12/10/2022
Vrapojmë bashkë për tetorin rozë?
Une (Eglent Bici) dhe Klodi (Klodian Murati) vendosem vjet te merrnim pjese tek Maratona e TIranes. U bëmë një grup prej 6 personash (te gjithe cuna), por ndryshe nga gjithë të tjerët, vrapuam edhe për Tetorin Rozë.
Une kam patur eksperienca personale ne familjen time shume te afert, ne shoqerine time shume te ngushte, madje së fundmi edhe me familjen e koleges sonë. Kam parë, kam ndjerë, kam jetuar cfarë kanë përjetuar këta njerëz të dashur për mua dhe të dashurit e tyre.
Vjet ishim vetëm 6 persona vjet. A mund të bëhemi 50, 100? PO, nëse vjen dhe ti, miku yt, fëmija yt, shokët e tu. Të vrapojmë për jetën, të kujdesemi për jetën!
Behu edhe ti pjese e ketij supergrupi…………………………………
https://www.eglentbici.com/maratona2022
Kanceri i Gjirit eshte pothuajse totalisht i sherueshem nese kapet shpejt dhe sot jane te gjitha mundesite duke bere kontrolle te rregullta. Ne jemi nje grup njerezish qe duam te japim kontributin tone modest qe sensibilizimi te jete sa me i madh. Maratona e Tiranes eshte nje mjet fantastik per te gjithe ne per ta bere kete. Te vrapojmë me bluzat rozë, te bejme maratonën tonë, te gjithë bashkë, si nje grup i vetem ne 10km, duke vrapur, duke ecur, duke kenduar dhe duke bere zhurme pozitive qe sa me shume njerez te sensibilizohen per kete kauze.
Behu pjese e ketij SuperGrupi Njerezish te te gjitha moshave, gjinive, besimeve fetare, ngjyrave dhe kombesive.
https://www.eglentbici.com/maratona2022
Eja edhe ti te ne Maratonën e Tiranes, në garën 10 km qe nuk ke per ta ndjere fare.
Ndaje informacionin me rrethin tend, sado I vogel apo I madh. Nese je pjese e Medias apo ke njerez ne media, perpiqu ta promovosh kete iniciative qe nuk ka asnje objekt perfitimi, pervec dashurise per jeten dhe deshires per ta mbrojtur ate. Ku ka me bukur se sa te kujdesemi per shendetin e motrave, grave, vajzave dhe nenave tona!!!!!!
https://www.eglentbici.com/maratona2022
Na ndihmo edhe ti!
Cmimi i bluzes kushton vetem 1000 leke te reja sipas dizenjove te meposhtme.
Une (Eglent Bici) dhe Klodi (Klodian Murati) vendosem vjet te merrnim pjese tek Maratona e TIranes. U bëmë një grup prej 6 personash (te gjithe cuna), por ndryshe nga gjithë të tjerët, vrapuam edhe për Tetorin Rozë. Une kam patur eksperienca personale ne familjen time shume te afert, ne shoq...