26/05/2026
SIGAL Insurance Group organizoi konferencën “Siguria dhe aksidentet në ambientet e punës”, duke mbledhur përfaqësues të biznesit, ekspertë të sigurisë dhe profesionistë të sektorit financiar për të diskutuar mbi rëndësinë e mbrojtjes së punonjësve dhe standardeve moderne në vendin e punës.
Konferenca u fokusua te rritja e kulturës parandaluese, përgjegjësia ndaj sigurisë në punë dhe rëndësia e mbështetjes financiare në raste aksidentesh apo situatash të paparashikuara.
Gjatë aktivitetit, foli edhe z. Elvis Ponari, CEO i SIGAL Pension, i cili theksoi rëndësinë e planifikimit financiar dhe rolin që pensionet private kanë në garantimin e një të ardhmeje më të sigurt për individët dhe familjet.
Ai nënvizoi se edukimi financiar dhe kultura e kursimit janë elementë thelbësorë për ndërtimin e stabilitetit ekonomik afatgjatë.
Përmes kësaj konference, SIGAL Insurance Group ritheksoi angazhimin e saj në promovimin e sigurisë, mirëqenies financiare dhe standardeve bashkëkohore në ambientet e punës.