ASF - Agro Social Fund

ASF - Agro Social Fund “ASF” SHA mbështet zhvillimin e qëndrueshëm, përfshirjen financiare dhe kohezionin social!

ASF pati kënaqësinë të marrë pjesë në eventin “B2B – Eksplorimi i Mundësive të Partneritetit (Financimit) midis Sektorit...
15/06/2026

ASF pati kënaqësinë të marrë pjesë në eventin “B2B – Eksplorimi i Mundësive të Partneritetit (Financimit) midis Sektorit Financiar dhe Sipërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme”, organizuar nga Partnerët Shqipëri në kuadër të projektit “Investo për Ndryshim”.

🤝Ky aktivitet solli së bashku investitorë, institucione financiare, sipërmarrje sociale dhe start-up-e, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për dialog, bashkëpunim dhe eksplorimin e mundësive të reja të financimit për sipërmarrjet me ndikim.

Pjesëmarrja jonë në këtë event riafirmon angazhimin e ASF për të mbështetur zhvillimin e një ekosistemi më të fortë të sipërmarrjes dhe financimit të qëndrueshëm në Shqipëri, duke nxitur partneritete që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

11/06/2026

☀️ Vera të fton të ecësh përpara!

Qoftë për biznesin tënd, aktivitetin bujqësor apo planet personale, Agro Social Fund vjen me produkte të reja të krijuara për të mbështetur ambiciet e tua.

Kjo verë sjell mundësi të reja. Zgjidh mbështetjen e duhur dhe bëje hapin që ke planifikuar prej kohësh.

✅ Apliko tani dhe ktheji planet e tua në realitet!

📌 Kredi Konsumatore "Vera të Fton": NEI (Norma Efektive e Interesit) deri në 35.43%
📌 Kredi Biznes/Agro "Vera të Fton" : NEI (Norma Efektive e Interesit) deri në 33.5%
📌 Kredi Biznes/Agro "Vera të Fton II": NEI (Norma Efektive e Interesit) deri në 30.1%

Më shumë informacion mbi termat dhe kushtet:

Kredi Biznes
https://asf.al/produktet/kredi-biznes-vera-te-fton/
https://asf.al/produktet/kredi-biznes-vera-te-fton-ii/

Kredi Agro
https://asf.al/produktet/kredi-agro-vera-te-fton/
https://asf.al/produktet/kredi-agro-vera-te-fton-%e2%85%b1/

Kredi Konsumatore
https://asf.al/produktet/kredi-vera-te-fton/

🤝ADGF dhe ASF – Agro Social Fund kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi në kuadër të programit “EU Western B...
08/06/2026

🤝ADGF dhe ASF – Agro Social Fund kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi në kuadër të programit “EU Western Balkans Guarantee”, duke zgjeruar aksesin në financim për sipërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Shqipëri.
Ky partneritet forcon rolin e sektorit të mikrofinancës në mbështetje të zhvillimit ekonomik, duke krijuar më shumë mundësi financimi për bizneset, investimet dhe rritjen e qëndrueshme në të gjithë vendin.

🇪🇺 Një tjetër hap konkret drejt një ekonomie më gjithëpërfshirëse, më konkurruese dhe më pranë standardeve europiane.

💼 Ideja jote meriton të bëhet realitet!Me Kredinë Start-Up nga ASF, ke mundësinë të marrësh mbështetjen financiare që të...
05/06/2026

💼 Ideja jote meriton të bëhet realitet!
Me Kredinë Start-Up nga ASF, ke mundësinë të marrësh mbështetjen financiare që të duhet për të nisur biznesin që ke ëndërruar.
🚀 Çdo sipërmarrje e suksesshme fillon me një hap të guximshëm — ne jemi pranë teje në atë fillim.

💡Apliko tani!
🔗 Zbulo më shumë: https://asf.al/produktet/kredi-start-up/

💡 Biznesi yt meriton më shumë mundësi për t’u zhvilluar!Me Kredinë për Biznes nga ASF, mund të investosh në rritje, të z...
01/06/2026

💡 Biznesi yt meriton më shumë mundësi për t’u zhvilluar!
Me Kredinë për Biznes nga ASF, mund të investosh në rritje, të zgjerosh aktivitetin dhe të realizosh planet që ke menduar prej kohësh.

🚀 Apliko tani dhe merr financimin që i duhet biznesit tënd për t’u rritur!
🔗 Zbulo më shumë: https://asf.al/produktet/kredi-biznesi/

ASF mori pjesë në aktivitetin “Aromë Fshati”, i cili u zhvillua në Qerret, Bashkia Pukë, i organizuar nga Shoqata AgroPu...
28/05/2026

ASF mori pjesë në aktivitetin “Aromë Fshati”, i cili u zhvillua në Qerret, Bashkia Pukë, i organizuar nga Shoqata AgroPuka në bashkëpunim me Grupin e Grave Qerret dhe Bashkinë Pukë.

Ky aktivitet u kthye në një festë të vërtetë të traditës, mikpritjes dhe vlerave lokale, ku u prezantuan prodhimet vendore, gatimet tradicionale, si dhe u promovuan kultura dhe bukuritë natyrore të zonës së Qerretit.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet kontribuon në mbështetjen e nismave që fuqizojnë komunitetet rurale, gratë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave lokale.

Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e projektit SMILES, financuar nga Dorcas Aid International Albania dhe Kom Over en Help.

27/05/2026

🌙 ASF ju uron Gëzuar Kurban Bajramin!

Me rastin e kësaj feste të shenjtë, ju urojmë paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja.

26/05/2026

Në mbyllje të Konferencës Vjetore të MFC-së u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve nga Shoqata Mikrofinanca Shqiptare, ku ASF u vlerësua me Certifikatë Mirënjohjeje për mbështetjen e saj të përkushtuar ndaj zhvillimit rural, financimit të bujqësisë, fuqizimit të komuniteteve bujqësore dhe promovimit të jetesës së qëndrueshme. 🌱🏆

Ky vlerësim përfaqëson një motivim për të vijuar angazhimin tonë në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe fuqizimit të komuniteteve lokale. 🤝

🌍 Dita e tretë e Konferencës Vjetore të MFC-së vijoi me diskutime dhe shkëmbim eksperiencash mbi zhvillimet, sfidat dhe ...
23/05/2026

🌍 Dita e tretë e Konferencës Vjetore të MFC-së vijoi me diskutime dhe shkëmbim eksperiencash mbi zhvillimet, sfidat dhe perspektivat e sektorit financiar në nivel ndërkombëtar.

🤝 Gjatë konferencës u organizua edhe një tryezë diskutimi me European Commission, ku u trajtuan tema që lidhen me edukimin financiar, përfshirjen financiare dhe rëndësinë e bashkëpunimit për një sektor financiar më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

📍 ASF mori pjesë në sesionet dhe diskutimet e zhvilluara, duke kontribuar në forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit me institucione dhe partnerë ndërkombëtarë.

Address

Rruga "Nikolla Lena" Hyrja 1, Ap. 25
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ASF - Agro Social Fund posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to ASF - Agro Social Fund:

Share