UniFin

UniFin UniFin - Kursim-Kredi që prej 1996...
www.unifin.al

Shoqëria e kursim Kreditit “UniFin” është një Institucion Financiar, i liçensuar nga Banka e Shqipërisë, i specializuar në dhënien e mikrokredive dhe mbajtjen e depozitave. UniFin është një Institucion jofitimprurës i cili ka për qëllim përmbushjen e nevojave financiare të anëtarëve të saj në kredi dhe depozita duke dhënë kështu një kontribut të qëndrueshëm në zhvillimin e vendit. Që prej vitit 19

96, ne kemi qenë bashkudhëtarë të fermerëve, tregtarëve, personave të thjeshtë apo komuniteteve të ndryshme profesionale në Shqipëri, të cilë pasi kanë përqafuar vlerat dhe vizionin tonë, kanë gjetur te ne mbështetjen dhe përkushtimin e nevojshëm të personalizuar dhe gjithpërfshirës. UniFin i gjen fillesat e saj që prej vitit 1996, i nisur si një projekt pilot i Fondacionit të lidhjes Irlandeze të Unioneve të kreditit dhe Komunitetit Europian, i mbështetur nga një konsorcium Organizatash Jo-qeveritare. Në Maj të vitit 2002 u krijua Unioni Jehona, një formë organizimi e cila bazohet në bashkimin vullnetar të Shoqërive të Kursim Kreditit mbi bazën e ligjit për Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe licensuar nga Banka e Shqipërisë. Shoqëria e kursim Kreditit “UniFin” u krijua në shtator të vitit 2016 nga transferimi i Unionit “Jehona” në një formë të re organizimi ligjor i cili do t’i japë më shumë hapësirë zhvillimit administrativ dhe një menaxhimi më të mirë të Shoqërisë duke lehtësuar procedurat ndërvepruese me anëtarët e saj për një shërbim sa më optimal.

Në prag të 30-vjetorit të UniFin, kthehemi te rrënjët e lëvizjes së Shoqërive të Kursim-Kreditit dhe historia e Nora Her...
16/06/2026

Në prag të 30-vjetorit të UniFin, kthehemi te rrënjët e lëvizjes së Shoqërive të Kursim-Kreditit dhe historia e Nora Herlihy, një prej figurave që ndihmoi në formësimin e këtij modeli në Irlandë.

Në fund të fundit, mesazhi i saj mbetet po aq i vlefshëm sot sa ishte në vitin 1960: kur njerëzit bashkohen, kursejnë dhe mbështesin njëri-tjetrin, krijohen mundësi që përmirësojnë jetën e individëve, familjeve dhe komuniteteve të tëra.

📖 Lexoni artikullin më poshtë.

Kur flasim për zhvillimet në sektorin e financës, mendja na shkon te inteligjenca artificiale, pagesat digjitale dhe teknologjitë që po transformojnë mënyrën se si menaxhojmë paratë tona. Megjithatë, jo çdo revolucion financiar ka lindur nga teknologjia.

Këtu nis rrugëtimi ynë. Në vitin 1960, nga vizioni dhe përkushtimi i Nora Herlihy, një mësuese që u bë një prej figurave...
16/06/2026

Këtu nis rrugëtimi ynë.

Në vitin 1960, nga vizioni dhe përkushtimi i Nora Herlihy, një mësuese që u bë një prej figurave kryesore të Lidhjes Irlandeze të Shoqërive të Kursim-Kreditit, lindi një model i bazuar te anëtarësia, bashkëpunimi dhe mbështetja e ndërsjellë.

Ky model i Shoqërive të Kursim-Kreditit frymëzoi edhe themelimin e Unionit Jehona, sot UniFin, i cili prej vitit 1996 ka në fokus mbështetjen dhe fuqizimin e anëtarëve.

30 vite.
Bashkë rritemi më mirë.

Gëzuar 1 Qershorin!Të investosh te fëmijët do të thotë të investosh te e ardhmja, te zhvillimi dhe te një e nesërme më e...
01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin!

Të investosh te fëmijët do të thotë të investosh te e ardhmja, te zhvillimi dhe te një e nesërme më e mirë.

Urojmë që çdo fëmijë të ketë mundësinë të rritet i shëndetshëm dhe të ndjekë ëndrrat e veta.

UniFin
Bashkë rritemi më mirë.

Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë.Qoftë kjo festë një shenjë paqeje, mirësie dhe begatie për ju dhe...
27/05/2026

Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë.

Qoftë kjo festë një shenjë paqeje, mirësie dhe begatie për ju dhe familjet tuaja.

-UniFin

UniFin në Konferencën e 28-të Vjetore të MFC, si partner konference së bashku me Mikrofinanca Shqiptare.Këtë vit, fokusi...
26/05/2026

UniFin në Konferencën e 28-të Vjetore të MFC, si partner konference së bashku me Mikrofinanca Shqiptare.

Këtë vit, fokusi i konferencës ishte tranzicioni i sektorit të mikrofinancës dhe pyetja që shoqëroi çdo sesion: “A është misioni në rrezik?”

Prej 30 vitesh, me mbi 13,000 anëtarë aktivë dhe një rrjet degësh që mbulon të gjithë vendin, UniFin mbështet anëtarët dhe komunitetet me zgjidhje financiare që fuqizojnë individin, familjen dhe sipërmarrjen.

Gjatë konferencës, UniFin u vlerësua si kontribues kyç në tregun e mikrofinancës, si një partner i besueshëm që përcjell stabilitet dhe profesionalizëm në sektor prej vitit 1996.

Bashkë rritemi më mirë.

21/05/2026

UniFin merr certifikatën e mirënjohjes në konferencën vjetore të Microfinance Centre (MFC) si kontribues kyç në tregun e mikrofinancës, duke u vlerësuar për performancën e qëndrueshme dhe besueshmërinë në ofrimin e shërbimeve financiare prej 30 vitesh.

Ky vlerësim është një mirënjohje për stafin e degëve për punën dhe përkushtimin ndër vite, si edhe anëtarët tanë, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj UniFin.

21/05/2026

UniFin në 28th MFC Annual Conference, e cila rikthehet në Shqipëri nën temën: “Mikrofinanca në tranzicion: A është misioni në rrezik?”

Prej 30 vitesh, me një rrjet prej më shumë se 13,000 anëtarësh aktivë dhe 20 degë në të gjithë Shqipërinë, UniFin mbështet anëtarët dhe komunitetet e saj.

Bashkë rritemi më mirë.

Mikrofinanca Shqiptare

UniFin do të jetë partner pjesëmarrës së bashku me Mikrofinanca Shqiptare në 28th MFC Annual Conference: “Microfinance i...
11/05/2026

UniFin do të jetë partner pjesëmarrës së bashku me Mikrofinanca Shqiptare në 28th MFC Annual Conference: “Microfinance in Transition: Is Purpose at Risk?”

UniFin përfaqëson modelin e Shoqërive të Kursim-Kreditit në Shqipëri prej vitit 1996 dhe u shërben anëtarëve dhe komuniteteve me zgjidhje financiare si kursime, depozita dhe kredi, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e tyre.

Prej 30 vitesh, UniFin ka ndjekur nga afër zhvillimin e anëtarëve dhe komuniteteve që mbështet, duke kuptuar rritjen, sfidat dhe nevojat e tyre ndër vite.

Kjo marrëdhënie afatgjatë me anëtarët vazhdon të nxjerrë në pah rëndësinë e financës që bazohet në modelin e anëtarësimit dhe vlerën e qëndrimit pranë komunitetit, duke theksuar edhe përgjegjësinë që institucionet kanë për të vlerësuar nevojat financiare nga një këndvështrim më i gjerë social dhe ekonomik.

Me kënaqësi mirëpresim diskutimet, shkëmbimin e eksperiencave dhe mundësitë e rrjetëzimit me profesionistë dhe institucione nga i gjithë sektori financiar.

Konferenca do të zhvillohet në datat 19–21 Maj 2026 në Meliá Durrës.

Reflektime nga Kosova Finance Forum. Besimi si faktor kyç në ndërtimin e marrëdhënieve financiare të qëndrueshme.UniFin ...
04/05/2026

Reflektime nga Kosova Finance Forum. Besimi si faktor kyç në ndërtimin e marrëdhënieve financiare të qëndrueshme.

UniFin ishte pjesë për herë të parë në edicionin e dytë të Kosova Finance Forum, organizuar më 27–28 Prill në Prishtinë.

Kryefjala e kësaj konference ishte besimi, si elementi që lidh njerëzit, si faktor kyç në ndërtimin e marrëdhënieve financiare të shëndetshme dhe të qëndrueshme në kohë, por edhe si një faktor i rëndësishëm për t’u rritur dhe zhvilluar së bashku.

Modeli i Shoqërive të Kursim-Kreditit, që UniFin përfaqëson, e ka në gjenezë pikërisht besimin. Është një model që funksionon mbi bazën e anëtarësisë, ku individët bashkohen dhe kontribuojnë së bashku në zhvillimin e këtij modeli, duke krijuar mundësinë për të mbështetur dhe financuar nevojat e njëri-tjetrit.

Ky model, të cilin UniFin e ka ndërtuar fillimisht mbi marrëdhënien e besimit mes një grupi të vogël profesionistësh nga fusha të ndryshme, sot numëron mbi 13,000 anëtarë dhe vazhdon të rritet. Me kalimin e viteve, ai ka dëshmuar se funksionon, nga financimi i nevojave personale dhe familjare, përmirësimi i jetesës, deri tek mbështetja e bizneseve që kanë ndërtuar dhe zhvilluar aktivitetin e tyre duke iu besuar këtij modeli.

Një element interesant që lidhet edhe me platforma si Kosova Finance Forum është rrjetëzimi, pikërisht mënyra sesi rriten Shoqëritë e Kursim-Kreditit: një anëtar sjell një tjetër, një familjar sjell të afërmin e tij dhe kështu ndërtohet gradualisht një komunitet.

Edhe pse në Kosovë ende nuk ekziston një ligj specifik që rregullon Shoqëritë e Kursim-Kreditit, ky model gjen përputhshmëri të natyrshme me kulturën e besimit, njohjes dhe komunitetit mbi të cilat ndërtohen një pjesë e mirë e marrëdhënieve financiare në shoqëri.

Pikërisht kjo e bën modelin jo vetëm të kuptueshëm, por edhe potencialisht të zbatueshëm në mënyrë graduale në tregun kosovar, duke krijuar hapësira për zhvillim të qëndrueshëm dhe përfshirje më të gjerë financiare.

Interesant për të gjithë sektorin e financës ishte gjithashtu edhe paneli “Fintech Revolution: Transforming Financial Services”, ku u diskutua mbi digjitalizimin e sektorit financiar dhe zhvillimet që kanë transformuar industrinë gjatë viteve të fundit. Një element kyç për t’u parë në vazhdim, që lidhet sërish me besimin, është mënyra sesi këto zhvillime do të ndikojnë marrëdhënien midis individëve dhe institucioneve financiare në të ardhmen, veçanërisht në shoqëri që historikisht kanë qenë të orientuara drejt modeleve tradicionale të financës.

Kënaqësi të ndiqnim edhe prezantimin dhe panelin e Asosacionit të Institucioneve të Mikrofinancës në Kosovë, të moderuar nga Z. Shpresim Vranovci, dhe të shihnim nga afër punën e bërë ndër vite nga sektori i mikrofinancës në Kosovë.

Për të vënë edhe një herë në pah fuqinë e modeleve të mikrofinancës dhe misionin e tyre social, vlen të veçohet një nga statistikat e prezantuara gjatë panelit: përmes Fondacionit të Bursave AMIK, 261 studentë kanë përfituar bursa studimi gjatë 3 viteve akademike të fundit. Një iniciativë vërtet për t’u duartrokitur.

Jemi të hapur për të parë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të mikrofinancës në Kosovë dhe për të kontribuar me ide mbi mënyrën sesi modeli i Shoqërive të Kursim-Kreditit mund të implementohet edhe në një treg si Kosova, i cili ende nuk e ka këtë model pjesë të bazës së tij rregullatore, por që funksionon fort mbi bazën e besimit, njohjes dhe komunitetit.

UniFin

https://www.linkedin.com/pulse/reflektime-nga-kosova-finance-forum-besimi-si-faktor-ky%C3%A7-n%C3%AB-9mcef/

Njoftim i rëndësishëm në kuadër të 1 Majit.– UniFin
01/05/2026

Njoftim i rëndësishëm në kuadër të 1 Majit.

– UniFin

Address

Adresa: Rruga “Xhorxh Bush”, Nd. 29, H. 1, Ap. 3
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Telephone

+35545628861

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when UniFin posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category