë në gjendje të shkëlqyer.

Çdo aventurë fillon me siguri. Udhëtoni të qetë me INSIG!Sigurimi i shendeti ne udhetim.0673338787
26/06/2025

Çdo aventurë fillon me siguri. Udhëtoni të qetë me INSIG!

Sigurimi i shendeti ne udhetim.
0673338787

SIGURONI PRONËN NGA ZJARRI NË INSIG 🔥Çdo ditë po digjen shtëpi dhe biznese nga zjarret, duke ju shkaktuar dëme të mëdha....
24/01/2025

SIGURONI PRONËN NGA ZJARRI NË INSIG 🔥

Çdo ditë po digjen shtëpi dhe biznese nga zjarret, duke ju shkaktuar dëme të mëdha. Mos lejoni që zjarret e shumta të shkatërrojnë gjithçka që keni ndërtuar!
🛡️ Sigurohuni tani në Insig duke për të mbrojtur investimet tuaja te jetës!
Përfitoni mbulim të plotë nga dëmet e shkaktuara nga zjarret – për shtëpinë, biznesin dhe pronën tuaj.
* Mbrojtje për dëme të papritura 🔥
* Shpejtësi në dëmshpërblim 💨
* Paqe mendore për ju dhe familjen tuaj 🏠

📢 Mbrojtja fillon tani me Insig, mos prisni derisa të jetë vonë!
0673338787

SIGURIMI I SHËNDETIT NË UDHËTIM 🚙✈️⛴Insig ua bën udhëtimin më të sigurt, më të lehtë dhe më argëtues.Ju duhet të udhëton...
13/01/2025

SIGURIMI I SHËNDETIT NË UDHËTIM 🚙✈️⛴
Insig ua bën udhëtimin më të sigurt, më të lehtë dhe më argëtues.
Ju duhet të udhëtoni për biznes, për të takuar të afërmit tuaj, etj.? Merrni Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim pranë INSIG dhe Ju do të keni mbulime maksimale.
UDHËTOJMË SË BASHKU NË TË GJITHË BOTËN 👍
Ky sigurim u vjen në ndihmë personave që udhëtojnë jashtë vendit, duke asistuar në mbulimet e mëposhtme:
✅ Shpenzime mjekësore;
✅ Shpenzime të riatdhesimit;
✅ Shpenzime mjekësore për Aksidentet Personale;
✅ Shpenzimet spitalore dhe farmaceutike, sipas kushteve të kontratës.
📍 Mund të na kontaktoni:
📱 +355673338787
🌐 insig.com.al
📧 [email protected]

09/01/2025

NJOFTIM PËR POZICION TË LIRË PUNE

Kompania e Sigurimeve “INSIG” Sh.a kërkon të punësojë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Tiranë:
SPECIALISTE FINANCE-KONTABILITET

KRITERET:
• Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik (në Universitet Publik), prioritet ka dega FinancëKontabilitet.
• Të ketë eksperiencë pune direkte në financë, jo më pak se 5 vjet.
• Të ketë njohuri shumë të mira me paketën Office veçanërisht Excel-in, si edhe të përdorë e kuptojë shpejt çdo software financiar.
• Të jetë dinamike, e komunikueshme dhe kërkuese ndaj vendit të punës dhe detyrave e objektivave që i ngarkohen.
• Të disponojë letër reference, jo më pak se dy prej punëdhënësve të fundit, të cilat të permbajnë qartë kontaktet e punëdhënësit.
• Të disponojë kualifikime e trajnime në fushën financiare, fiskale dhe atë të biznesit.
• Të ketë njohuri të mira në gjuhën angleze.
• Të jetë korrekt, i besueshëm dhe i organizuar.
• Të ketë aftësi të mira komunikuese;
• Kandidatëve u ofrohen kushte shumë të mira pune dhe mundësi formimi profesional në sigurime.
• Prioritet do të kenë kandidatët e paraqitur, të cilët kanë eksperiencë pune dhe kualifikime të bindshme në financë-kontabilitet, deri në moshën 40 vjeç.

DETYRAT:
• Kryen rakordimet ditore të proceseve të punës tek sh*tja;
• Përgatit raporte të ndryshme financiare;
• Rakordon me klientët/furnitorët dhe mban kartelat përkatëse;
• Kryen kontrollin, verifikimin dhe regjistrimin e kontabilizimeve për mbylljen e rezultatit mujor;
• Ndjek proceset e fiskalizimit (fiskalizimin e faturave te sh*tjes, pranimin e faturave të blerjes, kontrollin e fiskalizimit të arkës etj.)

SHËNIME:
Ofrohen kushte të mira pune dhe kontratë e rregullt, sipas legjislacionit ne fuqi.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën email:
[email protected]

SIGURO BIZNESIN👔💼💪Sigurimi nga ndërprerja e biznesit.Në rast se ambjentet e biznesit tuaj dëmtohen nga zjarri, atëherë J...
03/10/2024

SIGURO BIZNESIN👔💼💪
Sigurimi nga ndërprerja e biznesit.
Në rast se ambjentet e biznesit tuaj dëmtohen nga zjarri, atëherë Ju rrezikoni të humbisni fitimet e parashikuara për aq kohë sa do t'ju duhet të rindërtoni ambjentet e dëmtuara. Insig ju ofron sigurimin nga ndërprerja e biznesit, me anë të të cilit Ju përfitoni dëmshpërblim për fitimin që keni siguruar.
MBRONI INVESTIMET TUAJA! ✅
📍 Mund të na kontaktoni:
📱 +355673338787
🌐 insig.com.al
📧 [email protected]

Address

RRUGA QEMAL STAFA , TIRANE
Tirana
1052

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when INSIG DEGA Tirana 3 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share