Ansig

Ansig Me ndryshimet e shpejta të botës së sotme, t’i qëndrosh besnik parimeve të integritetit dhe përgjegjësisë, është më e rëndësishme se kurrë.

ANSIG ju ofron klientëve të saj, individë dhe korporata, produkte sigurimi të një game të gjerë, për të gjitha linjat e biznesit, të dizenjuara për t’i mbrojur ata nga cdo rrezik. Si një kompani që merr përsipër përgjegjësi për një numër të madh klientësh, të veprosh në mënyrë të qëndrueshme, është në qendër të misionit tonë. Ne, që punojmë në biznesin e sigurimeve, jemi shumë të vetëdijshëm për f

aktin se shumë njerëz janë të dyshimtë për sigurimet. Ata besojnë se kompanitë e sigurimeve kanë si qëllim të mbledhin shuma të mëdha parash nga publiku, vetëm për të treguar fitimet në bilancet e tyre si dhe të kënaqin aksionerët e tyre. Por nuk ështe aspak kështu, sepse sigurimet, kryejnë një rol shumë të rëndësishëm social: ato përdorin fondet e mbledhura nga secili, për të kompensuar publikun për humbjet e tyre. Sigurimet janë mjeti me të cilin njerëzit ndajnë rrezikun.Ky është edhe qëllimi ynë, për të siguruar të gjithë klientët tanë, si dhe palët e treta, të cilët janë prekur nga veprimet e klientëve tanë, të kompensohen në rast të një humbje. Ata duhet të shpërblehen me shumën e saktë, e cila do t’i lehtësojë ata nga humbja që kanë pësuar. Nuk ka nevojë për askënd që të jetë i dyshimtë për shoqëritë e sigurimit, dhe vecanërisht, për shoqërine e sigurimeve ANSIG. Politikat tona janë shumë të lehta për t’u lexuar dhe stafi ynë do t’ju shpjegojë të gjitha kushtet dhe rregullat në çdo kohë. Shoqëria jonë do t’ju sigurojë në cdo moment, që të gjitha nevojat tuaja të sigurimit të jenë të mbuluara maksimalisht. ANSIG është i angazhuar për të ruajtur formën më të pastër të sigurimit, ashtu siç ishte menduar dhe projektuar që me themelimin e shoqërise: mbledhjen e kontributeve tuaja të vogla për të përfituar ata që kanë nevojë!

04/07/2019

Sigurime në të mirë të konsumatorëve.
Të jetosh rrugën nën shenjën e sigurisë!

Siguria në rradhë të parë është në trurin tonë, ai është tipar i instiktit dhe kulturës së njeriut. Policia e Shtetit duke i rekomanduar drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdesin maksimal gjatë udhëtimit të tyre, veçanërisht gjatë fluksit të mbingarkuar të sezonit turistik, i fton ata që të respektojnë me rigorozitet rregullat thelbësore të qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë i lutet qytetarëve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit me makinë, le të shmangim ‘përgjakjen’ e rrugëve!
Të aksidentosh dhe aksidentohesh në rrugë është tragjike, duke i lënë vendin një boshllëku të paplotësuar, të mbushur me dhimbje dhe keqardhje, kur në fakt, duhej fare pak për ta mënjanuar aksidentin.

Ne si Shoqatë, kemi për qëllim mbrojtjen e interesave dhe përgjegjësive ndaj konsumatorëve shqiptar. Ndaj duam t’ju bejmë me dije se:
Të gjithë qytetarët që pësojnë dëme nga aksidentet automobilistike, dëme shëndetësore apo humbje jete, gëzojnë të drejtën për t’u dëmshpërblyer. Në rast dëmi, ndiqni hapat e nevojshme për të përshpejtuar procedurat e marrjes së dëmshpërblimit dhe shmangien e shpenzimeve në avokatë dhe procedura të gjata gjyqësore.

1. Si palë e dëmtuar ju duhet të plotësoni kërkesën për dëmshpërblim pranë kompanisë së sigurimit dhe për të gjitha hapat e tjerë që duhet të ndiqni, ju do të ndihmoheni nga një specialist teknik i Kompanisë së Sigurimit.
Mirëpo disa qytetarë shkojnë drejt e në gjykatë, të këshilluar kështu nga avokati i tyre. Përvoja shumë vjeçare në treg dëshmon qartë mbi praktikat abuzive nga disa avokatë ‘vjelës-sistemi’. Dhe nuk janë të pakta rastet kur qytetarë të ndershëm kanë rënë pre e mashtimeve të tilla nga ana e avokatëve.
2. Bashkëngjitini të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga Kompania e Sigurimit dhe kohëzgjatja e marrjes së dëshpërblimit është 35 ditë. Nëse do të zgjidhni t’i drejtoheni, si hap të parë direkt e në gjykatë, na vjen keq t’ju themi se, si i dëmtuar për të marrë dëmshpërblimin tuaj sipas ligjit, ju do të kaloni një proces që zgjat nga 6 muaj deri në 3 vjet.
3. Kompania e Sigurimit do t’i japë të dëmtuarit dëmshpërblimin që i takon, në masën 100%. Dokumentacioni i kërkuar dhe llogaritja e dëmshpërblimit bëhen bazuar në Rregulloren Nr. 53, datë 26.06.2009 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe mbi Ligjin Nr. 10076, datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, dhe kryhet nga vlerësues të shoqërisë të liçencuar nga AMF.

Nëse ju shkoni menjëherë në gjykatë, ju do të paguani një sërë shpenzimesh financiare shtesë, duke ju shkaktuar stres mendor dhe rëndim të xhepit tuaj me:
• Kostot për hartimin e një prokure të posaçme, mbledhjen dhe përgatitjen e dokumentacionit përkatës, për kërkesë padinë dhe depozitimin e saj në gjykatë.
• Koha dhe nervat e humbura në zhvillimin e seancave të gjykimit në shkallë të parë dhe të dytë.
• Tarifat dhe shpenzimet përmbarimore që parapaguhen nga i dëmtuari, pra në këtë rast nga ju.
• 30%-50% e shumës së dëmshpërblimit që përfiton i dëmtuari i shkon përfaqësuesit ligjor.

Kompania e sigurimit në përputhje me ligjet në fuqi për fushën e veprimit të saj duhet dhe e ofron pa pagesë këtë shërbim, duke bërë të mundur që ju të përfitoni 100% të dëmshërblimit tuaj në kohë, me saktësi dhe transparencë.

Në rast vonese apo pakënaqësie drejtohuni tek Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.
Ne jemi pikërisht këtu për t’ju lehtësuar këtë proces.
Ne jemi për transparencën, edukimin financiar, zgjedhjen, trajtimin e drejtë
Në rast dëmi, bëni kujdes, mendoni për veten, tregohuni të zgjuar!

SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISË

Fundjava po afron dhe nëse keni planifikuar të udhëtoni me makinën tuaj jashtë Shqipërisë nuk mund të udhëtoni pa Karton...
06/06/2019

Fundjava po afron dhe nëse keni planifikuar të udhëtoni me makinën tuaj jashtë Shqipërisë nuk mund të udhëtoni pa Kartonin Jeshil nga Ansig.

Shkarko aplikacionin Ansig Mobile edhe blini Kartonin Jeshil në vetëm 3 klikime.

IOS: 👉 http://bit.ly/ansigios 👈
Android: 👉 http://bit.ly/ansigandroid 👈

Shkarkoni Ansig Mobile..!IOS: 👉 http://bit.ly/ansigios 👈Android: 👉 http://bit.ly/ansigandroid 👈Regjistrohuni dhe blini p...
03/06/2019

Shkarkoni Ansig Mobile..!

IOS: 👉 http://bit.ly/ansigios 👈
Android: 👉 http://bit.ly/ansigandroid 👈

Regjistrohuni dhe blini policën tuaj të sigurimit TPL duke e kombinuar me:

1. Emergjencën rrugore;
2. Sigurimi Minikasko;
3. Sigurimi nga Aksidentet Personale.

Ishte viti 1886 kur Karl Benz patentoi modelin "Benz Patent-Motorwagen" si makina e parë moderne në botë por në sasi të ...
31/05/2019

Ishte viti 1886 kur Karl Benz patentoi modelin "Benz Patent-Motorwagen" si makina e parë moderne në botë por në sasi të limituara prodhimi.

Në vitet 1908 ishte Henri Ford i cili prodhoi Modelin T, që njihet si makina e parë në botë e prodhuar në masë për popullin.

Modeli në foto është makina e parë moderne "Benz Patent-Motorwagen"

Sigurimi i shëndetit në udhëtim i ofrohet çdo qytetari Shqiptar, që udhëton jashtë territorit të Shqipërisë. Ky sigurim ...
27/05/2019

Sigurimi i shëndetit në udhëtim i ofrohet çdo qytetari Shqiptar, që udhëton jashtë territorit të Shqipërisë. Ky sigurim mbulon humbjet e ndodhura që mund të lindin nga aksidente të ndryshme, ndërhyrjet mjeksore nga sëmundje akute, si dhe shpenzimet e riatdhesimit në rast sëmundje, apo të humbjes së jetës,për gjatë gjithë periudhës së qëndrimit jashtë territorit të Shqipërisë. Primi i sigurimit ndryshon në varësi të ditëve të qëndrimit dhe zonës së mbulimit (destinacioni i udhëtimit).

Gjej servisin më të afërt për makinën tuaj nga aplikacioni i parë mobile në tregun e sigurimeve. Shkarkoni aplikacionin ...
22/05/2019

Gjej servisin më të afërt për makinën tuaj nga aplikacioni i parë mobile në tregun e sigurimeve.

Shkarkoni aplikacionin dhe përfitoni shërbimin falas.
IOS: 👉 http://bit.ly/ansigios 👈
Android: 👉 http://bit.ly/ansigandroid 👈

Krijoni paketën tuaj të sigurimit TPL duke zgjedhur një nga shërbimet ekstra si:1. Emergjenca rrugore;2. Sigurimi Minika...
20/05/2019

Krijoni paketën tuaj të sigurimit TPL duke zgjedhur një nga shërbimet ekstra si:

1. Emergjenca rrugore;
2. Sigurimi Minikasko;
3. Sigurimi nga Aksidentet Personale.

Informohuni më shumë rreth këtyre paketave duke shkruar në inbox ose duke shkarkuar aplikacionin Ansig Mobile.
IOS: 👉 http://bit.ly/ansigios 👈
Android: 👉 http://bit.ly/ansigandroid 👈

Sigurimi i Garancisë së Ofertës, ofrohet nga Siguruesi për subjektet pjesmarrëse në tender, që i janë apo do ti përgjigj...
16/05/2019

Sigurimi i Garancisë së Ofertës, ofrohet nga Siguruesi për subjektet pjesmarrëse në tender, që i janë apo do ti përgjigjen kerkesës për ofertim të Autoritetit Kontraktor. Ky sigurim garanton dëmshpërblimin në rast të:
1. Tërheqjes së ofertës së pjesmarrësit në tender përpara afatit të periudhës së sigurimit;
2. Heqjes dorë nga lidhja e kontratës, nëse shpallet fitues.

Address

Donika Kastrioti, Vila 9/1
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 19:00
Saturday 08:00 - 14:00

Telephone

+355 4 226 3490

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ansig posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Ansig:

Share

Ansig Mobile

Tani mund të siguroheni nga celulari juaj! Ansig Mobile është aplikacioni i parë mobile në tregun e sigurimeve në Shqipëri. Ai mund të përdoret vetëm nga individë që kanë në pronësi një ose më shumë automjete dhe kanë një ID të vlefshme. Ansig Mobile ju ofron: • Regjistrim shumë të thjeshtë. Mjafton të vendoset vetëm një herë targa dhe ID, dhe çdo gjë regjistrohet automatikisht; • Logim vetëm me e-mail dhe me fjalëkalimin që keni zgjedhur; • Mundësi për të prerë policën e sigurimit TPL nga telefoni shumë thjesht, me vetëm 3 klikime. Polica do të vijë në adresën që doni, si dhe do të ruhet elektronikisht në aplikacion; • Mundësi për raportim dëmi në shoqëri në kohë reale dhe me foto; • Ndjekje të statusit të dosjes së dëmit, pa qenë nevoja të paraqiteni fizikisht në shoqëri; • Akses në seksionin e dedikuar ku gjeni adresa dhe vendndodhje në hartë të karrotreceve, serviseve, gomisterive, si dhe numra emergjence; • Mundësi kontakti dhe orientimi nëse gjendeni në vështirësi gjatë një udhëtimi në një zonë të panjohur apo automjeti ka pësuar difekt. Kemi një këshillë për ju! Nga sot mos udhëtoni pa marrë me vete aplikacionin Ansig Mobile, asistentin tuaj të sigurisë.