09/06/2026
Në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional u prezantuan rezultatet e reformave të ndërmarra në këtë sektor, si dhe vizioni “Aftësi 2030”, i cili synon zhvillimin e aftësive të së ardhmes, rritjen e punësimit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.
Një shembull konkret i këtij vizioni është ekosistemi i kompanive rezidente në Durana Tech Park, i cili ka krijuar tashmë mbi 600 vende pune të hapura për aplikime. Gjithashtu, programi i internship-it në Durana Tech Park po kontribuon në krijimin e urave të drejtpërdrejta mes arsimit, formimit profesional dhe tregut të punës, duke u ofruar të rinjve mundësi reale për zhvillim profesional dhe punësim.
https://www.instagram.com/p/DXr8CbuiEpR/?img_index=1&igsh=bnQ2ZWR6OWJ0NW13