I Do Finances

I Do Finances Jepini vlerë financave tuaja.

Sfidat që kanë gratë në drejtimin e biznesit janë të ndryshme. Vlen për t’u përmendur vështirësia në balancimin e përgje...
17/01/2024

Sfidat që kanë gratë në drejtimin e biznesit janë të ndryshme. Vlen për t’u përmendur vështirësia në balancimin e përgjegjësive. ⚖️

Shumë gra që janë sipërmarrëse janë edhe nëna🤱🏻 e bashkëshorte👩🏻‍❤️‍👨🏻 dhe kanë shumë përgjegjësi të tjera të cilat ushtrojnë presion dhe e bëjnë më të vështirë suksesin e tyre, madje duke bërë që një numër i lartë grash të heqin dorë nga të qënurit sipërmarrëse. 😞

Gjithashtu perceptimi dhe frika ndaj dështimit është më e theksuar tek gratë sipërmarrëse, kjo edhe për shkak të mosbesimit nga të tjerët.

Kjo frikë i step shpeshherë të nisin sipërmarrjen e tyre.

Është tejet i nevojshëm fuqizimi i grave nëpërmjet edukimit lidhur me aspektet financiare dhe manaxheriale për të rritur biznesin të rritet, te marrë kontroll dhe të rris efikasitetin financiar në biznes dhe në financat personale.💪🏻

Sipërmarrëset duhet ta shohin edukimin e tyre financiar si një investim i cili do të kthehet shumëfish. 📈

Merr hapat e parë drejt një jetë më të mirë financiare duke përdorur buxhetin si partnerin tënd më të mirë në udhën drej...
04/12/2023

Merr hapat e parë drejt një jetë më të mirë financiare duke përdorur buxhetin si partnerin tënd më të mirë në udhën drejt suksesit financiar. 📈

Aftësia për të kuptuar se si të menaxhosh me mençuri paratë e tua është një pasuri e vërtetë. Kjo nuk është vetëm një mjet për të mbajtur buxhetin nën kontroll, por gjithashtu një udhërrëfyes për të krijuar jetën që dëshiron.

Ky trajnim ofron strategji praktike për të "krijuar teprica" pozitive në financat e tua, duke të ndihmuar të përdorësh paratë me qëllim dhe kontrolluar shpenzimet e panevojshme.

Kështu që gati për të filluar udhëtimin tuaj drejt një jete financiare të suksesshme dhe të plotësuar? ✈😊

Bëhu pjesë e trajnimit të financave personale. Më kontakto tani në:

DM/Inbox

______

Nuk thonë kot, do ta pësosh që të mësosh 😂 Në një ditë të zakonshme, më ka ndodhur edhe mua një ngjarje që më bëri të re...
30/11/2023

Nuk thonë kot, do ta pësosh që të mësosh 😂 Në një ditë të zakonshme, më ka ndodhur edhe mua një ngjarje që më bëri të reflektoja mbi rëndësinë e dokumentave personale dhe vigjilencës në çdo kohë. Siç kuptohet, humba portofolin tim! 😑 Në përfundim të kësaj përvoja nxora disa mësime shumë të rëndësishme që vendosa ti ndaja dhe me ju 💁🏻‍♀️

Në jetën tonë të ngarkuar me shumë përgjegjësi dhe aktivitete të ndryshme, humbja e portofolit është një ngjarje që mund të ndodhë çdoherë.

Nëse ndodh që ju të humbni portofolin tuaj në të ardhmen, ndoshta këto këshilla mund t'ju ndihmojnë të ndiheni më të përgatitur dhe të veproni me mençuri në situata e ngjashme.

Për pyetje/informacion kontakto në:

DM/Inbox

--

Kur del me dikë dhe fillon një marrëdhënie të re, është e zakonshme të diskutohen shumë gjëra të ndryshme, nga shija në ...
27/11/2023

Kur del me dikë dhe fillon një marrëdhënie të re, është e zakonshme të diskutohen shumë gjëra të ndryshme, nga shija në filmat e preferuar, dëshirat për udhëtime e deri te planet dhe qëllimet për të ardhmen. Kur jeni në fillim pyetja për qëllimet financiare mund të duket e ndërlikuar dhe delikate. 😬 Megjithatë, është një pyetje e rëndësishme që po të adresohet me kujdes, mund të bëj të kuptoni më shumë për të ardhmen tuaj si çift. 💑.

Diskutimi i qëllimeve financiare me partnerin tuaj është një mënyrë për të krijuar një bazë të fortë për një të ardhme financiare të përbashkët dhe për të evituar konfliktet e mundshme që mund të shkaktohen nga moskuptimi rreth financave. Përvoja dhe synimet personale janë të rëndësishme, por bashkëpunimi dhe bashkëndarja e synimeve janë thelbësore për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme. 🫶

Për pyetje/informacion kontakto në:

DM/Inbox

--

Ndërtimi dhe menaxhimi i një biznesi janë sfida të mëdha, dhe pa njohuritë e duhura në fushën financiare, mund të jeni t...
24/11/2023

Ndërtimi dhe menaxhimi i një biznesi janë sfida të mëdha, dhe pa njohuritë e duhura në fushën financiare, mund të jeni të humbur në një rrugë që sapo ka nisur.

Të kuptuarit se pse nuk po funksionojnë është hapi i parë drejt një ndryshimi të nevojshëm. 💼🤔.

Konsultimi me një ekspert financiar është një hap i rëndësishëm për të arritur suksesin dhe për të shmangur gabimet financiare të kushtueshme.

Nëse ke një ide biznesi që dëshiron ta zhvillosh, mos ngurro të më kontaktaktosh.

Për pyetje/informacion kontakto në:

DM/Inbox

Ndërsa përballim me realitetet e përditshme, duhet të kemi një vizion të qartë dhe strategji të rëndësishme për të sigur...
20/11/2023

Ndërsa përballim me realitetet e përditshme, duhet të kemi një vizion të qartë dhe strategji të rëndësishme për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të suksesshme. Planifikimi i mirë i shpenzimeve dhe të ardhurave është thelbësor për jetën financiare që duam. 👌

Për të shmangur pendesën në të ardhmen në lidhje me paratë, duhet të punojmë me kujdes në menaxhimin e tyre. Buxhetimi i mirë, investimet e zgjuara, zhvillimi personal dhe profesional, menaxhimi i borxheve dhe planifikimi i pensionit janë hapat që mund të na udhëheqin drejt një të ardhme më të sigurt. 😊

Nëse kemi këtë parasysh, mund të ndërtojmë një jetë financiare të qëndrueshme dhe të plotësuar, pa mbetur peng i pendesës për gabimet e kaluara. ☺

Për pyetje/informacion kontakto në:

DM/Inbox

--

Zbulo frikën tënde! 💸Çdokush prej nesh ka frikërat e tij në lidhje me paratë. 🤔 Në këtë rrugëtim, do të përballemi me fr...
17/11/2023

Zbulo frikën tënde! 💸

Çdokush prej nesh ka frikërat e tij në lidhje me paratë. 🤔 Në këtë rrugëtim, do të përballemi me frikën e borxheve, frikën e mosrealizimit të ëndrrave, frikën nga mungesa e informacionit, dhe shumë të tjera.

Bashkohu në udhëtimin tonë drejt një marrëdhënieje më të shëndetshme me paratë. 🚀Bëhu pjesë e trajnimit që I DO FINANCE zhvillon ✨

Për pyetje/informacion kontakto në:

DM/Inbox

--

Shpeshherë jemi të përqëndruar në çështjet e përditshme financiare dhe shpenzimet e zakonshme të jetës sonë. Megjithatë,...
10/11/2023

Shpeshherë jemi të përqëndruar në çështjet e përditshme financiare dhe shpenzimet e zakonshme të jetës sonë. Megjithatë, ka një aspekt të rëndësishëm të financave që shpesh injorohet - investimi. Shpesh nuk flitet për investime edhe pse shumica dëshirojnë të dinë rreth tyre. 🤷‍♂️💰

Mundësitë e investimit janë një mjet i fuqishëm për rritjen e pasurisë dhe arritjen e qëllimeve financiare. Ato mund të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhme më të qëndrueshme dhe të sigurojnë stabilitet financiar.

Por për të arritur këtë, është e nevojshme të kemi njohuri dhe informacion të duhur për tregjet financiare dhe strategjitë e investimit.

Po ti do doje të dije më tepër rreth mundësive të investimit?

Në javët në vijim ne do të sjellim një webinar falas dedikuar tërësisht investimit. 🎯

Dëshiron të bëhesh pjesë, për të mësuar më shumë?

✅Regjistrohu në linkun në bio ose më shkruaj në DM për të rezervuar vendin tënd dhe për të marrë njoftime për detajet e webinarit

Për pyetje/informacion kontakto në:

DM/Inbox

--

Një perspektivë për të reflektuar! 🤔Kjo është një temë e rëndësishme në botën moderne, ku shpesh herë të zënë nga rutina...
08/11/2023

Një perspektivë për të reflektuar! 🤔

Kjo është një temë e rëndësishme në botën moderne, ku shpesh herë të zënë nga rutina e punës harrojmë të reflektojnë mbi çmimet që paguajmë për të arritur të gjitha sendet që dëshirojmë.

Në fund të fundit, vlera e një sendi nuk është vetëm çmimi që paguajmë, por edhe koha që ofrojmë për ta fituar atë. Nëse ne reflektojmë për këtë, mund të ndryshojmë mënyrën se si shpenzojmë kohën dhe paratë tona. Mund të përzgjedhim sende që janë më të rëndësishme për ne, që na sjellin më shumë kënaqësi, ose mund të përdorim kohën për të investuar në zhvillimin tonë personal dhe profesional.

Qëllimi i këtij postimi është për të treguar sa e rëndësishme është të mos e neglizhojmë vlerën e kohës por të reflektojmë mbi mënyrën se si e shpenzojmë atë duke u siguruar që çdo minutë e jetës të ketë vlerë. 👏💭⏳

Për pyetje/informacion kontakto në:

DM/Inbox

--

Financat personale janë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë dhe menaxhimi i tyre është një sfidë e vërtetë. Për mua, gj...
04/11/2023

Financat personale janë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë dhe menaxhimi i tyre është një sfidë e vërtetë. Për mua, gjetja e mënyrave për të monitoruar të ardhurat dhe shpenzimet ka qenë një hap i rëndësishëm drejt kontrollit të financave të mia. 💪🏻

Në këtë postim, do të ndaj disa nga aplikacionet që mund t’ju ndihmojnë në rrugëtimin tuaj financiar. 💁🏻‍♀️

Nëse ke ndonjë aplikacion që dëshiron ta ndash me ne ose pyetje, të pres në koment 😊

Për pyetje/informacion kontakto në:

DM/Inbox

--

Fondi emergjencës është një ndër temat që shpesh kam zgjedhur ta trajtoj, si një nxitës kryesor për qëllimet e para që n...
02/11/2023

Fondi emergjencës është një ndër temat që shpesh kam zgjedhur ta trajtoj, si një nxitës kryesor për qëllimet e para që njerëzit mund ti vendosin vetes në momentin që fillojnë të kursejnë. 💁🏻‍♀️

Jeta ka plot të papritura siç janë humbja e punës, urgjenca shëndetsore, shpenzime të paparashikuara për makinën ose shtëpinë etj. Është mirë që gjithmonë të kemi disa para rezervë si për të thën që “Çfardo që të ndodh, nuk do të mbetem keq nëse dicka e papritur ndodh” .

📌 Është e rekomandueshme të keni mjaftueshëm para në këtë fond për të mbuluar shpenzimet e jetës për një periudhë të caktuar, zakonisht tre deri në gjashtë muajt e shpenzimeve të përditshme, por ky shifër varion në varësi të situatës personale.

Për pyetje/informacion kontakto në:

DM/Inbox

--

Si e përcaktojmë vlerën e një telefoni në botën e sotme? 🤔Situata 1: Një telefon i ri me një çmim prej 1000 euro. E blin...
30/10/2023

Si e përcaktojmë vlerën e një telefoni në botën e sotme? 🤔

Situata 1: Një telefon i ri me një çmim prej 1000 euro. E blini me shumë pasion, por shpejt ngryseni nga mesazhi për këstin në fund të muajt.😕 Kjo blerje duket e mrekullueshme, por pasi ta keni në dorë, kuptoni se koha më e madhe e përdorimit është në rrjete sociale dhe aplikacione të tjera të ngjashme. Telefonin e përdorni për t'u lidhur me miqtë dhe për të bërë blerje në internet, por nuk shihni asnjë përfitim të vërtetë prej tij.

Situata 2: Një telefon me të njejtin çmim, 1000 euro. E blini me të njëjtin pasion, por këtu ka një dallim kyç. Puna juaj është e lidhur ngushtë me këtë pajisje. 📱 Kjo është mjeti që ju mundëson të punoni në distancë, të lidheni me klientët, dhe të ndërveproni me audiencën tuaj. Telefonin e përdorni për të krijuar përfitime financiare, për të ndjekur projekte të reja dhe për të ndihmuar në zhvillimin e biznesit tuaj. 😄

Çfarë mësojmë nga këto dy situata?

📌 Në situatën e parë, telefoni është vetëm një kosto. Në situatën e dytë, kjo pajisje bëhet një mjet me vlerë të madhe që shërben për të ndihmuar në realizimin e synimeve dhe për të krijuar vlerë të shtuar. Kjo na mëson se vlera e një telefoni nuk varet vetëm nga çmimi, por më shumë nga mënyra se si e përdorim atë për të ndikuar në jetën tonë.



Për pyetje/informacion kontakto në:

DM/Inbox

--

Address

Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when I Do Finances posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to I Do Finances:

Share