Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare AMF mbikëqyr tregun e sigurimeve, atë të Titujve të Qeverisë, të pensioneve private vullnetare dhe veprimtari të tjera financiare jobankare.

AMF mbikëqyr tregun e sigurimeve, të letrave me vlerë, të pensioneve private vullnetare dhe veprimtari të tjera financiare jobankare.

Progresi, stabiliteti dhe reformat drejt standardeve evropiane ishin në fokus të raportimit të Drejtoreshës së Përgjiths...
16/06/2026

Progresi, stabiliteti dhe reformat drejt standardeve evropiane ishin në fokus të raportimit të Drejtoreshës së Përgjithshme të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Znj. Adela Xhemali në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat mbi veprimtarinë e vitit 2025 dhe prioritetet strategjike për periudhën në vijim.

Gjatë raportimit u prezantuan zhvillimet pozitive në tregjet financiare jobankare, avancimi në zbatimin e reformave kyçe si Solvency II, IFRS 17, si dhe prioritetet për forcimin e mbikëqyrjes së bazuar në risk, mbrojtjen e konsumatorit, qëndrueshmërinë financiare e digjitale dhe avancimin e procesit të integrimit evropian në sektorin financiar jobankar.

Në vijim znj. Xhemali iu përgjigj interesimit të deputetëve anëtarë të komisionit mbi ecurinë gjatë vitit 2025 dhe prioritetet e Autoritetit për vitin 2026 e në vijim për forcimin e mbikëqyrjes së tregjeve financiare jobankare.

Fjalën e plotë të Drejtoreshës së Përgjithshme të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare e gjeni në këtë link: 🔗https://amf.gov.al/news.asp?id=133375

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbledh Grupin Ndërinstitucional për avancimin e Kapitullit 9 të Integrimit Evropian ...
09/06/2026

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbledh Grupin Ndërinstitucional për avancimin e Kapitullit 9 të Integrimit Evropian

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në cilësinë e institucionit drejtues të Kapitullit 9 “Shërbimet Financiare”, organizoi një takim të Grupit Ndërinstitucional për Përgatitjen e Integrimit Evropian (GNPIE), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Bankës së Shqipërisë, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Zyrës së Kryenegociatores.

Takimi u zhvillua për koordinimin e aktiviteteve lidhur me detyrimet e integrimit evropian, me fokus progresin në zbatimin e masave të Planit të Punës për Kapitullin 9 “Shërbimet Financiare” dhe hapat e mëtejshëm të konsultimit, finalizimit dhe miratimit të akteve prioritare.

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe negociatorja e Kapitullit 9 “Shërbimet Financiare”, znj. Adela Xhemali, theksoi se faza aktuale e procesit të integrimit kërkon koordinim të ngushtë ndërinstitucional, planifikim të detajuar dhe adresim në kohë të çështjeve që lidhen me përmbushjen e detyrimeve të përafrimit me acquis të Bashkimit Evropian.

Znj. Xhemali vlerësoi progresin thelbësor të arritur nga takimi i mëparshëm, duke theksuar se avancimi i qëndrueshëm në Kapitullin 9, nuk varet vetëm nga miratimi formal i legjislacionit, por edhe nga cilësia e transpozimit, koherenca e kuadrit rregullator dhe gatishmëria institucionale për zbatimin efektiv të acquis të Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesit e institucioneve diskutuan mbi fillimin e konsultimeve me palët e interesit, si një hap i rëndësishëm paraprak përpara fillimit të procedurave të konsultimit të gjerë publik.

AMF diskuton me tregun ndryshimet e pritshme në ligjin për fondet private të pensioneveAutoriteti i Mbikëqyrjes Financia...
26/05/2026

AMF diskuton me tregun ndryshimet e pritshme në ligjin për fondet private të pensioneve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi një takim me drejtues të shoqërive administruese të fondeve private të pensioneve, me fokus diskutimin e ndryshimeve të pritshme në ligjin nr. 76/2023 “Për fondet private të pensioneve”.

Takimi u zhvillua në kuadër të procesit të përafrimit të plotë të kuadrit ligjor shqiptar me Direktivën Evropiane IORP II, si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe të forcimit të mëtejshëm të standardeve të rregullimit dhe mbikëqyrjes së tregut të pensioneve private.

Në fjalën e saj hyrëse, Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, znj. Adela Xhemali, theksoi rëndësinë e këtij procesi për zhvillimin e mëtejshëm të tregut të pensioneve private në vend.

“Përmes këtyre ndryshimeve, kuadri ligjor për fondet private të pensioneve përafrohet plotësisht me kërkesat e Direktivës IORP II dhe vendos baza më të qarta për qeverisje të mirë, administrim efektiv të rrezikut, transparencë më të lartë dhe mbrojtje më të mirë të interesave të anëtarëve. Në mënyrë të veçantë, amendimet e ligjit forcojnë kërkesat për qeverisjen e brendshme, si dhe parashikojnë një rol më të strukturuar për funksionet e administrimit të rrezikut, auditimit të brendshëm dhe, në rastet kur është e zbatueshme, funksionin aktuarial, si pjesë e një sistemi më efektiv kontrolli të brendshëm dhe administrimi të kujdesshëm të fondeve”, u shpreh znj. Xhemali.

Duke u ndalur te rëndësia e transparencës, znj. Xhemali nënvizoi se një pjesë e rëndësishme e ndryshimeve lidhet me rritjen e informacionit që duhet t’u vihet në dispozicion anëtarëve dhe përfituesve, duke përfshirë informacionin mbi opsionet e investimit, kostot, performancën historike, projeksionet e përfitimeve të pensionit, si dhe mënyrën se si faktorët mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes merren në konsideratë në politikën e investimit.

“Këto kërkesa synojnë forcimin e standardeve rregullatore dhe mbikëqyrëse, por edhe rritjen e besimit të publikut te fondet private të pensioneve, si një instrument Ii rëndësishëm përkursimin afatgjatë dhe për sigurinë financiare të qytetarëve”, theksoi znj. Xhemali.

Në takim, eksperti i Bankës Botërore, z. William Price, prezantoi një pasqyrë të ndryshimeve kryesore të propozuara, të cilat fokusohen kryesisht në forcimin e kërkesave për qeverisjen e brendshme, administrimin e rrezikut, rritjen e transparencës ndaj anëtarëve dhe përfituesve, si dhe përcaktimin e rregullave për veprimtarinë ndërkufitare.

Gjatë takimit u zhvilluan diskutime konstruktive me përfaqësuesit e tregut mbi ndikimin e ndryshimeve të propozuara dhe zbatimin e tyre në praktikë. Pjesëmarrësit do të paraqesin komentet përfundimtare pasi amendimet e projektligjit të jenë konsoliduar.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mbështetet nga Banka Botërore në këtë proces, në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria dhe Zhvillimi Financiar: Rritja e Qëndrueshmërisë Financiare dhe Aksesi në Financa të Gjelbra dhe Novatore”.

🔗https://amf.gov.al/news.asp?id=123374

AMF zhvillon takim me shoqëritë e sigurimit për përgatitjen e tregut drejt regjimit Solvency II Autoriteti i Mbikëqyrjes...
20/05/2026

AMF zhvillon takim me shoqëritë e sigurimit për përgatitjen e tregut drejt regjimit Solvency II

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi një takim me drejtuesit e shoqërive të sigurimit, në kuadër të procesit të përafrimit të tregut shqiptar të sigurimeve me standardet e Bashkimit Evropian dhe kalimit gradual drejt regjimit Solvency II.

Takimi u fokusua në Ushtrimin e Vlerësimit të Ndikimit Sasior, i cili përbën një hap të rëndësishëm për matjen e gatishmërisë së tregut ndaj kërkesave të reja që lidhen me aftësinë paguese, kapitalin, profilin e rrezikut, cilësinë e të dhënave, sistemet e informacionit dhe kapacitetet teknike të shoqërive të sigurimit. Zëvendësdrejtorja e Përgjithshme Znj. Gurabardhi theksoi se Solvency II nuk është vetëm një reformë ligjore, por një ndryshim thelbësor në mënyrën se si shoqëritë matin rrezikun, vlerësojnë kapitalin, administrojnë aktivet dhe detyrimet, organizojnë qeverisjen e brendshme dhe raportojnë ndaj Autoritetit. Për këtë arsye u nënvizua rëndësia e përfshirjes së drejtpërdrejtë të drejtimit të lartë, bordeve dhe funksioneve kyçe të shoqërive në këtë proces.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit të ORSA, si pjesë përbërëse e procesit të vlerësimit të rrezikut dhe aftësisë paguese, si dhe nevojës për trajtimin e koordinuar të kërkesave që rrjedhin nga IFRS 17 dhe Solvency II.

AMF vlerësoi kontributin e PRS për ekspertizën dhe dedikimin dhe konfirmoi rëndësinë e vlerësimit të ndikimit që faktorët makroekonomikë dhe faktorët e rrezikut specifikë për secilën shoqëri kanë mbi aftësinë paguese, kërkesat për kapital dhe qëndrueshmërinë financiare të shoqërive të sigurimit në kuadër të Solvency II.

Ky proces i paraprin diskutimeve teknike që AMF do të zhvillojë me shoqëritë e sigurimit në kuadër të projektligjit të ri për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit, i cili synon transpozimin e plotë të Direktivës Solvency II, Direktivës për Shpërndarjen e Sigurimeve dhe Direktivës së Kontabilitetit.

Autoriteti ritheksoi se ky proces nuk duhet parë si një formalitet apo ushtrim i izoluar teknik, por si një investim i përbashkët në qëndrueshmërinë financiare, transparencën, disiplinën e kapitalit dhe besueshmërinë afatgjatë të tregut shqiptar të sigurimeve.

🔗https://amf.gov.al/news.asp?id=113377

Shqipëria merr pjesë në Takimin e 25 të CESEE ISI në VarshavëAutoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i përfaqësuar nga Meri...
18/05/2026

Shqipëria merr pjesë në Takimin e 25 të CESEE ISI në Varshavë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i përfaqësuar nga Merita Gurabardhi, Aranit Muja dhe Lusjana Lloji, mori pjesë në Takimin e 25 të Nismës së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE ISI), zhvilluar më 11–12 maj 2026 në Varshavë, Poloni.

Takimi mblodhi së bashku autoritetet mbikëqyrëse nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore, me qëllim shkëmbimin e përvojave mbi çështje kyçe të mbikëqyrjes, përfshirë rrezikun nga katastrofat dhe ndryshimet klimatike, hendekun e mbrojtjes nga sigurimet, sistemet e pensioneve suplementare, rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në sektorin e sigurimeve, si dhe praktikat e risigurimit.

Kjo pjesëmarrje mbështet procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, veçanërisht përafrimin e mbikëqyrjes së sigurimeve, mbikëqyrjes së pensioneve dhe mbrojtjes së konsumatorëve me standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian. Shkëmbimi i përvojave rajonale kontribuon në forcimin e kuadrit të mbikëqyrjes së tregut financiar jobankar në Shqipëri dhe në rritjen e qëndrueshmërisë së tregut.

Me rastin e daljes në pension të z.Peter Braumüller, Drejtor Ekzekutiv për Mbikëqyrjen e Sigurimeve dhe Pensioneve pranë Autoritetit Austriak të Tregjeve Financiare (FMA), Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare shpreh mirënjohjen e tij të sinqertë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në CESEE ISI, si një nga themeluesit, zhvilluesit dhe ambasador i rajonit tonë. Përkushtimi i tij ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse të sigurimeve në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Duke ndjekur rrugën e tij, AMF është e bindur se kjo nismë do të vijojë të zhvillohet, duke promovuar dialogun, shkëmbimin e ekspertizës dhe bashkëpunimin mbikëqyrës edhe në vitet në vijim.

🔗https://amf.gov.al/news.asp?id=113373

15/05/2026

The Financial Supervisory Authority organized in Tirana the International Forum “Albanian Natural Catastrophe Risk & Insurance Solutions”, in cooperation with AON Reinsurance and the Albanian Insurers Association - Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë

Bringing together European institutional representatives and international experts from the insurance and reinsurance industry, the forum focused on strengthening resilience and modernizing Albania’s insurance market.

The Forum was opened by the Executive General Director of the Financial Supervisory Authority, Ms. Adela Xhemali. Welcoming remarks were also delivered by the Chairwoman of the Parliamentary Committee on Economy, Employment and Finance, Ms. Milva Ekonomi , and the Minister of Economy and Innovation, Ms. Delina Ibrahimaj . A video message was delivered by Mr. Nicolas Jeanmart, Head of Personal and General Insurance at Insurance Europe.

Mr. Jan Liska, Head of AON Reinsurance’s office in Albania, highlighted Albania’s high earthquake risk and low insurance pe*******on, emphasizing the need to expand coverage and reduce the financial burden on the state budget after catastrophic events.

The forum also featured representatives and experts from AON, ANIA, ITAS, PADROM and Hannover Re, giving the event a strong international dimension.

AMF mbledh në Tiranë ekspertë ndërkombëtarë të Sigurimeve dhe Risigurimeve në Forumin Ndërkombëtar mbi Rrezikun e Katast...
14/05/2026

AMF mbledh në Tiranë ekspertë ndërkombëtarë të Sigurimeve dhe Risigurimeve në Forumin Ndërkombëtar mbi Rrezikun e Katastrofave Natyrore dhe Sigurimi si një zgjidhje për mbulimin e tyre

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi në Tiranë, Forumin Ndërkombëtar “Rreziku nga Fatkeqësitë Natyrore në Shqipëri dhe Sigurimi si një zgjidhje për mbulimin e tyre”, në bashkëpunim me AON Reinsurance dhe Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të institucioneve partnere europiane dhe ekspertëve ndërkombëtarë nga industria globale e sigurimeve dhe risigurimeve, forumi u konceptua si një platformë diskutimi teknik e bashkëpunimi institucional në kuadër të angazhimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në rritjen e qëndrueshmërisë dhe modernizimin e tregut të sigurimeve në vend.

Diskutimet u përqendruan në rolin e sigurimit në adresimin e kostove në rritje që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe ngjarjet ekstreme klimatike, duke bashkuar në një platformë të përbashkët ekspertizën ndërkombëtare, institucionet publike dhe industrinë e sigurimeve.

Forumi u hap nga Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, znj. Adela Xhemali. Fjalë përshëndetëse mbajtën gjithashtu edhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, znj. Milva Ekonomi, si dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, të cilat theksuan rëndësinë e sektorit të sigurimeve në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e qëndrueshmërisë financiare.

Në fjalën e saj, znj. Adela Xhemali evidentoi se gjatë dy dekadave të fundit, sektori i sigurimeve në Shqipëri është rritur, duke u shndërruar në një treg më të diversifikuar dhe më të zhvilluar. Sot, në tregun e sigurimeve ushtrojnë aktivitetin 13 shoqëri sigurimi, ndërsa vëllimi i primeve të shkruara bruto në vitin 2025 ka arritur në rreth 280 milionë euro. Dendësia e sigurimeve është rritur në 120 euro për frymë ndërkohë që niveli i penetrimit të tregut mbetet 1%.

“Rreziku, në thelb, përjetohet nga njerëzit, u shpreh Znj. Xhemali, duke theksuar se sigurimi duhet kuptuar jo vetëm si një produkt financiar, por si një investim, një mekanizëm besimi, një premtim për rikuperim dhe një shtyllë kyçe e qëndrueshmërisë financiare”.

Duke folur për profilin e rrezikut të Shqipërisë, znj. Xhemali nënvizoi se: “Ndryshimet klimatike në nivel global po riformësojnë mjedisin ku jetojmë. Sot, profili i rrezikut në Shqipëri është gjithnjë e më kompleks, duke përfshirë tërmete, përmbytje, rrëshqitje t**e dhe rreziqe të tjera të lidhura me klimën, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në komunitet, bujqësi, infrastrukturë, turizëm dhe financa publike.

Bashkëpunimi dhe koordinimi mbeten thelbësore për krijimin, zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të politikave rregullatore, që mundëson shpërndarjen e riskut në mënyrë të balancuar dhe të qëndrueshme ndërmjet familjeve, bizneseve, siguruesve, risiguruesve dhe qeverisë, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se asnjë aktor nuk mund të përballojë i vetëm këto rreziqe

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, theksoi se ‘Eshtë shumë e rëndësishme që të ngremë të gjithë mekanizmat e duhur, me qëllim që, aty ku mundemi, të parandalojmë dëmet, por mbi të gjitha, aty ku fatkeqësitë ndodhin, të mundohemi të jemi sa më të sigurt nga ana ekonomike dhe fiskale, me qëllim që ekonomia e vendit të ndikohet sa më pak nga këto fenomene, të cilat nuk janë në dorën tonë, pasi janë fatkeqësi natyrore.

Ne nuk duhet të përqendrohemi te politikat afatshkurtra apo afatmesme. Qeveritë duhet të përqendrohen te politikat afatgjata, të cilat ruajnë stabilitetin dhe sigurinë ekonomike, stabilitetin fiskal dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të vendit’.

Znj. Milva Ekonomi, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, theksoi se: ‘Qëllimi ynë duhet të jetë ndërtimi i një Shqipërie më të qëndrueshme, më të përgatitur dhe më të mbrojtur ndaj rreziqeve natyrore, ku qytetarët nuk mbeten vetëm përballë fatkeqësive, por ku shteti, tregu i sigurimeve dhe partnerët ndërkombëtarë bashkëpunojnë për të ndërtuar mekanizma realë mbrojtjeje dhe rikuperimi’.

Z. Jan Liska, Drejtues i zyrës lokale të AON Reinsurance në Shqipëri, u shpreh se: “Shqipëria kombinon riskun e lartë nga tërmetet me një nivel të ulët penetrimi të sigurimit. Edhe pse 95% e banesave nuk janë të siguruara, ekzistojnë mundësi për të rritur nivelin e penetrimit dhe për të siguruar që dëmet për qytetarët nga ngjarjet katastrofike të kompensohen, pa ndikuar në buxhetin e shtetit.”

Panelistët e forumit ishin ekspertë të mirënjohur dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga institucione dhe organizata prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë AON, ANIA, ITAS, PADROM, Hannover Re, duke i dhënë forumit një dimension profesional dhe ndërkombëtar. Forumi u përshëndet gjithashtu përmes një video-mesazhi nga z. Nicolas Jeanmart, Drejtues i Sigurimeve Personale dhe të Përgjithshme në Insurance Europe, një prej organizatave më prestigjioze evropiane që përfaqëson industrinë e sigurimeve në nivel evropian

Diskutimet u përqendruan në strategjitë dhe politikat për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, modelet ndërkombëtare të sigurimit dhe risigurimit, produktet inovative specifike për mbrojtjen e individëve dhe bizneseve, si dhe mundësitë për zhvillimin e skemave të përshtatura me nevojat e Shqipërisë. Vëmendje e veçantë iu kushtua modeleve ndërkombëtare të partneritetit publik-privat dhe ndarjes së rrezikut midis familjeve, shoqërive të sigurimit, shtetit dhe tregjeve ndërkombëtare të risigurimit.

Forumi shërbeu si një platformë e rëndësishme për forcimin e dialogut mbi mekanizmat e qëndrueshëm të mbrojtjes financiare përmes skemave të sigurimit. Ai gjithashtu pasqyroi angazhimin e Autoritetit për zhvillimin e tregut të sigurimit, rritjen e ndërgjegjësimit mbi rrezikun nga katastrofat natyrore, si dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Gjithashtu, në Forum u prezantua edhe ekspozita fotografike "120 Vjet Përballë Natyrës", me imazhe që dokumentojnë tërmetet, zjarret dhe përmbytjet në Shqipëri.

🔗https://amf.gov.al/news.asp?id=113371

AMF takim me Këshilltaren e Lartë të Zyrës së Asistencës Teknike në Departamentin e Thesarit të SHBA-së, Paula Jones - S...
12/05/2026

AMF takim me Këshilltaren e Lartë të Zyrës së Asistencës Teknike në Departamentin e Thesarit të SHBA-së, Paula Jones - Siguria kibernetike dhe mbikëqyrja me bazë rrezikun, në fokus

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, znj. Adela Xhemali, së bashku me përfaqësues të Autoritetit, zhvilloi një takim online me znj. Paula Jones, Këshilltare e Lartë pranë Zyrës së Asistencës Teknike në Departamentin e Thesarit të SHBA-së (OTA), e cila ka një eksperiencë të gjerë në reformimin e sektorit financiar, mbikëqyrjen bankare dhe forcimin e stabilitetit financiar.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua bashkëpunimit me OTA-n në fushën e sigurisë kibernetike dhe qëndrueshmërisë operacionale. Përfaqësuesit e Autoritetit prezantuan progresin e arritur në kuadër të asistencës teknike, përfshirë analizën për transpozimin e ligjeve dhe Rregulloreve, hartimin e Manualit të Sigurisë Kibernetike, zhvillimin e metodologjive proporcionale të mbikëqyrjes dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit.

Takimi trajtoi gjithashtu angazhimin për përmirësimin e politikave dhe procedurave të teknologjisë së informacionit, duke përfshirë sigurinë IT, mbrojtjen e të dhënave dhe rritjen e kulturës institucionale të sigurisë kibernetike.

Autoriteti vlerësoi mbështetjen e Departamentin e Thesarit të SHBA-së lidhur me edukimin financiar dhe sjelljen e konsumatorit. Në këtë kuadër janë zhvilluar takime me stafin e AMF-së, përfaqësues të tregut të sigurimeve, shoqatave profesioniste të sigurimeve dhe bankave, të institucioneve qeveritare dhe organizatave të shoqërisë civile, etj.

Në kuadër të vijimit të bashkëpunimit teknik me OTA-n, Autoriteti identifikoi si prioritete zhvillimin e një metodologjie për vlerësimin e riskut të sigurisë së informacionit, krijimin e një regjistri risku dhe hartimin e një politike për monitorimin dhe kontrollin e aktiviteteve në sistemet informatike.

Bashkëpunimi teknik ndërmjet Autoritetit dhe OTA-s, ka synim modernizimin e mbikëqyrjes financiare dhe përafrimin e mëtejshëm me standardet më të mira evropiane dhe ndërkombëtare, përafrimin e kornizës ligjore financiare me standardet e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, në funksion të stabilitetit financiar, mbrojtjes së konsumatorëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të tregjeve nën mbikëqyrje.

🔗https://amf.gov.al/news.asp?id=113369&lng=0

AMF mirëpret në Tiranë Forumin Ndërkombëtar mbi Menaxhimin e Rreziqeve nga Katastrofat Natyrore dhe Modelet Efektive Glo...
08/05/2026

AMF mirëpret në Tiranë Forumin Ndërkombëtar mbi Menaxhimin e Rreziqeve nga Katastrofat Natyrore dhe Modelet Efektive Globale të Sigurimit

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të mirëpresë në Tiranë Forumin ndërkombëtar mbi manaxhimin e rreziqeve nga katastrofat natyrore dhe modelet efektive të sigurimit dhe risigurimit për mbulimin e tyre, në nivel global.

Forumi, i cili do të zhvillohet më 14 maj, organizohet në bashkëpunimin me AON Reinsurance dhe Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, duke sjellë në një platformë të përbashkët ekspertizën ndërkombëtare, institucionet publike dhe industrinë e sigurimeve.

Në event do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve qeveritare dhe politikëbërës, drejtues të autoriteteve mbikëqyrëse nga rajoni, përfaqësues të industrisë së sigurimeve dhe risigurimeve, si dhe ekspertë ndërkombëtarë nga AON Reinsurance dhe Hannover Re, përfshirë përfaqësues me përvojë në modele të sigurimit ndaj rreziqeve natyrore nga Italia, Rumani, krahas aktorëve të tjerë ndërkombëtarë dhe partnerë zhvillimi.

Diskutimet do të fokusohen në praktikat më të mira ndërkombëtare për menaxhimin dhe transferimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, përdorimin e modeleve të riskut dhe zhvillimin e mekanizmave të qëndrueshëm të sigurimit dhe risigurimit.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet vlerësimit të alternativave për zhvillimin e skemave të përshtatshme për tregun shqiptar, në funksion të rritjes së mbrojtjes financiare dhe përmirësimit të rezistencës ndaj rreziqeve komplekse, përfshirë katastrofat natyrore.

Forumi synon gjithashtu të forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe të nxisë një dialog të strukturuar mbi ndërtimin e një kuadri më të integruar për menaxhimin e rreziqeve natyrore në Shqipëri.

🔗 https://amf.gov.al/news.asp?id=113367

AMF kontribuon në vlerësimin e MONEYVAL për forcimin e integritetit financiar në ShqipëriNjë mision nga Komiteti i Ekspe...
29/04/2026

AMF kontribuon në vlerësimin e MONEYVAL për forcimin e integritetit financiar në Shqipëri

Një mision nga Komiteti i Ekspertëve të Këshillit të Evropës për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, MONEYVAL, zhvilloi një vizitë në Shqipëri, ku në tryezat e diskutimit u prezantuan rezultatet e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare paraqiti kontributin e tij në forcimin e integritetit financiar, mbikëqyrjes me bazë risku dhe bashkërendimit institucional.

Vizita e ekipit vlerësues, në kuadër të raundit të gjashtë të vlerësimeve të ndërsjella, përbën një proces kyç për vlerësimin e efektivitetit të mekanizmave të Shqipërisë kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, në përputhje me metodologjinë e rishikuar të Financial Action Task Force.

Në takimin kryesor me ekipin vlerësues ishte e pranishme Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, znj. Adela Xhemali, ndërsa u paraqitën zhvillimet dhe reformat e ndërmarra në forcimin e standardeve mbikëqyrëse, transparencës dhe kuadrit rregullator në përputhje me standardet ndërkombëtare.

AMF kontribuoi gjatë gjithë procesit përmes takimeve teknike dhe institucionale me ekipin vlerësues. Autoriteti vijon të marrë masa për forcimin e kapaciteteve mbikëqyrëse dhe rritjen e përputhshmërisë së subjekteve nën mbikëqyrje me kërkesat ligjore dhe standardet ndërkombëtare, një proces me rëndësi për kredibilitetin rregullator, besimin e investitorëve dhe afrimin me standardet evropiane.

Raporti i vlerësimit pritet të diskutohet dhe miratohet në mbledhjen plenare të MONEYVAL në dhjetor 2026.

🔗https://amf.gov.al/news.asp?id=113363

Address

Rruga "Dora D'istria", Nr. 10
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35542228260

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare:

Share