Studio Kontabiliteti Bllaca Shpk -Kontabel i Miratuar

Studio Kontabiliteti Bllaca Shpk -Kontabel i Miratuar Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Studio Kontabiliteti Bllaca Shpk -Kontabel i Miratuar, Lgj. 3 Rruga "Egnatia" Pallati 1015 Shk. 1 kati 1 Ap. 2, Durrësi.

Sherbime kontabiliteti, deklarime online, mbajtje llogarive kontabel, bilanci kontabel (pergatitje pasqyrave financiare, konsulence biznesi , konsulence taksa dhe tatime etj

Mberrin certifikimi i studios tone nga Bordi Mbikqyrjes Publike (Ministria e Financave dhe Ekonomise) Ne linkun me posht...
04/09/2020

Mberrin certifikimi i studios tone nga Bordi Mbikqyrjes Publike (Ministria e Financave dhe Ekonomise)
Ne linkun me poshte gjeni emrin Rigelsa Bllaca Kontabiliste e Miratuar
i BMP-së mbi përfundimin e verifikimit të veprimtarisë së Kontabilistëve të Miratuar ( ) që ushtrojnë profesionin të organizuar si persona fizikë ose si persona juridikë - Në vijim lista me 309 subjekte!📌
👉Përfundon verifikimi për të gjithë mbajtësit e titullit i .

27/08/2020
27/08/2020

NJOFTIM
Studio Kontabiliteti Bllaca eshte nje studio e licensuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomise, gjithashtu jemi anetare prane Institutit te Kontabilisteve te Shqiperise. Studio ofron sherbime te specializuara sipas kerkesave te cilido biznesi. Gjithashtu studio ofron konsulence fiskale, administrative,financiare, dhe asistence ligjore per shoqerite tregtare, individe dhe profesioniste pa asnje kosto shtese. Regjistrimi i te dhenave te biznesit behet nepermjet softuereve dhe suporteve informatike bashkekohore.
▶️Oferta dhe cmime konkuruese
▶️Sherbim cilesor dhe korrektese
▶️Asistence dhe konsulence per biznesin FALAS.
▶️Aplikime per leje e licensa
▶️Sistemi fiskal, kontabiliteti i biznesit tuaj dhe cdo lloj informacioni mbi ecurine e tij ne kohe reale.
Jemi prane jush ne cdo kohe.
Email: [email protected]
Tel: 0693277067

Per ti dhene fund zyrave te palicensuara me titullin Kontabilist i Miratuar nga Ministria e Financave dhe Bordi Mbikqyrj...
03/09/2019

Per ti dhene fund zyrave te palicensuara me titullin Kontabilist i Miratuar nga Ministria e Financave dhe Bordi Mbikqyrjes Publike !

05/08/2019

Kujdes! Raste mashtrimi me transfertat monetare ndërkombëtare!,

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, informon subjektet e ligjit, individët dhe personat juridikë në vend, se kohët e fundit konstatohet një rritje e rasteve të mashtrimeve me tipologji, kryesisht, të ndërhyrjes nëpërmjet komunikimeve elektronike, ndaj individëve/personave juridikë (klientë banke), nga individë të panjohur, me qëllim devijimin e transfertave bankare në llogari të personave të përfshirë në mashtrim.

Nëpërmjet ndërhyrjeve të jashtëligjshme në postën elektronike të klientëve të bankës, këta të fundit udhëzohen me pretekste të ndryshme (auditimi, probleme me organet fiskale), që të ndryshojnë të dhënat e përdorura për transfertat (nr. i IBAN). Personat mashtrues paraqiten si përfaqësues legjitimë të kompanive, me të cilat klientët e bankës kanë marrëdhënie biznesi në nivel ndërkombëtar.

Në këto raste, klienti e merr të mirëqenë këtë mesazh dhe kryen pagesën në një llogari tjetër bankare, e cila kontrollohet nga personat e përfshirë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

Në momentin kur klienti kontakton me kompaninë përkatëse (për arsye të ndryshme, si mos dorëzim malli, etj.), kupton se ka qenë viktimë mashtrimi, pa pasur mundësi rikuperimi të fondeve, pasi ato tërhiqen menjëherë nga mashtruesit.

Këto skema mashtrimi kanë prekur individë dhe biznese në vendin tonë, të cilët kanë pësuar humbje në vlera të konsiderueshme monetare.

Ju bëjmë thirrje që, nëse konstatoni ndryshime në rrjedhën normale të procesit të pagesave në nivel ndërkombëtar, të kryeni një komunikim paraprak (me telefon, faks, email) me kompanitë partnere, për t’u siguruar paraprakisht që ndryshimet janë bërë nga ana e tyre, për arsye legjitime dhe janë të miratuara prej tyre. Vetëm pas këtij konfirmimi vijoni me transferimin e vlerave monetare.

Mbi statusin e Kontabilistit të MiratuarLetër, drejtuar gjithë Kontabilisteve te Miratuar, antarëve të Shoqatës së Konta...
09/07/2019

Mbi statusin e Kontabilistit të Miratuar
Letër, drejtuar gjithë Kontabilisteve te Miratuar, antarëve të Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë,

Sikurse e keni ndjekur nga media dhe nga informacioni që ka bërë publik Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH) ne faqen e saj elektronike, apo nga diskutimet dhe debatet që ka bërë SHKFSH me antarët në kurset e trajnimit, në ligjin 10091 "Për Auditimin Ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar", janë bërë disa ndryshime. Ndryshimet, përveç të tjerash, saktësojnë kuadrin rregullator të ushtrimit të profesionit të kontabilistit të miratuar, që është subjekt i shoqatës sonë.

Në zbatim të këtyre ndryshimeve, Bordi i Mbikqyrjes Publike, që është një organ shtetëror, mbikqyrës, për këto profesione, ka nxjerrë në datën 27 shkurt 2019, rregulloren numër 9, me të cilën saktëson rregullimin dhe mbikqyrjen e veprimtarisë së shoqatave të kontabilistëve dhe të profesionit të kontabilistit të miratuar. (bashkangjitur dok. nr. 1, kliko ketu)

Sipas kësaj rregullore, Bordi i Mbikqyrjes Publike, ngarkohet që të verifikojë përputhshmërinë ligjore të veprimtarisë së Kontabilistit të Miratuar Aktiv. Procesi kërkon verifikimin e kryerjes së kualifikimit të vijueshëm vjetor që është i detyrueshëm, marrëdhëniet e punës së KM, si dhe verifikimin e statusit gjyqësor dhe penal të KM. Për këto arsye, ju njoftojmë që të përgatisni një dosje, me dokumentat e mëposhtëme:

A. Vetëm subjektet Kontabël i Miratuar Aktiv

1. Vërtetim të gjëndjes gjyqësore të Kontabilistit të miratuar, që konsiston në dy vërtetime:

i. Vërtetim nga Gjykata që subjekti nuk ndodhet në proces gjyqësor

ii. Vërtetim nga Prokuroria që subjekti nuk ndodhet në ndjekje

2. Dëshmi penaliteti,

3. Certifikata e Gradës Profesionale KM,

4. Numri i Identifikimit të Personit Tatimor (Certifikata NIPT), për KM që janë duke e ushtruar në mënyrë aktive profesionin,

5. Vërtetim nga SHKFSH për (këtë vërtetim e harton vet SHKFSH dhe ia bashkangjit dosjes tuaj, pra ju nuk do të dorëzoni dokument në lidhje me këtë kërkesë) :

a. Rezultatet e kontrollit të cilësisë, (Në rastet kur janë kryer kontrolle),

b. Masat disiplinore (në rastet kur janë marrë masa disiplinore nga SHKFSH),

6. Kryerjen e kurseve të kualifikimit të vazhduar, (shiko shpjegimet më poshtë në lidhje me dorëzimin e dokumentaconit)

7. Vërtetimin nga sigurimet shoqërore për marrëdheniet e punës për pesë vitet e fundit.

8. Dokumentin që tregon se janë paguar kuotat e antarësisë në SHKFSH, për të paktën 3 vitet e fundit.

B. Vetëm subjektet Kontabël i Miratuar Jo Aktiv

Të gjithë KM Jo Aktiv, në kuadër të rifreskimit të dosjeve të tyre, duhet të depozitojnë elektronikisht sipas specifikimeve të mëposhtme, dosjen e tyre pranë SHKFSH-së.

Dokumentat që duhet të ngarkojë KM Jo Aktiv janë:

1. Certifikata e Gradës Profesionale KM,

2. Kryerjen e kurseve të kualifikimit të vazhduar, (shiko shpjegimet, Rublika “E Rëndësishme” më poshtë në lidhje me dorëzimin e dokumentaconit)

3. Dokumentin që tregon se janë paguar kuotat e antarësisë në SHKFSH, për të paktën 3 vitet e fundit.

Dosja e plotë për të dy kategoritë do të depozitohet në formë elektronike me dokumenta të skanuar, prane SHKFSH-së. Këto dokumenta duhet të depozitohen pranë SHKFSH brënda datës 15 prill 2019. Dosjet e çdo KM Aktiv do ti vihen në dispozicion për verifikim Bordit të mbikqyrjes Publike. Mbas këtij verifikimi, çdo Kontabilist i miratuar Aktiv, do konfirmohet si i tillë dhe do të paiset me një kartë personale profesionale, me të cilën konfirmon njohjen publike të gradës profesionale të fituar dhe të drejtën e ushtrimit të tij.

Në lidhje me dorëzimin e dokumentacionit:

1. Cdo anëtar i SHKFSH do të gjejë në faqen e internetit të SHKFSH, në linkun: http://shkfsh.org/portali-elektronik/formular-per-aktualizimin-e-te-dhenave-te-anetaresise-fada-sipas-bmp

formularin e dorëzimit të dokumentacionit, në të cilin ju mund të ngarkoni të gjitha dokumentat e kërkuar më lart.

2. Në lidhje me Kryerjen e kurseve të kualifikimit të vazhduar, rregullorja jep mundësinë që cdo mbajtës i titullit KM Aktiv ose KM Jo Aktiv, të kryejë trajnimin e vazhduar për vitin 2019, brenda gjashtë muajve. Ndërsa cdo certifikatë tjetër trajnimi të vazhduar të pesë viteve të fundit duhet ti ngarkoni në formularin e aplikimit.

3. Nënvizojmë se cdo paraqitje jo e saktë apo jo e vërtetë e dokumentacionit, ngarkon me përgjegjësi deklaruesin e saj.

4. Pagesat e anaterësimit në Shoqatë mund të kryhen pranë Bankës Raiffeisen me të dhënat e mëposhtme:

Raiffeisen Bank

Emri llogarisë: Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë

Nr.llogarisë: 0101002509

IBAN: AL02202110130000000101002509

Përshkrimi: Kuotë anëtarësimi për Mbajtësit e titullit KM për vitin ________, Emër Mbiemër



Lutemi, vlerësojeni shumë seriozisht këtë njoftim. Çdo neglizhencë apo mos reagim ju rezikon të drejtën e ushtrimit të profesionit. Shoqata e Kontabilistëve dhe e Financierëve të Shqipërisë ka detyrimin që tju vëjë në dijeni për një proces të tillë. Çdo pasojë është vetëm përgjegjësia e juaj.

Jeni të autorizuar që këtë njoftim tua bëni të ditur edhe atyre profesionisëve, mbajtës të gradës KM që janë anëtarë të SHKFSH dhe që mund të kenë ndryshuar adresat elektronike, numrat e telefonit apo vendin e punës gjatë viteve të fundit.

E rëndësishme!

Të gjithë Kontabilistët e Miratuar (Aktivë dhe Jo Aktivë), sipas ligjit 10 091 dhe rregullores se Bordit nr. 9 dt .27.02.2019 janë të detyruar që të jenë të trajnuar minimalisht 40 orë në vit.

Për të gjithë profesionistët, mbajtës te gradës KM, do iu jepet mundësia që të kryejnë trajnimin e vazhduar per vitin 2019 gjatë gjashtë muajve në vijim.

Në komunikimet e vijueshme do të merrni informacionin për programin, kalendarin, vendin dhe kërkesat e tjera lidhur me tajnimin.

Në zyrat e SHKFSH, do të ketë shërbim 12 orë, paradite dhe mbasdite për tiu përgjigjur kërkesave dhe interesave të antarësisë suaj.

Ne ju falenderojmë që nëse kjo letër i mbërrin një profesionisti që nuk është anëtar i SHKFSH-së, ta konsiderojë si informacion por jo shkelje të rregullave të etikës.

Anëtarësia, Forumi, Buletini, Trajnimet për Kandidatët & Mbajtësit e titullit Kontabilist i Miratuar dhe të tjera.

Studio Kontabiliteti Bllaca shpk ka konfirmuar pjesemarrjen ne webinar-in per lancimin e eCode Video Konference Live sot...
12/06/2019

Studio Kontabiliteti Bllaca shpk ka konfirmuar pjesemarrjen ne webinar-in per lancimin e eCode Video Konference Live sot 12/06/2019 ora 17.00, per te qene ne perputhje me Kodin e Etikes Nderkombtarisht per kontabilistet profesioniste dhe te licensuar nga e gjithe bota.
Për të qënë në përputhje me Kodin e rishikuar dhe të ristrukturuar që hyn në fuqi më 15 qershor 2019, IESBA po bën përgatitjet e fundit për lançimin e eCode, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë të interesuarit në fund të muajit qershorit. eCode është një mënyrë inovative për të qënë i angazhuar me Kodin Ndërkombëtar të Etikës për kontabilistët Profesionistë. Me dizajnin e saj të thjeshtë dhe vizualisht tërheqës, eCode vë theksin mbi ndërtimin dhe shkallëzimin e Kodit të ri. Karakteristikat elektronike të eCode përfshirë lidhjen me materiale jo autorizuese do të ndihmojnë përdoruesit për kuptuar dhe naviguar më mirë Kodin si dhe për ta zbatuar atë në vazhdimësi.

Për të mësuar më shumë mbi eCode të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen për të ndjekur webinar-in e organizuar nga IEASB më datë 12 qershor në adresën e më poshtme:

http://www.ifac.org/news-events/2019-04/join-us-ecode-webinar-june-12

Address

Lgj. 3 Rruga "Egnatia" Pallati 1015 Shk. 1 Kati 1 Ap. 2
Durrësi
2000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+355693277067

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Kontabiliteti Bllaca Shpk -Kontabel i Miratuar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Studio Kontabiliteti Bllaca Shpk -Kontabel i Miratuar:

Share