12/07/2016
Kush eshte Artan Mergjyshi...
- I Lindur ne 9 maj 1968 ne Tirane, i rritur dhe i formuar ne ekipin e Partizanit ku kaloi kohen me te madhe te karrieres. Skuadrat per te cilat ka luajtur: Kombetarja Shqipetare, Korabi, Partizani, Dinamo, Erzeni, Besa, Apollonia. Skuadrat qe ka trainuar: Dinamo, Kastrioti, Besa, Apollonia.
Korabi nostalgjik...
- Artan Mërgjyshi eshte aktivizuar ne vitet 80-90 me ekipin e Korabit. Skuadra Dibrane ne keto vite formoi grupin me te mire qe ka pare historia vendase dhe mori simpatine edhe me gjere ne Shqiperi. Te gjithe i njohim ashtu si dhe historia emrat e talenteve te asaj kohe. Duke filluar me te madhin Shpetim Toska, Prençi, Dani, Kodra, Qoku, Shehu, Hoxha, Toçi, Melani, Elezi, Bardulla, Lazimi, Vraniçi. Sharra, Takaj, Idrizi, Arrmadhi ishin "Jabanxhinjte" siç i quanin ne ate kohe dhe luajten nje rol te rendesishem gjithashtu, te pasuar me vone nga Sallaku, Deliallisi, Fiore dhe Artan Mergjyshi. Pa harruar dhe talentin Mahir Halili qe u aktivizua me ekipet e kryeqytetit dhe kombetaren. Bexhet Shehu dhe Sabri Abdiu drejtuan skuadren ne ato vite se bashku me te madhin Islam Kosova qe bente gjithcka per sportin. Sot Korabi arriti te realizoje endrren e ketyre sportisteve dhe arriti ate cka kjo skuader nuk mundi ta beje per shume arsye. Tashme nje nga ata lojtar do te na drejtoje nga stoli.