15/06/2026
"Paralelisht me punën për përmbushjen e misionit tonë primar, Banka e Shqipërisë ka shënuar progres edhe në drejtim të realizimit të të gjitha detyrave të saj ligjore dhe angazhimeve institucionale.
Në veçanti, dëshiroj të evidentoj progresin e bërë në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të sistemit të pagesave, nëpërmjet ofrimit të platformave më të sofistikuara teknologjike, përmirësimit të bazës rregullatore dhe uljes së kostove të transaksioneve. Këto reforma u kurorëzuan me anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA dhe fillimin e transaksioneve në muajin tetor 2025." Guvernatori Sejko gjatë prezantimit të Raportit Vjetor për vitin 2025 në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat