Studio Kontabel 411

Studio Kontabel 411 Sherbime Financiare Studio Konsulence Financiare.

26/09/2019

Çertifikatë elektronike test për “Fiskalizimin” në portalin e-Albania

Ndërsa vijon konsultimi publik mbi projektligjin ““Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, me grupet e interesit, në nivel qendror dhe rajonal, të gjitha subjektet private në fushën e IT të interesuara për zhvillime aplikacioni software në kuadër të projektit të Fiskalizimit, tashmë mund të aplikojnë online për Çertifikatë elektronike test në portalin e-Albania.

Çertifikata elektronike test mundësohet pa asnjë kosto, nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe do të ketë vlefshmëri deri më datë 31 Dhjetor 2019.

Aplikimi për këtë çertifikatë, ndjek hapa shumë të thjeshtë dhe realizohet brenda një kohe të shkurtër jo më shumë se dy ditore. Ju nevojitet vetëm NUIS/NIPT, i nevojshëm për t'u identifikuar si biznes në portalin e-Albania dhe zgjidhni shërbimin "Aplikim për Certifikatë Elektronike Test" https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13378;

Pasi ndiqni hapat e treguar, Çertifikata Elektronike Test do t'ju dërgohet në adresën e emailit që keni plotësuar gjatë regjistrimit të biznesit në portalin e-Albania.

Për çdo informacion teknik që ju nevojitet, lutemi të kontaktoni në adresën mail: [email protected], ndërsa për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e këtij shërbimi në portal, mund të kontaktoni në adresën [email protected].

26/09/2019

Njoftim për tatimpaguesit: Deri në 30 shtator nuk keni penalitete për pagesën e dividentit në masën 8%!

Të nderuar Tatimpagues!

Administrata Tatimore ju ka bërë me dije më herët se deri në 30 shtator keni mundësi të përfitoni pagesën në shkallën tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë.

Në zbatim të Ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, tatimi mbi dividentin për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitin 2018, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, u aplikua në shkallën tatimore 8%, për pagesat e kryera brenda datës 20 gusht 2019. Po kështu, aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë, me kushtin që tatimi të paguhet brenda datës 30 shtator 2019.

Ndërkohë, në nenin 35, të ligjit të sipërcituar, përcaktohet se, paguesi i shumave, për efekt të mbajtjes së tatimit në burim, të parashikuar në nenin 33, “Depozitimi i vendimit për miratimin e rezultatit vjetor dhe destinimi i fitimit”, është i detyruar të llogarisë, të mbajë, të deklarojë dhe të derdhë tatimin e mbajtur në burim, në llogaritë e organeve tatimore deri në datën 20 të muajit pasardhës të muajit të pagesës.

Nisur nga më sipër, pagesa e tatimit të mbajtur në burim për dividentin për vitin 2017 e më parë, mund të bëhet brenda datës 30 shtator 2019 me anë të Deklaratës së Tatimit në Burim të muajit Gusht 2019. Kjo deklaratë dorëzohet në organet e Administratës Tatimore (në sistemin tatimor C@ts) brenda datës 20 Shator 2019, në mënyrë që tatimpaguesi të respektojë afatet ligjore në fuqi dhe mos të penalizohet.

Për këtë, lidhur me periudhën 10 ditore nga afati i dorëzimit të deklaratës deri më datë 30 Shtator 2019, Administrata Tatimore do të kryejë anulimin e gjobës dhe penalitetit të gjeneruar ndaj tatimpaguesve, të cilët dorëzojnë deklaratën e tatimit në burim (për dividentin), në këtë periudhë, si një e drejtë ligjore për këtë rast.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vijojë të përcjellë kujtesa dhe informacion për tatimpaguesit e çdo fashe qarkullimi, mbi legjislacionin dhe procedurat tatimore.

26/09/2019

Unifikohen procedurat për qarkullimin e informacionit mes DPT dhe DPPPP

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nxjerrë Udhëzimin nr.19, datë 9.7.2019. "Për mbikëqyrjen e organizatave jofitimprurëse në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit", i cili rregullon procedurat që ndiqen nga organet tatimore, si organ mbikëqyrës, për kontrollin e veprimtarisë së organizatave jofitimprurëse (OJF), me qëllim shmangien e mundësisë së përdorimit të tyre, për pastrim parash apo financim terrorizmi.

Këtë Udhëzim e gjeni në menunë Legjislacioni / Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë, në faqen e Administratës Tatimore.

Udhëzimi synon unifikimin dhe vendosjen e standardeve bashkëkohore për të garantuar saktësi në dërgimin e informacionit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), me qëllim identifikimin e rasteve të dyshimta për pastrim parash apo financim terrorizmi të OJF-ve.

Udhëzimi përfshin bashkëlidhur në shtojcë edhe indikatorët e riskut të financimit të terrorizmit që lidhen me sektorin e OJF-ve.

Ju mund ta shkarkoni Udhëzimin nga faqja e Administratës Tatimore në linkun: https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=6345 dhe në Fletoren Zyrtare: https://bit.ly/2ka2f84, ndërsa tatimpaguesit janë lajmëruar edhe përmes llogarisë së tyre në e-filing.

18/05/2019

Lehtësi për biznesin - Çertifikata e Rezidencës Tatimore tashmë mund të merret online

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të reformës së Derregulimit, si një nga nismat më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare, për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike, bën me dije se "Çertifikata e Rezidencës Tatimore", tashmë mund të merret përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto.

Ky shërbim i ri online ofron dokumentin me vlerë ligjore, i cili vërteton pagesën e tatimeve për të ardhurat globale në Shqipëri, nga ana e subjektit kërkues. Kjo Çertifikatë me vulë dixhitale, njihet nga të gjitha shtetet me të cilat Shqiperia ka Marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal”.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave, për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, një shërbim cilësor për të gjithë tatimpaguesit.


07/02/2019

Taksat Kombëtare

Janë reflektuar ndryshimet në lidhje me:

Taksën e materialeve/artikujve plastikë dhe e ambalazheve plastike të importuara në masën 35 lekë/kg, me përjashtim të lëndëve të para në forma primare.
Taksa e ambalazheve prej qelqi për ambalazhet e importuara dhe të prodhuara në vend , në masën 5 lekë/kg
Taksa e lëndëve të para në formë primare të importuar dhe që përdoret për prodhimin në vend të produkteve të plastikës, në masën 25 lekë/kg

07/02/2019

Deklarata e Tatimit në Burim

Lidhur me ndryshimin e shkallës së Tatimin mbi Dividentin nga 15% në 8% .

Janë shtuar dy rubrika të posaçme për deklarimin : “Pagesat për kalimin e të drejtës së pronësisë me sh*tje” dhe “Pagesat për kalimin e të drejtës së pronësisë me trashëgimi ose dhurim”
Gjithashtu është mundësuar edhe pasqyrimi i ndryshimeve përkatëse në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave ( DIVA) lidhur me Tatimin mbi Dividentin nga 15% në 8% .

07/02/2019

Deklarata e Tatimit mbi Fitimin

Shkallë e reduktuar për Tatimin mbi Fitimi 5% për :

për sipërmarrjet me xhiro deri në 14 milionë lekë;
për sipërmarrjet në agroturizëm;
për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor

07/02/2019

Deklarata e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar

Shkallë e reduktuar TVSH-je 6 % për:

për furnizimin e mjeteve të transportit publik të licencuar të udhëtarëve me autobus me nëntë plus një vende apo më shumë, vetëm me motor elektrikë
shërbimit të reklamave nga media audiovizive
për furnizimin e librave të çdo lloji

Mbi ndryshimet kryesore të ligjit për “Tatimin mbi të ardhurat”Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të informim...
07/02/2019

Mbi ndryshimet kryesore të ligjit për “Tatimin mbi të ardhurat”
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vijim të informimit për Paketën Fiskale 2019, njofton të gjithë tatimpaguesit për ndryshimet kryesore në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.

Më konkretisht:

Norma tatimore e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi sipas nivelit të pagës bruto zbatohet sipas kategorive të mëposhtme:

0% për pagën mujore bruto deri 30,000 lekë;
13% për pagën mujore bruto 30,001 - 150,000 lekë;
23% për pagën mujore bruto mbi 150,000 lekë.
Konsiderohen të ardhura me burim në Shqipëri edhe të ardhurat e një personi jorezident, të përftuara si rezultat i shërbimeve të kryera për një person rezident. Për këto të ardhura, rezidenti që përfiton shërbimin, do të mbajë Tatimin në Burim nga pagesat që do të bëjë për jorezidentin.

Do t’i nënshtrohet Tatimit mbi Fitimin edhe çdo person jorezident, i cili nuk është i regjistruar sipas legjislacionit shqiptar dhe nuk i nënshtrohet Tatimit mbi të Ardhurat. Për përmbushjen e këtij detyrimi, personat jorezidentë do të plotësojnë deklaratën e veçantë të të ardhurave të tatueshme, e cila duhet dorëzuar brenda datës 31 mars të vitit pasues dhe paguajnë tatimin në kohën e dorëzimit.

Për efekt të llogaritjes së rezultatit të vitit fiskal, do të konsiderohen shpenzime të panjohura shpenzimet për dieta që tejkalojnë 50% të fondit të pagës bruto vjetore.

Tatimi mbi Dividentin do të aplikohet në shkallën tatimore 8%. Për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, kjo shkallë zbatohet me kushtin që:

tatimi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019;
tatimi për dividentin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.
Nëse nuk zbatohen kushtet e mësipërme tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividetin.

Në rast se pasuria e luajtshme ose e paluajtshme që siguron kredinë, ekzekutohet përpara afateve të përcaktuara në ligj për fshirjen e borxhit të keq, provizionet e mëparshme bankare, të njohura si shpenzime të zbritshme, do të vazhdojnë të njihen si të tilla.

Të gjithë personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qendrore e vendore, Organizatat Jofitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë Tatimin në Burim nga shuma bruto e pagesave për shërbimet e konsulencës.

LISTËPAGESATPërsa i përket listëpageses elektronike , duke filluar nga periudha tatimore janar 2019, me afat deklarimi 2...
07/02/2019

LISTËPAGESAT

Përsa i përket listëpageses elektronike , duke filluar nga periudha tatimore janar 2019, me afat deklarimi 20 shkurt 2019 , janë reflektuar ndryshimet përsa më poshtë:

- Pagën minimale mujore, e barabart? me 26,000 lek? dhe maksimale deri n? 114,670 lek?, p?r të gjitha kategoritë e punësimit.
- Kufirin e pagës bruto bazë për llogaritjen automatike për tatimin mbi të ardhurat nga punësimi mbi 150,000 lekë me shkallë tatimore 23%.

07/02/2019

TAKSAT KOMBËTARE

Janë reflektuar ndryshimet në lidhje me:

- Taksën e materialeve/artikujve plastikë dhe e ambalazheve plastike të importuara në masën 35 lekë/kg, me përjashtim të lëndëve të para në forma primare.
- Taksa e ambalazheve prej qelqi për ambalazhet e importuara dhe të prodhuara në vend , në masën 5 lekë/kg
- Taksa e lëndëve të para në formë primare të importuar dhe që përdoret për prodhimin në vend të produkteve të plastikës, në masën 25 lekë/kg

07/02/2019

DEKLARATA E TATIMIT NË BURIM

- Janë shtuar dy rubrika të posaçme për deklarimin : “Pagesat për kalimin e të drejtës së pronësisë me sh*tje” dhe “Pagesat për kalimin e të drejtës së pronësisë me trashëgimi ose dhurim”
- Ndryshimi i shkallës së Tatimin mbi Dividentin nga 15% në 8% .
- Gjithashtu është mundësuar edhe pasqyrimi i ndryshimeve përkatëse në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave ( DIVA) lidhur me Tatimin mbi Dividentin nga 15% në 8% .

Address

Rruga Frosina Plaku
Tirana
1027

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 14:00

Telephone

+355672519255

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Kontabel 411 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Studio Kontabel 411:

Share